Aeg-Electrolux | F77010M0P | User manual | Aeg-Electrolux F77010M0P Manuali i perdoruesit

Aeg-Electrolux F77010M0P Manuali i perdoruesit
FAVORIT 77010
ENËLARËSE
UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
PËRMBAJTJA
4
6
7
8
10
11
15
18
19
22
23
TË DHËNA PËR SIGURINË
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
PANELI I KONTROLLIT
PROGRAMET
OPSIONET
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
KUJDESI DHE PASTRIMI
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
INSTALIMI
TË DHËNA TEKNIKE
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit
nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e
mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me
simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
VIZITONI FAQEN TONË TË INTERNETIT PËR:
- Produkte
- Broshura
- Manualet e përdorimit
- Ndreqja e problemeve
- Të dhëna për shërbimin
www.aeg.com
LEGJENDA
Paralajmërim - Të dhëna të rëndësishme për sigurinë.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
SHQIP
3
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që
e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij
produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG
të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të
gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni,
nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga
mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e
mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Modeli
PNC
Numri i serisë
4
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme
nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
• Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët
e ujit.
• Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
• Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
•
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri
fizike të reduktuar, funksione
mendore të reduktuara ose mungesë
përvoje dhe njohurish, përfshirë këtu
edhe fëmijët, që ta përdorin këtë
pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos
lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që
ajo është e hapur.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje duhet të instalohet
nga një person i kualifikuar ose
kompetent.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
• Mos e montoni apo përdorni pajisjen
në vende me temperaturë nën 0 °C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit, të
dhëna me pajisjen.
Lidhja e ujit
PARALAJMËRIM
Tension i rrezikshëm.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë
sigurie dhe një veshje me një kabllo
të brendshme.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
hiqni menjëherë spinën nga priza
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin e zorrës
së hyrjes së ujit.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me
një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar dhe të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
priza dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni
spinën dhe kabllon elektrike.
SHQIP
Kontaktoni me qendrën e shërbimit
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr spinën nga kablloja
elektrike. Gjithmonë tërhiqeni
kabllon duke e kapur nga spina.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi.
• Përdoreni pajisjen në mjedis
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Vendosini thikat dhe takëmet me
maja të mprehta në koshin e
takëmeve, të drejtuara me majat
poshtë ose në pozicion horizontal.
• Mos e lini të hapur derën e pajisjes
nëse nuk e mbikëqyrni, për të
parandaluar rrëzimin mbi të.
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
• Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
5
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
PARALAJMËRIM
Rrezik goditjeje elektrike, zjarri
ose djegiesh.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
• Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në
punë.
HEDHJA E PAJISJES
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
• Priteni kabllon elektrike dhe hidheni
atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
6
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
2
1
3
4
13
12
11
10 9
8
7
6
5
1 Pjesa e sipërme
8 Rregulluesi i fortësisë së ujit
2 Krahu më i lartë spërkatës
3 Krahu spërkatës i sipërm
9 Shpërndarësi i shpëlarësit
10 Kutia e detergjentit
4 Krahu spërkatës i poshtëm
11 Koshi i takëmeve
5 Filtrat
6 Etiketa e specifikimeve
7 Kutia e kripës
12 Koshi i poshtëm
13 Koshi i sipërm
SHQIP
PANELI I KONTROLLIT
1
2
3
A B C
9
4
8
1 Butoni ndezje/fikje
2
3
4
5
6
7
6 Butoni Delay
Udhëzuesi i programeve
Butoni Program
Treguesit e programit
Ekrani
Treguesit
5
7 Butoni Start
8 Treguesit
9 Butoni Option
Përshkrimi
Treguesi i funksionit të shumëfishtë.
Treguesi i ExtraHygiene.
Treguesi i fazës së larjes.
Treguesi i fazës së shpëlarjes.
Treguesi i fazës së tharjes.
Treguesi i përfundimit.
Treguesi i shpëlarësit. Ky tregues është i fikur gjatë
funksionimit të programit.
Treguesi i kripës. Ky tregues është i fikur gjatë
funksionimit të programit.
Treguesi i shtyrjes së programit.
Treguesi i derës. Ndizet kur dera nuk është e
mbyllur.
7
8
PROGRAMET
Programi
Lloji i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat e programit
Opsionet
Të gjitha
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Paralarje
Larje 45 °C ose 70 °C
Shpëlarje
Tharje
ExtraHygiene
Ndotje e madhe
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Paralarje
Larje 70 °C
Shpëlarje
Tharje
3)
Ndotje normale
Enë prej fajance
dhe takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarje
Tharje
4)
Ndotje e freskët
Enë prej fajance
dhe takëme
Larje 60 °C
Shpëlarje
ExtraHygiene
Ndotje normale
Enë prej fajance
dhe takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarje
Tharje
ExtraHygiene
Ndotje e lehtë
Enë prej fajance
dhe takëme
Larje 55 °C
Shpëlarje
ExtraHygiene
1)
2)
5)
Ndotje normale ose Larje 45 °C
e lehtë
Shpëlarje
Enë prej fajance
Tharje
dhe qelqurina
delikate
1) Pajisja e dallon llojin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e përshtat automatikisht
temperaturën dhe sasinë e uji, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
2) Ky program përfshin opsionin ExtraHygiene.
3) Ky është programi i larjes me më pak zhurmë. Pompa punon me shpejtësi shumë të ulët në
mënyrë që të ulet niveli i zhurmës. Për shkak të shpejtësisë së ulët, kohëzgjatja e programit
është e gjatë.
4) Me këtë program mund të lani një ngarkesë enësh me ndotje të freskët. Ai ofron rezultate
të mira në larje për një kohë të shkurtër.
5) Ky është një program standard për institutet e testimit. Me këtë program ju keni
përdorimin më të efektshëm të konsumimit të ujit dhe energjisë për takëme dhe komplete
me ndotje normale. Referojuni broshurës përkatëse për informacionin e testimit.
Vlerat e konsumit
Programi1)
Energji (kWh)
Ujë (litra)
0.9 - 1.7
8 - 15
1.5 - 1.6
13 - 14
SHQIP
Programi1)
Energji (kWh)
Ujë (litra)
1.1 - 1.2
9 - 11
0.9
9
0.9 - 1.0
9 - 11
1.0 - 1.2
10 - 11
0.8 - 0.9
11 - 12
9
1) Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe
sasia e enëve mund ta ndryshojnë kohëzgjatjen e programit dhe vlerat e konsumit.
10
OPSIONET
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Aktivizojeni këtë funksion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky funksion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
EXTRAHYGIENE
Ky funksion jep rezultate më të mira për
higjienën. Gjatë fazës së shpëlarjes,
temperatura qëndron në 70 °C për 10
deri 14 minuta.
AKTIVIZIMI I OPSIONEVE
• Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet
përpara fillimit të një programi. Nuk
mund t'i aktivizoni ose t'i çaktivizoni
opsionet gjatë funksionimit të një
programi.
Shtypni
butonin
Option
1 herë
ndezur
fikur
2 herë
fikur
ndezur
3 herë
ndezur
ndezur
4 herë
fikur
fikur
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
të kombinuara të detergjentit,
përpara se të filloni përdorimin
veçmas të detergjentit, shpëlarësit
dhe kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë.
2. Vendoseni zbutësin e ujit në nivelin
më të lartë.
3. Sigurohuni që ena e kripës dhe
shpërndarësi i shpëlarësit të jetë
plot.
4. Nisni programin më të shkurtër me
një fazë shpëlarjeje, pa detergjent
dhe pa enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
SHQIP
11
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse
jo, përshtatni zbutësin e ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
4. Hapni rubinetin e ujit.
5. Në pajisje mund të ketë mbetje nga
përpunimi. Për t'i hequr ato, nisni
një program. Mos përdorni
detergjent dhe mos ngarkoni
koshat.
PËRSHTATJA E ZBUTËSIT TË
UJIT
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të
këqija në larje. Zbutësi i ujit i
neutralizon këto minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e
ujit të pastër dhe në gjendje të mirë.
Referojuni tabelës për ta përshtatur
zbutësin e ujit në nivelin e duhur. Kjo
bën të mundur që zbutësi i ujit të
përdorë sasinë e duhur të kripës së
enëlarëses dhe të ujit.
Nëse përdorni tableta të
kombinuara detergjentesh,
aktivizoni funksionin e
shumëfishtë. Këto tableta
përmbajnë detergjent,
shpëlarës dhe agjentë të tjerë
shtesë. Sigurohuni që këto
tableta mund të përdoren për
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Referojuni udhëzimeve që gjeni
në paketimin e këtyre
produkteve.
Ju duhet ta përshtatni zbutësin
e ujit në mënyrë manuale dhe
elektronike.
Përshtatja e
zbutësit
të ujit
Fortësia e ujit
Sistemi
gjerman
- gradët
(°dH)
Sistemi
francez
- gradët
(°fH)
mmol/l
Sistemi
Clarke
- gradët
Manuale
Elektr
onike
51 - 70
91 - 125
9.1 - 12.5
64 - 88
2 1)
10
43 - 50
76 - 90
7.6 - 9.0
53 - 63
2 1)
9
37 - 42
65 - 75
6.5 - 7.5
46 - 52
21)
8
29 - 36
51 - 64
5.1 - 6.4
36 - 45
21)
7
23 - 28
40 - 50
4.0 - 5.0
28 - 35
21)
6
19 - 22
33 - 39
3.3 - 3.9
23 - 27
21)
51)
15 - 18
26 - 32
2.6 - 3.2
18 - 22
1
4
11 - 14
19 - 25
1.9 - 2.5
13 - 17
1
3
4 - 10
7 - 18
0.7 - 1.8
5 - 12
1
2
12
Përshtatja e
zbutësit
të ujit
Fortësia e ujit
Sistemi
gjerman
- gradët
(°dH)
Sistemi
francez
- gradët
(°fH)
mmol/l
Sistemi
Clarke
- gradët
Manuale
Elektr
onike
<4
<7
< 0.7
<5
12)
12)
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Përshtatja manuale
Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit
në pozicionin 1 ose 2.
Përshtatja elektronike
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni seksionit "VENDOSJA
DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI".
3. Shtypni dhe mbani shtypur Delay
dhe Start në të njëjtën kohë deri sa
treguesit (A), (B) dhe (C) të pulsojnë.
4. Shtypni Program.
• Treguesit (B) dhe (C) fiken.
• Treguesi (A) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet përzgjedhja e
=
zbutësit të ujit. Shembull:
niveli 5.
5. Shtypni Program disa herë për të
ndryshuar përzgjedhjen.
6. Çaktivizoni pajisjen për ta
konfirmuar.
SHQIP
13
MBUSHJA E KUTISË SË KRIPËS
KUJDES
Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
Uji dhe kripa mund të derdhen
nga kutia e kripës kur ju e
mbushni atë. Rrezik gërryerjeje.
Për ta parandaluar këtë, nisni
një program pasi të mbushni
kutinë e kripës.
1.
2.
3.
4.
5.
Rrotulloni kapakun në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hapni kutinë e kripës.
Vendosni 1 litër ujë në kutinë e
kripës (vetëm herën e parë).
Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë
së kripës.
Rrotullojeni kapakun në drejtim të
akrepave të orës për të mbyllur
kutinë e kripës.
14
MBUSHJA E SHPËRNDARËSIT TË SHPËLARËSIT
KUJDES
Përdorni vetëm shpëlarës për
enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
B
A
M AX
4
3 2
1
+
-
Në fazën e fundit të shpëlarjes,
shpëlarësi ndihmon që enët të
thahen pa vija dhe pa pika.
C
D
1.
2.
3.
4.
Shtypni butonin e lirimit (D) për të
hapur kapakun (C).
Mbusheni shpërndarësin e
shpëlarësit (A), jo më lart sesa
shenja 'max'.
Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
Mbylleni kapakun. Siguroni që
butoni i lirimit të ngecë në
pozicion.
Ju mund ta rrotulloni
regjistruesin e sasisë së lëshimit
(B) midis pozicionit 1 (sasia më e
ulët) dhe pozicionit 4 (sasia më e
lartë).
SHQIP
15
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes. Referojuni seksionit
"VENDOSJA DHE STARTIMI I NJË
PROGRAMI".
• Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni me kripë kutinë
e kripës.
• Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushini koshat me enë.
4. Shtoni detergjentin.
5. Përzgjidhni dhe startoni programin
e duhur sipas llojit të ngarkesës dhe
të ndotjes.
VENDOSJA E ENËVE NË
KOSHA
Referojuni fletëpalosjes së
ofruar me shembujt për
vendosjen e enëve në kosha.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të
mbetura mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të
mos ngjiten bashkë. Lugët përziejini
bashkë me takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahët spërkatës mund
të lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
16
PËRDORIMI I DETERGJENTIT
A
KUJDES
Përdorni vetëm detergjente për
enëlarëse.
B
30
1.
4
MAX
+
32
-
1
20
2.
C
3.
4.
5.
Shtypni butonin e lirimit (B) për të
hapur kapakun (C).
Vendoseni detergjentin në ndarjen
(A) .
Nëse programi ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të
vogël detergjenti në pjesën e
brendshme të derës së pajisjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën në ndarjen (A).
Mbylleni kapakun. Siguroni që
butoni i lirimit të ngecë në
pozicion.
Mos përdorni më shumë se
sasia e duhur e detergjentit.
Referojuni udhëzimeve në
paketimin e detergjentit.
Tabletat me detergjent nuk
treten plotësisht në programet e
shkurtra dhe mbi enë mund të
mbesin mbetje detergjenti.
Ne ju rekomandojmë t'i
përdorni tabletat me detergjent
në programet e gjata.
VENDOSJA DHE STARTIMI I
NJË PROGRAMI
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes që të pranojë disa
veprime.
Pajisja është në modalitetin e
përzgjedhjes kur, pas aktivizimit:
• Të gjithë treguesit e programeve
ndizen.
• Në ekran shfaqen dy vija horizontale
të statusit.
Nëse paneli i kontrollit shfaq gjendje të
tjera, shtypni dhe mbani shtypur Delay
dhe Start në të njëjtën kohë derisa
pajisja të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin on/off për të
aktivizuar pajisjen.
3. Mbylleni derën e pajisjes.
4. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
5. Shtypni Program vazhdimisht derisa
të ndizet treguesi i programit që
doni të vendosni.
• Kohëzgjatja e programit pulson
në ekranin dixhital.
• Treguesit e fazës së programit të
vendosur ndizen.
6. Nëse doni, mund të vendosni
opsionet.
7. Shtypni Start. Programi fillon.
SHQIP
• Vetëm treguesi i fazës në
funksionim qëndron ndezur.
• Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit që ulet me hapa prej 1
minute.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1. Vendosni programin dhe opsionet.
2. Shtypni Delay vazhdimisht derisa
ekrani të tregojë kohën e shtyrjes
që doni të vendosni (nga 1 deri në
24 orë).
• Koha e shtyrjes së programit
pulson në ekran.
• Treguesi i shtyrjes ndizet.
3. Shtypni Start. Fillon numërimi
mbrapsht.
• Ekrani tregon numërimin
mbrapsht të shtyrjes së programit
që ulet me hapa prej 1 ore.
• Treguesit e fazës së programit të
vendosur fiken.
• Kur numërimi mbrapsht përfundon,
fillon programi.
– Treguesi i fazës në funksionim
ndizet.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur
e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programin
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
Shtypni Delay vazhdimisht derisa:
• Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
17
• Treguesit e fazës ndizen.
• Programi fillon.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur Delay dhe
Start njëkohësisht derisa:
• Të gjithë treguesit e programeve
ndizen.
• Në ekran shfaqen dy vija horizontale
të statusit.
Sigurohuni që të ketë
detergjent në folenë e
detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar, treguesi i
përfundimit është i ndezur dhe ekrani
tregon 0.
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Shtypni butonin on/off për të
çaktivizuar pajisjen.
3. Mbyllni rubinetin e ujit.
Nëse nuk e shtypni butonin on/
off, mekanizmi Auto Off e
çaktivizon pajisjen automatikisht
pas disa minutash. Kjo ndihmon
për të kursyer energji.
• Për rezultate më të mira tharjeje,
lëreni derën e pajisjes paksa të hapur
për disa minuta.
• Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te
dera e pajisjes. Enët prej inoksi
ftohen më parë se enët e tjera.
18
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar zvogëlojnë
rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe,
nëse është e nevojshme,
pastrojini ato.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
PASTRIMI I FILTRAVE
1.
C
C
2.
3.
A
B
4.
5.
A1
A2
6.
Rrotullojeni filtrin (A) në
drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
Për ta çmontuar filtrin (A),
hiqni (A1) dhe (A2).
Hiqeni filtrin (B).
Pastrojini filtrat me ujë.
Vendoseni filtrin (B) në
pozicionin e tij fillestar.
Sigurohuni që të jetë
montuar saktësisht sipas dy
udhëzuesve (C).
Montojeni filtrin (A) dhe
vendoseni në pozicion në
filtrin (B). Rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës
derisa të bllokohet.
Një pozicion jo i saktë i
filtrave mund të shkaktojë
rezultate të këqija larjeje
dhe dëmtim të pajisjes.
PASTRIMI I KRAHËVE
SPËRKATËS
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës
bllokohen, hiqni mbeturinat e mbetura
me një objekt të hollë me maj.
PASTRIMI I JASHTËM
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
SHQIP
19
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje
për problemin (referojuni tabelës).
Nëse nuk gjeni zgjidhje, kontaktoni
qendrën e shërbimit.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit:
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë.
•
•
- Pajisja nuk e kullon ujin.
- Pajisja kundër përmbytjes është
e aktivizuar.
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen para se të
kryeni kontrollet.
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Programi nuk fillon
punën.
Spina nuk është e futur në
prizë.
Futeni spinën në prizë.
Dera e pajisjes është e
hapur.
Mbylleni derën e pajisjes.
Nuk keni shtypur Start.
Shtypni Start.
Është dëmtuar siguresa në
kutinë e siguresave.
Zëvendësoni siguresën.
Është vendosur shtyrja e
programit.
Anuloni shtyrjen e programit
ose prisni përfundimin e
numërimit mbrapsht.
Rubineti i ujit është i
mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
Presioni i ujit është shumë i
ulët.
Lidhuni me autoritetin lokal
të ujësjellësit.
Rubineti i ujit është i
bllokuar ose është i veshur
me çmërs.
Pastroni rubinetin e ujit.
Filtri në zorrën e hyrjes së
ujit është i bllokuar.
Pastroni filtrin.
Zorra e hyrjes së ujit është
përdredhur ose përkulur.
Sigurohuni që pozicioni i
zorrës të jetë i saktë.
Pajisja kundër përmbytjes
është e aktivizuar. Ka
rrjedhje të ujit në pajisje.
Mbylleni rubinetin e ujit dhe
kontaktoni me qendrën e
shërbimit.
Rubineti i lavapjatës është i
bllokuar.
Pastroni rubinetin e
lavamanit.
Pajisja nuk mbushet
me ujë.
Pajisja nuk e zbraz
ujin.
Zorra e zbrazjes së ujit është Sigurohuni që pozicioni i
përdredhur ose përkulur.
zorrës të jetë i saktë.
Pasi të keni përfunduar kontrollet,
aktivizoni pajisjen. Programi vazhdon
nga pika ku u ndërpre.
Nëse problemi ndodh përsëri,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
20
REZULTATET E LARJES DHE REZULTATET E THARJES NUK JANË
TË KËNAQSHME
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Enët nuk janë të
pastra.
Filtrat janë të bllokuar.
Pastroni filtrat.
Filtrat nuk janë montuar
dhe nuk janë instaluar
saktë.
Sigurohuni që filtrat të jenë
montuar dhe instaluar saktë.
Krahët spërkatës janë të
bllokuar.
Hiqni mbetjet e mbetura me
një objekt me majë të hollë.
Programi nuk është i duhuri
për llojin e ngarkesës dhe
të ndotjes.
Sigurohuni që programi i
zgjedhur të jetë i duhuri për
llojin e ngarkesës dhe
ndotjes.
Pozicionim i gabuar i
artikujve në kosha. Uji nuk
ka mundur t'i lajë të gjithë
artikujt.
Sigurohuni që pozicioni i
artikujve në kosha të jetë i
saktë dhe që uji mund t'i lajë
lehtësisht të gjithë artikujt.
Krahët spërkatës nuk arritën Sigurohuni që pozicioni i
të rrotullohen lirisht.
artikujve në kosha të jetë i
saktë dhe që nuk shkakton
bllokimin e krahëve
spërkatës.
Sasia e detergjentit ka qenë Sigurohuni që të shtoni
e pamjaftueshme.
sasinë e duhur të
detergjentit në shpërndarës
përpara se të nisni një
program.
Ka copa çmërsi mbi
enë.
Vija dhe njolla të
bardha ose shtresa
me ngjyrë blu mbi
gota dhe enë.
Nuk ka pasur detergjent në
shpërndarësin e
detergjentit.
Sigurohuni që të shtoni
detergjentin në shpërndarës
përpara se të nisni një
program.
Kutia e kripës është bosh.
Sigurohuni që në kutinë e
kripës të ketë kripë për
enëlarëse.
Niveli i vendosur i zbutësit
të ujit nuk është i saktë.
Sigurohuni që niveli i
vendosur i zbutësit të ujit të
përkojë me fortësinë e ujit
në zonën tuaj.
Kapaku i kutisë së kripës
është i lirë.
Shtrëngoni kapakun.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit Zvogëloni sasinë e lëshuar të
ka qenë shumë e madhe.
shpëlarësit.
SHQIP
Problemi
Shkaku i mundshëm
21
Zgjidhja e mundshme
Sasia e detergjentit ka qenë Sigurohuni që të shtoni
shumë e madhe.
sasinë e duhur të
detergjentit në shpërndarës
përpara se të nisni një
program.
Njolla pikash uji të
thata në gota dhe
enë.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit Rritni sasinë e lëshuar të
ka qenë e pamjaftueshme. shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia
e detergjentit.
Provoni një markë tjetër
detergjenti.
Enët janë të lagura.
• Programi nuk ka pasur
fazë tharjeje.
• Programi ka pasur një
temperaturë të ulët në
fazën e tharjes.
Për rezultate më të mira
tharjeje, lëreni derën gjysmë
të hapur për disa minuta.
Enët janë të lagura
dhe me njolla mat.
Shpërndarësi i shpëlarësit
është bosh.
Sigurohuni që ka shpëlarës
në shpërndarësin e
shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia
e shpëlarësit.
Provoni një markë tjetër
shpëlarësi.
Shkaku mund të jetë cilësia
e tabletave të kombinuara
të detergjenteve.
• Provoni një markë tjetër
tabletash të kombinuara
detergjentesh.
• Aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit dhe përdoreni
shpëlarësin së bashku me
tabletat e kombinuara të
detergjenteve.
Aktivizimi i shpërndarësit të
shpëlarësit me funksionin e
shumëfishtë të aktivizuar
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni seksionit "VENDOSJA
DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI".
3. Shtypni dhe mbani shtypur Delay
dhe Start në të njëjtën kohë deri sa
treguesit (A), (B) dhe (C) të pulsojnë.
4. Shtypni Option.
• Treguesit (A) dhe (C) fiken.
• Treguesi (B) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran do të shfaqet
përzgjedhja për shpërndarësin e
shpëlarësit.
Fikur
Ndezur
5. Shtypni Option për të ndryshuar
përzgjedhjen.
6. Çaktivizoni pajisjen për ta
konfirmuar.
7. Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
8. Mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
22
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "TË DHËNA
PËR SIGURINË".
INSTALIMI NËN NJË SIPËRFAQE KUZHINE
1.
570-600 mm
2.
820 mm
Sigurohuni që dimensionet e
prerjes të jenë të njëjta me
ato të dhëna në figurë.
Vendoseni pajisjen afër një
rubineti uji dhe një tubacioni
të shkarkimit.
600 mm
3.
4.
1
2
3
4
5.
Hiqni pjesën e sipërme të
pajisjes.
Lironi ose shtrëngoni
këmbëzat e rregullueshme
për të rregulluar nivelimin e
pajisjes.
Me një nivelim të saktë, dera
e pajisjes mbyllet dhe
puthitet saktë.
Montojeni pajisjen nën
planin e punës së kuzhinës.
SHQIP
23
LIDHJA E KULLIMIT TË UJIT
max. 850 mm
max.
4000 mm
min. 400 mm
Lidheni zorrën e derdhjes së ujit te:
• Rubineti i lavamanit. Montojeni
zorrën e kullimit të ujit nën planin e
punës së kuzhinës. Kjo parandalon
që uji i ndotur i lavamanit të kthehet
në pajisje.
• Një tub me një vrimë ventilimi.
Diametri i brendshëm duhet të jetë
minimumi 40 mm.
Hiqni tapën e lavamanit kur pajisja të
kullojë. Kjo parandalon kthimin e ujit në
pajisje.
Një zorrë shtesë për kullimin e ujit
duhet të jetë më e shkurtër se 2 m dhe
me të njëjtin diametër me zorrën e
kullimit të ujit.
Nëse e lidhni zorrën e kullimit të ujit në
një rubinet nën lavaman, hiqni
membranën plastike (A). Heqja jo e
plotë e membranës shkakton një
bllokim të rubinetit dhe probleme me
kullimin.
Pajisja ka një valvul me një drejtim që
parandalon kthimin e ujit të papastër
në pajisje. Nëse në rubinetin e
lavamanit ka valvul me një drejtim,
hiqeni atë për të parandaluar kullimin jo
të duhur të pajisjes.
A
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Gjerësia / Lartësia / Thellësia
(mm)
Lidhja elektrike
Referojuni pllakës së klasifikimeve.
Tensioni
Frekuenca
Presioni i furnizimit me
ujë
Min. / maks. (bar / MPa)
Furnizimi me ujë 1)
Ujë i ftohtë ose ujë i
ngrohtë2)
Kapaciteti
Vendosni cilësimet
596 / 850 / 610
220-240 V
50 Hz
(0.5 / 0.05 ) / (8 / 0.8 )
maks. 60 °C
12
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
2) Nëse uji i ngrohtë vjen nga burime alternative energjie (p.sh. panele diellore ose turbina
ere), furnizojeni pajisjen me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
www.aeg.com/shop
117927920-A-302011
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising