Aeg-Electrolux F45260VI Manuali i perdoruesit

Add to my manuals
24 Pages

advertisement

Aeg-Electrolux F45260VI Manuali i perdoruesit | Manualzz
FAVORIT 45260
Udhëzimet për
përdorim
Enëlarëse
2
Përmbajtja
Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Përdorimi i rregullt
Siguria e përgjithshme
Siguria për fëmijët
Instalimi
Përshkrim i produktit
3
3
3
3
3
4
5
Paneli I kontrollit
Butoni i fillimit me vonesë
Ekrani dixhital
Butonat e funksionit
Sinjalet e dëgjueshëm
Modaliteti i përzgjedhjes
Përdorimi i pajisjes
6
6
6
7
7
8
8
Vendosja e zbutësit të ujit
Rregullimi elektronik
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
8
9
9
10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
11
11
Koshi kryesor
12
Koshi i takëmeve
12
Përdorimi I detergjentit
13
Mbushja me detergjent
13
Përdorimi i tabletave të detergjentit
13
Ndiqni këto hapa kur rezultatet e tharjes nuk
janë të kënaqshme:
14
Programet e larjes
14
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
15
Anulimi i një programi larjeje.
16
Ndërprisni një program të larjes
16
Vendosja dhe startimi i një programi larjeje
me shtyrje të programit
16
Anulimi i shtyrjes së programit
16
Përfundimi i programit të larjes
16
Regjimi në pritje
17
Kujdesi dhe pastrimi
17
Pastroni filtrat
17
Pastroni krahun spërkatës
17
Pastrimi i jashtëm
18
Masat paraprake nga ngrirja
18
Si të veprojmë nëse…
18
Të dhëna teknike
Udhëzime për instalimin
20
20
Instalimi
Montimi i pajisjes
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Zorra e kullimit
Lidhja elektrike
20
20
21
21
21
21
22
Probleme që lidhen me mjedisin
22
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
3
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes
të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që
përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë.
Përdorimi i rregullt
• Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur plagosje apo dëmtim të pajisjes. Kontaktoni
gjithmonë Qendrën lokale të Shërbimit.
• Kjo pajisje mund të pastrojë vetëm enë kuzhine që mund të lahen me larëse enësh.
• Mos vendosni zbutës në pajisje. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.
• Vendosini thikat dhe të gjithë artikujt me tehe të mprehtë në shportën e takëmeve me
majat e tyre me drejtim poshtë. Nëse jo, vendosini në një pozicion horizontal në shportën
kryesore.
• Përdorni vetëm materiale marka për larëset e enëve (detergjent, kripë, shpëlarës).
• Shmangni hapjen e derës kur pajisja është në punë, sepse mund të dalë avull i nxehtë.
• Mos i hiqni enët nga larësja e enëve para përfundimit të programit të larjes.
• Kur programi i larjes mbaron, shkëputni spinën e rrjetit nga priza elektrike dhe mbyllni
kapakun e ujit.
• Kjo pajisje mund të riparohet vetëm nga një inxhinier shërbimi i miratuar. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
• Mos i bëni vetë riparimet për të parandaluar plagosjen dhe dëmtimin ndaj pajisjes.
Gjithmonë kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi ndjesore fizike dhe mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata duhet
të kenë mbikëqyrje ose udhëzime për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Detergjentet e larëses së enëve mund të shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën dhe
fytin. Mund të jetë e rrezikshme për jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të prodhuesit të
detergjentit për larëset e enëve.
• Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet e detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj.
• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni pajisjen. Kjo
ju ndihmon të parandaloni dëmtimin dhe pengimin mbi derën e hapur.
• Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e hapur.
Siguria për fëmijët
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për të
siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
• Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët. Ka rrezik mbytjeje.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
4
Të dhëna për sigurinë
• Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera është e hapur.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga transporti. Mos lidhni një pajisje të dëmtuar.
Kontaktoni furnizuesin nëse është e domosdoshme.
• Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë.
• Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të kësaj
pajisje.
• Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Kjo
mund të shkaktojë dëmtim.
• Mos ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosje dhe dëmtim
ndaj pajisjes.
• Mos e përdorni pajisjen:
– nëse kablloja elektrik ose tubat e ujit janë të dëmtuar,
– nëse paneli i kontrollit, zona e sipërme ose e bazamentit janë dëmtuar, saqë ju mund
të arrini anën e brendshme të pajisjes.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
• Mos shponi në anët e pajisjes për të parandaluar dëmtimin e pjesëve hidraulike dhe
elektrike.
PARALAJMËRIM
Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e specifikuar për lidhjet elektrike dhe
ato të ujit.
Përshkrim i produktit
Përshkrim i produktit
1
2
3
4
5
6
1
6
2
5
3
4
Krah spërkatës
Mikrofiltër
Foleja e detergjentit
Foleja e shpëlarësit
Filtri i sheshtë
Kutia e kripës
Etiketa e parametrave ndodhet në të djathtë të derës së pajisjes.
5
6
Paneli I kontrollit
Paneli I kontrollit
1
2
A
3
B
4
5
6
C
7
1
2
3
4
5
6
7
Butoni On/off (ndiz/fik)
Ekrani dixhital
Butoni i shtyrjes së programit
Butoni i përzgjedhjes së programit
Butoni i ciklit të natës / (NIGHT CYCLE)
Dritat treguese
Butonat e funksionit
Dritat treguese
Drita treguese ndizet kur programi i larjes ka
përfunduar.
1)
1)
Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të
mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit
'Përdorimi i kripës së enëlarëses'.
Drita treguese e kripës mund të qëndrojë e
ndezur për disa orë, por nuk ndikon negativisht
në procesin e punës së pajisjes.
Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të
shtoni shpëlarësin. Referojuni kapitullit
'Përdorimi i shpëlarësit'.
1) Drita treguese qëndron e fikur kur është në proces një program larjeje.
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të vonuar fillimin e programit të larjes me një
interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni 'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'.
Ekrani dixhital
Në ekran shfaqet:
• Niveli i rregulluar të zbutësit të ujit.
• Kohëzgjatja e programit.
• Koha e mbetur deri në përfundim të programit.
Paneli I kontrollit
•
•
•
•
7
Përfundimi i një programi larjeje.
Numri i orëve në shtyrjen e programit.
Kodet e defektit.
Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akutsike.
Butoni i CIKLIT TË NATËS
Cikli i Natës është një program larës pa zhurmë që nuk do t'ju shqetësojë ndërsa jeni në
gjumë. Ju mund ta shihni atë:
• gjatë natës
• ose në momente të tjera të ditës ku konsumi i energjisë është më ekonomik.
Gjatë Ciklit të Natës pompa punon me shpejtësi shumë të ulët për të arritur një ulje të
nivelit të zhurmës prej 25%, krahasuar me programin normal. Si rrjedhojë, ky cikël është
shumë i gjatë.
Butonat e funksionit
Përdorni butonat e funksionit për këto procese:
• Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike. Referojuni paragrafit "Sinjalet akusike'.
• Për të anuluar programin e larjes në proces ose shtyrjen e programit në proces. Referojuni
kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi larjeje'.
Sinjalet e dëgjueshëm
Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
• Në përfundim të programit të larjes.
• Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
• Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset në fabrikë.
Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të
butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Shtypni butonin e funksionit C.
– Dritat treguese për butonat e funksioneve A dhe B fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit C pulson.
– Ekrani dixhital shfaq cilësimin.
Sinjalet e dëgjueshme të
çaktivizuar
Sinjalet e dëgjueshme të
aktivizuar
Sinjalet e dëgjueshme aktivizohen.
5. Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
– Ekrani dixhital shfaq cilësimin e ri.
Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen.
6. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e dëgjueshme:
8
Përdorimi i pajisjes
1. Bëni procedurën e mësipërme derisa ekrani dixhital të shfaqë cilësimin e duhur.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur të gjitha dritat treguese të programeve janë
të ndezura.
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese:
– Për të vendosur një program larjeje.
– Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
– Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike.
Nëse drita treguese e një programi është e ndezur, anuloni programin për t'u kthyer në
modalitetin e përzgjedhjes. Referojuni kapitullit 'Vendosja dhe startimi i një programi
larjeje'.
Përdorimi i pajisjes
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për çdo hap të procedurës
1. Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të ujit është i saktë për fortësinë e ujit në zonën
tuaj. Nëse është e nevojshme përcaktoni zbutësin e ujit.
2. Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të veçantë për larëset e enëve.
3. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
4. Futni takëmet dhe enët në larësen e enëve.
5. Zgjidhni programin e duhur të larjes për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.
6. Vendosni sasinë e duhur të detergjentit në folenë e detergjentit.
7. Nisni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta me detergjent, referojuni kapitullit 'Përdorimi i detergjentit'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund
të kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes.
Fortësia e ujit matet me shkallë ekuivalente:
• Gradë gjermane (dH°).
• Gradë franceze (°TH).
• mmol/l (milimol për litër - njësia ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
• Clarke.
Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal
i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Fortësia e ujit
°dH
mmol/l
°TH
Clarke
Përcaktimi i
fortësisë së ujit
>24
>4.2
>40
> 28
5
18- 24
3.2- 4.2
32- 40
22- 28
4
12- 18
2.1- 3.2
19- 32
13- 22
3
Niveli i ekranit
numerik
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Fortësia e ujit
°dH
mmol/l
°TH
Clarke
Përcaktimi i
fortësisë së ujit
4- 12
0.7- 2.1
7- 19
5 -13
2
<4
< 0.7
<7
<5
1 1)
9
Niveli i ekranit
numerik
1) Nuk kërkohet përdorimi i kripës.
Rregullimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur nga fabrika në përzgjedhjen 3.
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe C derisa dritat treguese të butonave të
funksionit A , B, dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit A.
– Dritat treguese për butonat e funksionit B dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit A vazhdon të pulsojë.
– Në ekranin dixhital shfaqet niveli aktual.
– Mund të dëgjoni një sinjal akustik.
/ 3 sinjale akustike me ndërprerje = niveli 3.
Shembull: në ekranin dixhital shfaqen
6. Shtypni butonin e funksionit A një herë për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me nga
një hap.
7. Shtypni butonin On/Off për të ruajtur procesin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
KUJDES
Përdorni vetëm kripë të veçantë për larëset e enëve. Të gjitha llojet e kripërave, që nuk janë
specifikuar për larëset e enëve, do të shkaktojnë dëmtim te zbutësi i ujit.
KUJDES
Kokrrizat e kripës dhe uji me kripë në fund të pajisjes mund të shkaktojë gërryerje. Për ta
parandaluar këtë, mbusheni me kripë para se të filloni një program larjeje të plotë.
Bëjini këto hapa për të mbushur mbajtësin e kripës:
1. Rrotulloni mbajtësin kripës në kahun kundër-orar për të hequr kapakun.
2. Mbushni mbajtësin e kripës me 1 litër ujë (vetëm herën e parë).
10
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
3. Përdorni hinkën për të mbushur
mbajtësin e kripës me kripë.
4. Hiqni kripën rreth hapjes së mbajtësit të kripës.
5. Shtrëngoni kapakun te mbajtësi i kripës.
Është e zakonshme që uji të dalë nga mbajtësi kur e mbushni me kripë.
Kur vendosni zbutësin e ujit në nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron e ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
KUJDES
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues për
enëlarësen, detergjent të lëngshëm). kjo mund të shkaktojë dëmtime në pajisje.
Shpëlarësi bën që njollat dhe rrëketë të thahen kollaj.
Shpëlarësi shtohet automatikisht në procesin e fundit të shpëlarjes.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
11
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
shpëlarësit:
1. Shtypni dhe lëshoni butonin (A) për të hapur folenë e shpëlarësit.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës. Niveli maksimal tregohet nga shenja "max".
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit pasardhës të larjes.
4. Mbyllni folenë e shpëlarësit
Kapaciteti i folesë së shpëlarësit është afro 150 ml. Sasia e shpëlarësit është e mjaftueshme
për afro 60 programe larjeje.
Rregulloni dozimin e shpëlarësit
Enëlarësja është paravendosur nga fabrika në përzgjedhjen 1.
Mund të vendosni një dozim nga 1 - 6 (1- 6 ml shpëlarës).
Për të rregulluar dozimin e shpëlarësit, referojuni rezultateve të larjes ("Ç'të bëjmë nëse...").
Filloni me dozën më të ulët.
Rrotullojeni shigjetën në drejtim orar për të rritur dozimin.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika uji apo njolla rrëkeje.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
KUJDES
Përdoreni këtë pajisje vetëm për takëme kuzhine që mund të lahen me larëse enësh.
Mos pastroni në larësen e enëve sfungjerë, rroba kuzhine dhe çdo objekt që e thith ujin.
• Para se të futni enët:
– Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit.
– Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
12
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
• Ndërsa futni takëmet dhe enët, ndiqni këto hapa:
– Futni artikuj bosh si (p.sh. filxhanë, gota dhe tiganë) me pjesët e hapura me drejtim
poshtë.
– Sigurohuni që uji nuk grumbullohet në mbajtës ose në bazën e thellë.
– Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos futen tek njëra-tjetra.
– Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
– Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat e tjera.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
• Artikujt plastik dhe tiganët me veshje që nuk ngjit kanë një prirje që të mbajnë pikëza
uji.
• Këto artikuj nuk do të thahen aq mirë sa artikujt prej porcelani dhe çeliku.
• Vendosini artikujt e lehtë në koshin kryesor. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
KUJDES
Sigurohuni që krahu i spërkatjes të mund të lëvizë lirisht para se të filloni një program
larjeje.
Koshi kryesor
Vendosini enët e thella dhe kapakët e gjerë përreth skajeve të koshit. Vendosini artikujt mbi
dhe nën varëset e filxhanëve. Uji duhet të kalojë nëpër gjithë pjesët e enëve.
Ju mund t'i palosni varëset e filxhanëve për të
larë artikuj të lartë.
Koshi i takëmeve
PARALAJMËRIM
Mos vendosni thikë me teh të gjatë vertikalisht, për të parandaluar plagosje.
Vendosini takëmet e gjata dhe/ose të mprehta horizontalisht në koshin kryesor. Bëni kujdes
me artikujt e mprehtë si thikat.
Përdoreni koshin e takëmeve për:
• pirunët dhe lugët me bishtin nga poshtë.
Përdorimi I detergjentit
13
• thikat me bishtin lart.
Koshi i takëmeve ka një rrjetë të lëvizshme për
takëmet.
Mos lini që takëmet të puthiten me njëra-tjetrën.
Sigurohuni që krahu spërkatës të mund të lëvizë
lirisht përpara se të mbyllni derën.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent (pudër, lëng ose tableta) që përdoren për larëset e enëve.
Ndiqni të dhënat në paketim:
• Dozimi i rekomanduar nga prodhuesi.
• Rekomandimet e ruajtjes.
Udhëzimet në paketim zakonisht i referohen larësve të enëve të mëdha (12 cilësime).
Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e detergjentit për të ruajtur mjedisin.
Mbushja me detergjent
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë
e detergjentit:
1. Hapni kapakun e folesë së
detergjentit.
2. Mbusheni folenë e detergjentit ( A)
me detergjent.
3. Nëse përdorni një program larjeje me
fazën e paralarjes, hidhni më shumë
detergjenti në folenë e detergjentit
për paralarjen (B).
Detergjenti thithet gjatë fazës së paralarjes.
4. Mbyllni kapakun e folesë së detergjentit.
A
B
Përdorimi i tabletave të detergjentit
Vendoseni tabletën e detergjentit në folenë e detergjentit ( A).
Tabletat e detergjentit përmbajnë:
• detergjent
• shpëlarës
• agjentë të tjerë pastrimi.
Bëni këto hapa për të përdorur tabletat e detergjentit:
1. Sigurohuni që tabletat e detergjentit të jenë të përdorshme për fortësinë e ujit tuaj.
Referojuni udhëzimeve nga prodhuesi.
14
Programet e larjes
2. Vendosni nivelet më të ulëta të fortësisë së ujit dhe dozimit të shpëlarësit.
Nuk është e domosdoshme të mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
Ndiqni këto hapa kur rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme:
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
Bëjini këto hapa për të përdorur përsëri pluhurin e detergjentit:
1. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
2. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më të lartë.
3. Bëni një program larjeje pa enë brenda.
4. Përshtatni zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
5. Rregulloni dozën e shpëlarësit.
Marka të ndryshme detergjentesh treten në kohë të ndryshme. Disa tableta detergjentesh
nuk japin rezultatet më të mira të pastrimit gjatë programeve të shkurtra të larjes. Përdorni
programet e gjata të larjes kur përdorni tableta detergjentesh. Kjo ju ndihmon që të hiqni
plotësisht detergjentin.
Programet e larjes
Programet e larjes
Niveli i
ndotjes
Lloji i
ngarkesës
INTENSIV
Ndotje e
madhe
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë.
Paralarja
Larja kryesore deri në 70°C
2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
AUTO 1)
Ndotje e
përzier,
normale
ose e
madhe
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë.
Paralarja
Larja kryesore deri në 45°C ose 70°C
1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Ndotje
normale
Paralarja
Larja kryesore deri në 55°C
Enë argjile
1 shpëlarja e ndërmjetme
dhe takëme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Programi
ECO 2)
30 MIN
Përshkrimi i programit
Ndotje
Larja kryesore deri në 50°C
Enë argjile
normale
1 shpëlarje e ndërmjetme
dhe takëme
ose e lehtë
Shpëlarja përfundimtare
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Programi
NIGHT CYCLE
Niveli i
ndotjes
Lloji i
ngarkesës
Ndotje
normale
15
Përshkrimi i programit
Paralarja
Larja kryesore deri në 55°C
Enë argjile
1 shpëlarje e ndërmjetme
dhe takëme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
1) Gjatë programit të larjes Automatik, niveli i ndotjes në enë përcaktohet nga turbullira e ujit. Kohëzgjatja e
programit, nivelet e konsumit të ujit dhe energjisë mund të ndryshojnë; kjo varet nga fakti nëse pajisja është
e ngarkuar plotësisht apo pjesërisht si dhe nëse enët janë pak ose shumë të ndotura. Temperatura e ujit
rregullohet automatikisht midis 45° C dhe 70° C.
2) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni broshurës së bashkëngjitur, për të dhënat e provës.
Vlerat e konsumit
Programi
Kohëzgjatja e
programit
(në minuta)
Konsumi i Energjisë
(në kWh)
Konsumi i ujit
(në litra)
INTENSIV
-
1,0
9
AUTO
-
0,5-0,8
5-9
ECO
-
0,63
7
30 MIN
-
0,45
6
-
0,7
8
1)
NIGHT CYCLE
1) Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet e ushqimit me energji elektrike dhe sasia e
enëve të ngarkuara mund t'i ndryshojnë këto vlera.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën pak të hapur. Programi i larjes starton vetëm pasi të
mbyllni derën. Deri në atë moment, është e mundur të ndryshoni përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve. Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
– Drita treguese e programit do të ndizet.
– Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e programit.
4. Mbyllni derën.
– Programi i larjes fillon.
Ndërsa programi i larjes është në proces, nuk mund ta ndryshoni programin. Anuloni
programin e larjes.
16
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
PARALAJMËRIM
Ndërprisni ose anuloni një program larjeje vetëm kur është e domosdoshme.
KUJDES
Hapni derën me kujdes. Avulli i nxehtë mund të dalë lirisht.
Anulimi i një programi larjeje.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
2. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C për të anuluar programin e larjes.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
Mbushi folenë e detergjentit me detergjent përpara së të vendosni një program të ri larjeje.
Ndërprisni një program të larjes
Hapni derën.
• Programi ndalon.
Mbyllni derën.
• Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Vendosja dhe startimi i një programi larjeje me shtyrje të programit
1. Shtypni butonin On/Off.
2. Vendosni një program larjeje.
– Drita treguese e programit ndizet.
3. Shtypni butonin e shtyrjes së programit derisa në ekranin dixhital të shfaqet shtyrja e
nevojshme e programi të larjes.
– Drita treguese e shtyrjes së programit ndizet.
4. Mbyllni derën.
– Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit fillon.
– Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit ulet me hapa prej 1 ore.
– Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar, programi i larjes starton automatikisht.
Mos e hapni derën gjatë numërimit mbrapsht, për të parandaluar ndërprerjen e numërimit
mbrapsht. Kur mbyllni sërish derën, numërimi mbrapsht vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i shtyrjes së programit
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
– Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program të ri larjeje.
Përfundimi i programit të larjes
Fikni pajisjen në këto kushte:
• Pajisja ndalon automatikisht.
• Dëgjohen sinjalet akustike për përfundimin e programit.
1. Hapni derën.
Kujdesi dhe pastrimi
17
– Në ekranin dixhital shfaqet 0.
– Drita treguese e përfundimit do të ndizet.
– Drita treguese për përfundimin e programit qëndron e ndezur.
2. Shtypni butonin On/Off.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni derën pak të hapur për disa minuta përpara
se të nxirrni enët.
Lërini enët të ftohen përpara se t'i nxirrni ato nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të
dëmtueshme.
Regjimi në pritje
Nëse nuk e fikni pajisjen në fund të programit të larjes, pajisja kalon automatikisht në
regjimin në pritje. Regjimi në pritje ul konsumimin e energjisë.
Tre minuta mbas mbarimit të programit, të gjitha dritat treguese fiken dhe ekrani dixhital
shfaq një shirit horizontal.
Shtypni një nga butonat (jo butonin e ndezjes/fikjes), për t'u kthyer te regjimi i mbarimittë-programit.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Vendoseni pajisjen në pozicionin fikur para se të pastroni ndonjë pjesë të saj.
Pastroni filtrat
KUJDES
Mos e përdorni pajisjen pa filtrat. Sigurohuni që instalimi i filtrave të jetë i saktë. Nëse jo,
do të keni rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtime të pajisjes.
Pajisja ka 2 filtra:
1. mikrofiltri
2. filtri i sheshtë
Ndiqni këta hapa për të pastruar filtrat:
1. Hapni derën.
2. Nxirrni koshin.
3. Nxirrni filtrat në bazamentin e pajisjes.
4. Lajini filtrat nën ujë të rrjedhshëm.
5. Rivendosni filtrat.
6. Rrotullojeni mikrofiltrin në drejtim orar për
ta mbërthyer.
Pastroni krahun spërkatës
Kontrollojeni rregullisht krahun spërkatës Hiqni copëzat e ushqimit nga vrimat në krahun
spërkatës.
18
Si të veprojmë nëse…
Nëse është e nevojshme, ndiqni këta hapa për
çmontim:
1. Rrotullojeni dadon në drejtim kundër orar.
2. Nxirrni krahun spërkatës.
3. Pastroni vrimat plotësisht.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një copë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutral. Mos përdorni produkte gërryes, lecka pastrimi
me fërkim ose zbutës (aceton, trikloroetilenë, etj...).
Masat paraprake nga ngrirja
KUJDES
Mos e instaloni pajisjen në vende ku temperatura është poshtë 0 °C. Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Nëse kjo nuk është e mundur, zbrazeni pajisjen dhe mbylleni derën. Shkëputni tubin e futjes
së ujit dhe zbrazeni atë.
Si të veprojmë nëse…
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.
Nëse ka një defekt, si fillim provoni të gjeni vetë një zgjidhje të problemit. Nëse nuk mund
të gjeni vetë një zgjidhje të problemit, kontaktoni shitësin ose Qendrën e shërbimit.
Kodi i defektit dhe keqfunksionimi
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• sinjal akustik me ndërprerje
•
do të shfaqet në ekranin
elektronik.
Enëlarësja nuk mbushet me ujë
• Rubineti i ujit është bllokuar ose i veshur me gëlqere.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
• Filtri në tubin e hyrjes së ujit është bllokuar.
Pastroni filtrin.
• Lidhja e tubit të hyrjes së ujit nuk është e saktë. Zorra mund
të shtypet ose përthyhet.
Sigurohuni që lidhja të jetë e saktë.
• sinjal akustik me ndërprerje
•
do të shfaqet në ekranin
elektronik.
Enëlarësja nuk e kullon ujin.
• Ka një bllokim në rubinetin e ujit.
Pastroni rubinetin e lavapjatës.
• Lidhja e tubit të hyrjes së ujit nuk është e saktë. Zorra mund
të shtypet ose përthyhet.
Sigurohuni që lidhja të jetë e saktë.
Si të veprojmë nëse…
Kodi i defektit dhe keqfunksionimi
19
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• pompa e kullimit punon pa
pushim
• të gjitha dritat treguese të
panelit të kontrollit fiken
Mekanizmi kundër-përmbytjes
është në proces
• Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
Programi nuk fillon punën
• Dera e pajisjes nuk është mbyllur.
Mbyllni derën.
• Spina kryesore nuk është në prizë.
Futni spinën në prizë.
• Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të shtëpisë.
Riaktivizoni siguresën.
• Është vendosur shtyrja e programit.
Anuloni shtyrjen e programit për ta startuar programin
menjëherë.
Pas kontrollit, ndizni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes. Nëse
keqfunksionimi shfaqet sërish, kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Këto të dhëna ju ndihmojnë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë:
• Modeli (Mod.)
• Numri i produktit (PNC)
• Numri serial (S N.)
Për këto të dhëna, referojuni pllakës së parametrave.
Shkruajini këto të dhënat e nevojshme:
Përshkrimi i modelit : ..........
Numri i produktit : ..........
Numri serial : ..........
Rezultatet e pastrimit nuk janë të kënaqshme
Enët nuk janë të pastra
• Programi i zgjedhur i larjes nuk është i duhuri për llojin e
ngarkesës dhe ndotjes.
• Shporta është mbushur jo si duhet dhe uji s'mund të arrijë të
gjitha sipërfaqet.
• Krahu i spërkatjes nuk rrotullohet lirisht për shkak të vendosjes
të pasaktë të ngarkesës.
• Filtrat janë pis ose nuk janë instaluar si duhet.
• Sasia e detergjentit është shumë e vogël ose mungon.
Copat e mbeturinave mbi
enë
• Mbajtësi i kripës është bosh.
• Zbutësi i ujit është vendosur në një nivel të gabuar.
• Kapaku i mbajtësit të kripës nuk është mbyllur si duhet.
Enët janë të lagura dhe të
turbullta
• Nuk është përdorur shpëlarës.
• Foleja e shpëlarësit është bosh.
Ka rrëke, njolla të bardha ose • Ulni dozën e shpëlarësit.
një veshje si blu në gotat dhe
enët
20
Të dhëna teknike
Rezultatet e pastrimit nuk janë të kënaqshme
Shenja pikash uji të thata në • Rrisni dozën e shpëlarësit.
gotat dhe enët
• Shkaku mund të jetë detergjenti.
Të dhëna teknike
Përmasat
Gjerësia
Lartësie
Thellësia
54,5 cm
44,7 cm
49,4cm
Lidhja elektrike - Voltazhi Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e
Fuqia e përgjithshme - Siguresa parametrave në anën e brendshme të derës së enëlarëses.
Presioni i furnizimit me ujë
Minimumi
Maksimumi
Kapaciteti
0,8 bar (0,08 MPa)
10 bar (1,0 MPa)
6 përzgjedhjet e vendit
Udhëzime për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që spina elektrike të jetë e shkëputur nga priza elektrike gjatë instalimit.
Montimi i pajisjes
Ndiqni udhëzimet në broshurën bashkëngjitur për:
• Ndërfutjen e pajisjes në moblie.
• Instaloni panelin e mobilies.
• Lidheni me ushqimin me ujë dhe kullimin.
Hiqni gjithë paketimet përpara se ta vendosni enëlarësen në pozicion.
Vendoseni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Kur ta vendosni pajisjen në vend, sigurohuni që zorrët e ujit të mos jenë të përkthyer apo
të shtypura.
Montojeni pajisjen mbi një raft në një mobilie të kuzhinës.
Sigurohuni që:
• Mobilja të jetë ngjitur mirë pas murit.
• Rafti i vendosjes së enëlarëses të jetë fiksuar mirë në mobilie.
• Pjesa ballore e raftit të jetë në nivel me skajet e mobilies.
• Enëlarësja të jetë në nivel mbi raft, për të punuar në mënyrë të saktë.
Lidhja e ujit
21
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja të jetë në nivel për të mbyllur dhe vulosur derën si duhet. Nëse niveli
i pajisjes është si duhet, dera nuk kap në anët e kabinetit. Nëse dera nuk mbyllet si duhet,
lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma sigurie për të parandaluar që uji i pajisjes të kthehet
mbrapsht në sistemin e ujit të pijshëm.
Lidheni pajisjen me një furnizim uji të nxehtë (max. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie që janë më të padëmshme për
ambientin (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe aeolian), përdorni një furnizues uji të
nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
Është e rëndësishme që në afërsi të enëlarëses të ketë një rubinet uji lehtësisht të arritshëm.
Lidhni zorrën në një rubinet uji me një fileto të jashtme prej 3/4".
Nëse zorra e hyrjes së ujit është shumë e shkurtër, zëvendësojeni zorrën e hyrjes së ujit me
një zorrë të përshtatshme, të gjatë me presion të lartë. Mos lidhni një zgjatues zorre.
Për t'iu përshtatur instalimit, është e mundur të ktheni fundin e zorrës që lidhet me
enëlarësen. Ndiqni këta hapa:
1. Lironi dadon shtrënguese.
2. Ktheni zorrën.
3. Shtrëngoni dadon shtrënguese.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dadoja shtrënguese dhe gjithë lidhjet e tjera të bëhen fort përpara se të
lëvizni enëlarësen në pozicion.
PARALAJMËRIM
Përdorni gjithmonë një zorrë të re për hyrjen e ujit. Mos përdorni zorra nga një pajisje e
vjetër.
Zorra e kullimit
Kjo pajisje ka një sistem sigurie të ujit për të parandaluar dëmtime të ujit. Nëse ka një
keqfunksionim, pompa e kullimit starton automatikisht për të kulluar ujin e mbetur nga
enëlarësja.
PARALAJMËRIM
Vetëm nëse enëlarësja është e lidhur në prizën kryesore, sistemi i sigurisë së ujit punon kur
enëlarësja është e fikur.
Nëse e lidhni zorrën e kullimit të ujit në një rubinet nën lavaman, hiqni membranën plastike
(A). Nëse nuk e hiqni membranën, mbetjet e ushqimit mund të shkaktojnë një bllokim në
zorrën e kullimit
22
Lidhja elektrike
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse ju nuk ndiqni masat paraprake të sigurisë.
Tokëzoni pajisjen sipas masave paraprake të sigurisë.
Sigurohuni që voltazhi i vlerësuar dhe lloji i fuqisë në etiketën e karakteristikave të përputhet
me voltazhin dhe fuqinë e furnizimit lokal me energji.
Gjithmonë përdorni një prizë të instaluar si duhet kundra dridhjes.
Mos përdorni spina shumëqëllimëshe, lidhës dhe kabllo zgjatimi. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni vetë kabllon elektrik. Kontaktoni Qendrën e shërbimit.
Sigurohuni që spina elektrike të jetë e arritshme mbas instalimit.
Mos tërhiqni kabllon elektrike për të shkëputur pajisjen. Gjithmonë tërhiqni spinën elektrike.
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
Komponentët plastik identifikohen nga shenjat, p.sh. PE, PS, etj. Flakini materialet e
paketimit në kontenierë përkatës në vendet e përcaktuar të flakjes së mbeturinave të
komunitetit.
PARALAJMËRIM
Për të flakur pajisjen, ndiqni procedurën:
• Tërhiqni spinën elektrike nga priza.
• Prisni kabllon elektrike dhe spinën elektrike dhe flakini ato.
• Flakni mbajtësen e derës. Kjo parandalon fëmijët që të mbyllen brenda në pajisje dhe të
rrezikojnë jetën e tyre.
23
156987260-00-122008
www.electrolux.com

advertisement

Was this manual useful for you? Yes No
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the workof artificial intelligence, which forms the content of this project

Related manuals

Download PDF

advertisement