Electrolux | ESF46710W | User manual | Electrolux ESF46710W Manuali i perdoruesit

Electrolux ESF46710W Manuali i perdoruesit
udhëzimet për përdorim
Enëlarëse
ESF 46710
2 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë
2
Përshkrim i produktit
4
Paneli I kontrollit
5
Përdorimi i parë
6
Vendosja e zbutësit të ujit
6
Përdorimi I kripës në enëlarëse
7
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
8
Përdorimi I përditshëm
9
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
10
Përdorimi I detergjentit
13
Funksioni I shumëfishtë
14
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
15
Zbrazja e enëlarëses
17
Programet e larjes
17
Kujdesi dhe pastrimi
18
Si të veprojmë nëse…
19
Të dhëna teknike
20
Këshilla për institutet testuese
21
Instalimi
22
Lidhja e ujit
23
Lidhja elektrike
24
Probleme që lidhen me mjedisin
25
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur
gabime dhe aksidente të panevojshme,
është e rëndësishme që të gjithë
personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto
udhëzime dhe sigurohuni që t'i
bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta
falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që
kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
Përdorimi i saktë
• Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen
e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
• Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të
shkaktojë shpërthim.
• Thikat dhe takëmet e tjera me majë të
mprehtë duhet të vendosen në koshin e
takëmeve me majat e drejtuara poshtë ose
•
•
•
•
•
•
të vendosen të shtrira horizontalisht në
koshin e sipërm.
Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë
dhe shpëlarës) të përshtatshme për
enëlarëset.
Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në
punë e sipër, pasi mund të dalë që andej
avull i nxehtë.
Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë,
përpara se të mbarojë cikli i larjes.
Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga
rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit
me ujë.
Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga
një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
electrolux 3
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike dhe mendore të kufizuara pse me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet
ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Detergjentët e enëlarëses mund të
shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës
apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën
tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së
prodhuesit të detergjentit të enëlarëses.
• Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm.
Mbetjet e detergjentit mund të kenë
mbetur ende brenda pajisjes tuaj.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë
gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk
është duke u mbushur apo zbrazur me
enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni
rrezikun që dikush të pengohet apo
lëndohet tek dera.
• Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e
hapur.
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur
nga të rriturit. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të
sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës
që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë
dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në
punë një pajisje të dëmtuar. Nëse
enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni
shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet
shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e
nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje,
duhet kryer nga një person i kualifikuar dhe
i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të
ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë,
nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë
të dëmtuar; apo nëse paneli i kontrollit,
pjesa e sipërme ose bazamenti janë të
dëmtuara në atë mënyrë që brendësia e
pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni qendrën lokale të Shërbimit, në
mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet
shpuar, në mënyrë që të parandalohen
dëmtime të pjesëve hidraulike dhe
elektrike.
Paralajmërim Për lidhjet elektrike
dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes
udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
4 electrolux
Përshkrim i produktit
1
2
3
4
5
Koshi i sipërm
Rregulluesi i fortësisë së ujit
Mbajtësja e kripës
Foleja e detergjentit
Foleja e shpëlarësit
6
7
8
9
10
Pllakëza e parametrave
Filtrat
Krahu i poshtëm spërkatës
Krahu i sipërm spërkatës
Plani i punës
electrolux 5
Paneli I kontrollit
1
2
3
4
5
6
Butoni On/Off
Butoni i përzgjedhjes së programit
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit (Delay)
Dritat treguese
Ekrani elektronik
Butonat e funksionit
Dritat treguese
Programi në progres
Ndizet kur është vendosur një program larjeje dhe
qëndron e ndezur gjatë gjithë procesit të
programit të larjes.
Fiket kur programi i larjes ka përfunduar.
Fund
Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar.
Tregon aktivizimin/çaktivizimin e funksionit
multitab. Lexoni "Funksioni Multitab.
Funksioni Multitab
Kripa 1)
Lënda shpëlarëse
Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme.
1)
Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
1) Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është
në proces, edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës.
Ekrani elektronik
Ekrani elektronik tregon:
• niveli i fortësisë, në të cilin është vendosur
zbutësi i ujit,
• kohën e mbetur të përafërt të programit në
proces e sipër,
6 electrolux
• aktivizimin/çaktivizimin e folesë së
shpëlarësit ( VETËM me 'funksionin
Multitab' të aktivizuar),
• përfundimi i një programi larjeje (në ekranin
elektronik do të shfaqet një zero),
• numërimin mbrapsht të shtyrjes së fillimit
të programit,
• kodet e defektit për keqfunksionimin e
enëlarëses.
Butonat e funksionit
Funksionet e mëposhtme mund të vendosen
me ndihmën e këtyre butonave:
• rregullimi i nivelit të zbutësit të ujit,
• anulimi i një programi larës ose shtyrjes së
fillimit të programit në proces e sipër,
• aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab,
• aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit
kur "funksioni Multitab" është aktivizuar.
Modaliteti i përzgjedhjes
Shtypni butonin On/Off; nëse dritat e butonit
të GJITHË programeve ndizet, pajisja është
në modalitetin e përzgjedhjes.
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni
procese të tilla si:
– përzgjedhja e një programi larjeje
– regjistrimi i nivelit të zbutësit të ujit,
– aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së
shpëlarësit,
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes.
Shtypni butonin On/Off; nëse drita e butonit
të një programi ndizet, programi i fundit i
kryer ose i përzgjedhur do të vazhdojë të jetë
i ruajtur. Në këtë rast, për t'u kthyer në
modalitetin e përzgjedhjes, duhet të anuloni
programin.
Për të anuluar një program të regjistruar
ose një program në proces
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur dy
butonat e funksionit B dhe C derisa dritat e
gjithë programeve të ndizen. Programi është
anuluar dhe pajisja tani është në modalitetin
e përzgjedhjes.
Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë
të parë:
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit
• Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e
pajisjes
• Vendosni nivelin e zbutësit të ujit,
• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së
kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë
të përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta
detergjente të kombinuara, si: ''3 në
1'', ''4 në 1'', ''5 në 1'' etj... vendosni
funksionin Multitab. (Shihni
"Funksioni Multitab").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për
zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr
mineralet dhe kripërat që hyjnë bashkë me
ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm
dhe të pafavorshëm për funksionimin e
rregullt të pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është
uji. Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse
të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju
informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Funksioni i zbutjes së ujit mund të
vendoset në dy mënyra: manualisht,
duke përdorur rregulluesin e fortësisë së
ujit, si dhe elektronikisht.
electrolux 7
Rregullimi i përzgjedhjes së fortësisë
së ujit
Fortësia e ujit
Përdo
rimi i
kripës
°dH
°TH
mmmmol/l
manualisht
elektronikisht
51 - 70
91 - 125
9,1 - 12,5
2
niveli 10
po
43 - 50
76 - 90
7,6 - 9,0
2
niveli 9
po
37 - 42
65 - 75
6,5 - 7,5
2
niveli 8
po
29 - 36
51 - 64
5,1 - 6,4
2
niveli 7
po
23 - 28
40 - 50
4,0 - 5,0
2
niveli 6
po
19 - 22
33 - 39
3,3 - 3,9
2
niveli 5
po
15 - 18
26 - 32
2,6 - 3,2
1
niveli 4
po
11 - 14
19 - 25
1,9 - 2,5
1
niveli 3
po
4 - 10
7 - 18
0,7 - 1,8
1
niveli 2
po
<4
<7
< 0,7
1
niveli 1
jo
Vendosja manuale
Enëlarësja është paravendosur në
përzgjedhjen 2.
1. Hapni derën e enëlarëses.
2. Nxirreni koshin e poshtëm nga
enëlarësja.
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në
përzgjedhjen 5.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat B dhe C , derisa drita e butonave
të funksionit A , B , dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
3. Shtypni butonin e funksionit A , dritat e
butonave B dhe C do të fiken, ndërsa
drita e butonit të funksionit A vazhdon të
pulsojë. Niveli aktual shfaqet në ekranin
elektronik.
Shembuj:
e shfaqur në ekran = niveli 5
e shfaqur në ekran = niveli 10
4. Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin
e funksionit A . Niveli ndryshon me çdo
shtypje të këtij butoni. (Për zgjedhjen e
nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: Nëse niveli aktual është 5,
duke shtypur butonin e funksionit A një
herë, zgjidhni nivelin 6. nëse niveli aktual
është 10, duke shtypur butonin e
funksionit A një herë, zgjidhni nivelin 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Paralajmërim
Përdorni vetëm kripën e prodhuar
posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të
gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të
përshtatshme për përdorimin në enëlarëse,
veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë
impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën
brenda , vetëm përpara se të filloni një nga
programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë
çdo grimcë të kripës apo ujë të kripur, që
mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në
fund të pajisjes për çdo periudhë kohore, gjë
që mund të sjellë gërryerje.
8 electrolux
Për hedhjen në pajisje:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e
poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e
mbajtëses së kripës duke e rrotulluar atë
në drejtim kundërorar.
2. Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo
është e nevojshme vetëm përpara se
të hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë
me pajisjen, hidhni kripën derisa
mbajtësja të jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në
vidën e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të ndalojë
me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga
njësia kur jeni duke hedhur kripën, kjo
është më se normale.
Drita treguese e kripës në panelin e
kontrollit mund të mbetet e ndezur
për 2-6 orë pasi keni rimbushur
mbajtësen me kripë, nëse
enëlarësja do të qëndrojë e ndezur.
Nëse përdorni kripëra, të cilave u
duhet më shumë kohë që të
shkrijnë, atëherë kjo mund të
kërkojë më shumë kohë.
Funksionimi normal i pajisjes nuk
ndikohet.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Paralajmërim Përdorni vetëm
shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për
enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e
shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh.
agjentë pastrues për enëlarësen,
detergjent të lëngshëm). Kjo do ta
dëmtonte pajisjen.
Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë
si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe
rrëkeve nëpër enë.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë
procesit të fundit të shpëlarjes.
1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe
lëshuar butonin (A).
2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.
Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga
shenja "max.
electrolux 9
shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6
pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal,
pozicioni 6= dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen
4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur
pika uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur
të ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e
turbullt nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës,
që është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të
përzgjedhjes së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo
rrjedhje shpëlarësi gjatë mbushjes, për
të shmangur shkumëzimin e tepërt gjatë
larjes së ardhshme.
Në varësi të rezultateve të arritura të
shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e
Përdorimi I përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të
rimbushni enëlarësen me kripë apo
shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të
përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Informacione dhe këshilla të dobishme
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt
që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
– Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo
copëzat e mbetura të ushqimit.
– Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve
në tiganë
• Kur vendosni brenda enët dhe takëmet,
lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të
pengojnë rrotullimin e krahëve
spërkatës.
– Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat,
tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga
poshtë, në mënyrë që të mos mblidhet
ujë në mbajtëse apo në bazamentin e
tyre.
– Enët dhe takëmet nuk duhet të
vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra
mbi tjetrën.
– Për të shmangur dëmtime të
mundshme në qelqurina, vendosni në
mënyrë të tillë që të mos takojnë njëratjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të
posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të
mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të
thahen aq mirë sa sendet prej porcelani
apo çeliku.
• Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të
vendosen në koshin e sipërm në mënyrë
të tillë që të mos lëvizin.
10 electrolux
Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme
nuk janë të përshtatshme:
• Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez
apo prej sedefi.
• Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në
nxehtit.
• Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk i
rezistojnë temperaturës.
• Takëme apo enë të shtresëzuara.
• Sende kallaji apo bronzi.
• Qelqurina prej kristali plumbi.
• Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.
• Pjatanca prej druri.
• Sende të përbëra nga fibra sintetike.
kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me
enëlarësen:
• Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm
nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se
janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
• Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse i
lani shpesh në enëlarëse.
• Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura
të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej
të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe
mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe
njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë
arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin
menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i lani
menjëherë pas përdorimit të tyre.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Koshi i poshtëm
Koshi i poshtëm është për të mbajtur tiganë,
kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj.
Pjatat e servisit dhe kapat e mëdhenj duhet
të vendosen nëpër qoshet e koshit, duke u
siguruar që krahët spërkatës të rrotullohen
lirshëm.
Rreshtat e dhëmbëzimeve në koshin e
poshtëm mund të ulen lehtësisht për t'ju
lejuar të vendosni tenxhere, tava dhe tasa.
electrolux 11
Koshi i takëmeve
Pozicioni i vendosjes së thikave me teh
të gjatë me tehun nga sipër është shumë
i rrezikshëm. Takëmet e gjata dhe/ose të
mprehta, si thikat e mëdha të mishit
duhet të vendosen horizontalisht në
koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni
ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta,
si thikat.
Nëse përmasat e takëmeve nuk lejojnë
përdorimin e skarës, kjo e fundit mund të
futet lehtësisht brenda.
Pirunjtë dhe lugët duhet të vendosen në
koshin e lëvizshëm të takëmeve me bisht nga
poshtë dhe thikat me bisht nga sipër.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatat (pjata
ëmbëlsire, pjatëza filxhani, pjata dreke me
diametër deri në 24 cm), tasa sallate, filxhanë
dhe gota
Vendosini enët mbi dhe nën varëset e
filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë
të gjitha sipërfaqet.
Nëse bishtat dalin jashtë fundit të koshit,
duke penguar krahun e poshtëm spërkatës,
atëherë vendosini takëmet me bisht nga
sipër.
Lugët trazojini bashkë me takëme të tjera për
të mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Për ta lehtësuar mbushjen e koshit të
takëmeve, ulni dorezën e koshit të takëmeve.
Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen
me kokë poshtë në mbajtëset e filxhanëve.
Për enë më të larta, varëset e filxhanëve
mund të palosen.
Për të arritur rezultatet më të mira, ju
këshillojmë të përdorni skarën e takëmeve.
12 electrolux
Koshi i vogël i takëmeve
Koshi i sipërm është i pajisur me një kosh për
takëmet e vogla.
Kujdes MOS FUTNI KURRË THIKA NË
KOSHIN E VOGËL TË TAKËMEVE. KJO
DO TË SHMANGË DËMTIME NË
PAJISJE.
Koshi i takëmeve të vogla duhet të vendoset
vetëm në pjesën ballore të koshit të sipërm,
vetëm në anën e majtë.
Përmasat e takëmeve varen nga pozicionimi
i koshit të sipërm. Referojuni tabelës së
mëposhtme.
Përmasat e takëmeve që do të vendosen në
koshin e vogël të takëmeve
Koshi i sipërm në
pozicionin e sipërm
maksimumi 15 cm
Koshi i sipërm në
pozicionin e poshtëm
maksimumi 20 cm
Kunjat e buta
Kunjat e buta pengojnë gotat të lëvizin gjatë
ciklit të larjes ose kur lëvizet koshi i sipërm.
Shihni figurat për pozicionimin e duhur të
kunjave të buta. Ato mund të vendosen
vetëm në anën të djathtë të koshit.
Pasi t'i keni pozicionuar siç duhet, shtypini
fort dhe sigurohuni që të mos lëvizin.
electrolux 13
Kujdes PËRPARA SE TË MBYLLNI
DERËN, SIGUROHUNI QË KRAHËT
SPËRKATËS TË MUND TË
RROTULLOHEN LIRISHT.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse lani pjata shumë të mëdha, mund t'i
vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të
keni lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më
të lartë.
Lartësia maksimale e enëve në:
koshin e
sipërm
koshin e
poshtëm
Me koshin e
sipërm të
ngritur
20 cm
31 cm
Me koshin e
sipërm të ulur
24 cm
27 cm
Për të zbritur koshin në pozicionin e tij të
mëparshëm, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart me kujdes dy anët e tij dhe më
pas lini mekanizmin të zbresë poshtë
ngadalë, duke e mbajtur atë.
Mos e ngrini ose mos e ulni asnjëherë
koshin vetëm nga njëra anë
Kur koshi është në pozicionin më të lartë,
filxhanët nuk mund të vendosen në
varëset e filxhanëve.
Pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni
gjithmonë derën, pasi dera e hapur
mund të paraqesë rrezik.
Për të lëvizur në pozicionin më të lartë,
veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të
mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos
lëvizë.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent të prodhuar
posaçërisht për përdorimin në
enëlarëse.
Lutemi lexoni me kujdes këshillat e
prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç
shkruhet në paketimin e detergjentit.
Mospërdorimi i një sasie më të madhe se
ç'duhet detergjenti, ndihmon në
pakësimin e papastërtive.
Mbushja me detergjent
1. Hapni kapakun.
14 electrolux
(5/10 g), e cila duhet të vendoset në
folenë e posaçme të detergjentit për
paralarje (2).
Ky detergjent do të përdoret gjatë fazës
së paralarjes.
Kur përdorni tableta detergjente;
vendoseni tabletën në dhomëzën (1)
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me
detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë
nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent.
1
2
4. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të
mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente të prodhuesve të
ndryshëm shkrijnë në nivele të
ndryshme. Si rrjedhojë, disa tableta
detergjente nuk e arrijnë fuqinë e tyre
maksimale larëse gjatë programeve të
shkurtra të larjes. Për këtë arsye, ju
lutemi përdorni programe të gjata të
larjes kur përdorni tableta detergjente,
për të siguruar heqjen e plotë të
mbetjeve të detergjentit.
3. Gjithë programet me paralarje kanë
nevojë për një sasi shtesë detergjenti
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin
Multitab", i cili mundëson përdorimin e
tabletave detergjente të kombinuara
"Multitab.
Këta produkte janë detergjentë me një
funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes
dhe kripës. Ata gjithashtu përmbajnë agjentë
të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të
tabletës që zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në
1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentët janë të
përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Pasi është zgjedhur ky funksion, ai do të
mbetet i aktivizuar gjithashtu edhe për
programet e tjera të larjes.
Me zgjedhjen e këtij funksioni, derdhja në
pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole
përkatëse çaktivizohet automatikisht si dhe
dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin
janë çaktivizuar.
Me përdorimin e "funksionit Multitab",
kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë.
Në këtë rast, në ekranin elektronik do të
përditësohet automatikisht koha e programit.
electrolux 15
Aktivizoni/çaktivizoni "funksionin
Multitab" përpara fillimit të një programi
larës.
Në momentin që programi ka filluar
procesin, "funksioni Multitab" NUK
mund të ndryshohet më. Nëse dëshironi
të anuloni "funksionin Multitab" duhet të
anuloni përzgjedhjen e programit e më
pas të çaktivizoni "funksionin Multitab.
Në këtë rast duhet të rizgjidhni një
program larës (si dhe përzgjedhjet e
dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit
Multitab
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur dy
butonat e Multitab (butonat e funksionit D
dhe E ) derisa drita treguese e Multitab të
ndizet. Kjo do të thotë se funksioni është
aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypini sërish
po këta butona, derisa drita treguese që
përkon me simbolin e funksionit Multitab të
fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga
rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit
me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e
shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
• Aktivizimi/çaktivizimi i shpëlarësit
mund të jetë i mundur vetëm me
funksionin Multitab të aktivizuar.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat B dhe C , derisa dritat e butonave
të funksionit A , B , dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
3. Shtypni butonin e funksionit B , dritat e
butonave A dhe C do të fiken, ndërsa
drita e butonit të funksionit B vazhdon të
pulsojë. Ekrani dixhital tregon
përzgjedhjen aktuale.
Mbajtësja e shpëlarësit është
çaktivizuar
Mbajtësja e shpëlarësit është
aktivizuar
4. Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni
sërish butonin B , ekrani elektronik tani
tregon përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Nëse vendosni të ktheheni
mbrapsht në përdorimin e
detergjenteve individual, ne ju
këshillojmë:
1. Të çaktivizoni funksionin Multitab.
2. Të mbushni sërish mbajtëset
përkatëse të kripës dhe shpëlarësit.
3. Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë
së ujit në nivelin më të lartë dhe të
kryeni 1 program larës normal pa
futur asnjë enë brenda në pajisje.
4. Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes
së ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
5. Të rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së
shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Përzgjidhni programin e larjes dhe
shtyrjen e fillimit të programit me
derën pak të hapur. Fillimi i
programit ose numërimi mbrapsht
deri në fillimin e shtyrë të programit,
do të aktivizohen vetëm pasi të keni
mbyllur derën. Deri në atë moment,
është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në
mënyrë të saktë si dhe që krahët
spërkatës të jenë të lirshëm për t'u
rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
4. Shtypni butonin që përkon me programin
e kërkuar (shihni tabelën "Programet
larës").
Kur është përzgjedhur një program, drita
përkatëse do të ndizet.
16 electrolux
Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
Mbyllni derën e enëlarëses, programi
fillon automatikisht.
Drita treguese e programit në proces e
sipër qëndron e ndezur.
Përzgjedhja dhe fillimi i programit me
shtyrje të fillimit të programit
1. Pasi keni përzgjedhur një program larjeje,
shtypni butonin e shtyrjes së fillimit të
programit, derisa numri i orëve të shtyrjes
së fillimit të programit të shfaqet në
ekranin elektronik duke pulsuar. Fillimi i
programit të përzgjedhur të larjes mund
të shtyhet nga 1 deri në 19 orë.
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi
mbrapsht fillon automatikisht. Numri në
ekran nuk do të pulsojë më por do të
fiksohet me një dritë të pandryshueshme.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me
intervale kohe prej 1 ore.
4. Hapja e derës do të shkaktonte
ndërprerje të numërimit mbrapsht.
Mbylleni derën; numërimi mbrapsht do të
vazhdojë nga momenti në të cilin u
ndërpre.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë
mbaruar, programi do të fillojë
automatikisht.
Me vendosjen e funksionit të shtyrjes së
fillimit të programit, drita treguese e
programit në proces është e fikur. Pasi
të ketë përfunduar numërimi mbrapsht i
shtyrjes së fillimit të programit, programi
i larjes do të fillojë automatikisht dhe drita
treguese e programit në proces
ndizet.
Përzgjedhja e programit të larjes dhe
shtyrjes së fillimit të programit mund të
bëhet edhe me derën e mbyllur.
Kur shtypni një prej butonave të
programit, keni VETËM 3 sekonda
kohë për të zgjedhur një program tjetër
apo shtyrjen e fillimit të programit.
Pas 3 sekondave, programi i zgjedhur
fillon automatikisht.
Paralajmërim Ndërpritni ose anuloni
një program larjeje në proces e
sipër, VETËM nëse është tepër e
nevojshme.
Kujdes! Kur dera është e hapur
mund të dalë që andej avull i nxehtë.
Hapeni derën me kujdes.
Ndërprerja e një programi larës në
proces e sipër
• Hapni derën e enëlarëses; programi do të
ndalojë. Mbylleni derën; programi do të
fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
• Shtypni butonin On/Off, të gjitha dritat
treguese do të fiken. Shtypni sërish
butonin On/Off; programi do të fillojë nga
momenti në të cilin u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit
ose një programi larës në proces e sipër
• Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
dy butonat e funksionit B dhe C derisa
dritat e gjithë programeve të ndizen.
• Me anulimin e shtyrjes së fillimit të
programit, anulohet gjithashtu edhe
programi i larjes. Në këtë rast duhet të
zgjidhni sërish programin larës.
• Nëse duhet të zgjidhni një program të ri
larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të
jetë e mbushur me detergjent.
Përfundimi i programit të larjes
• Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe
drita treguese e programit në proces
fiket.
• Drita treguese e Fund ndizet.
• Drita treguese e programit të
sapopërfunduar do të mbetet e ndezur.
• Në ekranin elektronik do të shfaqet zero.
1. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin
On/Off.
2. Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak
minuta përpara se të nxirrni jashtë enët;
në këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta
dhe tharja do të bëhet më mirë.
Modaliteti i pezullimit (Standby)
Nëse nuk e fikni pajisjen në përfundim të
programit të larjes, pajisja do të kalojë
automatikisht në modalitetin standby.
Modaliteti standby ul konsumin e energjisë.
Tre minuta pas përfundimit të programit, të
gjitha dritat treguese fiken dhe në ekranin
elektronik shfaqet një shirit horizontal.
Shtypni një nga butonat (jo butonin on/off),
për t'u kthyer në modalitetin e përfundimit të
programit.
electrolux 17
Zbrazja e enëlarëses
• Në anët e derës së enëlarëses mund të
shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të
ftohen më shumë se enët.
• Enët e nxehta janë të ndjeshme ndaj
goditjeve. Për këtë arsye, enët duhen lënë
të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët
që ndodhen në koshin e poshtëm.
Kur programi i larjes ka përfunduar,
këshillohet të hiqet pajisja nga priza
dhe të fiket rubineti.
Programet e larjes
Programet e larjes
Programi
Niveli i ndotjes
Lloji i ngarkesës
Përshkrimi i programit
Intensive
Ndotje e madhe
Enë argjile, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 70°C
2 shpëlarje të ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Auto1)
Çdo lloj
Enë argjile, takëme,
tenxhere dhe tiganë
Paralarja
Larja kryesore deri në 45°C
ose 70°C
1 ose 2 shpëlarje të
ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Ndotje normale ose e
lehtë
Enë argjile dhe takëme
Larja kryesore deri në 60°C
Shpëlarja përfundimtare
Ndotje normale
Enë argjile dhe takëme
Paralarja
Larja kryesore deri në 50°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Ndotje normale ose e
lehtë
Enë argjile dhe
qelqurina delikate
Larja kryesore deri në 45°C
1 shpëlarje e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Quick2)
Eco3)
Glass
1) Gjatë programit Automatik të larjes, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji.
Kohëzgjatja e programit dhe nivelet e konsumit mund të ndryshojnë. Kjo varet nëse pajisja është
mbushur plot ose jo si dhe nga niveli i ndotjes së enëve. Pajisja e rregullon automatikisht temperaturën
e ujit gjatë larjes kryesore.
2) Ky është programi i përkryer ditor për larjen e një ngarkese jo të plotë. Ky është programi ditor i përkryer,
për të mbuluar nevojat e një familjeje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e
mëngjesit dhe drekës, si enë argjile dhe takëme.
3) Program testimi për institutet e testimit
Vlerat e konsumit
Programi
Kohëzgjatja
(minuta) 1)
Konsumi i energjisë
(në kWh)
Uji (litra)
Intensive
-
1,6 - 1,8
19 - 21
Auto
-
0,8 - 1,3
10 - 19
Quick
-
0,8
8
Eco
-
0,8 - 0,9
12 - 13
18 electrolux
Programi
Glass
Kohëzgjatja
(minuta) 1)
-
Konsumi i energjisë
(në kWh)
0,6 - 0,7
Uji (litra)
11 - 12
1) Ekrani elektronik tregon kohëzgjatjen e programit.
Vlerat e konsumit janë si udhëzues për
ju dhe varen nga presioni dhe
temperatura e ujit si dhe nga ndryshimet
e ushqimit me energji elektrike dhe sasia
e enëve të ngarkuara.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen
herë pas here. Filtrat e ndotur do të
përkeqësojnë rezultatin e larjes.
Paralajmërim Përpara se të pastroni
filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
4. Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me
vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ).
5. Pastroni gjithë filtrat plotësisht në ujë të
rrjedhshëm.
6. Nxirrni filtrin e rrafshët nga bazamenti i
dhomës së larjes dhe pastrojeni
plotësisht nga të dyja anët.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
2. Sistemi i filtrimit të enëlarëses përmban
një filtër të trashë ( A ), një mikrofiltër ( B )
dhe një filtër të sheshtë. Zbërthejeni
sistemin e filtrave duke përdorur dorezën
e mikrofiltrit.
3. Kthejeni dorezën me një rrotullim
pothuajse 1/4 në drejtim kundërorar dhe
nxirrni sistemin e filtrave
7. Vendoseni sërish filtrin e sheshtë në
bazamentin e dhomës së larjes dhe
sigurohuni që të jetë vendosur mirë.
8. Vendoseni filtrin e trashë ( A ) brenda në
mikrofiltrin ( B ) dhe shtypini të dyja
bashkë.
9. Vendoseni sistemin e kombinuar të
filtrave në vend dhe mbërthejeni duke e
rrotulluar dorezën në drejtim orar derisa
të ndalojë. Gjatë këtij procesi, sigurohuni
që filtri i rrafshët të mos ketë dalë jashtë
bazamentit të dhomës së larjes.
Mos e përdorni KURRË enëlarësen
pa filtrat. Rivendosja dhe montimi i
gabuar i filtrave do të sjellë rezultate
të dobëta të larjes, si dhe mund të
dëmtojë pajisjen.
Mos u përpiqni KURRË të çmontoni
krahët spërkatës.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë
bllokuar nga mbetjet e ndotjeve,
pastrojini ato me ndihmën e një
kruajtëseje dhëmbësh.
electrolux 19
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
panelin e kontrollit me një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme përdorni
detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë
produkte gërryese, materiale të ashpra ose
tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës,
foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të
pastrohen rregullisht me një leckë të njomë.
Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një
program larjeje për enë të ndotura shumë,
por pa enë brenda.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një
periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të
mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku
temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo
është pashmangshme, zbrazeni pajisjen,
mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e
hyrjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni
shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni
tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me
tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë
zhvendosjes.
Si të veprojmë nëse…
Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes
të procesit.
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës
së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes,
çka mund të zgjidhet me ndihmën e
Kodet e defekteve të keqfunksionimeve
treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë
nevoja të thërrisni një inxhinier.
Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet
korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
Enëlarësja nuk mbushet me ujë
• Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me
shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
• Filtri (atje ku ndodhet) në tubin e rrudhosur të
hyrjes së ujit është bllokuar.
Pastroni filtrin në tubin e hyrjes së ujit.
• Tubi i hyrjes së ujit nuk është vendosur mirë ose
është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes së ujit.
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
Enëlarësja nuk kullon
• Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
• Tubi i kullimit të ujit nuk është vendosur mirë ose
është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
Është aktivizuar mekanizmi kundërpërmbytjes
• Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën
lokale të Shërbimit.
20 electrolux
Keqfunksionimi
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• Dera e enëlarëses nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën.
• Spina kryesore nuk është në prizë.
Vendosni spinën kryesore në prizë
• Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të
shtëpisë.
Riaktivizoni siguresën.
• Është aktivizuar funksioni i shtyrjes së fillimit të
programit.
Nëse do t'i lani enët menjëherë, anuloni
funksionin e shtyrjes së programit.
Programi nuk fillon punën
Pasi t'i keni kryer këta kontrolle, ndizni
pajisjen.
Programi do të vazhdojnë nga momenti në të
cilin u ndërpre.
Nëse kodi i keqfunksionimit ose defektit
rishfaqet, kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Lidhur me kode të tjera defekti që nuk janë
përshkruar në tabelën e mësipërme, lutemi
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit,
duke u treguar modelin (Mod.), numrin e
produktit (PNC) dhe numrin e serisë (S.N.).
Ky informacion gjendet në pllakën e
parametrave që ndodhet në anë të derës së
enëlarëses.
Në mënyrë që t'i keni gjithmonë këta numra,
ju këshillojmë t'i shënoni ato këtu:
Mod. : . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
PNC :. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
S.N. : . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme
Enët nuk janë të
pastra
• Është zgjedhur programi i gabuar për larjen.
• Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e pengojnë ujin të arrijë në të gjitha
pjesët e sipërfaqes. Koshat nuk duhet të mbingarkohen.
• Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë
të enëve.
• Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë të pisët ose të keqvendosur.
• Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.
• Në rastet kur në enë ka depozitime shtresash gëlqerore; mbajtësja e kripës
është bosh ose është vendosur një nivel i pasaktë i zbutësit të ujit.
• Lidhja e tubit të kullimit nuk është e saktë.
• Kapaku i mbajtëses së kripës nuk është mbyllur mirë.
Enët janë të njoma
dhe të turbullta
• Nuk është përdorur shpëlarës.
• Foleja e shpëlarësit është bosh.
Në gota dhe enë ka
rrëke, njolla të
bardha ose veshje
turbullire
• Pakësoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
Pikat e ujit janë
tharë mbi gota dhe
enë
• Shtoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
• Shkak për këtë mund të jetë detergjenti. Kontaktoni kujdesin e klientit të
prodhuesit të detergjentit.
Nëse, pas gjithë këtyre kontrolleve, problemi
vazhdon, kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
Të dhëna teknike
Përmasat
Gjerësia
Lartësia
Thellësia
45 cm
85 cm
63 cm
electrolux 21
Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e të dhënave
e përgjithshme - Siguresa
në anën e brendshme të derës së larëses së enëve.
Presioni i furnizimit me ujë
Minimumi
Maksimumi
0,05 MPa (0,5 bar)
0,8 MPa (8 bar)
Kapaciteti
9 përzgjedhjet standarde të
vendit
Këshilla për institutet testuese
Testimi në përputhje me EN 60704 duhet
kryer me pajisjen të mbushur plotësisht si
dhe duke përdorur programin e testimit
(shihni " Programet e Larjes ").
Testimi në përpudhje me EN 50242 duhet
kryer kur mbajtësja e kripës dhe foleja e
shpëlarësit janë mbushur përkatësisht me
kripë dhe shpëlarës si dhe duke përdorur
programin e testimit (shihni " Programet e
Larjes ").
Ngarkesë e plotë: 9 përzgjedhjet standarde të vendit
Sasia e nevojshme e detergjentit:
5 g + 20 g (Tipi B)
Përzgjedhja e shpëlarësit
pozicioni 4 (Tipi III)
Testimi DUHET të kryhet:
• PA kunjat e buta
• PA koshin e vogël të takëmeve.
HIQINI këto takëme nga koshi i sipërm.
Duke rregulluar koshin e sipërm me
tasin e sallatës
Duke rregulluar koshin e sipërm pa tasin
e sallatës
Varëset e filxhanëve: pozicioni A
22 electrolux
Vendosja në koshin e poshtëm
Vendosja në koshin e takëmeve
Instalimi
Paralajmërim Çdo ndërhyrje
elektrike dhe/ose hidraulike e
nevojshme për instalimin e kësaj
pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist dhe/ose hidraulik i
kualifikuar ose nga një person i aftë.
Ndërfutja në mobilie (plan kuzhine apo
lavapjatë)
Hiqni gjithë paketimet përpara se të
poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen
ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Duke hequr planin e sipërm të punës së
pajisjes, mund ta montoni atë nën një
lavapjatë pranë ose nën një plan pune
(dollap) ekzistues. për sa kohë përmasat e
boshllëkut përkojnë me ato të treguara në
figurë.
Veproni si më poshtë:
• Hiqeni planin e sipërm të punës së pajisjes
duke zhvidhosur sy vidhat e pasme (1),
shtyni planin nga mbrapa pajisjes (2) dhe
rrëshqiteni atë jashtë mbajtëseve të
përparme, duke e ngritur lart planin e
punës (3).
electrolux 23
Sigurohuni që pasi të keni montuar pajisjen,
ajo të jetë lehtësisht e arritshme për ndonjë
riparim të mundshëm nga një inxhinier
shërbimi.
Nëse enëlarësja përdoret më vonë si një
pajisje e mëvetësishme, plani i saj i sipërm i
punës duhet të montohet sërish.
Bazamenti i pajisjeve të mëvetësishme nuk
është i rregullueshëm.
Futni pajisjen pasi të keni rregulluar nivelimin
me këmbëzat rregulluese. Kur fusni pajisjen
në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit,
tubi i kullimit dhe kablli i ushqimit elektrik të
mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e
brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr
nga priza.
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen
dhe puthitjen e mirë të derës.
Kur pajisja është e niveluar në mënyrë të
saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e
dollapit anësor.
Nëse dera nuk mbyllet në mënyrë të saktë,
lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Lidhja e tubit të hyrjes së ujit
Kjo pajisje mund të lidhet me një burim uji të
nxehtë (maksimumi 60°) ose të ftohtë.
Me një burim uji të nxehtë mund të kurseni
në mënyrë të ndjeshme energji. Gjithsesi, kjo
varet nga mënyra si prodhohet uji i nxehtë.
(Ju këshillojmë burime alternative energjie që
janë më pak të dëmshme për ambientin, si
p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe
burime energjie nga era).
Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja
bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë
të pajisjes, vidhoset në një grykë 3/4" ose në
një rubinet të posaçëm me çiftim të shpejtë
si me Shtypje-Bllokim.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të
dhënë në "Specifikimet Teknike". Autoritetet
lokale të Ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi
presionin mesatar të ujit në zonën tuaj.
Tubi i hyrjes së ujit nuk duhet të përdridhet,
të shtypet ose të ngatërrohet kur lidhet.
Pajisja përmban tubat e hyrjes dhe të kullimit
të ujit, të cilat mund të vendosen si në të
majtë ashtu edhe në të djathtë me ndihmën
e dados mbërthyese, për t'iu përshtatur
instalimit. Dadoja mbërthyese duhet të
mbërthehet mirë për të shmangur
rrjedhje të mundshme të ujit.
Kujdes! JO çdo model enëlarësesh i ka
tubat e furnizimit dhe kullimit të ujit të
pajisura me dado mbërthyese. Në këtë
rast, kjo gjë nuk është e mundur.
Nëse pajisja është e lidhur me tuba të rinj ose
me tuba që nuk janë përdorur për një kohë
të gjatë, duhet të lëshoni nëpër to ujë të
rrjedhshëm për pak minuta, përpara se të
lidhni tubin e furnizimit me ujë.
MOS përdorni tuba lidhës që janë
përdorur më parë për një pajisje tjetër të
vjetër.
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma
sigurie që parandalojnë ujin e përdorur
në pajisje të kthehet mbrapsht në
sistemin e ujit të pijshëm. Kjo pajisje
është në përputhje me rregullat e
zbatueshme hidraulike.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
Pasi lidhni tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit,
valvula e sigurisë është ngjitur me rubinetin.
Si rrjedhojë, tubi i hyrjes së ujit është nën
presion vetëm gjatë kohës që hyn uji. Nëse
tubi i hyrjes së ujit fillon të rrjedhë gjatë punës,
valvuli i sigurisë e ndërpret ujin e rrjedhshëm.
Lutemi bëni kujdes kur instaloni tubin e hyrjes
së ujit:
24 electrolux
• Kablli elektrik për valvulin e sigurisë
ndodhet në tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit.
Mos e zhytni në ujë tubin e hyrjes së ujit
ose valvulën e sigurisë.
• Nëse tubi i hyrjes së ujit pse valvuli i sigurisë
është e dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
• Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
duhet zëvendësuar vetëm nga një
specialist ose nga Qendra e Shërbimit.
Paralajmërim Voltazh i rrezikshëm
Lidhja e tubit të kullimit të ujit
Gryka e tubit të kullimit mund të lidhet në
mënyrat e mëposhtme:
1. Në rubinetin e daljes së lavapjatës, duke
e siguruar mirë në pjesën e poshtme të
planit të punës. Kjo do të parandalojë
hyrjen e ujit të ndotur të lavapjatës në
pajisje.
2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për
ventilim, me një diametër minimal prej 4
cm.
max 400 cm
max 85 cm
min 40 cm
Siguroni që tubi të mos jetë i përthyer apo i
shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të
ngadalësojë shkarkimin e ujit.
Tapa e lavapjatës nuk duhet të jetë vendosur,
kur pajisja është duke kryer procesin e
kullimit, pasi kjo mund të sjellë si pasojë
kthimin e ujit të kulluar sërish në pajisje.
Nëse përdorni një zgjatues për tubin e
kullimit, diametri i tij i brendshëm duhet të
mos jetë më i vogël se diametri i tubit të
kullimit që keni.
Si diametri i brendshëm i dadove bashkuese
të përdorura për lidhjen me kullimin e ujit, nuk
duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit
standard.
Kur lidhni tubin e kullimit me një rubinet nën
lavapjatë, e gjithë membrana plastike (A)
duhet hequr. Nëse nuk e hiqni gjithë
membranën, kjo do të sjellë grumbullimin e
mbetjeve të ushqimit me kalimin e kohës,
duke bllokuar rubinetin e lidhur me tubin e
kullimit të enëlarëses
Pajisjet tona janë të pajisura me një
mekanizëm sigurie për të mbrojtur
kundër kthimit të ujit të papastër
mbrapsht në pajisje. Nëse rubineti i
lavapjatës nuk ka një "valvul mos-kthimi"
të ndërfutur, kjo mund të pengojë
kullimin e saktë të ujit nga enëlarësja. Për
këtë arsye, ju këshillojmë ta hiqni atë.
Për të shmangur rrjedhje të ujit pas
instalimit, sigurohuni që dadot
bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort.
Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në
djathtë apo në të majtë të enëlarëses
Lidhja elektrike
Paralajmërim Sipas standardeve të
sigurisë, pajisja ka nevojë për
tokëzim.
Përpara përdorimit të pajisjes për
herë të parë, sigurohuni se
parametrat e voltazhit dhe llojit të
rrymës të shënuara në pllakën e
parametrave janë në përputhje me
parametrat e vendit ku do të
instaloni pajisjen. Parametrat e
siguresës gjithashtu i gjeni në
pllakën e parametrave.
electrolux 25
Vendosni gjithmonë spinën
kryesore në një prizë të instaluar
mirë kundra dridhjes.
Nuk duhen përdorur spinat me
shumë hyrje dhe kabllot zgjatuese.
Kjo mund të shkaktojë zjarr si
pasojë e mbinxehjes.
Nëse është nevojshme, ndryshojeni
instalimet elektrike të spinës së
shtëpisë tuaj. Në rast se kablli i
ushqimit duhet të zëvendësohet,
lutemi kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese
Materialet paketuese janë të padëmshme
për ambientin dhe mund të riciklohen.
Elementët plastikë identifikohen nga shenjat,
përkatësisht >PE<, >PS<, etj. Ju lutemi
mënjanoni materialet paketues në
vendgrumbullimin e duhur të plehrave të
lagjes tuaj.
Paralajmërim Kur pajisja nuk do të
përdoret më:
• Shkëputeni spinën nga priza.
• Priteni kabllon dhe spinën dhe hidhini
ato.
• Çmontoni dhe hidhni kapësen e
derës. Kjo parandalon rrezikun e
bllokimit të fëmijëve brenda në pajisje
duke rrezikuar jetën e tyre.
Spina duhet të jetë e arritshme pasi
pajisja të jetë instaluar.
Mos u shkëpusni kurrë pajisjen nga
rrjeti elektrik duke e tërhequr spinën
nga kablli. Tërhiqeni gjithmonë nga
spina.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
defektet që vijnë si pasojë e
mungesës së vëmendjes ndaj
udhëzimeve të mësipërme të
sigurisë.
26 electrolux
electrolux 27
www.electrolux.com
117959360-00-112008
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising