Whirlpool | HR 642 X CM | Instruction for Use | Whirlpool HR 642 X CM Udhëzues Përdorues

Whirlpool HR 642 X CM Udhëzues Përdorues
HR 642 X CM
SHQIP
Udhëzime për përdorimin
Faqe 2
1
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
PËRPARA SE TË PËRDORNI PIANURËN PREJ QELQI QERAMIK
INSTALIMI
LIDHJET ELEKTRIKE
KËSHILLA PËR KURSIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE
MBROJTJA E MJEDISIT
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA E PIANURAVE PREJ QELQI QERAMIK
UDHËZUESI I PROBLEMEVE
SHËRBIMI I PAS-SHITJES
FLETA E PËRSHKRIMIT TËI PRODUKTIT
2
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
SIGURIA JUAJ DHE E TË TJERËVE ËSHTË
SHUMË E RËNDËSISHME
Ky manual dhe vetë pajisja japin mesazhe të
rëndësishme sigurie, që duhen lexuar dhe respektuar
gjithmonë.
PARALAJMËRIM:
Të gjithë mesazhet e sigurisë e specifikojnë rrezikun
e mundshëm, të cilit i referohen dhe tregojnë se si të
reduktojnë rrezikun e lëndimit, dëmtimin dhe goditjes
elektrike si pasojë e përdorimit të pasaktë të pajisjes.
Sigurohuni që të ndiqni sa më poshtë:
• Pajisja duhet të shkëputet nga priza elektrike para
se të kryeni çdo proces instalimi.
• Instalimi dhe mirëmbajtja duhet të kryhen nga një
teknik i specializuar, në përputhje me udhëzimet e
prodhuesit dhe rregullat lokale në fuqi të sigurisë.
Mos riparoni ose zëvendësoni ndonjë pjesë të
pajisjes nëse nuk specifikohet ndryshe në manualin
e përdoruesit.
• Pajisja duhet të tokëzohet.
• Kablli i rrymës duhet të jetë mjaft i gjatë për të lidhur
pajisjen, të ndërfutur në mobilie, tek priza elektrike.
• Për instalimin në përputhje me rregullat aktuale të
sigurisë, nevojitet një çelës omnipolar me hapësirë
kontakti minimale prej 3 mm.
• Mos përdorni spina të shumëfishtaose kabllo
zgjatues.
• Mos e tërhiqni kabllin e ushqimit të pajisjes.
• Pjesët elektrike nuk duhet të jenë të arritshme nga
përdoruesi pas instalimit.
• Pajsja është projektuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për gatimin e ushqimit. Nuk lejohet
përdorim tjetër (p.sh. ngrohja e dhomës). Prodhuesi
refuzon çdo përgjegjësi në rast përdorimi të
papërshtatshëm ose rregullimi të pasaktë të
komandave.
• Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë
përdorimit. Duhet të bëni kujdes për të shmangur
prekjen e elementëve nxehës. Fëmijët nën 8
vjeç duhet të mbahen larg, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje të vazhdueshme.
• Pjesët e arritshme mund të nxehen shumë gjatë
përdorimit. Fëmijët duhet të mbahen larg nga
pajisja dhe të mbahen nën kontroll që të mos
luajnë me të.
• Mos i prekni elementët nxehës të pajisjes gjatë
dhe pas përdorimit. Mos lini që pajisja të bjerë
•
•
•
•
•
•
•
•
në kontakt me rrobat ose materiale të tjera të
djegshëm, derisa të gjithë komponentët të jenë
ftohur mjaftueshëm.
Mos vendosni materiale të djegshëm mbi ose
pranë pajisjes.
Vajrat dhe yndyrat e mbinxehura marrin zjarr shpejt.
Bëni kujdes kur gatuani produkte ushqimore të
pasur me yndyrë dhe vaj.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës
8 vjeç e sipër si dhe nga personat me aftësi të
kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, nëse nuk janë
të mbikëqyrur ose të trajnuar për përdorimin e
pajisjes në mënyrë të sigurt për të kuptuar rreziqet
e mundshme. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet
të kryhen nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Nëse sipërfaqja është e krisur, fikeni pajisjen për
të shmangur mundësinë e një goditjeje elektrike.
Pajisja nuk është projektuar për t'u komanduar
përmes një kohëmatësi të jashtëm ose një sistemi
kontrolli të telekomanduar në largësi.
Gatimi pa mbikëqyrje në një pianurë me yndyrë ose
vaj mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë zjarr.
Mos u përpiqni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë,
por fikni pajisjen dhe më pas mbuloni flakën, p.sh.
me një kapak ose një mbulesë zjarri. Rrezik zjarri:
mos vendosni objekte mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull.
Objektet metalike, si thikët, pirunjtë, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
pianurës, sepse mund të nxehen.
3
PËRPARA SE TË PËRDORNI PIANURËN PREJ QELQI QERAMIK
• Për ta shfrytëzuar pajisjen tuaj të re maksimalisht, ju lutemi të lexoni
me kujdes udhëzimet e përdorimit dhe t'i ruani ato të disponueshme
për më vonë.
INSTALIMI
E rëndësishme
Për të parandaluar qark elektrik nga mbingarkesa dhe rrjedhimisht edhe nga
dëmtimi, ju rekomandojmë sa më poshtë:
• Mos e instaloni planin e gatimit pranë enëlarëses ose makinës larëse,
në mënyrë që qarqet elektrike të mos bien në kontakt me avullin dhe
lagështirën, çka mund t'i dëmtojë.
Muri i pasmë
min. 5 mm
Plani i gatimit
• Plani i gatimit duhet të venoset në një plan pune me thellësi 20 mm
dhe 50 mm
• Nuk duhet të ketë asgjë midis planit të gatimit dhe furrës (skara të
ndërmjetme, kapëse, etj.).
• Distanca midis anës së poshtme të pianurës prej qelqi qeramik dhe
dollapit ose panelit ndarës, duhet të jetë të paktën 20 mm.
• Nëse plani i gatimit duhet të instalohet pranë një njësie në kolonë,
lini një distancë prej të paktën 100 mm nga qoshja e planit të gatimit
deri në skajin e njësisë në kolonë.
• Hapni një zgavër në planin e punës, duke respektuar përmasat e dhëna
në fletën bashkëngjiur të përshkrimit të produktit.
• Vendosni rondelen e marrë në dorëzim, mbi planin e gatimit (nëse nuk
është vendosur tashmë), pasi të keni larë sipërfaqene tij.
min. 20 mm
min. 5 mm
1
2
Nëse një furrë (nga gama e furrave tona) instalohet nën një plan gatimi,
sigurohuni që kjo të jetë e pajisur me një sistem ftohës. Nëse temperatura
e qarqeve elektrike tejkalon temperaturën e lejuar maksimale, plani i gatimit
do të fiket automatikisht; Në këtë rast, prisni disa minuta derisa temperatura
e brendshme e qarqeve elektrike të arrijë një nivel të pranueshëm, pikë në
të cilën do të ishte e mundur të ndizej pianura sërish.
• Fikeni pianurën pas përdorimit.
3
4
Pjesa e përparme
LIDHJET ELEKTRIKE
Lidhjet elektrike duhet të bëhen para se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Pajisja duhet të instalohet nga një elektricist i kualifikuar që është plotësisht
i ndërgjegjshëm për sigurinë aktuale dhe rregulloret e instalimit. Specifikisht,
instalimi duhet të kryhet në përputhje me rregulloret e kompanisë lokale të
furnizimit me energji elektrike. Sigurohuni që tensioni i shfaqur në pllakëzën
e të dhënave është i njëjtë me tensionin e prizës elektrike në shtëpinë tuaj.
Rregulloret kërkojnë që pajisja të tokëzohet: përdorni vetëm kabllo (duke
përfshirë kabllo të tokëzuar) me përmasat e përshtatshme. Prodhuesi refuzon
gjithë përgjegjësinë për dëmtim të personave ose kafshëve dhe për dëmtim
të pronës, që rezulton nga mosrespektimi i rregullimeve të mësipërme. Për
lidhjen elektrike, përdorni një kabëll të tipit H05RR-F, siç tregohet në tabelën
më poshtë:
Tensioni i prizës elektrike.
Përçuesit
Sasia x përmasa
220-240V ~ +
3 x 4 mm2
230-240V ~ +
3 x 4 mm2 (vetëm Australi)
220-240V 3~ +
4 x 1,5 mm2
380-415V 3N~ +
5 x 1,5 mm2
380-425V 2N~ +
4 x 1,5 mm2
Pajisja duhet të lidhet me prizën elektrike me anë të një çelësi
shumëpolësh me mbyllje, me një vrimë kontakti minimale prej 3 mm.
Kujdes: kablli i ushqimit duhet të jetë mjaftueshëm i gjatë, për të mundësuar
heqjen e planit të gatimit nga plani i punës dhe duhet të vendoset në mënyrë të
tillë, që të shmangë dëme ose mbinxehje të shkaktuara nga kontakti me bazën.
Lidhja me skedën e terminaleve
Shënim: fija e verdhë/e gjelbër e tokëzimit duhet të lidhet me terminalin me
simbolin
dhe duhet të jetë më e gjatë se fijet e tjera.
• Hiqni rreth 70 mm të këmishës së kabllit nga kablli i ushqimit (B).
• Zhvishni rreth 10 mm të këmishës së fijeve. Më pas futeni kabllin e ushqimit
në morsetën e kabllit dhe lidhni fijet me bllokun terminal siç tregohet në
diagramën e lidhjeve që ndodhet pranë vetë bllokut terminal.
• Siguroni kabllin e ushqimit (B) me anë të morsetës së kabllit.
• Mbyllni skedën e terminaleve me kapakun (A) duke e siguruar me vidhën
e marrë në dorëzim.
• Pas lidhjes elektrike, futeni pianurën nga lart dhe fiksojeni tek sustat e
suportit, sipas ilustrimit.
KËSHILLA PËR KURSIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE
• Përdorni tenxhere dhe tiganë, bazamenti i të cilave është i barabartë me
atë të zonës së gatimit ose pak më i madh.
• Përdorni vetëm tenxhere dhe tiganë me bazament të sheshtë.
• Nëse është e mundur, mbajini tenxheret me kapak gjatë gatimit.
• Perimet, patatet, etj., gatuajini me pak ujë për të shkurtuar kohë e gatimit.
• Një tenxhere me presion ju mundëson të kurseni edhe më shumë energji
dhe kohë.
NO!
5
MBROJTJA E MJEDISIT
1. Paketimi
• Materiali paketues mund të riciklohet 100%, siç konfirmohet nga simboli
i riciklimit .
2. Produktet
Kjo pajisje është cilësuar në përputhje me Direktivën Europiane 2012/19/EU
për Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Duke u siguruar
që ky produkt do të mënjanohet si duhet, do të ndihmoni në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Simboli mbi produkt ose mbi dokumentet që shoqërojnë produktin, tregon
se kjo pajisje nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, ajo
duhet të dorëzohet tek pika e grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike
dhe elektronike. Mënjanimi duhet të kryhet në përputhje me rregulloret lokale
në fuqi të mënjanimit të mbeturinave. Për informacione më të detajuara lidhur
me trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e këtij produkti, lutemi të kontaktoni
autoritetet tuaja lokale, shërbimin e grumbullimit për mbetjet shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë pajisjen.
Deklarata e konformitetit CE
• Ky plan gatimi është i përshtatshëm për të qenë në kontakt me ushqimet
dhe përputhet me rregulloren EEC (CE) n. 1935/ 2004.
• Pajisjet janë të projektuara vetëm për t'u përdorur si pajisje gatimi. Çdo lloj
tjetër përdorimi i pajisjeve (p.sh. për ngrohjen e dhomës) konsiderohet si
përdorim i papërshtatshëm dhe tepër i rrezikshëm.
• Pajisjet projektohen, ndërtohen dhe shiten në përputhje me:
• objektivat e sigurisë së Direktivës së "Tensionit të Ulët" 2006/95/EC (që
zëvendëson 73/23/EEC dhe amendamentet e tjera);
• kërkesat e mbrojtjes së Direktivës “EMC” 2004/108/EC;
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA E PIANURAVE PREJ QELQI-QERAMIK
Pastrojeni planin e gatimit kur është i ftohtë, pas çdo përdorimi. Kjo do të
parandajlojë formimin e papastërtive dhe do ta lehtësojë pastrimin.
E rëndësishme: shmangni përdorimin e pajisjeve pastruese me ujë ose
avull me presion.
• Përdorni një leckë të pastër, peceta thithëse kuzhine dhe detergjent larës
ose një pastrues të posaçëm për qelqin qeramik.
• Hiqni papastërtitë e formuara me veglën e posaçme kruajtëse (nëse ka)
dhe me produkte specifike pastruese.
• Derdhjet e ushqimit duhet të pastrohen para se të piqen mbi sipërfaqen
e qelqit qeramik.
• Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri (sheqerka, lëng frutash, reçel, etj.)
që derdhen gjatë gatimit, ose shpërndajnë njolla sheqeri, duhet të hiqen
menjëherë përmes një vegle kruajtëse.
• Mos përdorni produkte gërryes, zbardhues, spërkatës për pastrim furrash
ose gërryes tigani.
Plani i gatimit duhet të trajtohet periodikisht me një produkt të patentuar
mbrojtës me përmbajtje dylli, të posaçëm për qelqin qeramik.
UDHËZUESI I PROBLEMEVE
Plani i gatimit nuk punon
• Kur shtypni butonat komandues, a i keni ndjekur udhëzimet në seksionin
“Përdorimi i pianurës” në “Fletën e Përshkrimit të Produktit”?
• A ka ikur korrenti?
• A e keni tharë pianurën me kujdes pasi e keni pastruar?
1. Nëse është zgjedhur një zonë gatimi dhe në ekran shfaqet një “F” ose një
“ER” e ndjekur nga një numër, kontaktoni Shërbimin e Pas-Shitjeve dhe
informojini ata përkatësisht.
SHËRBIMI I PAS-SHITJES
Përpara se të kontaktoni shërbimin e pas-shitjes:
1. Përpiquni të zgjidhni problemin (shihni “Udhëzuesi i problemeve”).
2. Fikeni pajisjen dghe rindizeni atë për të parë nëse defekti përsëritet
Nëse pas kontrolleve të mësipërme problemi vazhdon, kontaktoni me
shërbimin më të afërt të pas shitjes.
Ju lutemi jepni: një përshkrim të shkurtër të defektit,
• tipin dhe modelin e saktë të pajisjeve,
• numrin e shërbimit (numrin që ndodhet pas fjalës “Shërbimi” tek pllakëza
e të dhënave), që ndodhet poshtë pianurës ose në Fletën e Përshkrimit
të Produktit.
6
-- Me përjashtim të mesazhit “F03” ose “ER03” që identifikon pastrimin e
pasaktë të zonës së komandimit.
-- Për të zgjidhur problemin, ndiqni udhëzimet në paragrafin e Pastrimit dhe
mirëmbajtjes së pianurës prej qelqi qeramik.
2. Nëse pianura nuk punon pas përdorimit intensiv, temperatura e brendshme
e pianurës është shumë e lartë. Prisni disa minuta derisa pianura të ftohet.
• adresën tuaj të plotë dhe numrin e telefonit. Nëse nevojiten riparime, ju
lutemi kontaktoni një Shërbim të autorizuar të pas-shitjeve, siç tregohet
tek garancia. Nëse ndodh që një veprim ose riparim të kryhet nga një
teknik i paautorizyuar, kërkoni gjithmonë një certifikatë për punën e kryer
dhe këmbëngulni në përdorimin e pjesëve origjinale. Mosrespektimi i
këtyre udhëzimeve mund të kompromentojë sigurinë dhe cilësinë
e produktit.
FLETA E PËRSHKRIMIT TË PRODUKTIT
1.
2.
3.
4.
5.
1
4
Zona e gatimit me ndriçim
Zona e gatimit me ndriçim
Zona e gatimit me ndriçim
Zona e gatimit me ndriçim
Ekrani
Ø 145
Ø 180
Ø 145
Ø 210
3
2
5
0
560+2 mm
R = Min. 6,5 mm
Max. 8 mm
580 mm
510 mm
482 mm
min 20 mm
0
490 +2 mm
R = 11,5 mm
552 mm
0
583 +2 mm
R = Min. 6,5 mm
0
0
0
513 +2
mm
560+2 mm
490+2 mm
6 mm
min. 5 mm
42 mm
Min. 70 mm
min. 20 mm
min. 5 mm
Min. 40 cm
Min. 7 cm
Min. 10 cm
7
C
D
F
B
A
E
A
Ndezur/Fikur
B
Zona e gatimit dhe zgjedhja e kohëmatësit
C-E
H
Rregullimi i rritjes dhe reduktimit të nxehtësisë
D
Kyçja e çelësave
F
ZONA E SHUMËFISHTË Aktivizimi / Çaktivizimi
Pas instalimit të parë, paneli i kontrollit kryen një test funksional për rreth 1 sekondë,
pas të cilit kalon automatikisht në funksionin e “Kyçjes së çelësave”.
Për ta çaktivizuar funksionin, shtypni dhe mbani shtypur butonin “D”; një sinjal akustik
do të tingëllojë dhe drita përkatëse led do të fiket.
SHËNIM: Nëse ndodh një rindezje, përsëritni procedurën e përshkruar më sipër.
Për të ndezur pianurën, mbajeni butonin “A” të shtypur për rreth 2 sekonda. Ekranet e zonës
së gatimit 4 “0”. Nëse brenda 20 sekondash asnjë nga zonat e gatimit nuk është aktivizuar,
pianura fiket automatikisht si masë sigurie. Shtypni një nga butonat “B” që korrespondon
me zonën e gatimit që keni ndërmend të përdorni. Zgjidhni rregullimin e nevojshëm të nxehtësisë,
me butonat “E” ose “C”. Rregullimet e tjera të zgjedhshme të gatimit variojnë nga 1 në 9.
Shtypni butonat +/- njëkohësisht për të anuluar gjithë rregullimet. Duke shtypur butonin “+”
kur është arritur niveli 9, funksioni “Përforcues” aktivizohet dhe germa “A” shfaqen në ekran.
E RËNDËSISHME: komanda çaktivizohet 10 sekonda pasi është zgjedhur rregullimi i nxehtësisë.
Për të ndryshuar rregullimin e nxehtësisë, shtypni fillimisht butonin “B” sërish, dhe më pas
vazhdoni me ndryshimin e rregullimit, duke përdorur butonat “E” ose “C”.
ZONA E SHUMËFISHTË: Pasi të keni zgjedhur zonën e dëshiruar dhe pasi të keni rregulluar nivelin
(siç përshkruhet në seksionin e mëparshëm), shtypni “F”: një tregues mbi buton do të ndizet,
duke aktivizuar zonën shtesë. Zona e shumëfishtë mund të përdoret vetëm nëse:
1) Zona e gatimit ofrohen me zonë të shumëfishtë;
2) Niveli i fuqisë së zgjedhur është më shumë se 0.
Për të çaktivizuar zonën e shumëfishtë, shtypni butonin “B” e zonës së dëshiruar,
dhe më pas shtypni sërish “F”. Për të vendosur funksionin e Kohëmatësit, zgjidhni zonën
e dëshiruar të gatimit dhe rregullimin e fuqisë, dhe më pas shtypni sërish çelësin e zonës së gatimit
e do të shfaqet një pikë e ndritshme në ekranin e zonës së gatimit të komanduar nga kohëmatësi.
Treguesi “00” do të pulsojë në 2 ekranet. Shtypni butonat “C” ose “E” për të vendosur kohën nga 1 në 99.
E RËNDËSISHME: pas 10 sekondash, ekranet e kohëmatësit do të shfaqin rregullimin
e fuqisë të zonave të tjera të gatimit. Për të shfaqur kohën e mbetur të gatimit, shtypni dy herë
çelësin e zonës së gatimit të komanduar nga kohëmatësi.
Funksioni KYÇJA E ÇELËSAVE aktivizohet duke mbajtur shtypur butonat “D” derisa të ndizet
një pikë mbi butonin e funksionit.
Funksioni i kyçjes së çelësave kyç gjithë funksionet e tjera të pianurës, me përjashtim të butonin
Ndezur/Fikur “A”. Funksioni do të mbetet i ndezur edhe pasi pianura është fikur dhe ndezur sërish,
si dhe mund të çaktivizohet duke shtypur butonin “D” sërish,
derisa pika mbi butonin e funksionit të fiket.
TREGUESI I NXEHTËSISË SË MBETUR
Kur zona e gatimit fiket, treguesi i nxehtësisë së mbetur “H” qëndron i ndezur ose pulson me
alternim me “0” derisa temperatura e pianurës të kthehet brenda niveleve të sigurisë.
E RËNDËSISHME: Veçoritë e sigurisë së pianurës përmbajnë një funksion automatik fikjeje.
Përdorimi i zgjatur i të njëjtit rregullim nxehtësie, shkakton fikjen automatike të zonës së gatimit
(për shembull, pas rreth 1 ore me rregullimin maksimal të nxehtësisë, zona e gatimit fiket).
BËNI KUJDES: Për të shmangur dëme të përhershme planit prej qelqi qeramik, mos përdorni:
- Tenxhere me bazament jo plotësisht të sheshtë.
- Tenxheret metalike me bazament të emaluar.
Çdo defekt estetik (gërvishtje, shenja në sipërfaqe, etj.) duhet të raportohen menjëherë pas instalimit.
AL
19515337000
8
03/17
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertising