Electrolux | ESI65060XR | User manual | Electrolux ESI65060XR Manuali i perdoruesit

Electrolux ESI65060XR Manuali i perdoruesit
udhëzimet për përdorim
Enëlarëse
ESI 65060
2 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë
Përshkrim i produktit
Paneli I kontrollit
Përdorimi i pajisjes
Vendosja e zbutësit të ujit
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
Funksioni I shumëfishtë
2
5
6
7
7
8
9
10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
10
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
11
Programet e larjes
12
Kujdesi dhe pastrimi
13
Si të veprojmë nëse…
14
Të dhëna teknike
16
Probleme që lidhen me mjedisin
16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
• Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e
pronës suaj.
• Për të mbrojtur mjedisin.
• Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku
me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni
pajisjen dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një
instalim ose përdorim i pasaktë shkakton
dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike
të reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimit.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj
është e hapur.
Siguria e përgjithshme
• Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit të
personave dhe i dëmtimit të pajisjes.
• Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna
nga prodhuesi i detergjentit për të
parandaluar djegiet e syve, gojës dhe
fytit.
• Mos e pini ujin nga pajisja. Në pajisje
mund të ketë mbetje copash detergjenti.
• Mos e mbani derën të hapur të
pambikëqyrur. Kjo bëhet për të
parandaluar lëndimet dhe rrëzimin mbi
derën e hapur.
• Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e
hapur.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime të tjera me qëllim që të
parandaloni lëndimet ndaj njerëzve dhe
dëmtimet ndaj pajisjes.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
aksesorët e përshtatshëm për larje në
enëlarëse.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
Rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Vendosini thikat dhe artikujt e tjerë me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve,
me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
vendosini horizontalisht në koshin e
electrolux 3
•
•
•
•
•
•
•
sipërm ose në koshin e thikave. (Jo të
gjitha modelet kanë kosh thikash).
Përdorni vetëm produkte të specifikuara
për enëlarëset (detergjent, kripë,
shpëlarës).
Kripërat që nuk janë të specifikuara për
enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
ujit.
Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
filloni një program larjeje. Kripa e mbetur
në pajisje mund të shkaktojë gërryerje
ose mund të shpojë fundin e pajisjes.
Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
shpëlarësit me produkte të tjera përveç
shpëlarësit (me agjentë pastrues për
enëlarësen, me detergjent të lëngshëm).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në
pajisje.
Sigurohuni që krahët spërkatës të mund
të lëvizin lirisht përpara se të filloni një
program larjeje.
Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
hapni derën gjatë kohës që pajisja është
në punë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
përfundojë programi i larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të pastroni pajisjen,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni spinën nga
priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë
ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
• Mos përdorni ujë me spërkatje ose avull
për të pastruar pajisjen. Rrezik goditjeje
elektrike dhe dëmtimi të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë e
dëmtuar. Mos e instaloni apo lidhni
pajisjen në rrjet po të jetë dëmtuar, por
kontaktoni shitësin.
• Hiqni të gjithë ambalazhin përpara se ta
instaloni dhe përdorni enëlarësen.
• Vetëm një person i kualifikuar mund të
kryejë instalimet elektrike, instalimet
hidraulike dhe instalimin e pajisjes. Kjo
•
•
•
•
bëhet për të parandaluar rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet.
Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë
gjatë instalimit.
Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes për të parandaluar dëmtimin në
pjesët hidraulike dhe pjesët elektrike.
E rëndësishme!Ndiqni udhëzimet në
shembullin që keni marrë me pajisjen:
– Për të instaluar pajisjen.
– Për të montuar panelin e derës.
– Për t'u lidhur me furnizimin me ujë dhe
me kullimin.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me
temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorra të reja për të lidhur pajisjen
te furnizimi me ujë. Mos përdorni zorra të
përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo
tuba të papërdorur për një kohë të gjatë.
Lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta, më
pas lidhni zorrën e furnizimit me ujë.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të zorrës së ujit kur
instaloni pajisjen.
• Sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të
jenë shtrënguar fort për të shmangur
rrjedhje të ujit.
• Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët të mos kenë rrjedhje
uji.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë sigurie
dhe një veshje të dyfishtë me një kabllo të
brendshme. Presion brenda zorrës së ujit
ka vetëm vetëm kur në të rrjedh ujë.
Nëse ka një rrjedhje në zorrën e hyrjes së
ujit, valvula e sigurisë e ndërpret rrjedhën
e ujit.
– Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes
së ujit:
– Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
ujit ose valvulën e sigurisë.
– Nëse zorra e furnizimit me ujë ose
valvula e sigurisë janë dëmtuar,
4 electrolux
hiqeni nga priza menjëherë spinën
kryesore.
– Kontaktoni qendrën e shërbimit që
të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit
me valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje dhe
kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
elektrike. Lidhuni me qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Qendra e shërbimit
• Vetëm një person i kualifikuar mund të
riparojë ose punojë me pajisjen. Lidhuni
me qendrën e shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Për ta hedhur pajisjen
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve:
– Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza
e rrjetit elektrik.
– Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
– Hiqni rrezen e derës. Kjo bëhet për të
mos lejuar që fëmijët apo kafshët
shtëpiake të mbyllen brenda pajisjes.
Ekziston rreziku i asfiksimit.
– Hidheni pajisjen në qendrën vendore
për hedhjen e mbeturinave.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
• Nëse ndodh ndonjë aksident me
këto detergjente, kontaktoni
menjëherë me një mjek.
• Nëse në gojë futet detergjent,
kontaktoni menjëherë me një mjek.
• Nëse detergjenti hyn në sy,
kontaktoni menjëherë një mjek dhe
pastrojini sytë me ujë.
• Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
• Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
• Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të
filloni një program larjeje.
electrolux 5
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
1
9
2
8
3
7
4
5
1
2
3
4
5
Koshi i sipërm
Rregulluesi i fortësisë së ujit
Mbajtësja e kripës
Kutia e detergjentit
Kutia e lëndës shpëlarëse
6
6
7
8
9
Etiketa e parametrave
Filtrat
Krahu i poshtëm spërkatës
Krahu i sipërm spërkatës
6 electrolux
PANELI I KONTROLLIT
1
A
B
C
2
3
5
4
D
E
6
1
2
3
4
5
6
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Treguesit
Ekrani
Butoni i vonimit të nisjes
Butoni i përzgjedhjes së programit
Butonat e funksionit
Treguesit
Treguesi i programit. Ndizet kur fillon programi i larjes dhe fiket kur përfundon
programi
Treguesi i përfundimit. Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar.
Treguesi i funksionit të shumëfishtë. Ndizet kur aktivizoni funksionin.
Treguesi i kripës. Ndizet kur duhet mbushur mbajtësja e kripës. 1)
Edhe pasi të keni mbushur mbajtësen, treguesi i kripës mund mbetet e ndezur për
disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes.
Treguesi i shpëlarësit. Ndizet kur është nevoja të mbushet shpërndarësi i
shpëlarësit. 1)
1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpërndarësi i shpëlarësit janë bosh, treguesit përkatës nuk do të ndizen gjatë
procesit të programit të larjes.
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Dhjetë minuta pas përfundimit të programit
të larjes, funksioni Auto Off e çaktivizon
automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të
kursyer energji.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
• Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit
• Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së
shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab
të aktivizuar)
electrolux 7
• Koha e programit të larjes
• Koha e mbetur deri në përfundim të
programit të larjes
• Përfundimi i një programi larjeje (në ekran
do të shfaqet një zero)
• Shtyrja e kohës së programit
• Kodet e alarmit.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Shtypni një nga këta butona për të
përzgjedhur një program larjeje. Treguesi
përkatës ndizet. Referojuni kapitullit
"Programet e larjes".
Butonat e funksionit
Me këto butona ju mund të:
• Rregulloni elektronikisht nivelin e zbutësit
të ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e
zbutësit të ujit'.
• Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë. Referojuni kapitullit
"Funksioni i shumëfishtë".
• Aktivizoni dhe çaktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i ndezur). Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
• Anuloni një program larjeje që po
ekzekutohet. Referojuni kapitullit
"Përzgjedhja dhe startimi i një programi
larës".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
• Për të filluar një program larjeje.
• Për të nisur shtyrjen e një programi.
• Për të përshtatur në mënyrë elektronike
nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar folenë e
shpëlarësit vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i aktivizuar.
Aktivizoni pajisjen. Pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
• Në ekran do të shfaqen dy vija
horizontale të statusit.
Aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Vetëm treguesi i një programi ndizet.
• Ekrani tregon kohën e programit të larjes
ose shtyrjes së programit.
– Është e nevojshme të anuloni
programin ose shtyrjen e programit për
t’u kthyer te regjimi i përzgjedhjes.
Referojuni 'Vendosja dhe nisja e një
programi larjeje’.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të
shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe
enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të
detergjentit me sasinë e duhur të
detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ('3 në 1', '4 në 1', '5 në
1'), përdorni funksionin e shumëfishtë
(referojuni kapitullit 'Funksioni i
shumëfishtë').
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
uji i furnizuar. Këto minerale dhe kripëra
mund të dëmtojnë pajisjen.
Përshtateni nivelin e zbutësit të ujit nëse ai
nuk përkon me fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
8 electrolux
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi fortësinë e
furnizimit tuaj me ujë.
Përshtatja e
fortësisë së ujit
Fortësia e ujit
Sistemi gjerman
(°dH)
Sistemi francez
(TH°)
mmol/l
Gradë
Clarke
mënyrë
manuale
mënyr
ë
elektro
nike
51 - 70
91 - 125
9,1 - 12,5
64 - 88
2 1)
10
43 - 50
76 - 90
7,6 - 9,0
53 - 63
2
1)
9
37 - 42
65 - 75
6,5 - 7,5
46 - 52
2 1)
8
1)
7
6
29 - 36
51 - 64
5,1 - 6,4
36 - 45
2
23 - 28
40 - 50
4,0 - 5,0
28 - 35
2 1)
1)
5 1)
19 - 22
33 - 39
3,3 - 3,9
23 - 27
15 - 18
26 - 32
2,6 - 3,2
18 - 22
1
4
11 - 14
19 - 25
1,9 - 2,5
13 - 17
1
3
4 - 10
7 - 18
0,7 - 1,8
5 - 12
1
2
<4
<7
< 0,7
<5
1 2)
1 2)
2
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Duhet të përshtatni zbutësin e ujit në
mënyrë manuale dhe elektronike.
Përshtatja manuale
Rrotullojeni përshtatësin e fortësisë së ujit
në pozicionin 1 ose 2 (referojuni tabelës).
3.
4.
5.
6.
Rregullimi elektronik
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) njëkohësisht derisa
dritat treguese mbi butonat e funksionit
(A) , (B) dhe (C) të fillojnë të pulsojnë.
Lëshojini butonat e funksioneve (B) dhe
(C).
Shtypni butonin e funksionit (A).
• Treguesit për butonat mbi funksionet
(B) dhe (C) fiken.
• Drita treguese mbi butonin e
funksionit (A) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet përzgjedhja e
= niveli
zbutësit të ujit (shembull:
5).
Shtypni vazhdimisht butonin e funksionit
(A) për të ndryshuar përzgjedhjen.
Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
Nëse zbutësi i ujit është cilësuar në
mënyrë elektronike në nivelin 1,
treguesi i kripës qëndron fikur.
PËRDORIMI I KRIPËS NË ENËLARËSE
Si ta mbushim kutinë e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe hapni
kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm herën e parë që e mbushni me
kripë).
electrolux 9
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë
e kripës me kripë.
4. Hiqni kripën rreth hapjes së mbajtësit të
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim të
akrepave të orës për të mbyllur kutinë e
kripës.
Është normale që uji të derdhet nga
kutia e kripës kur shtoni në të kripën.
PËRDORIMI I DETERGJENTIT DHE SHPËLARËSIT
1
3
2
30
7
4
MA X
+
3 2
-
1
20
3. Nëse programi i larjes ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të vogël
detergjenti në pjesën e brendshme të
derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën e detergjentit në
folenë e detergjentit 1 .
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
4
6
5
Përdorimi i detergjentit
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të
detergjentit në ambalazhin e
detergjentit.
Si ta mbushim kutinë e detergjentit:
1. Shtypni butonin e lirimit 2 për të hapur
kapakun 7 e shpërndarësit të
detergjentit.
2. Vendoseni detergjentin në shpërndarës
1 .
Përdorni programet e gjata të larjes kur
përdorni tableta detergjentesh. Këto
nuk mund të shpërbëhen plotësisht me
programet e shkurtra të larjes dhe
mund të ulin rezultatet e larjes.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve
pa shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton
automatikisht shpëlarës gjatë fazës së
shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur
shpërndarësin e shpëlarësit:
1. Shtypni butonin e lirimit 6 për të hapur
kapakun 5 e shpërndarësit të
shpëlarësit.
2. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit
3 me shpëlarës. Shenja "max" tregon
nivelin maksimal.
10 electrolux
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës gjatë programit të
larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit 4
për të rritur ose për të ulur dozën.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Funksioni i shumëfishtë përdoret me
tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këto tableta përmbajnë agjentë si
detergjent, shpëlarës dhe kripë
enëlarësesh. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë agjentë të tjerë.
Sigurohuni që këto tableta të jenë të
përshtatshme për fortësinë e ujit në zonën
tuaj (referojuni udhëzimeve për paketimin e
produkteve).
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon treguesit
e kripës dhe shpëlarësit.
Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë,
programet mund të zgjatin më shumë.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë përpara fillimit të një
programi larjeje Nuk mund të aktivizoni
ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë gjatë procesit të një
programi.
Për të aktivizuar funksionin e
shumëfishtë
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të
ndizet.
4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe
(E). Funksioni është aktivizuar.
• Kur aktivizoni funksionin e
shumëfishtë, ky qëndron i aktivizuar
derisa ta çaktivizoni ju.
Për të çaktivizuar funksionin e
shumëfishtë dhe për të përdorur
veçmas detergjent, kripë dhe shpëlarës
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të
ndizet.
4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe
(E). Funksioni është çaktivizuar.
5. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
6. Vendoseni fortësinë e ujit në nivelin më
të lartë.
7. Nisni një program larjeje pa enë brenda.
8. Kur programi i larjes të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
9. Përshtatni sasinë e shpëlarësit
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
• Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në tasa.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëratjetrën.
electrolux 11
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Lugët përziejini me takëme të tjera për të
mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
• Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji
t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Nisja e programit të larjes pa shtyrje të
tij
Ju mund të zgjidhni programin e larjes
me derën e pajisjes hapur apo mbyllur.
Nëse dera është e hapur, mund të
ndryshoni cilësimin sepse pajisja fillon
të punojë vetëm pasi mbyllet dera.
Nëse dera është e mbyllur, pajisja fillon
të punojë pas 3 sekondash nga
përzgjedhja e programit të larjes.
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Zgjidhni një programi larjeje.
• Treguesi përkatës i programit ndizet.
• Të gjitha dritat treguese të
programeve të tjera fiken.
• Koha e programit pulson në ekran.
3. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes
do të fillojë automatikisht.
• Koha e programit nuk pulson më në
ekran.
Fillimi i programit të larjes me shtyrjen
e programit
Ju mund të zgjidhni shtyrjen e
programit me derën e pajisjes hapur
apo mbyllur.
Nëse dera është e hapur, mund të
ndryshoni cilësimin sepse pajisja fillon
të punojë vetëm pasi mbyllet dera.
Nëse dera është e mbyllur, pajisja fillon
të punojë pas 3 sekondash nga
përzgjedhja e shtyrjes së programit.
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Zgjidhni një program larjeje.
3. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
vazhdimisht derisa ekrani të tregojë
kohën e shtyrjes së programit.
• Koha e fillimit të shtyrjes së programit
pulson në ekran.
4. Mbyllni derën e pajisjes, programi do të
fillojë automatikisht.
• Koha e fillimit të shtyrjes së programit
nuk do të pulsojë më në ekran.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi i larjes fillon automatikisht.
Hapja e derës së pajisjes ndalon
numërimin mbrapsht. Kur e mbyllni
derën, numërimi mbrapsht vazhdon
nga pika kur u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
Numërimi mbrapsht nuk po funksionon
1. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
vazhdimisht derisa ekrani të tregojë
kohën e programit të larjes.
2. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes
do të fillojë automatikisht.
Numërimi mbrapsht po funksionon
• Shtypni butonin e shtyrjes së programit
vazhdimisht derisa ekrani të tregojë
kohën e programit të larjes.
– Koha e programit pulson në ekran. Pas
pak sekondash, koha ndalon së
pulsuari dhe programi i larjes fillon
automatikisht.
Ndërprerja e programit të larjes
• Hapni derën e enëlarëses.
– Programi i larjes ndalon.
• Mbylleni derën e pajisjes.
– Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Anulimi i programit të larjes
Nëse programi i larjes nuk ka filluar, ju
mund ta ndryshoni përzgjedhjen.
Për të ndryshuar përzgjedhjen ndërkohë që
programi i larjes është në punë, nevojitet të
anulohet programi.
• Shtypni dhe mbani shtypur butonin (B)
dhe butonin e anulimit (C) derisa të gjithë
treguesit e programeve të ndizen dhe në
ekran të shfaqen dy vija horizontale.
12 electrolux
Sigurohuni që të ketë detergjent në
folenë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri larjeje.
Përfundimi i programit të larjes
Kur programi i larjes ka përfunduar, ekrani
tregon një zero dhe treguesi i përfundimit
është ndezur.
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
Hiqini artikujt nga koshat.
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe
më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë
se enët e tjera.
Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni
derën e pajisjes paksa të hapur për
disa minuta.
PROGRAMET E LARJES
Programi
Lloji i ndotjes
Përshkrimi i programit
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere dhe
tiganë
Paralarje
Larje 45 °C ose 70 °C
Shpëlarje
Tharje
Ndotje e madhe
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere dhe
tiganë
Paralarje
Larje 70 °C
Shpëlarje
Tharje
Ndotje e sapo
bërë
Enë prej fajance dhe
takëme
Larje 60 °C
Shpëlarje
Ndotje normale
Enë prej fajance dhe
takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarje
Tharje
1)
2)
Lloji i ngarkesës
Të gjitha
3)
Përdorni këtë program për të shpëlarë
shpejt enët. Kjo parandalon ngjitjen e
mbetjeve të ushqimeve në enë dhe daljen
e erërave të këqija nga pajisja.
Mos përdorni detergjent me këtë
program.
Shpëlarje
1) Pajisja e dallon llojin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e përshtat automatikisht temperaturën dhe
sasinë e uji, konsumin e energjisë dhe kohën e programit.
2) Me këtë program mund të lani një ngarkesë enësh me ndotje të sapo bërë. Ai ofron rezultate të mira në larje për
një kohë të shkurtër.
3) Ky është një program standard për institutet e testimit. Me këtë program ju keni përdorimin më të efektshëm të
konsumimit të ujit dhe energjisë për takëme dhe komplete me ndotje normale. Referojuni broshurës përkatëse për
informacionin e testimit.
Vlerat e konsumit
Programi1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
0,9 - 1,7
8 - 17
1,4 - 1,6
15 - 16
0,9
9
electrolux 13
Programi1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
1,0 - 1,1
10 - 11
0,1
4
1) Në ekran shfaqet koha e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit,
ndryshimet në furnizimin me energji
elektrike dhe sasia e enëve të
ngarkuara mund t'i ndryshojnë vlerat e
konsumit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e
larjes.
Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave
është shumë e ulët, bëni kontrolle të
herëpashershme dhe nëse është e
nevojshme t'i pastroni ato.
1. Rrotullojeni filtrin (A) në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni
nga filtri (B).
B
A
2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar
filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë.
4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë
dhe shtyjini. Sigurohuni që ato janë
bashkuar saktë me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që është montuar
saktësisht te dy udhëzuesit (C).
C
14 electrolux
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda
filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim
të akrepave të orës derisa të kyçet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të
hollë me maj.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe
të njomë.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra ose tretës (p.sh.
aceton).
SI TË VEPROJMË NËSE…
Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja
ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për
problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e
gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për disa keqfunksionime, ekrani tregon
kodin e alarmit:
Keqfunksionim
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Pajisja nuk e zbraz ujin.
•
•
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë
- Pajisja nuk e kullon ujin
- Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen
para se të kryeni kontrollet.
Shkaku i mundshëm
Pastroni rubinetin e ujit.
Presioni i ujit është shumë i
ulët.
Lidhuni me autoritetin lokal të
ujësjellësit.
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
Filtri në zorrën e hyrjes së ujit
është i bllokuar.
Pastroni filtrin.
Zorra e hyrjes së ujit nuk është
lidhur mirë.
Sigurohuni që zorra të jetë
lidhur mirë.
Zorra e hyrjes së ujit është
dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së
ujit nuk ka dëmtime.
Rubineti i lavamanit është i
bllokuar.
Pastroni rubinetin e lavamanit.
Zorra e shkarkimit nuk është
lidhur mirë.
Sigurohuni që zorra të jetë
lidhur mirë.
Zorra e shkarkimit të ujit është
e dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e
shkarkimit të ujit nuk ka
dëmtime.
Pajisja kundër përmbytjes është
e aktivizuar.
Fillimi i programit të larjes nuk
kryhet.
Zgjidhja e mundshme
Rubineti i ujit është i bllokuar
ose është i veshur me çmërs.
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni
me qendrën e shërbimit.
Dera e pajisjes është e hapur.
Mbylleni derën e pajisjes.
Spina nuk është e futur në
prizë.
Futeni spinën në prizë.
Është dëmtuar siguresa në
kutinë e siguresave.
Zëvendësoni siguresën.
Është vendosur shtyrja e
programit.
• Anuloni shtyrjen e programit.
• Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi i larjes
fillon automatikisht.
electrolux 15
Mbas kontrollit, aktivizojeni pajisjen.
Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Nëse keqfunksionimi ndodh përsëri, lidhuni
me qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi,
lidhuni me qendrën e shërbimit.
Informacioni i nevojshëm për qendrën e
shërbimit ndodhet në pllakën e
specifikimeve.
Regjistrojeni këtë informacion:
– Modeli
(MOD.) ....................................................
....
– Numri i produktit
(PNC) ........................................
– Numri i serisë (S
N.) ..............................................
Rezultatet e larjes dhe rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi
Enët nuk janë të pastra.
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Programi i larjes nuk është i
duhuri për llojin e ngarkesës
dhe ndotjes.
Sigurohuni që programi i
zgjedhur i larjes është i duhuri
për llojin e ngarkesës dhe
ndotjes.
Nuk i keni vendosur mirë
artikujt në kosha, uji nuk i preku
të gjitha sipërfaqet.
Vendosini artikujt mirë në
kosha.
Krahët spërkatës nuk arritën të
rrotullohen lirisht. Pozicionim i
gabuar i artikujve në kosha.
Sigurohuni që pozicionimi i
gabuar i artikujve të mos
shkaktojë bllokimin e krahëve
spërkatës.
Filtrat janë pis ose nuk janë
montuar dhe instaluar si duhet.
Sigurohuni që filtrat janë të
pastër dhe të montuar e
instaluar siç duhet.
Është përdorur shumë pak ose
aspak detergjent.
Sigurohuni që sasia e
detergjentit është e
mjaftueshme.
Mbajtësi i kripës është bosh.
Mbusheni folenë e kripës me
kripë për enëlarëse.
Niveli i gabuar i përshtatësit të
zbutësit të ujit
Përshtatni zbutësin e ujit me
nivelin e duhur.
Kapaku i mbajtëses së kripës
nuk është mbyllur mirë.
Sigurohuni që kapaku i
mbajtëses së kripës të jetë
mbyllur mirë.
Në gota dhe enë ka rrëke, njolla
të bardha ose veshje turbullire.
Sasia e shpëlarësit është
shumë e lartë.
Pakësoni sasinë e shpëlarësit.
Njolla pikash uji të thata në
gotat dhe enët.
Sasia e shpëlarësit është
shumë e ulët.
Shtoni sasinë e shpëlarësit.
Shkak për këtë mund të jetë
detergjenti.
Përdorni një markë tjetër
detergjenti.
Enët janë të lagura.
Program i larjes ishte pa fazë
tharjeje ose me një fazë tharjeje
të reduktuar.
Për rezultate më të mira
tharjeje, lëreni derën gjysmë të
hapur për disa minuta.
Enët janë të lagura dhe me
njolla mat.
Foleja e shpëlarësit është bosh.
Mbushni folenë shpërndarëse
të shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
Ka copa çmërsi mbi enë.
16 electrolux
Problemi
Shkaku i mundshëm
Funksioni i shumëfishtë është i
aktivizuar (ky funksion
çaktivizon automatikisht
shpërndarësin e shpëlarësit).
Aktivizimi i shpërndarësit të shpëlarësit
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) njëkohësisht derisa
dritat treguese mbi butonat e funksionit
(A) , (B) dhe (C) të fillojnë të pulsojnë.
3. Lëshojini butonat e funksioneve (B) dhe
(C).
4. Shtypni butonin e funksionit (B).
• Treguesit e programit mbi butonat
funksionalë A dhe C fiken.
• Treguesi i programit mbi butonin
funksional B vazhdon të pulsojë.
Zgjidhja e mundshme
Aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit.
• Në ekran do të shfaqet përzgjedhja
për shpërndarësin e shpëlarësit.
Shpërndarësi i lëndës
shpëlarëse është
çaktivizuar.
Shpërndarësi i lëndës
shpëlarëse është
aktivizuar.
5. Shtypni butonin (B) të funksionit për të
ndryshuar përzgjedhjen.
6. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Gjerësia
Lartësia
Thellësia
596 mm
818 - 898 mm
575 mm
Lidhja elektrike
Tensioni
Rryma e përgjithshme
Siguresa
Frekuenca
Presioni i furnizimit me ujë
min.
maks.
Furnizimi me ujë 1)
Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë
Kapaciteti
Numri i vendeve
220-240 V
2200 W
10 A
50 Hz
0,5 bar (0,05 MPa)
8 bar (0,8 MPa)
maks. 60 °C
12
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime
alternative energjie (p.sh. panele
diellore ose fotovoltaike dhe turbina
ere), furnizojeni pajisjen me ujë të
nxehtë për të ulur konsumin e
energjisë.
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin
.
Vendoseni ambalazhin te konteinerët e
riciklimit nëse ka.
electrolux 17
18 electrolux
electrolux 19
www.electrolux.com/shop
117932760-A-112011
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising