Electrolux | ESL66060R | User manual | Electrolux ESL66060R Manuali i perdoruesit

Electrolux ESL66060R Manuali i perdoruesit
udhëzimet për përdorim
Enëlarëse
ESL 66060
2 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë
Përshkrim i produktit
Paneli I kontrollit
Përdorimi i pajisjes
Vendosja e zbutësit të ujit
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
Funksioni I shumëfishtë
2
5
5
7
7
8
9
10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
10
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
11
Programet e larjes
12
Kujdesi dhe pastrimi
13
Si të veprojmë nëse…
13
Të dhëna teknike
16
Probleme që lidhen me mjedisin
16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
• Për sigurinë tuaj personale dhe sigurinë e
pronës tuaj.
• Për të respektuar mjedisin,
• Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku
me pajisjen edhe kur ndërroni shtëpi ose
kur e shisni atë.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një
instalim ose përdorim i pasaktë shkakton
dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të
pambrojtur
• Mos lejoni përdorimin e pajisjes nga
personat, përfshirë fëmijët, me ndijime
fizike të reduktuara, me funksione të
reduktuara mendore ose me mungesë
përvoje dhe njohurish. Këta njerëz duhet
të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend
të sigurt. Mos i lejoni fëmijët të prekin
detergjentët.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg
enëlarëses gjatë kohës që dera e saj
është e hapur.
Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
• Ndiqni udhëzimet e sigurisë nga
prodhuesi i detergjentit të enëlarëses për
të parandaluar djegien në sy, në gojë dhe
në grykë.
• Mos e pini ujin nga pajisja. Mbetjet e
detergjentit mund të qendrojnë në
pajisjen tuaj.
• Mbylleni gjithnjë derën pasi ta keni
mbushur dhe zbrazur pajisjen për të
parandaluar lëndimet ose për të
parandaluar dikë që të rrëzohet te dera e
hapur.
• Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e
hapur.
Përdorimi
• Pajisja është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime tregtare dhe industriale ose për
përdorime të tjera.
• Mos e përdorni pajisjen për përdorime të
tjera përveç atij për të cilin është krijuar.
Ju do të shmangni lëndimet fizike ndaj
personave ose dëmtimet e pronës.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët
shtëpiake të kuzhinës, të përshtatshme
për larjen në enëlarëse.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende që janë të lagura me produkte
electrolux 3
•
•
•
•
•
•
•
•
që marrin flakë, afër ose brenda në
pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
majë të mprehtë në koshin e takëmeve,
me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
vendosini horizontalisht në koshin e
sipërm ose në koshin e thikave. (Jo të
gjitha modelet e kanë koshin e thikave).
Përdorni vetëm produktet e specifikuara
për enëlarëset (detergjent, kripë,
shpëlarës).
Kripërat që nuk janë të specifikuara për
enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
ujit.
Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
filloni një program larjeje. Kokrrat e kripës
dhe ujërat me kripë mund të shkaktojnë
gërryerje ose të krijojnë një vrimë në fund
të pajisjes.
Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
shpëlarësit me produkte të tjera përveç
shpëlarësit (p.sh. me agjentë pastrues
për enëlarësen, me detergjent të
lëngshëm). Kjo mund të shkaktojë
dëmtime në pajisje.
Sigurohuni që krahët spërkatës të mund
të lëvizin lirisht përpara se të filloni një
program larjeje.
Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
punë e sipër, që andej mund të dalë avull
i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Mos i hiqni enët nga pajisja para
përfundimit të programit të larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqni spinën nga priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë
ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
dëmtim të pajisjes.
• Mos spërkatni ujë ose avull për të
pastruar pajisjen. Ekziston rreziku i
goditjes elektrike dhe i dëmtimit të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar
ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos e
•
•
•
•
•
•
lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Nëse është e nevojshme, kontaktoni
shitësin.
Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit
të parë.
Instalimet elektrike dhe hidraulike,
parametrizimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes duhet që ta kryejë vetëm një
person i kualifikuar. Kjo bëhet për të
parandaluar rreziqet e dëmtimeve
strukturore ose të lëndimeve fizike.
Sigurohuni që gjatë instalimit spina të
mos jetë e vendosur në prizë.
Mos hapni vrima në skajet anësore të
pajisjes, për të parandaluar dëmtimin e
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
E rëndësishme! Ndiqni udhëzimet në
broshurën bashkëngjitur:
– Për të instaluar pajisjen.
– Për të montuar derën e mobilies.
– Për të lidhur sistemin e furnizimit me
ujë dhe të zbrazjes së tij.
Sigurohuni që pajisja të instalohet nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me
temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorrë të reja për ta lidhur pajisjen
me furnizimin me ujë. Mos përdorni zorrë
të përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj ose
me tuba të papërdorur për një kohë të
gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa
minuta, dhe më pas lidhni zorrën e futjes
së ujit.
• Kur të instaloni pajisjen, sigurohuni që të
mos i shtypni ose të mos i dëmtoni zorrët
e ujit.
• Sigurohuni që bashkimet e ujit të jenë
shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen
e ujit.
• Herën e parë që përdorni pajisjen,
sigurohuni që zorrët nuk kanë rrjedhje uji.
• Zorra e hyrjes së ujit është me dy shtresa
dhe ka një kabllo të brendshëm elektrik
dhe një valvul sigurie. Zorra e hyrjes së
ujit është nën presion vetëm gjatë kohës
që qarkullon ujë në të. Nëse ka një
4 electrolux
rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit, valvula
e sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
– Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes
së ujit:
– Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
ujit ose valvulën e sigurisë.
– Nëse zorra e hyrjes së ujit ose
valvula e sigurisë është dëmtuar,
hiqni menjëherë spinën elektrike nga
priza.
– Kontaktoni qendrën e shërbimit që
të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit
me valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e klasifikimit të jenë në përputhje
me furnizimin me energji të banesës tuaj.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim
të instaluar mirë.
• Mos përdorni spina me shumë hyrje,
bashkues dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
• Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Qendra e shërbimit
• Vetëm një inxhinier i miratuar mund ta
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike:
– Shkëputeni pajisjen nga priza.
– Prejeni kabllon e rrymës dhe hidheni atë.
– Hidhni mbajtësen e derës. Kjo i
parandalon fëmijët ose kafshët e vogla
që të mbyllen brenda pajisjes. Ka rrezik
asfiksimi.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
• Nëse ndodh ndonjë aksident me
këta detergjentë, kontaktoni
menjëherë qendrën tuaj rajonale të
helmimit dhe një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në gojë,
kontaktoni menjëherë qendrën tuaj
rajonale të helmimit dhe një doktor.
• Nëse detergjenti hyn në sy,
kontaktoni menjëherë një doktor dhe
lagini sytë me ujë.
• Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
• Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
• Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të
filloni një program larjeje.
electrolux 5
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
1
9
2
8
3
7
4
5
1
2
3
4
5
6
7
8
9
6
• Një dritë e kuqe për të gjithë kohëzgjatjen
e programit të larjes.
• Një dritë e gjelbër kur programi i larjes
përfundon.
• Një dritë e kuqe që pulson kur ka ndonjë
keqfunksionim.
Koshi i sipërm
Rregulluesi i fortësisë së ujit
Mbajtësja e kripës
Kutia e detergjentit
Kutia e lëndës shpëlarëse
Etiketa e parametrave
Filtrat
Krahu i poshtëm spërkatës
Krahu i sipërm spërkatës
Nëse pajisja është instaluar në lartësi,
me një derë kuzhine të rrafshët prej
mobilieje, sinjali optik nuk do të shfaqet.
Sinjali optik
Pas nisjes së programit të larjes, një sinjal
optik shfaqet në pjesën fundore nën derën
e pajisjes:
PANELI I KONTROLLIT
6
A
1
2
3
B
C
D
4
E
5
6 electrolux
1
2
3
4
5
6
Butoni On/off (ndezja/fikja)
Ekrani
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Dritat treguese
Butonat e funksioneve
Dritat treguese
Kripa
1)
Kjo ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e kripës. Referojuni kapitullit
"Përdorimi I kripës në enëlarëse".
Pasi të keni mbushur kutinë, drita treguese e kripës mund të vazhdojë të
qëndrojë e ndezur për disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në funksionimin e
pajisjes.
Lënda
shpëlarëse 1)
Kjo ndizet kur është e nevojshme të mbushet kutia e lëndës shpëlarëse.
Referojuni kapitullit "Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit".
Multitab
Kjo ndizet kur ju aktivizoni funksionin "Multitab". Referojuni kapitullit "Funksioni I
shumëfishtë".
1) Kur kutia e kripës dhe/ose e lëndës shpëlarëse janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë kohës
që programi i larjes është në funksionim.
Ekrani
Në ekran shfaqet:
• Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
të ujit.
• Aktivizimi/çaktivizimi i shpërndarësit të
lëndës shpëlarëse (vetëm me funksionin
"Multitab" të aktivizuar).
• Kohëzgjatja e programit të larjes.
• Koha e mbetur deri në përfundimin e
programit të larjes.
• Përfundimi i një programi larjeje. Në ekran
shfaqet një zero.
• Koha e mbetur deri në përfundimin e
nisjes së programuar.
• Kodet e defekteve.
• Aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Përdorni këtë buton për të shtyrë fillimin e
programit të larjes me një interval nga 1 në
24 orë. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi I një programi larës".
Butonat e përzgjedhjes së programeve
Me anë të këtyre butonave ju mund të
zgjidhni programin e larjes. Shtypni një
buton programi, dhe drita treguese
përkatëse do të ndizet.
Referojuni kapitullit "Programet e larjes" për
më shumë të dhëna lidhur me programet e
larjes.
Butonat e funksioneve
Përdorni butonat e funksioneve për këto
procese:
• Për të përshtatur elektronikisht nivelin e
zbutësit të ujit. Referojuni kapitullit
"Vendosja e zbutësit të ujit".
• Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
"Multitab". Referojuni kapitullit "Funksioni
I shumëfishtë".
• Për të aktivizuar/çaktivizuar
shpërndarësin e lëndës shpëlarëse kur
funksioni "Multitab" është aktiv.
Referojuni kapitullit "Si të veprojmë nëse..."
• Për të anuluar programin e larjes në
proces ose shtyrjen e fillimit të programit.
Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike. Referojuni kapitullit "Sinjalet
akustike".
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes për këto procese:
• Për të zgjedhur dhe për të nisur një
program larjeje dhe/ose një nisje të shtyrë
të programit.
• Për të përshtatur elektronikisht nivelin e
zbutësit të ujit.
• Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike.
electrolux 7
• Për të aktivizuar/çaktivizuar funksionin
"Multitab".
• Për të aktivizuar/çaktivizuar
shpërndarësin e lëndës shpëlarëse.
Shtypni butonin On/Off (ndezja/fikja). Pajisja
është në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
– Ndizen të gjitha dritat treguese të
programeve.
Shtypni butonin On/Off. Pajisja nuk është
në modalitetin e përzgjedhjes, kur:
– Ndizet drita treguese e vetëm një
programi.
– Ekrani tregon kohëzgjatjen e një programi
larjeje ose shtyrjen e fillimit të një programi.
– Nevojitet që të anuloni programin ose
shtyrjen e fillimit të programit për t'u
kthyer në modalitetin e përzgjedhjes.
Referojuni kapitullit "Përzgjedhja dhe
startimi I një programi larës".
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike tregojnë:
• Përfundimin e një programi larjeje.
• Përshtatjen elektronike të nivelit të
zbutësit të ujit.
• Një keqfunksionim të pajisjes.
Kryeni këta hapa për të çaktivizuar sinjalet
akustike:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
treguese të butonave të funksioneve A,
B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
4. Lëshoni butonat e funksioneve A dhe B.
5. Shtypni butonin e funksionit C.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe B fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
C pulson.
– Në ekran shfaqet përcaktimi aktual.
Sinjalet akustike
aktivizohen
Sinjalet akustike
çaktivizohen
6. Shtypni sërish butonin e funksionit C.
– Në ekran shfaqet përshtatja e re.
7. Fikeni pajisjen për të ruajtur procesin.
Kryeni procedurën e mësipërme për të
aktivizuar sërish sinjalet akustike.
PËRDORIMI I PAJISJES
Referojuni udhëzimeve për çdo hap të
procedurës:
1. Bëni një kontroll nëse përshtatja e
zbutësit të ujit përputhet me fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Nëse është e
nevojshme, përshtatni zbutësin e ujit.
2. Mbusheni kutinë e kripës me kripë të
posaçme për enëlarëse.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit me
ndihmësin për shpëlarjen.
4. Mbushja e enëlarëses me takëme dhe
enë.
5. Vendosni programin e saktë të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni kutinë e detergjentit me
sasinë e duhur të detergjentit.
7. Filloni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ("3 në 1", "4 në 1", "5 në
1"), referojuni kapitullit "Funksioni i
shumëfishtë".
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund
të kenë një ndikim negativ në funksionimin e
pajisjes.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e ujit:
• Sistemi gjerman (dH°).
• Sistemi francez (°TH).
• mmol/l (milimol për çdo litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
• Gradë Clarke.
Përshtatni zbutësin e ujit sipas fortësisë së
ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme,
kontaktoni autoritetet lokale të ujësjellësit.
8 electrolux
Fortësia e ujit
Përshtatja e fortësisë së ujit
°dH
°TH
mmol/l
Clarke
manualisht
elektronikisht
51 - 70
91 - 125
9,1 - 12,5
64 - 88
2 1)
10
43 - 50
76 - 90
7,6 - 9,0
53 - 63
2
1)
9
37 - 42
65 - 75
6,5 - 7,5
46 - 52
2 1)
8
29 - 36
51 - 64
5,1 - 6,4
36 - 45
2
1)
7
23 - 28
40 - 50
4,0 - 5,0
28 - 35
2 1)
6
19 - 22
33 - 39
3,3 - 3,9
23 - 27
1)
15 - 18
26 - 32
2,6 - 3,2
18 - 22
1
4
11 - 14
19 - 25
1,9 - 2,5
13 - 17
1
3
4 - 10
7 - 18
0,7 - 1,8
5 - 12
1
2
<4
<7
< 0,7
2
<5
1
2)
5 1)
1 2)
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Nuk nevojitet përdorimi i kripës.
Duhet të përshtatni zbutësin e ujit në
mënyrë manuale dhe elektronike.
Përshtatja manuale
Rrotullojeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (referojuni figurës).
4.
5.
6.
Përshtatja elektronike
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa dritat
7.
treguese të butonave të funksioneve A,
B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
Lëshojini butonat e funksioneve B dhe C.
Shtypni butonin e funksionit A.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve B dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
A vazhdon të pulsojë.
– Në ekran shfaqet përshtatja aktuale.
– Sinjalet e ndërprera akustike tregojnë
përshtatjen aktuale.
Shembull: ekrani shfaq
/ 5 sinjale të
ndërprera akustike = niveli 5.
Shtypni vazhdimisht butonin e funksionit
A derisa ekrani të tregojë përshtatjen e
nevojshme.
Shtypni butonin On/Off për të ruajtur
procesin.
Nëse zbutësi i ujit është vendosur në
mënyrë elektronike në nivelin 1, drita e
treguesit të kripës qëndron e ndezur.
PËRDORIMI I KRIPËS NË ENËLARËSE
Ndiqni këto hapa për të mbushur
mbajtësen e kripës:
1. Rrotullojeni kapakun në drejtim të
kundërt të akrepave të orës për të hapur
kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë përdorimit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth vrimës së
kutisë së kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim të
akrepave të orës për të mbyllur kutinë e
kripës.
Është normale që uji të derdhet nga
kutia e kripës kur ju e mbushni atë me
kripë.
electrolux 9
PËRDORIMI I DETERGJENTIT DHE SHPËLARËSIT
1
3
2
30
7
4
MA X
+
3 2
-
1
20
3. Nëse programi i larjes ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të vogël
detergjenti në pjesën e brendshme të
derës së pajisjes.
4. Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën e detergjentit në
folenë e detergjentit 1 .
5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
4
6
5
Përdorimi i detergjentit
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të
detergjentit në ambalazhin e
detergjentit.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
detergjentit:
1. Shtypni butonin e lirimit 2 për të hapur
kapakun 7 e shpërndarësit të
detergjentit.
2. Vendoseni detergjentin në shpërndarës
1 .
Marka të ndryshme të detergjentit
shkrihen në kohë të ndryshme. Disa
tableta detergjentesh nuk japin
rezultatet më të mira të pastrimit gjatë
programe të shkurtra të larjes. Përdorni
programe larjeje të gjata kur përdorni
tableta detergjentësh për të larguar
plotësisht detergjentin.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve
pa shenja dhe njolla.
Shpërndarësi i shpëlarësit shton
automatikisht shpëlarës gjatë fazës së
shpëlarjes së fundit.
Ndiqni këto hapa për të mbushur
shpërndarësin e shpëlarësit:
1. Shtypni butonin e lirimit 6 për të hapur
kapakun 5 e shpërndarësit të
shpëlarësit.
10 electrolux
2. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit 3
me shpëlarës. Shenja "max" tregon
nivelin maksimal.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës gjatë programit të
larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit 4
për të rritur ose për të ulur dozën.
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Funksioni "Multitab" përdoret për tabletat e
kombinuara të detergjenteve.
Këta tableta përmbajnë agjentë, si
detergjenti, lënda shpëlarëse dhe kripa për
enëlarëse. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë edhe agjentë të tjerë.
Kontrolloni nëse këto tableta mund të
përdoren për fortësinë e ujit tuaj. Referojuni
udhëzimeve nga prodhuesi.
Kur ju vendosni funksionin "Multitab", ai
qëndron i aktivizuar derisa ju ta çaktivizoni
atë.
Funksioni "Multitab" çaktivizon rrjedhjen e
lëndës shpëlarëse dhe të kripës.
Funksioni "Multitab" çaktivizon dritat
treguese të kripës dhe të lëndës shpëlarëse.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse
përdorni funksionin "Multitab".
Aktivizoni funksionin "Multitab" përpara
fillimit të një programi larjeje.
Ju nuk mund ta aktivizoni funksionin
"Multitab" kur programi është në proces.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve D dhe E derisa drita
treguese e "Multitab" të ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin "Multitab" dhe
për të përdorur të ndara detergjentin, kripën
dhe lëndësn shpëlarëse:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve D dhe E derisa drita
treguese e "Multitab" të fiket.
4. Mbushni kutinë e kripës dhe atë të
lëndës shpëlarëse.
5. Vendosni përcaktimin e zbutësit të ujit
në nivelin më të lartë.
6. Kryeni një program larjeje pa enë brenda.
7. Përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
8. Përshtatni dozimin e lëndës shpëlarëse.
Për të aktivizuar funksionin "Multitab":
1. Ndizni pajisjen.
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte
që thithin ujë (p.sh. sfungjerë, coha për
pastrim).
• Përpara se të futni takëme dhe enë,
ndiqni këto hapa:
– Hiqeni pjesën e mbetur të ushqimeve.
– Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit
në tiganë.
• Ndërkohë që fusni takëme dhe enë,
ndiqni këto hapa:
– Fusni enët e thella (p.sh. filxhanët,
gotat dhe tenxheret) me pjesën e
hapur të drejtuar për poshtë.
– Sigurohuni që uji të mos mblidhet në
enë ose në një bazament të thellë.
– Sigurohuni që takëmet dhe enët të
mos ngjiten bashkë.
– Sigurohuni që gotat të mos prekin njëratjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
electrolux 11
– Lugët vendosini bashkë me takëmet e
tjera për të mos lejuar që të ngjiten me
njëra-tjetrën.
– Vendosini enët në mënyrë të tillë që të
lini ujin të prekë gjithë sipërfaqet.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme për mosngjitje, janë të prirura
që të mbajnë pikat e ujit.
• Vendosni enët e lehta në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Përzgjedhja dhe nisja e një programi
larjeje pa shtyrje fillimi
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Zgjidhni program larjeje. Referojuni
kapitullit "Programet e larjes".
– Drita treguese e programit përkatës
do të ndizet.
– Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit të larjes.
4. Mbyllni derën e pajisjes. Programi i larjes
fillon automatikisht.
Përzgjedhja dhe nisja e një programi
larjeje me shtyrje fillimi
1. Ndizni pajisjen dhe zgjidhni një program
larjeje.
2. Shtypni vazhdimisht butonin e shtyrjes
së fillimit të programit derisa ekrani të
tregojë numrin e duhur të orëve për
fillimin e programit.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
– Numërimi mbrapsht fillon
automatikisht.
– Kur numërimi mbrapsht përfundon,
fillon automatikisht programi i larjes.
Hapja e derës së pajisjes e ndërpret
numërimin mbrapsht. Kur ju e mbyllni
derën, numërimi mbrapsht vazhdon
nga momenti i ndërprerjes.
Ndërprerja e programit të larjes
• Hapni derën e enëlarëses.
– Programi i larjes ndalon.
• Mbylleni derën e pajisjes.
– Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Mënyra e anulimit të programit të larjes
ose e shtyrjes së fillimit të programit
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit nuk ka filluar, ju mund ta
ndryshoni zgjedhjen.
Nëse një program larjeje ose shtyrja e
programit janë në proces pune, ju nuk
mund ta ndryshoni zgjedhjen. Për të
bërë një zgjedhje të re nevojitet që të
anuloni programin e larjes ose shtyrjen
e fillimit të programit.
Kur anuloni shtyrjen e fillimit programit,
kjo anulon automatikisht programin e
zgjedhur të larjes. Në këtë rast, ju
duhet ta zgjidhni përsëri programin e
larjes.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C derisa të ndizen
dritat e të gjitha programeve.
2. Sigurohuni që ka detergjent në kutinë e
detergjentit përpara se të nisni një
program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
• Pajisja ndalon automatikisht.
• Sinjalet akustike janë në funksionim.
1. Hapni derën e pajisjes.
– Në ekran shfaqet 0.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira në tharje,
mbajeni derën paksa të hapur për disa
minuta.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas
10 minutash nga fundi i programit të
larjes.
Hiqeni ngarkesën
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht
të dëmtueshme.
12 electrolux
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe
më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë
se enët e tjera.
PROGRAMET E LARJES
Programet e larjes
Programi
45°-70° AUTO
Automatik 1)
Niveli i ndotjes
Ekonomik
Përshkrimi i programit
Enë porcelani,
takëme, tenxhere dhe
tiganë
Paralarja
Larja kryesore 45°C ose 70°C
1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja e fundit
Tharja
Ndotje e madhe
Enë porcelani,
takëme, tenxhere dhe
tiganë
Paralarja
Larja kryesore 70°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja e fundit
Tharja
Ndotje normale
ose e lehtë
Enë porcelani dhe
takëme
Larja kryesore 60°C
Shpëlarja
Ndotje normale
Enë porcelani dhe
takëme
Paralarja
Larja kryesore deri në 50°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Intensiv
I shpejtë 2)
Lloji i ngarkesës
Çdo lloj
3)
Ky program u jep enëve një shpëlarje të
1 shpëlarje me ujë të ftohtë
shpejtë për të mos lejuar ngjitjen e
ushqimit të mbetur me enët dhe daljen
nga pajisja të aromave të këqija.
Ju mund të filloni një program larjeje
vetëm pasi e keni mbushur plotësisht
pajisjen.
Mos përdorni detergjent me këtë program.
Paralarje
1) Pajisja e rregullon automatikisht temperaturën dhe sasinë e ujit. Kjo varet nga fakti nëse pajisja ka ngarkesë të
plotë ose jo, dhe nga niveli i ndotjes. Kohëzgjatja e programit dhe nivelet e konsumit të programit mund të ndryshojnë.
2) Kur keni ngarkesë të lehtë enësh, ky program jep një zgjidhje që kursen kohë dhe jep rezultate të përkryera në larje.
3) Program testimi për institutet e testimit. Referojuni broshurën së ofruar për të dhënat e testimit.
Vlerat e konsumit
Programi 1)
45°-70° AUTO
Automatik
Energjia (kWh)
Uji (litra)
0,9 - 1,7
8 - 17
1,4 - 1,6
15 - 16
0,9
9
1,0 - 1,1
10 - 11
0,1
4
Intensiv
I shpejtë
Ekonomik
Paralarje
1) Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
Presioni dhe temperatura e ujit,
ndryshimet në furnizimin me energji
elektrike dhe sasia e enëve mund t'i
ndryshojnë këto vlera.
electrolux 13
KUJDESI DHE PASTRIMI
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur zvogëlojnë rezultatet e larjes.
Megjithëse këto filtra nuk kanë shumë
nevojë për mirëmbajtje, ne rekomandojmë
që ju të kryeni kontrolle periodike dhe, nëse
është e nevojshme, t'i pastroni ato.
1. Për të hequr filtrin (A), rrotullojeni atë në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
dhe nxirreni nga filtri (B).
3. Pastrojini plotësisht pjesët me ujë të
rrjedhshëm.
4. Bashkojini 2 pjesët e filtrit (A) së bashku
dhe shtyjini. Sigurohuni që ato të
montohen saktësisht brenda njëratjetrës.
5. Hiqni filtrin (B).
6. Pastrojeni plotësisht filtrin (B) me ujë të
rrjedhshëm.
7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin
fillestar. Sigurohuni që ai të montohet
saktësisht poshtë dy drejtueseve (C).
C
B
A
2. Filtri (A) ka 2 pjesë. Për ta çmontuar
filtrin, ndajini këto pjesë.
8. Vendoseni filtrin (A) në pozicionin brenda
filtrit (B) dhe rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës derisa të bllokohet.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një kruajtëse
dhëmbësh.
Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe
të njomë. Përdorni vetëm detergjentë
neutralë. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra ose tretës (p.sh. aceton).
SI TË VEPROJMË NËSE…
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për
problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e
gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit.
14 electrolux
Problemi
Pajisja nuk mbushet
me ujë.
Pajisja nuk e zbraz ujin.
Pajisja kundër
përmbytjes punon.
Kodi i defektit
Ekrani shfaq
Ekrani shfaq
Shkaku i mundshëm
Rubineti i ujit është i
bllokuar ose i veshur
me shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
Presioni i ujit është
shumë i ulët.
Kontaktoni autoritetet
lokale të ujësjellësit.
Rubineti i ujit është i
mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
Filtri tek tubi i furnizimit
me ujë është i bllokuar.
Pastroni filtrin.
Lidhja e zorrës së
hyrjes së ujit nuk është
bërë si duhet.
Sigurohuni që lidhja
është e saktë.
Zorra e hyrjes së ujit
është dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e
hyrjes së ujit nuk ka
asnjë dëmtim.
Rubineti i lavapjatës
është i bllokuar.
Pastroni rubinetin e
lavapjatës.
Lidhja e zorrës së
zbrazjes së ujit nuk
është bërë si duhet.
Sigurohuni që lidhja
është e saktë.
Zorra e zbrazjes së ujit
është dëmtuar.
Sigurohuni që zorra e
zbrazjes së ujit nuk ka
asnjë dëmtim.
Mbyllni rubinetin e ujit
dhe kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Ekrani shfaq
Programi nuk fillon
punën.
Pas kontrollit, ndizni pajisjen. Programi
vazhdon nga momenti i ndërprerjes.
Nëse problemi vazhdon të shfaqet,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani tregon kode të tjera defektesh,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në etiketën e
parametrave.
Zgjidhja e
mundshme
Dera e pajisjes është e
hapur.
Mbylleni derën si duhet.
Spina e ushqimit
elektrik nuk është e
lidhur.
Vendosni në prizë
spinën e ushqimit
elektrik.
Siguresa e djegur në
kutinë e siguresave.
Zëvendësoni
siguresën.
Është vendosur shtyrja
e fillimit të programit.
(Vetëm për pajisjet me
shtyrje të fillimit të
programit).
Për ta filluar menjëherë
programin, anuloni
shtyrjen e fillimit të
programit.
Ju rekomandojmë t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.)
....................
Numri i produktit (PNC)
....................
Numri serial (S N.)
....................
electrolux 15
Rezultatet e larjes dhe rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi
Enët nuk janë të pastra.
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Programi i zgjedhur i larjes nuk
është i duhuri për llojin e
ngarkesës dhe ndotjes.
Sigurohuni që programi i
zgjedhur i larjes është i duhuri
për llojin e ngarkesës dhe
ndotjes.
Koshat nuk janë mbushur mirë,
uji nuk i preku të gjitha
sipërfaqet.
Mbushini koshat siç duhet.
Krahët spërkatës nuk
rrotullohen lirisht për shkak të
vendosjes së pasaktë të enëve.
Sigurohuni që vendosja e
pasaktë e ngarkesës të mos
shkaktojë bllokimin e krahëve
spërkatës.
Filtrat janë pis ose nuk janë
montuar dhe instaluar si duhet.
Sigurohuni që filtrat janë të
pastër dhe të montuar e
instaluar siç duhet.
Është përdorur shumë pak ose
aspak detergjent.
Sigurohuni që sasia e
detergjentit është e
mjaftueshme.
Mbajtësi i kripës është bosh.
Mbusheni folenë e kripës me
kripë për enëlarëse.
Përshtatje e pasaktë e zbutësit
të ujit
Përshtatni zbutësin e ujit.
Kapaku i mbajtëses së kripës
nuk është mbyllur mirë.
Sigurohuni që kapaku i
mbajtëses së kripës të jetë
mbyllur mirë.
Në gota dhe enë ka rrëke, njolla
të bardha ose veshje turbullire.
Doza e shpëlarësit është
shumë e lartë.
Ulni dozën e shpëlarësit.
Njolla pikash uji të thata në
gotat dhe enët.
Doza e shpëlarësit është
shumë e ulët.
Shtoni sasinë e përdorur të
shpëlarësit.
Shkak për këtë mund të jetë
detergjenti.
Përdorni një markë tjetër
detergjenti.
Enët janë të lagura.
Ju keni vendosur një program
larjeje pa fazë tharjeje ose me
një fazë tharjeje të reduktuar.
Mbajeni derën e larëses së
enëve paksa të hapur për disa
minuta para se të hiqni enët.
Enët janë të lagura dhe të
turbullta.
Foleja e shpëlarësit është bosh.
Mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
Funksioni i shumëfishtë është i
ndezur. (Shpërndarësi i
shpërlarësit është fikur
automatikisht).
Aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit. Referojuni kapitullit
"Si të aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit".
Ka copa gëlqerore mbi enë.
Mënyra e aktivizimit të shpërndarësit të
lëndës shpëlarëse
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A, B dhe C fillojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksioneve B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit B.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe C fiken.
16 electrolux
– Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
– Në ekran shfaqet përcaktimi aktual.
Shpërndarësi i
shpëlarësit është
çaktivizuar
Shpërndarësi i
shpëlarësit është
aktivizuar
6. Shtypni sërish butonin e funksionit B.
– Në ekran shfaqet përshtatja e re.
7. Fikeni pajisjen për të ruajtur procesin.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Gjerësia
596 mm
Lartësia
818 - 898 mm
Thellësia
Presioni i furnizimit me ujë
550 mm
Minimumi
0,5 bar (0,05 MPa)
Maksimumi
8 bar (0,8 MPa)
Furnizimi me ujë 1)
Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë
Kapaciteti
Numri i vendeve
maksimumi 60°C
12
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
Pllaka e klasifikimit në cepin e
brendshëm të derës së pajisjes tregon
të dhënat e lidhjeve elektrike.
diellore, fotovoltaike dhe aeoliane),
përdorni një furnizues uji të nxehtë për
të ulur konsumin e energjisë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime
alternative energjie (p.sh. panele
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin
.
Vendoseni ambalazhin te konteinerët e
riciklimit nëse ka.
electrolux 17
18 electrolux
electrolux 19
www.electrolux.com/shop
117947191-A-192010
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising