Aeg-Electrolux | F78002VI0P | User manual | Aeg-Electrolux F78002VI0P Manuali i perdoruesit

Aeg-Electrolux F78002VI0P Manuali i perdoruesit
FAVORIT 78002 VI
SQ ENËLARËSE
UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt
e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për
shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e
bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund
të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi
kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin
prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që
ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e
një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë
aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve
të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri
te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e
shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg-electrolux.com/shop
Përmbajtja
3
PËRMBAJTJA
4
7
8
11
11
12
13
14
15
15
17
19
20
22
23
Të dhëna për sigurinë
Përshkrim i produktit
Paneli I kontrollit
Përdorimi i pajisjes
Vendosja e zbutësit të ujit
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Përdorimi I detergjentit dhe
shpëlarësit
Funksioni I shumëfishtë
Mbushja e enëlarëses me takëme
dhe enë
Programet e larjes
Përzgjedhja dhe startimi I një
programi larës
Kujdesi dhe pastrimi
Si të veprojmë nëse…
Të dhëna teknike
Probleme që lidhen me mjedisin
Në këtë manual përdorimi janë përdorur
simbolet e mëposhtme:
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë tuaj
personale si dhe udhëzime se si të
parandaloni dëmet në pajisje.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
4
Të dhëna për sigurinë
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
• Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pronës suaj.
• Për të mbrojtur mjedisin.
• Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni pajisjen
dikujt tjetër.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një instalim ose përdorim i pasaktë shkakton dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të pambrojtur
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të reduktuar, funksione mendore të reduktuara
ose mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë pajisje.
Këta njerëz duhet të mbikëqyren ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimit.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
detergjentet.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e
hapur.
Siguria e përgjithshme
• Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit të personave dhe
i dëmtimit të pajisjes.
• Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna nga prodhuesi i detergjentit për të parandaluar
djegiet e syve, gojës dhe fytit.
• Mos e pini ujin nga pajisja. Në pajisje mund të ketë mbetje copash detergjenti.
• Mos e mbani derën të hapur të pambikëqyrur. Kjo bëhet për të parandaluar lëndimet dhe
rrëzimin mbi derën e hapur.
• Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e hapur.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për qëllime të tjera
me qëllim që të parandaloni lëndimet ndaj njerëzve dhe dëmtimet ndaj pajisjes.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë aksesorët e përshtatshëm për larje në enëlarëse.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Vendosini thikat dhe artikujt e tjerë me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat
e drejtuara poshtë. Përndryshe, vendosini horizontalisht në koshin e sipërm ose në koshin
e thikave. (Jo të gjitha modelet kanë kosh thikash).
• Përdorni vetëm produkte të specifikuara për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
• Kripërat që nuk janë të specifikuara për enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e ujit.
Të dhëna për sigurinë
5
• Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të filloni një program larjeje. Kripa e mbetur në
pajisje mund të shkaktojë gërryerje ose mund të shpojë fundin e pajisjes.
• Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e shpëlarësit me produkte të tjera përveç shpëlarësit
(me agjentë pastrues për enëlarësen, me detergjent të lëngshëm). Kjo mund të shkaktojë
dëmtime në pajisje.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të filloni një program
larjeje.
• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur hapni derën gjatë kohës që pajisja është në
punë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të përfundojë programi i larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të pastroni pajisjen, çaktivizojeni atë dhe hiqeni spinën nga priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë ose produkte që mund të shkaktojnë gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat. Sigurohuni që instalimi i filtrave është i saktë. Instalimi
i pasaktë i tyre shkakton rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtim të pajisjes.
• Mos përdorni ujë me spërkatje ose avull për të pastruar pajisjen. Rrezik goditjeje elektrike
dhe dëmtimi të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë e dëmtuar. Mos e instaloni apo lidhni pajisjen në rrjet
po të jetë dëmtuar, por kontaktoni shitësin.
• Hiqni të gjithë ambalazhin përpara se ta instaloni dhe përdorni enëlarësen.
• Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë instalimet elektrike, instalimet hidraulike
dhe instalimin e pajisjes. Kjo bëhet për të parandaluar rrezikun e dëmtimeve në strukturë
ose lëndimet.
• Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë gjatë instalimit.
• Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes për të parandaluar dëmtimin në pjesët
hidraulike dhe pjesët elektrike.
• E rëndësishme! Ndiqni udhëzimet në shembullin që keni marrë me pajisjen:
– Për të instaluar pajisjen.
– Për të montuar panelin e derës.
– Për t'u lidhur me furnizimin me ujë dhe me kullimin.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorra të reja për të lidhur pajisjen te furnizimi me ujë. Mos përdorni zorra të
përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo tuba të papërdorur për një kohë të gjatë. Lëreni
ujin të rrjedhë për disa minuta, më pas lidhni zorrën e furnizimit me ujë.
6
Të dhëna për sigurinë
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të shkaktoni dëmtime të zorrës së ujit kur instaloni
pajisjen.
• Sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort për të shmangur rrjedhje të
ujit.
• Herën e parë që përdorni pajisjen, sigurohuni që zorrët të mos kenë rrjedhje uji.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë sigurie dhe një veshje të dyfishtë me një kabllo të
brendshme. Presion brenda zorrës së ujit ka vetëm vetëm kur në të rrjedh ujë. Nëse ka një
rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit, valvula e sigurisë e ndërpret rrjedhën e ujit.
– Bëni kujdes kur lidhni zorrën e furnizimit me ujë:
– Mos e fusni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose valvulën e sigurisë.
– Nëse zorra e furnizimit me ujë ose valvula e sigurisë janë dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
– Kontaktoni qendrën e shërbimit që të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me valvul
sigurie.
PARALAJMËRIM
Voltazh i rrezikshëm.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë që ofron mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të instaluar si
duhet.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon elektrike. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos kryesore
elektrike mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
Përshkrim i produktit
7
Qendra e shërbimit
• Vetëm një person i kualifikuar mund të riparojë ose punojë me pajisjen. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Për ta hedhur pajisjen
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve ose dëmtimeve:
– Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza e rrjetit elektrik.
– Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni.
– Hiqni rrezen e derës. Kjo bëhet për të mos lejuar që fëmijët apo kafshët shtëpiake të
mbyllen brenda pajisjes. Ekziston rreziku i asfiksimit.
– Hidheni pajisjen në qendrën vendore për hedhjen e mbeturinave.
PARALAJMËRIM
Detergjentët e enëlarëses janë të rrezikshëm dhe mund të shkaktojnë gërryerje!
• Nëse ndodh ndonjë aksident me këto detergjente, kontaktoni menjëherë me një mjek.
• Nëse në gojë futet detergjent, kontaktoni menjëherë me një mjek.
• Nëse detergjenti hyn në sy, kontaktoni menjëherë një mjek dhe pastrojini sytë me ujë.
• Mbajini detergjentet e enëlarëses në një vend të sigurt ku nuk mund t'i kapin fëmijët.
• Mos e mbani derën e pajisjes hapur kur ka detergjent në shpërndarësin e detergjentit.
• Mbusheni shpërndarësin e detergjentit vetëm përpara se të filloni një program larjeje.
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
10
1
9
2
3
4
5
1 Koshi i sipërm
2 Rregulluesi i fortësisë së ujit
8
7
6
8
Paneli I kontrollit
3
4
5
6
7
8
9
10
Mbajtësja e kripës
Foleja e detergjentit
Foleja e shpëlarësit
Pllaka e parametrave
Filtrat
Krahu spërkatës i poshtëm
Krahu spërkatës i sipërm
Krahu spërkatës i lartë
Sinjali pamor
• Kur fillon programi i larjes, në dyshemenë poshtë derës së pajisjes shfaqen një sinjal
pamor i kuq. Ky sinjal i kuq qëndron i ndezur deri kur përfundon programi i larjes.
• Kur fillon programi i larjes, në dyshemenë poshtë derës së pajisjes shfaqet një sinjal
pamor i kuq.
• Kur pajisja ka keqfunksionim, në dyshemenë poshtë derës së pajisjes pulson një sinjal
pamor i kuq.
Nëse pajisja është vendosur në lartësi, me një derë mobilierie kuzhine të mbyllur, sinjali
pamor nuk shfaqet.
PANELI I KONTROLLIT
Butonat e kontrollit ndodhen në pjesën e sipërme të panelin e kontrollit. Për të manovruar
me butonat e kontrollit, mbajeni derën e pajisjes paksa të hapur.
1
1
2
3
4
5
6
7
8
9
2
3
4
5
6
7
8
9
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Ekrani
Butoni i shtyrjes së programit
Butoni i programit (poshtë)
Butoni i programit (lart)
Butoni Extra-Hygiene
Butoni i funksionit të shumëfishtë
Butoni RESET
Treguesit
Treguesit
Treguesi i kripës. Ndizet kur duhet mbushur mbajtësja e kripës. 1)
Edhe pasi të keni mbushur mbajtësen, treguesi i kripës mund mbetet e ndezur
për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes.
Paneli I kontrollit
9
Treguesit
Treguesi i shpëlarësit. Ndizet kur është nevoja të mbushet shpërndarësi i
shpëlarësit. 1)
Treguesi i përfundimit. Ndizet kur programi larës ka përfunduar.
1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpërndarësi i shpëlarësit janë bosh, treguesit përkatës nuk do të ndizen gjatë
procesit të programit të larjes.
Butoni On/off (ndezje/fikje)
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
Dhjetë minuta pas përfundimit të programit të larjes, funksioni AUTO OFF e çaktivizon
automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të kursyer energji.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
• Përshtatjen elektronike të nivelit të zbutësit të ujit
• Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së shpëlarësit (vetëm me funksionin e shumëfishtë të
aktivizuar)
• Numri i programit të larjes
• Koha e mbetur deri në përfundim të programit të larjes
• Përfundimin e një programi larjeje (në ekran do të shfaqet një zero)
• Koha e fillimin të shtyrjes së programit
• Kodet e alarmit
• Aktivizimi dhe çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Butoni i shtyrjes së programit
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të shtyrë fillimin e programit të larjes nga 1 në 24 orë.
Butoni i përzgjedhjes së programit
Shtypni një nga këta butonat vazhdimisht për të vendosur një program larjeje. Sa herë që
shtypni një buton, ekrani tregon një numër që lidhet me një program larjeje. Referojuni
kapitullit 'Programet e larjes'.
Butoni Extra-Hygiene
Ky funksion jep rezultate më të mira për higjienën. Gjatë fazës së shpëlarjes, temperatura
qëndron në 70 °C për 10 deri 14 minuta.
Shtypni këtë buton për ta aktivizuar këtë funksion. Treguesi përkatës ndizet.
Butoni i funksionit të shumëfishtë
Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e shumëfishtë. Referojuni
kapitullit "Funksioni i shumëfishtë".
Butoni RESET
Shtypni këtë buton për të anuluar:
• Program larjeje që po ekzekutohet
• Numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit.
10
Paneli I kontrollit
Modalitetin e përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes për këto procese:
• Për të vendosur dhe nisur një program larjeje.
• Për të vendosur dhe nisur shtyrjen e një programi.
• Për të përshtatur në mënyrë elektronike nivelin e zbutësit të ujit.
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar shpërndarësin e shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
shumëfishtë është i ndezur).
• Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet akustike.
Aktivizojeni pajisjen. Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Në ekran do të shfaqen dy vija horizontale të statusit.
Aktivizojeni pajisjen. Pajisja nuk është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
• Ekrani tregon kohën e programit të larjes ose shtyrjes së programit.
– Është e nevojshme të anuloni programin ose shtyrjen e programit për t’u kthyer te
modaliteti i përzgjedhjes. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe startimi i një programi
larës".
Sinjalet akustike
Mund të dëgjoni një sinjal akustik në këto kushte:
• Programi larës ka përfunduar.
• Niveli i zbutësit të ujit përshtatet në mënyrë elektronike.
• Pajisja ka një keqfunksionim.
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: ndezur.
Çaktivizimi i sinjaleve akustike
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonin (4) dhe butonin (5) derisa të pulsojnë
treguesit e butonave (3), (4) dhe (5).
4. Lëshoni butonin (4) dhe butonin (5).
5. Shtypni butonin 5,
• Treguesit e butonave (3) dhe (4) fiken.
• Treguesi i butonit (5) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet përzgjedhja e sinjaleve akustike.
Sinjalet akustike janë të ndezur.
Sinjalet akustike janë të fikur.
6. Shtypni butonin (5) për të ndryshuar përzgjedhjen.
7. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
Për të çaktivizuar sërish sinjalet akustike, kryeni hapat (1) deri (7).
Përdorimi i pajisjes
11
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në zonën
tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të shpëlarësit me ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të detergjentit me sasinë e duhur të detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të kombinuara ('3 në 1', '4 në 1', '5 në 1'), përdorni
funksionin e shumëfishtë (referojuni kapitullit 'Funksioni i shumëfishtë'.
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga uji i furnizuar. Këto minerale dhe kripëra mund
të dëmtojnë pajisjen.
Përshtateni nivelin e zbutësit të ujit nëse ai nuk përkon me fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit për informacion mbi fortësinë e furnizimit
tuaj me ujë.
Përshtatja e fortësisë
së ujit
Fortësia e ujit
Sistemi gjerman
(°dH)
Sistemi francez
(TH°)
mmol/l
Gradë Clarke
mënyrë
manuale
mënyrë
elektro
nike
51 - 70
91 - 125
9,1 - 12,5
64 - 88
2 1)
10
43 - 50
76 - 90
7,6 - 9,0
53 - 63
2 1)
9
37 - 42
65 - 75
6,5 - 7,5
46 - 52
2 1)
8
29 - 36
51 - 64
5,1 - 6,4
36 - 45
2 1)
7
23 - 28
40 - 50
4,0 - 5,0
28 - 35
2 1)
6
19 - 22
33 - 39
3,3 - 3,9
23 - 27
2 1)
5 1)
15 - 18
26 - 32
2,6 - 3,2
18 - 22
1
4
11 - 14
19 - 25
1,9 - 2,5
13 - 17
1
3
4 - 10
7 - 18
0,7 - 1,8
5 - 12
1
2
<4
<7
< 0,7
<5
1 2)
1 2)
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Duhet të përshtatni zbutësin e ujit në mënyrë manuale dhe elektronike.
12
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Përshtatja manuale
Rrotullojeni përshtatësin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (referojuni tabelës).
Përshtatja elektronike
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat (4) dhe (5) derisa të pulsojnë treguesit
e butonave (3), (4) dhe (5).
4. Lëshoni butonat (4) dhe (5).
5. Shtypni butonin (3),
• Treguesit e butonave (3) dhe (4) fiken.
• Treguesi i butonit (3) vazhdon të pulsojë.
• Do të dëgjohen sinjalet akustike.
dhe do të dëgjoni pesë
• Në ekran shfaqet përzgjedhja e zbutësit të ujit (shembull:
sinjale akustike = niveli 5).
6. Shtypni vazhdimisht butonin (3) për të ndryshuar përzgjedhjen.
7. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
Nëse zbutësi i ujit është cilësuar në mënyrë elektronike në nivelin 1, treguesi i kripës
qëndron fikur.
PËRDORIMI I KRIPËS NË ENËLARËSE
Si ta mbushim kutinë e kripës
1. Rrotulloni kapakun në drejtim të kundërt
të akrepave të orës për të hapur kutinë e
kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm herën e parë që e mbushni me
kripë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
13
Është normale që uji derdhet nga kutia e kripës kur shtoni në të kripën.
PËRDORIMI I DETERGJENTIT DHE SHPËLARËSIT
1
3
2
4
30
7
4
MA X
+
3 2
-
1
20
6
5
Përdorimi i detergjentit
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më shumë detergjent sesa sasia e caktuar.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në ambalazhin e detergjentit.
Si ta mbushim kutinë e detergjentit:
1. Shtypni butonin e lirimit 2 për të hapur kapakun 7 e shpërndarësit të detergjentit.
2. Vendoseni detergjentin në shpërndarës 1 .
3. Nëse programi i larjes ka një fazë paralarjeje, vendosni një sasi të vogël detergjenti në
pjesën e brendshme të derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti, vendoseni tabletën e detergjentit në folenë e
detergjentit 1 .
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit. Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet në
pozicion.
Përdorni programet e gjata të larjes kur përdorni tableta detergjentesh. Këto nuk mund të
shpërbëhen plotësisht me programet e shkurtra të larjes dhe mund të ulin rezultatet e
larjes.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton automatikisht shpëlarës gjatë fazës së shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur shpërndarësin e shpëlarësit:
1. Shtypni butonin e lirimit 6 për të hapur kapakun 5 e shpërndarësit të shpëlarësit.
14
Funksioni I shumëfishtë
2. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit 3 me shpëlarës. Shenja "max" tregon nivelin
maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e
shkumës gjatë programit të larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit. Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet në
pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit 4 për të rritur ose për të ulur dozën.
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Funksioni i shumëfishtë përdoret me tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këto tableta përmbajnë agjentë si detergjent, shpëlarës dhe kripë enëlarësesh. Disa lloje
tabletash mund të përmbajnë agjentë të tjerë.
Sigurohuni që këto tableta të jenë të përshtatshme për fortësinë e ujit në zonën tuaj
(referojuni udhëzimeve për paketimin e produkteve).
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon treguesit e kripës dhe shpëlarësit.
Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë, programet mund të zgjatin më shumë.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e shumëfishtë përpara fillimit të një programi larjeje
Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e shumëfishtë gjatë procesit të një
programi.
Për të aktivizuar funksionin e shumëfishtë
• Shtypni butonin e funksionit të shumëfishtë, drita e këtij funksioni do të ndizet.
Funksioni është aktivizuar.
– Kur aktivizoni funksionin e shumëfishtë, ky qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni
ju.
Për të çaktivizuar funksionin e shumëfishtë dhe për të përdorur veçmas detergjent, kripë dhe
shpëlarës
1. Shtypni butonin e funksionit të shumëfishtë, drita e këtij funksioni do të fiket. Funksioni
është çaktivizuar.
2. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit.
3. Vendoseni fortësinë e ujit në nivelin më të lartë.
4. Nisni një program larjeje pa enë brenda.
5. Kur programi i larjes të përfundojë, përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në
zonën tuaj.
6. Përshtatni sasinë e shpëlarësit
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
15
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni fletëpalosjes "Shembuj të ProClean ngarkesave".
Udhëzime dhe këshilla
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar për
poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në tasa.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos ngjiten bashkë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e takëmeve.
Lugët përziejini me takëme të tjera për të mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi artikujt plastikë dhe tiganët që nuk ngjisin.
PROGRAMET E LARJES
Programi
1
Lloji i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Përshkrimi i programit
Funksioni
ExtraHygiene
Të gjitha
Enë prej fajance,
Paralarje
takëme, tenxhere dhe Larje 45°C ose 70°C
tiganë
Shpëlarjet
Tharje
Po, me
ndikim
2
Ndotje e madhe
Enë prej fajance,
Paralarje
takëme, tenxhere dhe Larje 70 °C
tiganë
Shpëlarjet
Tharje
Po, pa ndikim
3
Ndotje normale
Enë prej fajance dhe
takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarjet
Tharje
Po, pa ndikim
Ndotje e sapo
bërë
Enë prej fajance dhe
takëme
Larje 60 °C
Shpëlarje
Po, me
ndikim
1)
2)
4
3)
16
Programet e larjes
Programi
Lloji i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Ndotje normale
Enë prej fajance dhe
takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarjet
Tharje
Po, me
ndikim
6
Ndotje e lehtë
Enë prej fajance dhe
takëme
Larje 55 °C
Shpëlarjet
Po, me
ndikim
7
Ndotje normale
ose e lehtë
Enë prej fajance dhe
qelqurina
Larje 45 °C
Shpëlarjet
Tharje
Po, pa ndikim
8
Përdorni këtë program për të shpëlarë
shpejt enët. Kjo parandalon ngjitjen e
mbetjeve të ushqimeve në enë dhe
daljen e erërave të këqija nga pajisja.
Mos përdorni detergjent me këtë
program.
Shpëlarje
Po, pa ndikim
5
4)
Përshkrimi i programit
Funksioni
ExtraHygiene
1) Pajisja e dallon llojin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e përshtat automatikisht temperaturën dhe
sasinë e uji, konsumin e energjisë dhe kohën e programit.
2) Ky është programi i larjes me zhurmë më të ulët. Pompa punon me shpejtësi shumë të ulët në mënyrë që të ulet
niveli i zhurmës. Për shkak të shpejtësisë së ulët, kohëzgjatja e programit është e gjatë.
3) Me këtë program mund të lani një ngarkesë enësh me ndotje të sapo bërë. Ai ofron rezultate të mira në larje për
një kohë të shkurtër.
4) Ky është një program standard për institutet e testimit. Me këtë program ofron përdorimin më me efikasitet të
ujit dhe energjisë për enë fajance dhe takëme me ndotje normale. Referojuni broshurën përkatëse për
informacionin e testimit.
Vlerat e konsumit
Programi
Koha e programit
(minuta)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
1
90 - 160
0,9 - 1,7
8 - 15
2
140 - 160
1,5 - 1,6
13 - 14
3
200 - 220
1,1 - 1,2
9 - 11
4
30
0,9
9
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Programi
Koha e programit
(minuta)
Energjia (kWh)
17
Uji (litra)
5
160 - 170
0,9 - 1,0
9 - 11
6
50 - 60
1,0 - 1,2
10 - 11
7
65 - 75
0,8 - 0,9
11 - 12
8
14
0,1
4
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike dhe sasia e
enëve të ngarkuara mund t'i ndryshojnë vlerat e konsumit.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Nisja e programit të larjes pa shtyrje të tij
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Zgjidhni një programi larjeje.
• Numri përkatës i programit pulson në ekran.
4. Nëse është e nevojshme, caktoni funksionin extra-hygiene.
5. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes do të fillojë automatikisht.
Nisja e programit të larjes me shtyrje të tij
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Caktoni programin e larjes dhe, nëse është e nevojshme, caktoni funksionin extrahygiene.
4. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë kohën e
fillimit të shtyrjes së programit.
• Koha e fillimit të shtyrjes së programit pulson në ekran.
• Treguesi i shtyrjes ndizet.
5. Mbyllni derën e pajisjes, programi do të fillojë automatikisht.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht, programi i larjes fillon automatikisht.
Hapja e derës së pajisjes ndalon numërimin mbrapsht. Kur e mbyllni derën, numërimi
mbrapsht vazhdon nga pika kur u ndërpre.
18
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Anulimi i shtyrjes së programit
Nëse dera e pajisjes është e hapur, numërimi mbrapsht nuk ka filluar
1. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë numrin e
programit të larjes.
• Numri pulson në ekran.
2. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes do të fillojë automatikisht.
Nëse dera e pajisjes është e mbyllur dhe numërimi mbrapsht ka filluar
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë numrin e
programit të larjes.
• Numri pulson për disa sekonda dhe më pas në ekran shfaqet koha e programit të
larjes.
3. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes do të fillojë automatikisht.
Ndërprerja e programit të larjes
• Hapni derën e enëlarëses.
– Programi i larjes ndalon.
• Mbylleni derën e pajisjes.
– Programi i larjes vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i programit të larjes
Nëse programi i larjes nuk ka filluar, ju mund ta ndryshoni përzgjedhjen.
Për të ndryshuar përzgjedhjen ndërkohë që programi i larjes është në punë, nevojitet të
anulohet programi.
• Shtypni butonin RESET derisa në ekran të shfaqen dy vija horizontale të statusit.
Sigurohuni që të ketë detergjent në folenë e detergjentit përpara se të filloni një program të
ri larjeje.
Përfundimi i programit të larjes
Kur përfundon programi i larjes, dëgjohet një sinjal akustik i ndërprerë.
1. Hapni derën e pajisjes.
• Treguesi i mbarimit ndizet
• Në ekran shfaqet një zero.
2. Çaktivizoni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni derën e pajisjes paksa të hapur për disa minuta.
Hiqini artikujt nga koshat.
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë se enët e
tjera.
Kujdesi dhe pastrimi
19
KUJDESI DHE PASTRIMI
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e larjes.
Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave është shumë e ulët, bëni kontrolle të
herëpashershme dhe nëse është e nevojshme t'i pastroni ato.
1. Rrotullojeni filtrin (A) në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni
nga filtri (B).
B
A
2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar
filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë.
4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë dhe
shtyjini. Sigurohuni që ato janë bashkuar
saktë me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni që është montuar
saktësisht te dy udhëzuesit (C).
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda
filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim
të akrepave të orës derisa të kyçet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
C
20
Si të veprojmë nëse…
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen, hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të
hollë me maj.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe të
njomë.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra ose tretës (p.sh. aceton).
SI TË VEPROJMË NËSE…
Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e gjeni,
kontaktoni qendrën e shërbimit.
Për disa keqfunksionime, ekrani tregon kodin e alarmit:
- Pajisja nuk mbushet me ujë
•
- Pajisja nuk e kullon ujin
•
- Pajisja kundër përmbytjes është e aktivizuar.
•
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen para se të kryeni kontrollet.
Keqfunksionim
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Pajisja nuk e zbraz ujin.
Pajisja kundër përmbytjes është
e aktivizuar.
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Rubineti i ujit është i bllokuar
ose është i veshur me çmërs.
Pastroni rubinetin e ujit.
Presioni i ujit është shumë i
ulët.
Lidhuni me autoritetin lokal të
ujësjellësit.
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
Filtri në zorrën e hyrjes së ujit
është i bllokuar.
Pastroni filtrin.
Zorra e hyrjes së ujit nuk është
lidhur mirë.
Sigurohuni që zorra të jetë
lidhur mirë.
Zorra e hyrjes së ujit është
dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së
ujit nuk ka dëmtime.
Rubineti i lavamanit është i
bllokuar.
Pastroni rubinetin e lavamanit.
Zorra e shkarkimit nuk është
lidhur mirë.
Sigurohuni që zorra të jetë
lidhur mirë.
Zorra e shkarkimit të ujit është
e dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e
shkarkimit të ujit nuk ka
dëmtime.
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni
me qendrën e shërbimit.
Si të veprojmë nëse…
Keqfunksionim
Fillimi i programit të larjes nuk
kryhet.
Shkaku i mundshëm
21
Zgjidhja e mundshme
Dera e pajisjes është e hapur.
Mbylleni derën e pajisjes.
Spina nuk është e futur në
prizë.
Futeni spinën në prizë.
Është dëmtuar siguresa në
kutinë e siguresave.
Zëvendësoni siguresën.
Është vendosur shtyrja e
programit.
• Anuloni shtyrjen e
programit.
• Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi i larjes
fillon automatikisht.
Mbas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Nëse keqfunksionimi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi, lidhuni me qendrën e shërbimit.
Informacioni i nevojshëm për qendrën e shërbimit ndodhet në pllakën e specifikimeve.
Regjistrojeni këtë informacion:
– Modeli (MOD.) ........................................................
– Numri i produktit (PNC) ........................................
– Numri i serisë (S N.) ..............................................
Rezultatet e larjes dhe rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi
Enët nuk janë të pastra.
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Programi i larjes nuk është i
duhuri për llojin e ngarkesës
dhe ndotjes.
Sigurohuni që programi i
zgjedhur i larjes është i duhuri
për llojin e ngarkesës dhe
ndotjes.
Nuk i keni vendosur mirë
artikujt në kosha, uji nuk i
preku të gjitha sipërfaqet.
Vendosini artikujt mirë në
kosha.
Krahët spërkatës nuk arritën të
rrotullohen lirisht. Pozicionim i
gabuar i artikujve në kosha.
Sigurohuni që pozicionimi i
gabuar i artikujve të mos
shkaktojë bllokimin e krahëve
spërkatës.
Filtrat janë pis ose nuk janë
Sigurohuni që filtrat janë të
montuar dhe instaluar si duhet. pastër dhe të montuar e
instaluar siç duhet.
Ka copa çmërsi mbi enë.
Është përdorur shumë pak ose
aspak detergjent.
Sigurohuni që sasia e
detergjentit është e
mjaftueshme.
Mbajtësi i kripës është bosh.
Mbusheni folenë e kripës me
kripë për enëlarëse.
Niveli i gabuar i përshtatësit të
zbutësit të ujit
Përshtatni zbutësin e ujit me
nivelin e duhur.
22
Të dhëna teknike
Problemi
Shkaku i mundshëm
Kapaku i mbajtëses së kripës
nuk është mbyllur mirë.
Zgjidhja e mundshme
Sigurohuni që kapaku i
mbajtëses së kripës të jetë
mbyllur mirë.
Në gota dhe enë ka rrëke, njolla Sasia e shpëlarësit është shumë Pakësoni sasinë e shpëlarësit.
të bardha ose veshje turbullire. e lartë.
Njolla pikash uji të thata në
gotat dhe enët.
Sasia e shpëlarësit është shumë Shtoni sasinë e shpëlarësit.
e ulët.
Shkak për këtë mund të jetë
detergjenti.
Përdorni një markë tjetër
detergjenti.
Enët janë të lagura.
Program i larjes ishte pa fazë
tharjeje ose me një fazë
tharjeje të reduktuar.
Për rezultate më të mira
tharjeje, lëreni derën gjysmë të
hapur për disa minuta.
Enët janë të lagura dhe me
njolla mat.
Foleja e shpëlarësit është bosh.
Mbushni folenë shpërndarëse
të shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
Funksioni i shumëfishtë është i
aktivizuar (ky funksion
çaktivizon automatikisht
shpërndarësin e shpëlarësit).
Aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit.
Aktivizimi i shpërndarësit të shpëlarësit.
1. Aktivizojeni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat (4) dhe (5) derisa të pulsojnë treguesit
e butonave (3), (4) dhe (5).
4. Lëshoni butonat (4) dhe (5).
5. Shtypni butonin (4).
• Treguesit e butonave (3) dhe (3) fiken
• Treguesi i butonit (4) vazhdon të pulsojë
• Në ekran do të shfaqet përzgjedhja për folenë e shpëlarësit.
Shpërndarësi i lëndës shpëlarëse është çaktivizuar.
Shpërndarësi i lëndës shpëlarëse është aktivizuar.
6. Shtypni butonin (4) për të ndryshuar përzgjedhjen.
7. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Gjerësia
596 mm
Lartësia
818 - 898 mm
Probleme që lidhen me mjedisin
Thellësia
Presioni i furnizimit me ujë
Minimumi
Maksimumi
Furnizimi me ujë 1)
Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë
Kapaciteti
Numri i vendeve
23
550 mm
0,5 bar (0,05 MPa)
8 bar (0,8 MPa)
maksimumi 60°C
12
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
Etiketa e specifikimeve në cepin e brendshëm të derës së pajisjes tregon të dhënat e lidhjeve
elektrike.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike
dhe turbina ere), furnizojeni pajisjen me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin
ka.
. Vendoseni ambalazhin te konteinerët e riciklimit nëse
www.aeg-electrolux.com/shop
117939141-B-362010
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising