Zanussi | ZDT16011FA | User manual | ZANUSSI ZDT16011FA Manuali i perdoruesit

ZANUSSI ZDT16011FA Manuali i perdoruesit
SQ
Udhëzimet për përdorim
Enëlarëse
ZDT 16011 FA
Përmbajtja
Udhëzime për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Programet _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Opsionet _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _
2
4
4
4
5
6
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Zgjidhja e problemeve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes,
lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi
dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Paralajmërim Rrezik mbytjeje, lëndimi
ose gjymtimi të përhershëm.
• Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të
reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos lejoni
fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
derës së pajisjes gjatë kohës që ajo është
e hapur.
Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen
e dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen
në vende me temperaturë nën 0°C.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të ofruara
me pajisjen.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Lidhja e ujit
• Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e ujit.
• Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj
ose në tuba që nuk janë përdorur për një
kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa ai
të pastrohet.
• Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.
•
Paralajmërim Tension i rrezikshëm.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë sigurie
dhe një veshje me kabllo të brendshme.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, hiqni
menjëherë spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për
zëvendësimin e zorrës së hyrjes së ujit.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
2
www.zanussi.com
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e
kabllos elektrike të dëmtuar.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si
p.sh.:
– Zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera
pune
– Ferma
– Nga klientët në hotele, motele dhe
ambiente të tjera banimi
– Në ambiente me fjetje dhe mëngjes.
Paralajmërim Rrezik lëndimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Vendosini thikat dhe takëmet me maja të
mprehta në koshin e takëmeve, të
drejtuara me majat poshtë ose në pozicion
horizontal.
• Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse
nuk e mbikëqyrni, për të parandaluar
rrëzimin mbi të.
www.zanussi.com
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e
hapur.
• Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë
në ambalazhin e detergjentit.
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me
të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ketë
përfunduar programi. Mbi enë mund të ketë
mbetur detergjent.
Paralajmërim Rrezik goditjeje elektrike,
zjarri ose djegiesh.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
hapni derën gjatë kohës që një program
larjeje është në punë.
Hedhja e pajisjes
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Priteni kabllon elektrike dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Shërbimi dhe Kujdesi për Klientin
Kontaktoni me Shërbimin për të riparuar
pajisjen. Rekomandojmë përdorimin vetëm të
pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur të kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni
që t'i keni informacionet e mëposhtme të
disponueshme në pllakën e specifikimeve.
Modeli :
PNC :
Numri i serisë :
3
Përshkrim i produktit
1 Krahu spërkatës i poshtëm
2 Filtrat
3 Etiketa e specifikimeve
4 Kutia e shpëlarësit
9
8
7
5 Kutia e detergjentit
6 Kutia e kripës
1
2
6
5
7 Rregulluesi i fortësisë së ujit
8 Krahu spërkatës i sipërm
3
4
9 Koshi i sipërm
Paneli I kontrollit
1
2
3
5
4
A
B
C
D
E
6
1 Butoni i ndezjes/fikjes
2 Ekrani
4 Butonat e programeve
5 Treguesit
3 Butoni i shtyrjes së programit
6 Butonat e funksioneve
Treguesit
Përshkrimi
Treguesi i kripës. Ky tregues është i fikur gjatë funksionimit të programit.
Treguesi i shpëlarësit. Ky tregues është i fikur gjatë funksionimit të programit.
Treguesi i funksionit Multitab.
Programet
Programi 1)
2)
4
Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Të gjitha
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Fazat
e programit
Paralarje
Larje 45 °C ose 70 °C
Shpëlarje
Tharje
Kohëzgjatj
a
(min)
90 - 160
Energjia
(kWh)
0.9 - 1.7
Ujë
(l)
8 - 17
www.zanussi.com
Programi 1)
3)
4)
Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Fazat
e programit
Kohëzgjatj
a
(min)
Energjia
(kWh)
Ujë
(l)
Ndotje e madhe
Enë prej fajance,
takëme, tenxhere
dhe tiganë
Paralarje
Larje 70 °C
Shpëlarje
Tharje
130 - 150
1.4 - 1.6
15 - 16
Ndotje e sapo
bërë
Enë prej fajance
dhe takëme
Larje 60 °C
Shpëlarje
30
0.9
9
Ndotje normale
Enë prej fajance
dhe takëme
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarje
Tharje
150 - 160
1.0 - 1.1
10 - 11
Ndotje normale
ose e lehtë
Enë prej fajance
dhe qelqurina
delikate
Larje 45 °C
Shpëlarje
Tharje
70 - 80
0.8 - 0.9
12 - 13
1) Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e
enëve mund ta ndryshojnë kohëzgjatjen e programit dhe vlerat e konsumit.
2) Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e përshtat automatikisht
temperaturën dhe sasinë e ujit, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
3) Me këtë program mund të lani një ngarkesë me ndotje të sapo bërë. Ai ofron rezultate të mira në larje
brenda një kohe të shkurtër.
4) Me këtë program ju keni përdorimin më të efektshëm të konsumit të ujit dhe energjisë për takëme dhe
enë prej fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet e testimit).
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
Opsionet
Opsioni i shumëfishtë
Aktivizojeni këtë funksion kur përdorni tableta
të kombinuara detergjentesh.
Ky funksion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit përkatës
të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Funksioni i shumëfishtë
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni tableta
të kombinuara detergjentesh.
www.zanussi.com
Ky opsion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit përkatës
të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e cilësimit.
Referojuni pjesës "VENDOSJA DHE
STARTIMI I NJË PROGRAMI".
2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të
ndizet.
5
Opsioni qëndron aktiv derisa ta çaktivizoni
atë.
• Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa
treguesi i funksionit të shumëfishtë të fiket.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara se të
filloni përdorimin veçmas të detergjentit,
lëndës shpëlarëse dhe kripës së
enëlarëses, ndiqni këto hapa:
1. Çaktivizoni opsionin e shumëfishtë.
2. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më të
lartë.
3. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e
shpëlarësit të jenë plot.
4. Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të shpëlarësit.
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien në këto kushte:
• Programi ka mbaruar.
• Niveli i zbutësit të ujit përshtatet në mënyrë
elektronike.
• Pajisja ka një keqfunksionim.
Cilësimi i vendosur nga fabrika: ndezur.
Mund të çaktivizoni sinjalet akustike.
Çaktivizimi i sinjaleve akustike
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e cilësimit.
Referojuni pjesës "VENDOSJA DHE
STARTIMI I NJË PROGRAMI".
2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat (B) dhe (C) derisa të pulsojnë
treguesit e butonave të funksionit (A), (B)
dhe (C).
3. Shtypni butonin e funksionit (C),
• Treguesit për butonat e funksioneve (A)
dhe (B) fiken.
• Drita treguese për butonin e funksionit
(C) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet cilësimi i sinjaleve
akustike.
Ndezur
Fikur
4. Shtypni butonin e funksionit (C) për të
ndryshuar cilësimin.
5. Çaktivizoni pajisjen për ta konfirmuar.
Përpara përdorimit të parë
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin e
ujit. Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi fortësinë e
ujit në zonën tuaj.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapni rubinetin e ujit.
5. Në pajisje mund të ketë mbetje nga
përpunimi. Për t'i hequr ato, nisni një
program. Mos përdorni detergjent dhe
mos ngarkoni koshat.
Nëse përdorni tableta të kombinuara
detergjentesh, aktivizoni funksionin e
6
shumëfishtë. Këto tableta përmbajnë
detergjent, shpëlarës dhe agjentë të tjerë
shtesë. Sigurohuni që këto tableta mund të
përdoren për fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në paketimin
e këtyre produkteve.
Përshtatja e zbutësit të ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë dëmtimin
e pajisjes dhe rezultate të këqija në larje.
Zbutësi i ujit i neutralizon këto minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit të
pastër dhe në gjendje të mirë. Referojuni
tabelës për ta përshtatur zbutësin e ujit në
nivelin e duhur. Kjo bën të mundur që zbutësi
www.zanussi.com
i ujit të përdorë sasinë e duhur të kripës së
enëlarëses dhe të ujit.
Ju duhet ta përshtatni zbutësin e ujit në
mënyrë manuale dhe elektronike.
Përshtatja e zbutësit
të ujit
Fortësia e ujit
Sistemi gjerman
- gradët
(°dH)
Sistemi francez
- gradët
(°fH)
mmol/l
Sistemi
Clarke
- gradët
Manuale
Elektron
ike
51 - 70
91 - 125
9.1 - 12.5
64 - 88
2 1)
10
43 - 50
76 - 90
7.6 - 9.0
53 - 63
2 1)
9
37 - 42
65 - 75
6.5 - 7.5
46 - 52
21)
8
29 - 36
51 - 64
5.1 - 6.4
36 - 45
21)
7
23 - 28
40 - 50
4.0 - 5.0
28 - 35
21)
6
19 - 22
33 - 39
3.3 - 3.9
23 - 27
21)
51)
15 - 18
26 - 32
2.6 - 3.2
18 - 22
1
4
11 - 14
19 - 25
1.9 - 2.5
13 - 17
1
3
4 - 10
7 - 18
0.7 - 1.8
5 - 12
1
2
<4
<7
< 0.7
<5
12)
12)
1) Pozicioni nga fabrika.
2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Përshtatja manuale
1
2
Kthejeni rregulluesin
e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2.
Rregullimi elektronik
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e cilësimit.
Referojuni pjesës "VENDOSJA DHE
STARTIMI I NJË PROGRAMI".
2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat (B) dhe (C) derisa të pulsojnë
www.zanussi.com
treguesit e butonave të funksionit (A), (B)
dhe (C).
3. Shtypni butonin e funksionit (A).
• Treguesit për butonat e funksioneve (B)
dhe (C) fiken.
• Drita treguese për butonin e funksionit
(A) vazhdon të pulsojë.
• Sinjalet akustike fillojnë funksionimin,
p.sh. pesë sinjale akustike me
ndërprerje = niveli 5.
• Në ekran shfaqet cilësimi i zbutësit të
= niveli 5.
ujit, p.sh.
4. Shtypni butonin e funksionit (A)
vazhdimisht për të ndryshuar cilësimin.
5. Çaktivizoni pajisjen për ta konfirmuar.
Mbushja e kutisë së kripës
7
Kujdes Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Produktet e tjera mund të
shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Uji dhe kripa mund të derdhen nga kutia e
kripës kur ju e mbushni atë. Rrezik
gërryerjeje. Për ta parandaluar këtë, nisni një
program pasi të mbushni kutinë e kripës.
1
2
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës për
enëlarëse. Produktet e tjera mund të
shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Në fazën e fundit të shpëlarjes,
shpëlarësi ndihmon që enët të thahen pa
vija dhe pa pika.
1
2
max
3
Vendosni 1 litër ujë
në kutinë e kripës
(vetëm herën e
parë).
5
4
6
3
32
--
1
4
MA X
+
4
Për të rregulluar sasinë e lëshuar të
shpëlarësit rrotulloni çelësin midis pozicionit
1 (sasia më e ulët) dhe pozicionit 4 (sasia
më e lartë).
Mbushja e kutisë së shpëlarësit
Përdorimi I përditshëm
1. Hapni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
8
Referojuni seksionit "VENDOSJA DHE
STARTIMI I NJË PROGRAMI".
• Nëse treguesi i kripës është i ndezur,
mbushni me kripë kutinë e kripës.
www.zanussi.com
• Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushini koshat me enë.
4. Shtoni detergjentin.
5. Përzgjidhni dhe startoni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
ndotjes.
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
Vendosja e enëve në kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar me
shembujt për vendosjen e enëve në
kosha.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë artikujt
që mund të lahen në enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej druri,
briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi
artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë me
takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëratjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahët spërkatës mund të
lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
Përdorimi i detergjentit
Kujdes Përdorni vetëm detergjente për
enëlarëse.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
www.zanussi.com
1
2
3
4
5
Nëse programi ka
një fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të
vogël detergjenti në
pjesën e brendshme
të derës së pajisjes.
Tabletat me detergjent nuk treten
plotësisht në programet e shkurtra dhe
mbi enë mund të mbesin mbetje detergjenti.
Ju rekomandojmë t'i përdorni tabletat me
detergjent në programet e gjata.
Vendosja dhe startimi i një programi
Modaliteti i cilësimit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e cilësimit
që të pranojë disa veprime.
9
Pajisja është në modalitetin e cilësimit kur,
pas aktivizimit:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
Nëse paneli i kontrollit shfaq gjendje të tjera,
shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) në të njëjtën kohë
derisa pajisja të jetë në modalitetin e
cilësimit.
Nisja e një programi pa shtyrje programi
1. Hapni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e cilësimit.
3. Vendosni programin.
• Treguesi përkatës i programit ndizet.
• Kohëzgjatja e programit pulson në
ekran.
4. Mbyllni derën e pajisjes. Programi fillon.
• Nëse hapni derën, ekrani tregon
kohëzgjatjen e programit që ulet me
hapa prej 1 minute.
Nisja e një programi me shtyrjen e fillimit
të programit
1. Vendosni programin.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
vazhdimisht derisa ekrani të tregojë
kohën e shtyrjes që doni të vendosni (nga
1 deri në 24 orë).
• Koha e shtyrjes së programit pulson në
ekran.
• Treguesi i shtyrjes ndizet.
3. Mbyllni derën e pajisjes. Fillon numërimi
mbrapsht.
• Nëse hapni derën, ekrani tregon
numërimin mbrapsht të shtyrjes së
programit që ulet me hapa prej 1 ore.
• Kur përfundon numërimi mbrapsht, fillon
programi.
Hapja e derës ndërkohë që pajisja punon
Anulimi i shtyrjes së programit ndërsa
funksionon numërimi mbrapsht
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) në të njëjtën kohë
derisa:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
Kur anuloni një shtyrje programi, pajisja
kthehet në modalitetin e cilësimit. Duhet
të vendosni programin përsëri.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) në të njëjtën kohë
derisa:
• Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur të përfundojë programi, do të dëgjohet
një sinjal akustik me ndërprerje dhe në ekran
do të afishohet 0.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
Nëse nuk e shtypni butonin e ndezjes/
fikjes, mekanizmi AUTO OFF e
çaktivizon pajisjen automatikisht pas disa
minutash. Kjo ndihmon për uljen e konsumit
të energjisë.
• Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më
shpejt se enët e tjera.
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
10
www.zanussi.com
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
D
Filtrat e ndotur dhe krahët spërkatës të
bllokuar zvogëlojnë rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
A
5
Vendoseni filtrin (A)
në pozicionin e tij
fillestar. Sigurohuni
që të jetë montuar
saktësisht sipas dy
udhëzuesve (D).
Pastrimi i filtrave
C
B
6
Montoni filtrat (B)
dhe (C). Vendosini
në vend brenda filtrit
(A). Rrotullojeni
dorezën në drejtim
të akrepave të orës
derisa të bllokohet.
A
1
Një pozicionim jo i saktë i filtrave mund
të shkaktojë rezultate të këqija larjeje
dhe dëmtim të pajisjes.
2
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të
hollë me maj.
A
4
3
Për të hequr filtrat
Hiqni filtrin (A). Lajini
(B) dhe (C),
filtrin me ujë.
rrotulloni dorezën në
drejtim e kundërt të
akrepave të orës
dhe hiqeni.
Shkëpusni filtrin (B)
dhe (C). Lajini filtrat
me ujë.
Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra ose tretës.
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.
Përpara se të kontaktoni shërbimin, referojuni
informacionit që vijon për të zgjidhur
problemin.
www.zanussi.com
Për disa probleme, ekrani tregon kodin e
alarmit:
•
- Pajisja nuk mbushet me ujë.
•
- Pajisja nuk e kullon ujin.
11
•
- Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen para
se të kryeni kontrollet.
Problemi
Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.
Sigurohuni që spina të jetë në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë asnjë
siguresë të prishur.
Programi nuk fillon punën.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Nëse caktohet shtyrja e programit, anulojeni cilësimin ose
prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i dobët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
lokale të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i
harkuar.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Sigurohuni që pileta e lavamanit të mos jetë e bllokuar.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur
ose i harkuar.
Pajisja kundër përmbytjes është e
aktivizuar.
Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni me qendrën e
shërbimit.
Pasi të keni përfunduar kontrollet, aktivizoni
pajisjen. Programi vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Nëse problemi ndodh përsëri, kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi,
kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Rezultatet e larjes dhe rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi
Enët nuk janë të pastra.
12
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Filtrat janë të bllokuar.
Pastroni filtrat.
Filtrat nuk janë montuar dhe nuk
janë instaluar saktë.
Sigurohuni që filtrat të jenë montuar
dhe instaluar saktë.
Krahët spërkatës janë të bllokuar.
Hiqni papastërtitë e mbetura me një
objekt me majë të hollë.
Programi i përdorur nuk ka qenë i
duhuri për llojin e ngarkesës dhe të
ndotjes.
Sigurohuni që programi i zgjedhur të
jetë i duhuri për llojin e ngarkesës
dhe ndotjes.
Pozicionim i gabuar i artikujve në
kosha. Uji nuk ka arritur t'i lajë të
gjithë artikujt.
Sigurohuni që pozicioni i artikujve në
kosha të jetë i saktë dhe që uji arrin
t'i lajë lehtësisht të gjithë artikujt.
www.zanussi.com
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja e mundshme
Krahët spërkatës nuk kanë arritur të
rrotullohen lirisht.
Sigurohuni që pozicioni i artikujve në
kosha të jetë i saktë dhe që nuk
shkakton bllokimin e krahëve
spërkatës.
Sasia e detergjentit ka qenë e
pamjaftueshme.
Sigurohuni që të shtoni sasinë e
duhur të detergjentit në shpërndarës
përpara se të nisni një program.
Nuk ka pasur detergjent në
shpërndarësin e detergjentit.
Sigurohuni që të shtoni detergjentin
në shpërndarës përpara se të nisni
një program.
Kutia e kripës është bosh.
Sigurohuni që në kutinë e kripës të
ketë kripë për enëlarëse.
Niveli i vendosur i zbutësit të ujit
nuk është i saktë.
Sigurohuni që niveli i vendosur i
zbutësit të ujit të përkoj me fortësinë
e ujit në zonën tuaj.
Kapaku i kutisë së kripës është i
lirë.
Shtrëngoni kapakun.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është
tepër e madhe.
Ulni sasinë e lëshuar të shpëlarësit
.
Sasia e detergjentit ka qenë tepër e
madhe.
Sigurohuni që të shtoni sasinë e
duhur të detergjentit në shpërndarës
përpara se të nisni një program.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit ka
qenë e pamjaftueshme.
Rritni sasinë e lëshimit të shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia e
detergjentit.
Provoni një markë tjetër detergjenti.
Enët janë të lagura.
Programi nuk ka pasur fazë
tharjeje.
Vendosni një program me fazë
tharjeje.
Enët janë të lagura dhe pa
shkëlqim.
Kutia e shpëlarësit është bosh.
Sigurohuni që të ketë shpëlarës në
kutinë e shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia e
shpëlarësit.
Provoni një markë tjetër shpëlarësi.
Shkaku mund të jetë cilësia e
tabletave të kombinuara të
detergjenteve.
• Provoni një markë tjetër tabletash
të kombinuara detergjentesh.
• Aktivizoni shpërndarësin e
shpëlarësit dhe përdoreni
shpëlarësin së bashku me tabletat
e kombinuara të detergjenteve.
Ka copa smërçi mbi enë.
Vija dhe njolla të bardha
ose shtresa me ngjyrë blu
mbi gota dhe enë.
Njolla pikash uji të thata
në gota dhe enë.
Aktivizimi i shpërndarësit të shpëlarësit
me funksionin e shumëfishtë të aktivizuar
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e cilësimit, referojuni
www.zanussi.com
"VENDOSJA DHE STARTIMI I NJË
PROGRAMI".
2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
butonat e funksioneve (B) dhe (C) derisa
të pulsojnë treguesit mbi butonat e
funksioneve (A), (B) dhe (C).
13
3. Shtypni butonin e funksionit (B).
• Treguesit për butonat e funksioneve (A)
dhe (C) fiken.
• Drita treguese për butonin e funksionit
(B) vazhdon të pulsojë.
• Në ekran do të shfaqet cilësimi për
shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Shtypni butonin (B) të funksionit për të
ndryshuar cilësimin.
5. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar
cilësimin.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të shpëlarësit.
7. Mbushni kutinë e shpëlarësit.
Fikur
Ndezur
Të dhëna teknike
Përmasat
Gjerësia / Lartësia / Thellësia (mm)
Lidhja elektrike
Referojuni etiketës së specifikimeve.
Tensioni
596 / 818 - 898 / 596
220-240 V
Frekuenca
50 Hz
Presioni i furnizimit me ujë
Min. / maks. (bar / MPa)
(0.5 / 0.05 ) / (8 / 0.8 )
Furnizimi me ujë 1)
Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë2)
Kapaciteti
Cilësimet e vendeve
Konsumi i energjisë
Në modalitetin ndezur pas programit
0.10 W
Në modalitetin fikur
0.10 W
maks. 60 °C
12
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4".
2) Nëse uji i ngrohtë vjen nga burime alternative energjie (p.sh. panele diellore ose turbina ere), furnizojeni
pajisjen me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
Probleme që lidhen me mjedisin
• Hidheni siç duhet materialin e paketimit.
Ricikloni materialet me simbolin
.
14
www.zanussi.com
www.zanussi.com
15
117926212-A-242012
www.zanussi.com/shop
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising