Gorenje ECT643SYW Pianurë xham qeramikë Manuali i perdoruesit

Gorenje ECT643SYW Pianurë xham qeramikë Manuali i perdoruesit

AL

UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PËRDORIMIN E PIANURËS SË GATIMIT INKASO ME XHAM QERAMIKË

www.gorenje.com

Ju falenderojmë

për besimin tuaj dhe blerjen e pajisjes sonë.

Ky manual me udhëzime të detajuara është përgatitur për ta bërë më të lehtë përdorimin e këtij produkti. Udhëzimet do t’ju mundësojnë të mësoni për pajisjen e re sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sigurohuni se keni marrë një pajisje të padëmtuar. Nëse gjeni dëmtime nga transporti, ju lutemi kontaktoni shitësin nga i cili keni blerë pajisjen ose magazinën rajonale e cila ju ka furnizuar. Numri i telefonit mund të gjendet në faturë ose në fletë dërgesën e transportit.

Udhëzimet për përdorim jepen gjithashtu në faqen tonë web: www.gorenje.com /

Informacion i rëndësishëm Këshillë, shënim

PËRMBAJTJA

10 11 11 12 13 13 14 14 16 16 17 Bllokimi për fëmijët 18 19 19 20 Fikja e një zone gatimi 20 21 21 Fikja automatike 21 HYRJE PËRGATITJA E PAJISJES PËR PËRDORIM PËR HERË TË PARË FUNKSIONIMI I PIANURËS SË GATIMIT MIRËMBAJTJA & PASTRIMI DIFEKTE INSTALIMI I PJANURËS TË NDRYSHME 3

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET DHE RUAJINI ATO PËR T'JU REFERUAR NË TË ARDHMEN.

Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e sipër dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë eksperience dhe njohurish në qoftë se atyre u janë dhënë udhëzime dhe mbikëqyrje në lidhje me përdorimin e pajisjes elektroshtëpiake në mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen elektroshtëpiake. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të realizohet nga fëmijët e pambikëqyrur.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar se ata nuk luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.

KUJDES: Pajisja elektroshtëpiake dhe pjesët e saj të prekshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregohet kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehës. Fëmijët e moshës më pak se 8 vjeç duhet të mbahen larg në qoftë se janë vazhdimisht të pambikëqyrur.

KUJDES: Pjesët e prekshme mund të nxehen kur përdoren. Për të shmangur djegiet dhe përcëllimet fëmijët duhen mbajtur larg.

KUJDES: Përpara zëvendësimit të llampës, sigurohuni që pajisja elektroshtëpiake është e fikur, në mënyrë që të shmanget mundësia e goditjes elektrike.

Mos përdorni pastrues me avull apo me presion të lartë për të pastruar pajisjen elektroshtëpiake, pasi kjo mund të rezultojë në goditje elektrike.

4

Pajisja elektroshtëpiake nuk është e menduar që të kontrollohet nga programuesa kohorë të jashtëm apo nga sisteme speciale të kontrollit.

Mjetet për të bërë stakimin duhet të inkorporohen në instalimet fikse, në përputhje me rregullat për instalimet.

Në qoftë se kablli i furnizimit është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona të kualifikuar njësoj, në mënyrë që të shmanget rreziku (vetëm për pajisjet elektroshtëpiake që furnizohen me kabëll lidhës). KUJDES: Në qoftë se sipërfaqja është e krisur, fikeni pajisjen elektroshtëpiake për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.

Mos i shikoni elementet e pjanurës, pasi ata kanë të inkorporuara llampa halogjeni.

KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur mbi pjanurë me dhjamë ose me vaj mund të jetë i rezikshëm dhe mund të rezultojë në zjarr. KURRË mos tentoni të fikni zjarrin me ujë, por fikeni pajisjen elektroshtëpiake dhe pastaj mbuloini flakët, p.sh. me një kapak ose me një batanije kundër zjarrit.

KUJDES: Rrezik zjarri: mos mbani gjëra mbi sipërfaqet e gatimit.

Rrezik zjarri: Mos mbani gjëra mbi sipërfaqet e gatimit.

KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Një procesi afatshkurtër gatimi duhet të mbikëqyret vazhdimisht.

KUJDES: Gatimi i pambikëqyrur mbi pjanurë me yndyrë ose me vaj mund të jetë i rezikshëm dhe mund të rezultojë në zjarr.

5

KUJDES: Përdorni vetëm mbrojtëset e pjanurës të projektuara nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake të gatimit ose të treguara nga prodhuesi i pajisjes elektroshtëpiake në udhëzimet për përdorim si mbrojtëse të përshtatshme për pjanurën ose të inkorporuara në pajisjen elektroshtëpiake. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.

Pajisja elektroshtëpiake synohet vetëm për përdorim shtëpiak.

Mos e përdorni atë për asnjë qëllim tjetër, si për ngrohje të dhomës, tharje të kafshëve shtëpiake apo të kafshëve të tjera, letrës, tekstileve, bimëve, etj., pasi kjo mund të rezultojë në dëmtime ose në rrezik zjarri.

Pajisja elektroshtëpiake mund të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një teknik apo ekspert shërbimi i autorizuar. Ndërhyrja në pajisjen elektroshtëpiake ose riparimi joprofesionist i saj mund të rezultojnë në rrezik të plagosjeve të rënda ose në dëmtim të produktit.

Mospërputhjet e mundshme në nuancat e ngjyrave ndërmjet pajisjeve elektroshtëpiake ose përbërësve të ndryshëm brenda të njëjtës linjë modeli mund të ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç janë këndet e ndryshme nga ku shikohet pajisja elektroshtëpiake, mjediset me ngjyra të ndryshme, materialet dhe ndriçimi i dhomës 6

PËRPARA SE TË LIDHNI PAJISJEN ELEKTROSHTËPIAKE:

Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake. Riparimi ose çdo pretendim për garanci që rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes elektroshtëpiake nuk do të mbulohet nga garancia.

PJANURË GATIMI PREJ XHAMI QERAMIKE, E INKASUAR

(PËRSHKRIMI I PAJISJEVE DHE FUNKSIONEVE – NË VARËSI TË MODELIT)

Meqenëse pajisjet për të cilat janë hartuar këto udhëzime mund të kenë pjesë përbërëse të ndryshme, disa funksione ose pjesë që përshkruhen në këtë manual mund të mos jenë pjesë e pajisjeve tuaja.

1 2 3 4 5 1 Zona e gatimit mbrapa majtas 2 Zona e gatimit mbrapa djathtas 3 Zona e gatimit përpara majtas 4 Zona e gatimit përpara djathtas 5 Njësia e kontrollit të pjanurës së gatimit 7

8

SPECIFIKIME TEKNIKE

(NË VARËSI TË MODELIT)

A Numri Serial B Kodi/ID C Tipi D Marka E Modeli F Të dhëna teknike G Simbolet e pajtueshmërisë Tabela e klasifikimit me informacionet bazë për pajisjen ndodhet në pjesën e poshtme të pianurës së gatimit.

PËRPARA SE TË PËRDORNI PAJISJEN PËR HERË TË PARË

Nëse pianura juaj ka sipërfaqe xhami qeramike , pastrojeni me një cope të lagur dhe pak detergjent larës. Mos përdorni pastrues të ashpër, siç janë” pastruesit abrazivë që mund të shkaktojnë gërvishtje, sfungjerë të ashpër për larje enësh ose heqës njollash.

Gjatë përdorimit të parë, mund të shfaqet "aroma karakteristike e pajisjes elektroshtëpiake të re"; ajo do të zhduket gradualisht.

9

PIANURA E GATIMIT SIPËRFAQJA E GATIMIT PREJ XHAMI QERAMIKE

- Zona e ngrohjes do të arrijë shpejt fuqinë ose temperaturën e përcaktuar, ndërkohë që zona përreth zonave të nxehta të gatimit do të mbetet e ftohtë.

- Pianura është rezistente nga ndryshimeve të temperaturës.

- Përdorimi i pianurës prej xhami qeramike si një zone mbajtëse mund të rezultojë në gërvishtje ose dëme të tjera në të.

- Mos përdorni enë alumini ose plastike në zonat e nxehta të gatimit. Mos vendosni asnjë objekt plastik ose me fl etë alumini në pianurën prej xhami qeramike.

- Mos e përdorni pianurën prej xhami qeramike nëse ajo është e plasaritur ose e thyer. Nëse një objekt i mprehtë bie mbi pianurë, pianura mund të thyhet. Pasoja e një ngjarjeje të tillë mund të jenë të dukshme menjëherë ose pas pak kohe. Nëse shfaqet një plasaritje e dukshme në pianurë, menjëherë ndërprisni furnizimin me energji të pajisjes.

10

KËSHILLA NË LIDHJE ME PAJISJET E GATIMIT

- Përdorni pajisje gatime cilësore me pjesë të poshtme të rrafshët dhe të qëndrueshme.

- Pjesa e poshtme e tigantit/tenxhereve dhe diametrat e zones së gatimit duhet të jenë njësoj.

- Pajisjet e gatimit prej xhami të temperuar me pjesë të poshtme speciale mund të përdoren në zonat e gatimit nëse diametri i tyre përshtatet me atë të zonave të gatimit. Pajisjet e gatimit me diametër më të madh mund të plasariten për shkak të tensionit termal.

- Sigurohuni që tenxherja ose tigani ndodhet në mes të zones së gatimit.

- Kur përdor një tenxhere me presion, kini kujdes derisa të arrihet presioni i duhur. Në fi llim, përcaktoni zonën e gatimit me fuqi maksimale; më pas, sipas udhëzimeve të prodhuesit për tenxheren me presion, përdorni sensorin e duhur për të ulur fuqinë e gatimit në kohën e duhur.

- Sigurohuni që ka ujë mjaftueshëm në tenxheren me presion ose çdo tenxhere apo tigan tjetër. Për shkak të tejnxehjes, përdorimi i një tenxhereje bosh në zonën e gatimit mund të rezultojë në dëme për tenxheren dhe zonën e gatimit.

- Kur përdoren enë të veçanta gatimi, vini re udhëzimet e prodhuesit.

KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË

- Diametri i pjesës së poshtme të tenxhereve dhe tiganëve duhet të përputhet me diametrin e zonës së gatimit. Nëse tenxherja ose tigani janë tepër të vegjël, një pjesë e nxehtësisë do të humbasë dhe zona e gatimit mund të dëmtohet.

- Nëse procesi i gatimit e lejon, përdorni një kapak.

- Pajisjet e gatimet duhet të jenë me përmasa të përshtatshme duke pasur parasysh sasinë e ushqimit. Kur gatuani sasi të vogla ushqmi në një tenxhere ose tigan, është humbur më shumë energji.

- Nëse një gatim kërkon një kohë të gjatë për t’u përgatitur, përdorni një tenxhere me presion.

- Perimet, patatet etj. mund të gatuhen me sasi më të vogël uji. Ushqimi do të gatuhet po aq mirë, për sa kohë që tenxherja është e mbyllur mirë me kapak. Pasi uji fi llon të ziejë, reduktoni nxehtësinë në një nivel që mjafton për të ruajtur një zierje të ngadaltë.

11

12

OPERIMI I PJANURËS SË GATIMIT NJËSIA E KONTROLLIT

(në varësi të modelit) A1 F F E K L K C1 1 A J J1 I F E G I F G C Cilësimet e butonave të sensorit: A Butoni për ndezjen/fikjen dhe për bllokimin A1 Drita që tregon se Pajisja është e ndezur C Butoni Ndalo & Fillo (Stop & Go) (ndalo) C1 Drita që tregon cilësimin Stop & Go (ndalo) D Butoni që mban minutat e kohëmatësit për fikjen E Drita treguese e zonës së zgjeruar të gatimit F Niveli i fuqisë/shfaqja e nxehtësisë së mbetur G Butoni për rritjen e fuqisë (+) I Butoni për zvogëlimin e fuqisë (–) J Butoni për ndezjen/fikjen e zonës së zgjeruar të nxehjes, majtas J1 Butoni për ndezjen/fikjen e zonës së zgjeruar të nxehjes, djathtas K Drita treguese e zonës së gatimit të operuar nga kohëmatësi L Shfaqja e kohëmatjes M Butoni për uljen e cilësimit të kohëmatjes N Butoni për rritjen e cilësimit të kohëmatjes

NDEZJA E PJANURËS SË GATIMIT

1 Shtypeni butonin on/off (A) dhe mbajeni për 1 sekondë që të ndizni pllakën e gatimit. Në të gjithë treguesit e nivelit të fuqisë do të shfaqet "0". Do të dëgjohet një sinjal i shkurtër akustik dhe mbi butonin "on" do të ndizet një dritë treguese.

A1 A J J1 Në qoftë se brenda 10 sekondave nuk ndizet asnjë zonë gatimi, pjanura e gatimit do të fiket.

NDEZJA E ZONAVE TË GATIMIT

F F E Pasi të jetë ndezur pllaka e gatimit (në 10 sekondat e ardhshme), ndizeni zonën e dëshiruar të gatimit.

Përdorini butonat "+" dhe "–" për të zgjedhur cilësimet e dëshiruara për zonën e aktivizuar të gatimit. Në qoftë se shtypni fillimisht butonin "+", niveli i fuqisë do të vendoset në "9".

Në qoftë se shtypni fillimisht butonin "-", niveli i fuqisë do të vendoset në "4".

A J J1 I F E G I F G Ndryshimi i cilësimeve të zonës së gatimit Niveli i fuqisë mund të ndryshohet në çdo kohë duke shtypur butonin përkatës "+" ose "–".

Për të rritur ose ulur më shpejt nivelin e fuqisë, shtypni dhe mbajeni të shtypur butonin "+" ose "–".

Funksioni i mbajtjes ngrohtë/rinxehjes Zona e mbajtjes ngrohtë/rinxehjes është e synuar për të mbajtur të ngrohtë ushqimin i cili tashmë është gatuar. Për të aktivizuar funksionin , zgjidhni cilësimet ndërmjet 0 dhe 1 .

13

NXEHJA E SHPEJTË AUTOMATIKE

Të gjitha zonat e gatimit janë të pajisura me një mekanizëm special i cili që në fillim të procesit të gatimit e vendos fuqinë e gatimit në maksimum, pavarësisht cilësimit aktual të fuqisë. Pas një kohe të shkurtër, fuqia e zonës së gatimit do të kalojë përsëri në nivelin e vendosur në fillim (1 deri në 8).

Funksioni i nxehjes automatike të shpejtë është i përshtatshëm për gatime të cilat fillimisht duhet të nxehen me fuqinë maksimale dhe më pas të gatuhen për një periudhë më të gjatë kohe.

Funksioni i nxehjes së shpejtë automatike nuk është i përshtatshëm për gatime në zjarr të ngadaltë, për të tiganisur ose për të fërguar ushqime të cilat duhet të kthehen vazhdimisht, të njomen ose të përzjehen ose ushqime të cilat duhet të zjehen për një periudhë më të gjatë kohe në tenxhere me presion.

1 A1 A J J1 I F F E G I F F E K L K G C1 C Zona e gatimit duhet të fiket (në njësinë e ekranit duhet të shfaqet "0"). Shtypeni butonin përkatës "+" dhe mbajeni për 3 sekonda, derisa të dëgjoni një bip të shkurtër. Në ekran do të pulsojnë në mënyrë alternative "A" dhe "9".

Uleni fuqinë në nivelin me të cilin dëshironi të gatuani pas nxehjes së shpejtë automakike. Në ekranin e nivelit te fuqisë do të shfaqet " A " dhe niveli i zgjedhur i fuqisë. Kur të përfundojë koha e nxehjes së shpejtë automatike, zona e gatimit do të kalojë automatikisht në nivelin e zgjedhur i cili atëherë do të shfaqet në mënyrë të vazhdueshme.

TABELA E NXEHJES SË SHPEJTË AUTOMATIKE

Niveli i fuqisë Koha e nxehjes së shpejtë automatike (min) 1 1:00 2 2:00 3 4:50 4 6:30 5 8:30 6 2:30 7 3:30 8 4:30 Në qoftë se fuqia e gatimit zvogëlohet ndërkohë që nxehja e shpejtë automatike është e aktivizuar, atëherë nxehja e shpejtë automatike për këtë zonë gatimi do të fiket.

Funksioni i nxehjes së shpejtë automatike mund të çaktivizohet duke zgjedhur zonën përkatëse të gatimit dhe duke e ulur nivelin e fuqisë në " 0 ". Atëherë, vendoseni nivelin e ri të energjisë.

14

Lloji i ushqimit/ metodës së gatimit

Supë/rinxehja Qumësht/rinxehja Oriz/gatimi Patate të ziera/ të plota, të paqëruara Perime të freskëta, në copa/ gatimi

sasia

0.5–1 litra 0.2–0.4 litra 125 g – 250 g, afërsisht 300 ml – 600 ml ujë 750 g – 1.5 kg 0.5–1 kg, afërsisht 400 ml – 600 ml ujë

niveli i fuqisë

A 7 - 8 A 1 - 2 A 2 - 3 A 5 - 6 A 4 - 5

koha e gatimit (minuta)

4 - 7 4 - 7 20 - 25 25 - 38 18 - 25 • Tabela paraqet shembuj të disa gatimeve, të cilat përfi tojnë në mënyrë të veçantë nga funksioni i nxehjes së shpejtë automatike.

• Vlerat e dhëna janë me përafërsi dhe mund të varen nga parametrat e tjerë të gatimit (p.sh. lloji dhe cilësia e enës së gatimit, sasia e ujit të hedhur, etj.).

• Për sasitë e vogla përdoren zonat e vogla të gatimit; për sasitë më të mëdha përdoren zonat e mëdha të gatimit.

15

ZONA E ZGJERUAR E GATIMIT

(në varësi të modelit) Për disa zona gatimi mund të aktivizohet një unazë nxehëse shtesë (në varësi të modelit).

A1 1 A J J1 Aktivizimi i zgjerimit të zonës së gatimit / unazës nxehëse shtesë - Për të zgjeruar një zonë gatimi të zgjedhur ndërkohë, për të cilën është vendosur niveli i fuqisë, mund të aktivizohet një unazë shtesë. Për të aktivizuar zgjerimin, shtypeni butonin (J/J1). Do të ndizet drita sinjalizuese (I) pas ekranit.

- Niveli i fuqisë është zgjedhur për të dyja unazat.

- Në qoftë se zona e gatimit ka një unazë të tretë, aktivizojeni atë duke shtypur përsëri butonin (J/J1), në mënyrë që të ndizen dy drita sinjalizuese (I) pas ekranit që shfaq nivelin e fuqisë.

Çaktivizimi i zgjerimit të zonës së gatimit / unazës nxehëse shtesë - Për të fi kur unazën zgjeruese (ose unazat), shtypeni butonin (J) pas zonës së zgjedhur të gatimit.

ZONA E FUQISË

Në disa modele, në zonën e gatimit përpara majtas të treguar me "P" ose "»" mund të aktivizohet një shkulm fuqie. Kjo lejon nxehje më të shpejtë të enës së gatimit dhe të ushqimit.

P 1 Aktivizimi i shkulmit të fuqisë - Zgjidheni zonën e gatimit përpara majtas.

- Shtypeni butonin (J) për një unazë nxehëse shtesë ose për shkulm fuqie. Në ekranin e fuqisë do të shfaqet shkronja »P« dhe fuqia nxehëse shtesë do të fi llojë së shpejti të aktivizohet në zonën e gatimit, e cila do të ndriçojë më fort.

A1 A J J1 Çaktivizimi i shkulmit të fuqisë Shkulmi i fuqisë mund të çaktivizohet në dy mënyra: - Shtypeni butonin (J). Shkulmi i fuqisë do të çaktivizohet dhe fuqia e operimit do të kthehet në nivelin e vendosur përpara aktivizimit të shkulmit të fuqisë.

- Fuqia mund të ulet deri në nivelin e dëshiruar duke shtypur butonin (–).

16

Prandaj, zona tjetër e sipërme (e pasme) e gatimit nuk mund të vendoset në të njëjtën kohë në fuqinë maksimale; përkundrazi, fuqia e saj do të kufizohet deri në 7 për kohëzgjatjen e shkulmit të fuqisë. Në qoftë se shkulmi i fuqisë është aktivizuar në zonën e gatimit përpara majtas, ndërkohë që zona e pasme e gatimit është e vendosur në nivelin 8 ose 9 ose kur është e aktivizuar nxehja e shpejtë automatike, niveli i fuqisë për zonën e pasme majtas të gatimit do të vendoset automatikisht në 7 dhe funksioni i nxehjes së shpejtë automatike do të çaktivizohet.

Çdo zonë gatimi ka të inkorporuar mbrojtjen kundër mbinxehjes. Në qoftë se mbi zonën e gatimit nuk ka enë gatimi apo në qoftë se nxehtësia që transferohet te ushqimi nuk është e mjaftueshme, atëhere nxehja do të çaktivizohet automatikisht për disa sekonda. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zonën e gatimit me opsionin e shkulmit të fuqisë, pasi ai funksionon me fuqi shumë më të madhe dhe ka mundësi më të madhe për t’u mbinxehur.

BLLOKIMI PËR FËMIJËT

Bllokimi për fëmijët mund të aktivizohet në pllakën e gatimit për të mos e lejuar pajisjen elektroshtëpiake të ndizet shpejt dhe me lehtësi.

A1 1 A J J1 Bllokimi i kontrollit të pllakës së gatimit Pllaka e gatimit duhet të fiket.

Shtypeni butonin on/off dhe mbajeni për 3 sekonda. Shenja "0" në treguesit e fuqisë të zonës së gatimit do të kthehet në "L". Pllaka e gatimit tani është e bllokuar. Pas disa sekondash, pllaka e gatimit do të fiket automatikisht.

Zhbllokimi i kontrollit të pllakës së gatimit Për të zhbllokuar pllakën e gatimit, veproni në të njëjtën mënyrë si për bllokimin e saj. Pllaka e gatimit duhet të fiket.

Shtypeni butonin on/off dhe mbajeni për 3 sekonda. Shenja "L" në treguesit e fuqisë të zonës së gatimit do të kthehet në "0". Pllaka e gatimit tani është e zhbllokuar dhe gati për t'u përdorur.

Në qoftë se funksioni i bllokimit për fëmijët është i aktivizuar në modalitetin e cilësimeve të përdoruesit (shikoni kapitullin: “Modaliteti i Cilësimeve të Përdoruesit”), atëhere pjanura do të bllokohet automatikisht çdo herë që do të fiket." 17

FUNKSIONET E KOHËMATËSIT

Koha e gatimit mund të caktohet nga 1 deri në 99 minuta. Ky funksion mundëson dy modalitete operimi: A1 F F E K L K C1 1 A J J1 I F E G I F G C A MBAJTËSI I MINUTAVE Shtypeni butonin e kohëmatësit/mbajtësit të minutave (D) për të aktivizuar kohëmatësin. Në ekranin e kohëmatësit (L) do të shfaqet " 00 ". Shtypini butonat "+" (N) dhe "–" (M) për të vendosur kohën në gamën nga 1 deri në 99 minuta.

- Pasi të përfundojë koha e caktuar, do të aktivizohet alarmi për dy minuta; megjithatë, zona e gatimit nuk do të fi ket.

- Fikeni alarmin duke shtypur cilindo buton; në mënyrë alternative, ai do të fi ket automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe.

- Funksioni i mbajtjes së minutave do të mbetet i aktivizuar edhe kur pjanura e gatimit të fi ket duke përdorur butonin (A).

- Gjatë minutës së fundit të numërimit mbrapsht, koha e mbetur do të shfaqet në sekonda.

B KOHËMATËSI PËR FIKJEN E ZONËS SË ZGJEDHUR TË GATIMIT Ky funksion mundëson vendosjen e kohës së gatimit për zonën e zgjedhur të gatimit në të cilën tashmë është vendosur një nivel fuqie. Kur të mbarojë koha, zona e gatimit do të fiket automatikisht.

Shtypeni butonin e kohëmatësit/mbajtësit të minutave (D) për të aktivizuar kohëmatësin. Në ekranin e kohëmatësit (L) do të shfaqet " 00 ". Shtypeni përsëri butonin sensor (G). Pika (K) për zonën përkatëse të gatimit do të fillojë të pulsojë.

- Shtypini butonat »+« and »–« për të vendosur kohën në gamën nga 1 deri në 99 minuta.

- Kur të vendoset vlera e dëshiruar, do të fi llojë numërimi mbrapsht. Pika (K) që tregon se për cilën zonë është vendosur funksioni i kohëmatjes, do të fi llojë të pulsojë.

18

- Pasi të përfundojë koha e caktuar, do të aktivizohet një sinjal akustik dhe zona e gatimit do të fi ket. Në orën e ekranit do të pulsojë » 00 «. Fikeni alarmin duke shtypur cilindo buton; në mënyrë alternative, ai do të fi ket automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe.

Koha e gatimit mund të vendoset në mënyrë të veçantë për çdo zonë gatimi. Në qoftë se janë të aktivizuara disa funksione të kohëmatjes, kohët e mbetura të zonave përkatëse të gatimit do të alternohen në njësinë e ekranit, në intervale që zgjatin disa sekonda. Një dritë treguese pulsuese do të tregojë zonën përkatëse të gatimit.

Ndryshimi i kohës së gatimit - Koha e mbetur e gatimit mund të ndryshohet në çfarëdo kohë gjatë gatimit.

- Shtypeni butonin e kohëmatësit për fi kjen (D) për të zgjedhur ekranin e kohëmatësit për zonën e dëshiruar të gatimit. Drita treguese përkatëse (K) do të pulsojë.

- Shtypini butonat »+« (N) dhe »–« (M) për të vendosur kohën e re të gatimit.

Shfaqja e kohës së mbetur të gatimit Në qoftë se janë aktivizuar disa caktime të kohës, koha e mbetur e gatimit mund të shfaqet duke shtypur butonin (G).

Rivendosja e kohëmatësit - Zgjidheni shfaqjen e kohëmatësit të dëshiruar duke shtypur butonin (G) (shikoni seksionin Ndryshimi i kohës së caktuar të gatimit). Do të shfaqet kohëmatësi i caktuar dhe drita treguese për zonën përkatëse të gatimit do të ndriçojë.

- Shtypeni butonin »–« (I) për ta vendosur vlerën në »00«, ose shtypini në të njëjtën kohë butonat »+« (N) dhe »–« (M) për ta rivendosur menjëherë vlerën në »00«.

NDALIMI I PROCESIT TË GATIMIT ME STOP & GO

Funksioni STOP & GO ju lejon të ndaloni (ose të pezulloni) procesin e gatimit, por të mbani të gjitha cilësimet tuaja.

Për të ndaluar procesin e gatimit, shtypeni butonin STOP & GO (C). Mbi buton do të ndriçojë një dritë treguese (C1). Cilësimet nëpër ekrane do të fillojnë të pulsojnë. Të gjitha cilësimet janë të ngrirë dhe zona e gatimit nuk nxehet (nxehësat janë të fikur).

Të gjithë butonat me përjashtim të butonave on/off dhe STOP & GO janë jo-aktivë. Për të çaktivizuar funksionin STOP & GO, shtypeni përsëri butonin STOP & GO. Drita treguese (C1) do të fiket.

Në qoftë se funksioni STOP & GO nuk është i fikur, e gjithë pjanura do të fiket automatikisht pas 10 minutash.

FUNKSIONI I MEMORJES

Funksioni i memorjes lejon rivendosjen e cilësimeve më të fundit të përzgjedhura, brenda 5 sekondave pas fikjes së pjanurës. Kjo është e përshtatshme, për shembull, kur ju shtypni aksidentalisht butonin on/off dhe fikni të gjithë pjanurën apo në rast se pjanura e gatimit fiket automatikisht për shkak të derdhjes së ndonjë lëngu.

19

Pas fikjes me butonin on/off, keni 5 sekonda për të ndezur përsëri panelin e kontrollit dhe 5 sekonda të tjera që të shtypni butonin STOP & GO, për të rivendosur cilësimet tuaja. Gjatë këtyre 5 sekondave, drita treguese sipër butonit të rivendosjes së cilësimeve do të pulsojë. Të gjitha cilësimet që kanë qenë aktive përpara fikjes së pjanurës do të rivendosen.

FIKJA E NJË ZONE GATIMI

F F E Për të fikur një zonë gatimi, përdorni butonin përkatës "–" për të vendosur vlerën në "0". Për të fikur shpejt zonën e gatimit, shtypini në të njëjtën kohë butonat përkatës "–" dhe "+". Do të dëgjoni një bip të shkurtër dhe në njësinë e ekranit do të shfaqet "0".

Në qoftë se fuqia e të gjitha zonave të gatimit është vendosur në "0", zona e gatimit do të fiket automatikisht pas disa sekondave.

I F E G I F G

TREGUESI I NXEHTËSISË SË MBETUR

Sapo të fiket një zonë e nxehtë gatimi ose e gjithë pjanura e gatimit, do të shfaqet sa vijon: - "H" zona e gatimit është e nxehtë; Sa kohë do të shfaqet kjo, varet nga niveli i fuqisë dhe sa gjatë është aktivizuar një zonë gatimi. Kur shenja " H " zhduket, në disa raste zona e gatimit mund të jetë ende e nxehtë (defekt i energjisë, në zonën e gatimit është lënë një tenxhere e nxehtë, etj.). Tregohuni të kujdesshëm pasi ka rrezik për djegie! Në rast të defektit të energjisë ndërkohë që zonat e gatimit janë ende të nxehta, në ekran do të vazhdojë të pulsojë shenja " H ". Kjo tregon se zona e gatimit mund të jetë ose mund të mos jetë e nxehtë, në varësi të kohëzgjatjes së defektit të energjisë.

Pajisja elektroshtëpiake është testuar në fabrikë dhe zonat e gatimit janë nxehur. Për këtë arsye, për pak kohë pasi pajisja elektroshtëpiake të lidhet për herë të parë në shtëpinë tuaj në ekran mund të pulsojë " H ".

Kur zhduket shenja " H ", zona e gatimit mund të jetë ende e nxehtë. Rrezik djegie!

20

KOHA MAKSIMALE E GATIMIT

Për siguri, koha e gatimit për çdo zonë gatimi është e kufizuar deri në një kohëzgjatje maksimale. Kohëzgjatja maksimale varet nga niveli i fuqisë më të fundit të vendosur.

Në qoftë se niveli i fuqisë nuk ndryshohet, zona e gatimit do të fiket automatikisht pasi të arrihet kohëzgjatja maksimale e gatimit.

Niveli i fuqisë Koha maksimale e operimit (orë) u 8 1 8 2 8 3 6 4 6 5 4 6 4 7 2 8 1,5 9 1,5 P 1

FIKJA E TË GJITHË PJANURËS SË GATIMIT

1 Shtypeni butonin ON/OFF (A) për të fikur të gjithë pjanurën. Pjanura do të bëjë bip dhe të gjithë treguesit do të fiken, me përjashtim të treguesve për zonat e gatimit që janë ende të nxehta, për të cilat treguesi i nxehtësisë “ H ” së mbetur do të mbetet i ndezur.

A1 A

FIKJA AUTOMATIKE

Në qoftë se butonat kanë qenë të aktivizuar për shumë kohë gjatë gatimit (p.sh. për shkak të derdhjes së lëngut ose të vendosjes së një objekti mbi butonat sensorë), të gjitha zonat e gatimit do të fiken pas 10 sekondash. Në ekran do të pulsojë simboli . Objekti duhet të hiqet nga butonat sensorë ose lëngu i derdhur duhet të pastrohet brenda 2 minutave; në të kundërt, pjanura e gatimit do të fiket automatikisht.

Cilësimet më të fundit mund të rikthehen me funksionin e memorjes duke përdorur butonin STOP & GO.

CAKTIMI I SINJALIT AKUSTIK DHE PARAMETRAT E BLLOKIMIT

Ju mund të rregulloni volumin e sinjalit akustik, kohëzgjatjen e sinjalit akustik dhe cilësimet e bllokimit automatik.

Menuja e vendosjes së cilësimeve mund të aktivizohet brenda dy minutave pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake me rrjetin elektrik, duke shtypur dhe mbajtur të shtypur butonin e ndalimit (STOP & GO) për afërsisht 3 sekonda, ndërkohë që pajisja elektroshtëpiake është fikur.

Parametri i parë "Uo" do të shfaqet në ekranin e kohëmatjes, duke treguar volumin e sinjaleve akustike. Shtypeni butonin e kohëmatjes (M,N) për të zgjedhur llojin e cilësimit.

21

Uo volumi i sinjalit akustik dhe i alarmit So kohëzgjatja e alarmit Lo Bllokimi automatik Vlera e vendosur aktualisht do të shfaqet në të djathtë të ekraneve për nivelin e fuqisë të zonës së gatimit . Vlera mund të rregullohet duke shtypur butonat "–" ose "+" për zonën e përparme djathtas të gatimit.

Të gjithë parametrat mund të konfirmohen dhe të ruhen duke shtypur dhe mbajtur të shtypur butonin e ndalimit (STOP & GO) për 2 sekonda. Pastaj, do të dëgjohet një bip i shkurtër. Në qoftë se nuk doni të ruani cilësimet e parametrit të ri, mbylleni modalitetin ecilësimeve të përdoruesit duke shtypur butonin on/off.

Volumi i sinjalit akustik dhe i alarmit "Uo" Mund të vendosen vlerat e mëposhtme: 00 në ekran = e fikur (nuk aplikohet për alarmin dhe për sinjalin akustik të gabimit) 01 në ekran = volum minimal 02 në ekran = volum mesatar 03 në ekran = volum maksimal (i paracaktuar) Pas çdo ndryshimi do të dëgjohet një sinjal i shkurtër akustik, me volumin e sapo caktuar.

Kohëzgjatja e alarmit akustik "So" Mund të vendosen vlerat e mëposhtme: 05 në ekran = 5 sekonda 1.0

në ekran = 1 minutë 2.0

në ekran = 2 minuta (e paracaktuar) Bllokimi i sigurisë për fëmijët "Lo" Në qoftë se funksioni i bllokimit automatik është aktivizuar në modalitetin e cilësimeve të përdoruesit, pjanura e gatimit do të bllokohet automatikisht sa herë që ajo të fiket.

00 në ekran = e fikur (e paracaktuar) 01 në ekran = e ndezur 22

MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI

Sigurohuni që të hiqni prizën e pajisjes nga energjia dhe prisni që të ftohet. Fëmijët nuk duhet të pastrojnë pajisjen ose të bëjnë punë të tjera për mirëmbajtjen e saj pa vëzhgimin e duhur. Pas çdo përdorimi, prisni që sipërfaqa prej xhami në qeramikë të ftohet dhe më pas pastrojeni atë. Në të kundërt, të gjitha papastërtitë do të digjen në sipërfaqen e nxehtë herën pasardhëse në të cilën ju do të përdorni vatrën. Për mirëmbajtje të rregullt të vatrës prej xhami në qeramikë, përdorni produkte për kujdes të veçantë, të cilat krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqe, për të parandaluar papastërtitë që të ngjiten mbi të. Përpara çdo përdorimi të sipërfaqes prej xhami në qeramikë, fshini pluhurin apo ndonjë papastërti që mund të gërryej sipërfaqen e vatrës dhe të tiganit. Leshi i fortë, sfungjerët e ashpër të pastrimit dhe detergjentët gërryes mund të gërryejnë sipërfaqen. Kjo e fundit mund të dëmtohet edhe nga detergjentët e fortë lëngje dhe nga pastruesit e tjerë të lëngshëm të papërshtatshëm. Veshjet mbrojtëse mund të përdoren gjatë përdorimit të pastruesve gërryes ose enëve me fund të ashpër ose të dëmtuar. Përdorni një copë të butë dhe të lagur për të hequr papastërtitë e vogla . Më pas, thajeni sipërfaqen. Pastroni njollat e ujit me një solucion uthulle të zbutur. Megjithatë, mos e përdorni këtë solucion për të pastruar kornizën (vetëm në disa modele), sepse ajo mund të humbasë shkëlqimin. Mos përdorni pastrues të lëngshëm të fortë ose gërryes. Përdorni pastruesit për xhamat në qeramikë për papastërtitë e forta . Studioni udhëzimet e prodhuesit. Sigurohuni që të hiqni çdo mbetje të pastruesit pas procesit të pastrimit duke qenë se mund të dëmtohet sipërfaqja prej xhami në qeramikë kur të nxehen zonat e gatimit. 23

Hiqni mbetjet e forta ose të djegura me një spatul kruajtëse. Kujdes me mënyrën se si mbani spatulën për të parandaluar ndonjë dëmtim të mundshëm. Përdoreni spatulën vetëm në rastin kur mbetjet nuk mund të hiqen me leckë të lagur ose me detergjentë të veçantë për sipërfaqet prej xhami në qeramikë.

Mbajeni spatulën në këndin e duhur (45° to 60°). Përdoreni butësisht spatulën në xham dhe lëvizeni mbi sipërfaqe për të hequr papastërtitë. Sigurohuni që doreza plastike e spatulës (në disa modele) të mos prekë zonë e nxehtë të gatimit. Mos e përdorni spatulën pingul në xham dhe mos e gërryeni sipërfaqen e vatrës me majën ose tehun e saj. Hiqni menjëherë sheqerin ose ushqimet qe kanë sheqer nga xhami i vatrës, edhe nëse ajo është ende e nxehtë, sepse sheqeri mund të dëmtojë përfundimisht sipërfaqen prej xhami në qeramikë. Immediately remove any sugar or sugar-laden food from the glass ceramic hob using a Çngjyrosja e sipqrfaqes prej xhami në qeramikë nuk dëmton stabilitetin apo punën në sipërfaqe. Një çngjyrim i tillë shpesh është rezultat i mbetjeve të djegura në sipërfaqe, ose mund të shkaktohet nga materialet e disa enëve të gatimit (si alumini apo bakri). Një çngjyrosje e tillë është e vështirë që të hiqet plotësisht. Vini re: Çngjyrosja dhe defekte të ngjashme ndikojnë vetëm në pamjen e jashtme të vatrës dhe nuk ndikon drejtëpërsëdrejti në funksioninimin e saj. Përmirësimi I këtyrë të metave nuk mbulohet nga garancia. 24

TABELA E ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE

Këshilla Në qoftë se niveli i fuqisë është vendosur në "0" për të gjitha zonat e gatimit, pjanura e gatimit do të fiket pas 10 sekondash.

Në qoftë se cilido nga butonat aktivizohet (shtypet) për më shumë se 10 sekonda, pjanura e gatimit do të fiket, do të dëgjohet një sinjal akustik dhe në ekran do të shfaqet një sinjal pulsues.

Në qoftë se disa butona mbulohen me një objekt ose mbi ta dedhet lëng, pjanura pas pak do të fiket.

Sigurohuni që sipërfaqja përqark butonave sensorë të jetë e thatë dhe e pastër.

Në qoftë se butonat nuk reagojnë ose në ekrane shfaqen shenja të pazakonshme, shkëputeni pjanurën e gatimit nga rrjeti elektrik për disa minuta (hiqeni siguresën ose uleni çelësin kryesor); pastaj, rilidheni pjanurën me rrjetin elektrik dhe ndizeni butonin e çelësit kryesor.

Pjanura e gatimit është e pajisur me mbrojtje kundër mbinxe+K4:K9hjes. Në qoftë se njësia e kontrollit fillon të mbinxehet, niveli i fuqisë së gatimit do të ulet automatikisht; pjanura e gatimit mund të fiket përfundimisht dhe në këtë rast, në njësinë e ekranit do të shfaqet FH. Ju mund të vazhdoni gatimin kur paneli i kontrollit të jetë ftohur.

Pllaka e gatimit është rezistente ndaj interferencave (ndërhyrjeve) në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Në rast të një interference më të fortë, butonat mund të reagojnë disi më ngadalë. Në këtë rast, shtypini pak më fort butonat. Këto ndodhi zakonisht janë të shkurtra dhe nuk ndikojnë për një kohë të gjatë në operimin e pllakës së gatimit.

Në qoftë se problemet vazhdojnë pavarësisht zbatimit të këshillës së mësipërme, thërrisni një teknik të autorizuar shërbimi. Riparimi ose çdo pretendim për garanci, i cili rezulton nga lidhja ose përdorimi i parregullt i pajisjes elektroshtëpiake nuk do të mbulohet nga garancia. Në këtë rast, koston e riparimit do ta mbulojë përdoruesi.

Përpara riparimit, shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik (duke hequr siguresën ose duke hequr spinën nga priza e murit).

25

INSTALIMI I NJË PIANURE TË BRENDSHME

40 - Poshtë pjanurës së gatimit, gjatë gjithë gjatësisë së saj duhet të instalohet një pjesë paneli. Ndërmjet fundit të poshtëm të pajisjes elektroshtëpiake dhe pjesës së panelit duhet të ketë një hapësirë prej të paktën 20 mm.

Nga ana e pasme duhet të lejohet ajrim i mjaftueshëm.

- Pas instalimit të pjanurës së inkasuar, dy elementet fi ksuese nga përpara duhet të jenë të arritshme nga pjesa e poshtme.

- Përdorimi i këndeve dekorative të forta prej druri mbi banakët e punës mbrapa zonave të gatimit lejohet vetëm në qoftë se hapësira midis dekoracionit dhe pjanurës së gatimit është jo më e vogël nga sa është treguar në planimetritë e instalimit.

- Instalimi i një furre poshtë pjanurës së gatimit është i mundur për furrat e llojeve EVP4, EVP2, EVP3 etj., të cilat janë të pajisura me ventilator ftohës.

26

PËRMASAT E VRIMËS NË SIPËRFAQEN E BANAKUT

(në varësi të modelit) 300 520 min 20 50 54 min 40 490-492 min 600 min 50

30cm

283-285 595-600 min 20 520-525 54 50 min 40 490-492 min 50 min 600 560-562

60cm

795-800 min 20 520-525 54 50 min 40 490-492 min 50 min 600 750-752

80cm

27

90cm

min 20 520-525 54 900 50 490-492 min 50 min 40 min 600 860-862 28

PËRDORIMI I IZOLANTËVE

Disa pajisje vijnë sëbashku me izolantin të vendosur. Përpara se pajisja të instalohet në një syprinë në kuzhinë, vendosni izolantin që jepet me pajisjnë në anën e poshtme të vatrës prej xhami në qeramikë. - Hiqni materialin mbrojtës nga izolanti. - Vendoseni izolantin në pjesën e poshtme të xhamit (2-3 mm nga ana). Izolanti duhet të vendoset në të gjithë pjesën anësore të xhamit. Izolanti nuk duhte të përthyhet në cepa. - Pasi tëe keni vendosur izolantin, sigurohuni që ai nuk është dëmtuar nga ndonjë objekt I mprehtë. Mos e instaloni pajisjen pa izolantin!

- Syprina duhet të jetë e niveluar - Mbroni sipërfaqet e prera. - Përdorni katër vidat (4x) për të bashkuar elememtët në vrimë, dhe ata të shkëputur në pjesën e përparme dhe pasme të murit të vatrës së gatimit. - Vendoseni vatrëne gatimit në pjesën e prerë dhe shtyjeni fortë drejt syprinës nga sipër. - Mos përdorni kaçavidat mëtë gjata se 6.5 mm për të përforcuar pjesën e shkëputur. 29

INSTALIMI I RRAFSHËT NË SIPËRFAQEN E BANAKUT

Pajisjet elektroshtëpiake me cepat anësorë pa smuso ose pa korniza zbukuruese janë të përshtatshme për montim të rrafshët.

1. Instalimi i pajisjes elektroshtëpiake Pajisja elektroshtëpiake mund të instalohet vetëm në një sipërfaqe banaku rezistente ndaj temperaturave dhe ujit, si p.sh. një banak prej guri natyral (mermer, granit) ose prej druri të fortë (anët përgjatë hapësirës së prerë duhet të ngjiten). Kur instalimi bëhet në një sipërfaqe banaku prej qeramike, druri ose xhami, duhet të përdoret një nën-kornizë prej druri. Kjo kornizë nuk ofrohet bashkë me pajisjen elektroshtëpiake.

Pajisja elektroshtëpiake mund të instalohet vetëm në një sipërfaqe banaku të prodhuar nga materiale të tjera pasi të jeni konsultuar me prodhuesin e banakut dhe të keni marrë shprehimisht miratimin e tij. Përmasat e brendshme të njësisë bazë duhet të jenë të paktën të barabarta me prerjen e brendshme për pajisjen elektroshtëpiake. Kjo do t’ju lejojë që të hiqni me lehtësi pajisjen elektroshtëpiake nga banaku. Ngjisni shirit ngjitës përgjatë perimetrit në pjesën e poshtme të panelit të xhamit.

Fillimisht, vendoseni kabllin elektrik përmes vrimës. Vendoseni pajisjen elektroshtëpiake në qendër të vrimës.

Lidheni pajisjen elektroshtëpiake me rrjetin elektrik (shikoni udhëzimet për lidhjen e pajisjes elektroshtëpiake). Përpara ngjitjes së pajisjes elektroshtëpiake, testoni funksionimin e saj.

Hapësirën midis pajisjes elektroshtëpiake dhe banakut izolojeni duke përdorur një silikon izolues. Silikoni izolues i që përdoret për të izoluar pajisjen elektroshtëpiake duhet të jetë rezistent ndaj temperaturës (deri të paktën 160 oC). Lëmojeni silikonin izolues duke përdorur një mjet të përshtatshëm.

Për përdorimin e silikonit izolues zbatoni udhëzimet e përdorimit të tij. Mos e ndizni pajisjen elektroshtëpiake derisa silikoni izolues të jetë tharrë plotësisht.

1 2 1 1. Silikon izolues, 2.

Shirit ngjitës 30

Tregoni kujdes të veçantë për përmasat e inkasimit me banakë prej guri natyral. Kur të zgjidhni silikonin izolues, kini parasysh materialin e banakut dhe konsultohuni me prodhuesin e banakut. Përdorimi i silikonëve izolues të papërshtatshëm, mund të rezultojë në çngjyrosje të përhershme të disa pjesëve.

2. Heqja e pajisjes elektroshtëpiake të inkasuar: Shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake nga rrjeti elektrik.

Përdorni një mjet të përshtatshëm për të hequr mbushjen e silikonit izolues nga anët. Hiqeni pajisjen elektroshtëpiake duke e shtypur për lart që nga pjesa e poshtme.

Mos u përpiqni të hiqni pajisjen elektroshtëpiake nga sipër banakut!

Sipërfaqja prej guri e banakut 1 3 ʈ 2 5,5 4 54 56 16 1.

Sipërfaqja e banakut 2.

Pajisja elektroshtëpiake 3.

Hapësira Duke pasur parasysh marzhin e gabimit (tolerancës) për pjanurat prej xhami qeramike të pajisjes elektroshtëpiake dhe vrimën në banak, hapësira është e rregullueshme (minimalisht 2 mm).

Sipërfaqja prej qeramike, druri ose xhami e banakut 1.

Sipërfaqja e banakut 2.

Pajisja elektroshtëpiake 3.

Hapësira 4.

Korniza prej druri, me trashësi 16 mm.

31

Duke pasur parasysh marzhin e gabimit (tolerancës) për pjanurat prej xhami qeramike të pajisjes elektroshtëpiake dhe vrimën në banak, hapësira është e rregullueshme (minimalisht 2 mm). Instalojeni kornizën prej druri 5 mm poshtë cepit të sipërm të banakut (shikoni në figurë).

Kur të bëni prerjen, kini parasysh rrezet e cepave të xhamit (R10, R2).

XHAMI R2 R2 R5 PRERJA R5 R2 R2 R2 R2 R5 R5 R5 R5 R10 R10 R12 R12

PËRMASAT E PRERJES SË PANELIT PËR MONTIMIN – MONTIMI I RRAFSHËT

(në varësi të modelit) 300 520 50 54 R min 40 525 x y 490-492 min 600 x 10 6 y 6 17 R 283-285 305-307 min 50 597-599

30cm

32

520 54

60cm

525 x R 560-562 600-602 y 595-600 50 R min 40 490-492 min 50 min 600 x 18 6 520 54

80cm

525 x R 750-752 800-802 y 795-800 50 R min 40 490-492 min 50 min 600 900 520

90cm

525 x R 860-862 905-907 54 y 50 R min 40 490-492 min 50 min 600 x 23 6 x 21 6 y 6 17 y 6 17 y 6 17 33

LIDHJA E PIANURËS SË GATIMIT ME RRJETIN E ENERGJISË

- Mbrojtja e rrjetit të energjisë duhet të jetë në përputhje me rregullat përkatëse.

- Përpara lidhjes me energji të pajisjes, sigurohuni që tensioni i dhënë në tabelën e klasifi kimit të jetë në përputhje me tensionin në rrjetin tuaj të energjisë.

- Duhet të ketë një pajisje për ndezje në instalimin elektrik që mund të shkëpusjen lidhjen e të gjitha poleve të pajisjes nga rrjeti i energjisë, me një distancë minimale prej 3 mm ndërmjet kontakteve kur hapen. Pajisjet e përshtatshme përfshijnë siguresa, çelsa mbrojtës, etj.

- Lidhja duhet të përshtatet me korentin dhe siguresat.

- Pas instalimit, pjesët që mbartin rrymë elektrike dhe pjesët e izoluara do të mbrohen ndaj kontaktit.

34 Pajisja mund të lidhet/montohet vetëm nga një ekspert i autorizuar. Lidhja false mund të prishë pjesët e pajisjes. Në një rast të tillë, nuk ka asnjë të drejtë për garanci.

Shkëpusni nga lidhja me energji pajisjen përpara çdo riparimi ose punimi për mirëmbajtje.

DIAGRAMA E LIDHJES

Bashkuesat (urat lidhëse) janë vendosur në një hapësirë të dedikuar në kapëse.

KABLLI ELEKTRIK Për lidhjen mund të përdoret sa më poshtë: • Kabllo lidhës të izoluar me PVC, të llojit H05 VV-F ose H05V2V2-F me përcjellës mbrojtës të verdhë me jeshil ose kabllo të njëjtë apo më të mirë.

L2 L1 L2 L1 380-415V 220-240V N N PE N N PE Lidhja normale: • 2 faza, 1 përcjellës neutral (2 1N, 380-415 V~/50 Hz):  Tensioni ndërmjet fazave dhe përcjellësit neutral është 220 240 V~. Tensioni ndërmjet dy fazave është 380-415 V~. Instaloni një urë ndërmjet terminaleve 4–5. Grupi duhet të përfshijë të paktën dy siguresa nga 16 amper. Diametri i bërthamës së kabllit elektrik duhet të jetë të paktën 1.5 mm 2 .

• 2 faza, 2 përcjellës neutralë (2 2N, 220-240V~/50Hz):  Tensioni ndërmjet fazave dhe përcjellësve neutralë është 220 240 V~.

 Grupi (instalimi) duhet të përfshijë të paktën dy siguresa nga 16 amper. Diametri i bërthamës së kabllit elektrik duhet të jetë të paktën 1.5 mm 2 .

Lidhja speciale: • Lidhja monofazë (1 1N, 220-240 V~/50 Hz):  Tensioni ndërmjet fazave dhe përcjellësit neutral është 220 240 V~. Instaloni ura ndërmjet terminaleve 1–2 dhe 4–5. Grupi (instalimi) duhet të përfshijë të paktën dy siguresa nga 32 amper. Diametri i bërthamës së kabllit elektrik duhet të jetë të paktën 4 mm 2 .

N 220-240V L1 PE Kalojeni kabllin elektrik përmes një zbutësi të tendosjes së kabllit (kapëse), i cili nuk e lejon kabllin të tërhiqet. Sigurohuni që kablli në anën e pasme të pajisjes elektroshtëpiake të mos jetë në kontakt me murin e pasëm të pjanurës të gatimit, pasi kjo pjesë mund të nxehet gjatë përdorimit.

Pas lidhjes së pajisjes elektroshtëpiake, ndizini të gjithë nxehësat për afërsisht 3 minuta, që të kontrolloni funksionimin e tyre.

Lidhja e parregullt mund të shkatërrojë pjesë të pajisjes elektroshtëpiake. Në një rast të tillë, nuk ka të drejta për garancinë.

Përpara se të lidhni pajisjen elektroshtëpiake, sigurohuni që tensioni i treguar në pllakën e të dhënave të jetë në përputhje me tensionin në rrjetin elektrik.

35

Një ekspert duhet të kontrollojë tensionin aktual në shtëpinë tuaj (220-240 V drejt Neutrit), duke përdorur një pajisje matëse të përshtatshme!

Pajisjet elektroshtëpiake me një gjerësi prej 30 centimetrash (dy zona gatimi) lejojnë vetëm lidhjen monofazë. Diametri I kabllit elektrik duhet të jetë të paktën 1.5 mm!

36

HEDHJA

Paketimi është bërë me materiale ekologjike që mund të riciklohen, hidhen, ose shkatërrohen, pa asnjë rrezik për mjedisin. Për këtë qëllim, materialet e paketimit janë të etiketuara në mënyrën e duhur.

Simboli në produkt ose në paketimin e tij tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake normale. Produkti duhet të dorëzohet në një qendër të autorizuar grumbullimi për përpunimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Duke siguruar se ky produkt është hedhur në mënyrë korrekte, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për ambjentin dhe shëndetin e njeriut, që mund të ndodhë në rastin e hedhjes jo-korrekte të produktit. Për informacione të detajuara dhe përpunimin e produktit, ju lutemi kontaktoni organin bashkiak në ngarkim të menaxhimit të mbetjeve, shërbimin tuaj për hedhjen e mbetjeve ose dyqanin/magazine ku keni blerë produktin.

Ne rezervojmë të drejtën e çfarëdo ndryshimi dhe gabimi në udhëzimet për përdorim.

37

38

BR_T_SY2.1

sq (01-19)

Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertisement