Gorenje NRK621STX Frigorifer i kombinuar i veçuar Manuali i perdoruesit

Gorenje NRK621STX Frigorifer i kombinuar i veçuar Manuali i perdoruesit
AL
UDHËZIME
TËDETAJUARA
PËR PËRDORIMIN
E FRIGORIFERËVE
VERTIKALË DHE
NGRIRËRSVE
www.gorenje.com
Ju falënderohemi për
mirëbesimin tuaj që keni treguar duke
blerë aparatin tonë, ju dëshirojmë
kënaqësi te përdorimi.
Aparati është i dedikuar vetëm për
përdorim në amvisëri.
Arka për ftohje dhe ngrirje (në vijim
aparati) është i përbërë nga dy pjesë;
pjesa e sipërme është frigorifer, kurse
pjesa e poshtme arkë ngrirëse –
ngrirës.
Frigoriferi është i dedikuar për
ruajtjen e artikujve ushqimorë të
freskët te temperatura më e lartë se
0°C.
Ngrirësi është i dedikuar për ngrirjen
e artikujve ushqimorë të freskët
dhe ruajtjen afatgjate të artikujve
ushqimorë të ngrirë (deri në një
vit, varësisht nga lloji i artikujve
ushqimorë).
500081
2
PËRMBAJTJA
HYRJE
4
E RËNDËSISHME SHËNIME DHE PARALAJMËRIME
8
KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE TE APARATET
PËR FTOHJE DHE NGRIRJE
9
PËRSHKRIMI I APARATIT
10 POZICIONIMI DHE ADERIMI
PËRSHKRIMI I
APARATIT
12 NDRYSHIMI I DREJTIMIT TË HAPJES SË DERËS
13 KOMANDIMI I APARATIT ME RREGULLIM MEKANIK
15 KOMANDIMI I APARATIT ME RREGULLIM ELEKTRONIK
19 PAJIMET E BRENDËSHME TË APARATIT
23 RRADHITJA E PREFERUAR E ARTIKUJVE USHQIMORË NË
APARAT
24 RUAJTJA E ARTIKUJVE USHQIMORË NË FRIGORIFER
25 RUAJTJA E ARTIKUJVE USHQIMORË NË SIRTARIN FRESHZONE
26 NGRIRJA DHE RUAJTJA E ARTIKUJVE USHQIMORË TË NGRIRË
26
27
27
28
28
RUAJTJA DHE
NGRIRJA E
ARTIKUJVE
USHQIMORË TË
NGRIRË
Procesi i ngrirjes
Vërejtje të rëndësishme për ngrirjen e artikujve ushqimorë
Ruajtja e artikujve ushqimorë të ngrirë industrialisht
Koha e ruajtjes së artikujve ushqimorë të ngrirë
Shkrirja e artikujve ushqimorë të ngrirë
29 SHKRIRJA E APARATIT
30 PASTRIMI I APARATIT
SHKRIRJA DHE
PASTRIMI I
APARATIT
31 EVITIMI I PENGESAVE
TË TJERA
500081
33 INFORMATA PËR ZHURMËN E APARATIT
3
E RËNDËSISHME
SHËNIME DHE
PARALAJMËRIME
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç
dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë eksperience dhe
njohurish nëse ata janë mbikqyrur ose udhëzuar në
lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe
i kuptojnë rreziqet që përfshihen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e nevojshme nga ana
e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa
mbikqyrje.
Përpara se të lidhni pajisjen me rrjetin e energjisë, ju
lutemi lexoni me kujdes udhëzimet për përdorim, të
cila përshkruajnë pajisjen dhe përdorimin e sigurt të saj.
Udhëzimet aplikohen për disa lloje/modele pajisjesh;
në këtë mënyrë, këtu mund të përshkruhen opcione
ose pajisje që nuk i ka pajisja juaj. Manuali i udhëzimit
përfshin versionin/modelin PA AKULLl të ngrirësit, i
cili është përshtatur me një ventilator dhe në të cilin
procesi i shkrirjes së akullit është automatik.
Hiqni paketimin, i cili ka pasur si qëllim mbrojtjen e
pajisjes ose pjesë të veçanta gjatë transportit.
500081
4
Ndarësit janë përshtatur në
cepat e dyerve.
Hiqini ata dhe vendosni
prizat e dhëna në vendet e
tyre të caktuara (vetëm në
disa modele).
Përpara se të lidhni pajisjen me rrjetin e energjisë, lëreni
pajisjen të qëndrojë në pozicion vertikal për afërsisht 2 orë.
Kjo do të reduktojë mundësinë e difekteve në funksionim
për shkak të efektit të transportit në sistemin e ftohjes.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e energjisë dhe të tokëzohet
në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi.
Pajisja nuk duhet të përdoret në mjedise të hapura dhe
nuk duhet të ekspozohet ndaj shirave.
Mos vendosni brenda substanca shpërthyese siç janë
kanaçe aerosoli me lëndë të djegshme në këtë pajisje.
Përpara se të pastroni pajisjen, hiqeni prizën nga rrjeti i
energjisë (hiqni kabllin e energjisë nga kutia në mur).
Nëse kablli i energjisë është i dëmtuar, ai duhet të
zëvendësohet nga një teknik shërbimi ose nga një
person i trajnuar në mënyrë të posaçme.
500081
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një periudhë të
gjatë kohore, fikeni atë duke përdorur butonin përkatës
dhe hiqni nga priza pajisjen. Zbrazni pajisjen, hiqni
akullin/shkrijeni, pastrojeni dhe lëreni derën pak hapur.
5
Nëse nuk funksionon ndriçimi LED, telefononi një teknik
shërbimi. Mos u përpiqni që të bëni vetë një riparim të
dritës LED, pasi ekziston rreziku i kontaktit me tension
të lartë!
Për të mbrojtur mjedisin, çojeni pajisjen që s’përdoret
më në një qendër grumbullimi të autorizuar për pajisje
shtëpiake.
Paketimi është bërë me materiale ekologjike që mund
të riciklohen, hidhen ose shkatërrohen pa asnjë rrezik
për mjedisin.
Segmenti i gradimit mund të gjendet në pjesën e
brendshme të pajisjes. Nëse gjuha në segmentin e
gradimit nuk është gjuha e zgjedhjes suaj ose gjuha e
vendit tuaj, zëvendësojeni me atë që ju jepet.
PARALAJMËRIM! Mbani të lira e pa pengesa hapjet
e ventilimit, në pjesën e brendshme të pajisjes ose në
strukturën e saj.
PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje mekanike ose
mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e heqjes
së akullit/shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi.
PARALAJMËRIM! Mos dëmtoni qarkun e frigoriferit.
PARALAJMËRIM! Mos përdorni pajisje elektrike
brenda kompartimenteve për ruajtjen e ushqimeve të
pajisjes, përveçse kur janë të llojit të rekomanduar nga
prodhuesi.
500081
6
500081
Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit
2002/96/EG (waste electrical and electronic equipment - WEEE).
Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të
përdorura në të gjithë BE.
7
KËSHILLA PËR KURSIMIN E
ENERGJISË ELEKTRIKE TE
APARATET PËR FTOHJE DHE
NGRIRJE
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
500081
8
Aparatin e poziciononi siç është përshkruar në udhëzime.
Mos hapni derën e aparatit më shpesh se sa është e nevojshme.
Kohë pas kohe kontroloni që qarkullimi i ajrit pas aparatit të jetë i papengueshëm.
Kondensatori në murinë e pasme të aparatit gjithmonë nevojitet të jetë i pastër (shiqo
kapitullin Pastrimi i aparatit).
Guarnicionin e dëmtuar ose joputhitës sa më parë ndërrojeni.
Artikujt ushqimorë rruani në enët e mbyllura ose të amballazhuara.
Para se të konservohen, artikujt ushqimorë të ftohen në temperaturën e dhomës.
Artikujt ushqimorë të ngrirë nevojitet të shkrihen në hapësirën e ftohjes.
Hiqni disa nga sirtarët e kompartimentit të ngrirësit, ashtu siç përshkruhet në
manualin e udhëzimeve në mënyrë që të përdorni të gjithë pjesën e brendshme.
Ngrirësin klasik e shkrini pasiqë në sipërfaqet e ftohura tubohet përafërsisht 3-5 mm
ngricë, resp. akull.
Rradhitja e rafteve nëpër hapësirë le të jetë e njëtrajtëshme, kurse artikujt ushqimorë
të rradhitur ashtu që të sigurohet qarkullimi i papengueshëm i ajrit (merrni në
përfillje rradhitjen e rekoman- duar të artikujve ushqimorë siç është e përshkruar në
udhëzime).
Te aparatet me ventilator mos i mbuloni vanat e ventilatorit.
Në rast se nuk ju nevojitet ventilatori ose ionizatori, ata i shkyçni, për shkak se shtesë
harxhojnë energji elektrike.
PËRSHKRIMI I APARATIT
A Frigoriferi
1
1
Njësia e kontrollit
2
3
2
Ndriçimi LED në pjesën e
3
Raft prej xhami që hiqet
brendshme të frigoriferit
(lartësia sipas dëshirës)
7
4
A
4 Raft me një mbajtëse
shisheje*
5 Rafti i Zonës së Freskët*
3
6 Rafti i frutave dhe
zarzavateve
7
8
5
Raft në derën e frigoriferit,
me lartësi të ndryshueshme
sipas dëshirës, me një
rrëshqitje të thjeshtë
6
8 Raft për shishe
B Ngrirësi
9 Raftet e ngrirësit
10 Rafte prej xhami
B
9
10
• Pajisja e brendëshme mund të ndryshojë në bazë të modelit të aparatit.
• Sirtarët mbrohen ndaj tërheqjes. Për të hequr një sirtar nga pajisja, tërhiqeni atë sa më
larg që mund të shkojë, pastaj ngrijeni përpara dhe tërhiqeni plotësisht.
500081
* E kanë vetëm disa modele.
9
POZICIONIMI DHE ADERIMI
PËRZGJEDHJA E AMBIENTIT
• Aparatin poziciononi në ambient të thatë dhe të ajrosur. Ai funksionon me rregullsi te
temperaturat e rrethit, të cilat i shfaqim në tabelë. Klasa është e cekur në etiketën me të
dhënat elementare për aparatin.
Klasa
Temperatura
SN (subnormale)
prej +10°C deri në +32°C
N (normale)
prej +16°C deri në +32°C
ST (subtropike)
prej +16°C deri në +38°C
T (tropike)
prej +16°C deri në +43°C
Kujdes: Aparatin poziciononi në ambient mjaft të madh. Në 8 g të lëndës për ftohje
nevojitet të jetë më së paku 1 m3 ambient. Sasia e lëndës për ftohje është e cekur në
pllakën e shënimeve në brendësi të aparatit.
POZICIONIMI I APARATIT
> 90
°
max
30 mm
500081
10
Te pozicionimi i aparatit le të
bashkëpunojnë së paku dy persona, që me
këtë të parandalojnë lëndimet e personave
ose dëmtimet e aparatit.
• Aparati nevojitet të qëndrojë rrafshë
ose lehtë i mënjanuar prapa, stabil dhe
në dysheme mjaft të fortë. Në anën
e parë janë të instaluara këmbëzat
rregulluese, me të cilat barazpeshoni
aparatin. Në anën e pasme janë rrotëzat
që mundësojnë vendosjen më të lehtë të
aparatit (i kanë vetëm disa modele).
• Elementi mbi aparatin nevojitet të jetë
i çuar për së paku 5 cm, e kjo garanton
ftohje të mjaftueshme të kondensatorit.
• Aparatit janë bashkangjitur dy distancues,
të cilët i instaloni në pjesën e poshtme të
shtëpizës, ku parandalojnë që aparati të
mos pozicionohet shum afër murit. Aparatin
mund të poziciononi edhe pa përdorimin
e distancuesve, por kjo mund të shkaktojë
shpenzim më të lartë të energjisë.
• Mos e vendoni aparatin nën ndikimin
direkt të rrezeve të diellit dhe mos e
vendoni në afërsi të burimeve të ngrohjes.
Nëqoftëse kësaj nuk mund t’i shmangeni,
instaloni pllakë izolimi.
• Aparati mund të qëndrojë i pavarur ose e poziciononi pranë elementit mobiljar ose
murisë. Merrni në përfillje hapësirën e nevojshme për hapjen e derës te tërheqja e
sirtarëve dhe rafteve (shiqo skicën e pozicionimit).
1242 mm
min 30 mm
m
ax
1194 mm
680 mm
min 36 mm
632 mm
max 714 mm
600 mm
90
°
634 mm
ADERIMI I APARATIT
500081
• Aparatin e aderoni në rrjetën elektrike me kabllo aderuese. Priza në muri nevojitet të
përmbaj kontakt tokëzues (priza mbrojtëse). Tensioni elementar dhe frekuenca janë të
shënuara në etiketën me të dhënat elementare për aparatin.
• Aderimi në rrjetën elektrike dhe tokëzimi i aparatit nevojitet të zbatohen në bazë të
rregullave dhe standardeve në fuqi.
Aparati përqëndron oscilime afatshkurte të tensionit, por më së shumti prej -6% deri në
+6%.
11
NDRYSHIMI I DREJTIMIT TË
HAPJES SË DERËS
Drejtimi i hapjes së derës nuk mund të ndryshohet për këtë pajisje.
500081
12
KOMANDIMI I APARATIT ME
RREGULLIM MEKANIK
A
B
A Pulla për rregullimin e temperaturës dhe kyçje/shkyçje të aparatit
B Tasti për kyçje/shkyçje të ndriçimit
KYÇJA/SHKYÇJA E APARATIT
Kyçja: pullën A rrotulloni në drejtim të
akrepit të orës.
500081
Shkyçja: pullën A rrotulloni prapas ashtu, që
pozicioni i shigjetës të qëndrojë te shenja
(kujdes: aparati është akoma nën tension
elektrik).
13
PËRZGJEDHJA E TEMPERATURËS NË APARAT
• Temperaturën e dëshiruar e rregulloni
me pullën A edhe ate ashtu, që pullën e
rrotulloni në drejtim të akrepit të orës,
domethënë djathtas.
• Ndryshimi i temperatures së rrethit
ndikon në temperaturën në aparat.
Kësaj nevojitet t’i përshtatet rregullimi
i pullës A. Pozicionet kah pjesa më e
trashë e signacionit kanë domethënie të
temperaturës më të ulët në aparat (më
ftohtë), kurse pozicionet kah pjesa më
e hollë e signacionit temperaturë më të
lartë (më ngrohtë).
Nëqoftëse temperatura e ambientit në të
cilin është i vënduar aparati është më e ulët
se 16°C, preferojmë rregullimin e pullës A në
pjesën më të trashë të signacionit.
500081
14
KOMANDIMI I APARATIT ME
RREGULLIM ELEKTRONIK
C
B
D
A
A Rregullimi i temperaturës dhe çelsi i rritjes së ngrirjes
B Paneli i temperaturës në kompartimentin e frigoriferit
C Treguesi i funksionit të rritjes së ngrirjes
D Treguesi i Alarmit
NDEZJA/FIKJA E PAJISJES
Kur ju lidhni pajisjen tuaj me linjën kryesore
për herë të parë, ajo do të jetë në modulin
“standby” (me energji, por e fikur).
Për të ndezur pajisjen shtypni butonin A për
3 sekonda.
Për të fikur pajisjen shtypni përsëri butonin
A për 3 sekonda. Pajisja është në modulin
“standby” (ende me energji).
500081
• Rregulloni temperaturën si të dëshironi
duke shtypur butonin A.
• Shtypni butonin A sa herë që të
jetë e nevojshme derisa të vendoset
temperatura e dëshiruar.
15
RREGULLIMI/NDRYSHIMI I TEMPERATURËS NË PAJISJE
• Rregulloni temperature si të dëshironi me
butonin A.
• Shtypni butonin A derisa të vendoset
temperatura e dëshiruar.
B
Pajisja tregon temperaturën e vendosur në
kompartimentin e frigoriferit.
• Temperatura faktike brenda pajisjes
do të varet nga përdorimi i saj (sasia
dhe shpërndarja e ushqimit, mjedisi,
temperatura, frekuenca e hapjes së derës,
funksionimi i kompresorit ose moduli standby, funksionimi i ventilatorit, etj.).
• Vendosja e rekomanduar është 3 °C.
• Nëse temperatura e dhomës ku është
instaluar pajisja është nën 16°C, ne
ju rekomandojmë që të vendosni një
temperaturë më të ulët sesa 5 °C.
• Gjithashtu, kur temperatura e mjedisit
është nën 16 °C, ne rekomandojmë që të
vendosni manualisht butonin e lëvizsshëm
tek pozicioni 1 (butoni që lëviz manualisht
është i pranishëm vetëm në disa modele
pajisjesh).
500081
16
FUNKSIONI I RRITJES SË NGRIRJES
Për të aktivizuar funksionin e rritjes së
ngrirjes, shtypni butonin A derisa të ndizet
simboli C.
• Përdorni këtë opcion pasi të ndizni
pajisjen për herë të parë, përpara
pastrimit, ose 24 orë përpara se të shtoni
një sasi të madhe ushqimi.
• Për të fikur funksionin e rritjes së
ngrirjes, shtypni butonin A për të
zgjedhur temperaturën e dëshiruar (B).
Nëse funksioni nuk është çaktivizuar
manualisht, ai do të çaktivizohet
automatikisht pas rreth dy ditësh.
ALARMI I TEMPERATURËS SË LARTË
Nëse temperatura brenda pajisjes është
tepër e lartë, do të aktivizohet alarmi
akustik (ton me ndërprerje) dhe simboli D
do të pulsojë dritë.
• Përdorni butonin A për të çaktivizuar
alarmin akustik. Nëse alarmi nuk është
çaktivizuar, ai do të tingëllojë pesë
minutat e para të çdo orer.
• Simboli D pulson derisa pajisja të arrijë një
temperaturë të përshtatshme.
ALARMI I DERËS SË HAPUR
500081
Nëse dera e kompartimentit të frigoriferit
ose ngrirësit është e hapur për më shumë
sesa dy minuta, do të aktivizohet një alarm
akustik (bip i vazhdueshëm).
Për të pranuar dhe fikur alarmin akustik,
shtypni butonin A ose mbyllni derën.
17
BUTONI QË LËVIZET MANUALISHT
(VETËM NË DISA MODELE TË PAJISJEVE NOFROST – PA NGRIRJE)
Butoni ndodhet pas koshit të frutave e perimeve. Si përzgjedhje nga fabrika, është pozicioni
2 ose 3.
Nëse nuk është e mundur të arrihet temperatura e duhur, atëherë vendoseni ashtu siç
përshkruhet në seksionin "Troubleshooting" (Rregullimi i difekteve”).
Pajisjet me lartësi 1850 mm
500081
18
Pajisjet me lartësi 2000 mm
PAJIMET E BRENDËSHME TË
APARATIT
(* pajimet varen nga modelet)
RAFTI
1
2
• Për qasje më të lehtë deri te ushqimi
dhe kontroll më të mirë mbi përmbajtjen,
raftet mund pjesërisht të tërhiqen.
• Raftin mund të rradhitni sipas dëshirës
nëpër udhëzues në brendësi të frigoriferit.
Nëqoftëse dëshironi ta nxjerrni nga
frigoriferi, tërhiqni deri te pika ku
udhëzuesi e ndal, pastaj pak e çoni para
dhe e nxjerrni nga frigoriferi.
Artikujt ushqimorë që prishen shpejtë i
ruani në pjesën e fundit të raftit, ku është
më ftohtë.
RAFT ME NJË MBAJTËSE PËR SHISHE*
• Disa modele kanë një raft me mbajtëse për
shishe.
• Raftet mund të përshtaten sipas dëshirës
suaj duke përdorur udhëzimet në pjesën e
brendshme të frigoriferit. Për të hequr një
raft nga pajisja, ngrijeni pak përpara dhe
nxirreni jashtë.
• Raftet mund të përdoren për të ruajtur
ushqimet, shishet, kavanoza, etj.
500081
• Nëse shishet ruhen në raft, përdorni mbajtësit për shishe. Vendosni mbajtësit në vendet
përkatëse në raft dhe vendosni shishet ndërmjet tyre (siç shikohet në Figurë).
• Ngarkesa maksimale e çdo rafti është 9 shishe me një kapacitet prej 0.75 l ose 13 kilogramë
peshë totale.
19
RAFTI I FRUTAVE DHE ZARZAVATEVE
• Rafti në fund të frigoriferit ka për qëllim që të ruajë frutat dhe zarzavatet. Ai siguron
lagështirë dhe shmang tharjen e ushqimit.
• Ruani ushqimin në paketime të përshtatshme që të mos lvshojnë aroma..
• Nxjerrja e enës:
- Enën tërheqni deri te bllokada, pastaj e
çoni para lartas dhe nxjerrni.
ANA E BRENDSHME E DERËS TË PJESËS PËR FTOHJE
Është e pajisur me hapësira (rafte ose enëza), të cilat janë të dedikuara për ruajtjen e
djathit, tëlynit, vezëve, kosit etj., tubave, konservave dhe të ngj. Në pjesën e poshtme të
derës gjendet hapësira për shishe.
RAFTET NË DERË QË PËRSHTATEN
Lartësia e rafteve në derë mund të
përshtatet/rregullohet sipas preferencave
tuaja pa qenë e nevojshme që t’i hiqni ato
nga pajisja.
Shtypni në të dyja anët dhe lëvizni raftet
lart dhe poshtë.
Për të hequr një raft nga pajisja, ngrijeni atë
sa më larg që të shkojë dhe nxirreni jashtë
500081
20
ENA PËR RUAJTJE (MULTIBOX)*
• MultiBox ena është e përdorshme për
ruajtjen e artikujve ushqimorë me duhma
të fuqishme dhe artikujve ushqimorë, të
cilët nevojitet të mbrohen nga tharja, p.sh.
djathet me myk fisnik, sallamet e freskëta,
qepët, tëlyni,...
• Për shkak të kapakut elastik, ena është e
mbyllur pa frymë dhe parandalon tharjen
e artikujve ushqimorë, kurse duhmat nuk
derdhen nëpër tërë pjesën për ftohje.
• Kapakun elastik mund ta përdorim edhe si enë për vezë ose enë për akull.
• Nëqoftëse e përdorni kapakun elastik si enë për vezë, ate e vëndojmë direkt në fundin
e enës së derës, kurse pjesën e poshtme të hapur të MultiBox enës e përdorim për
ruajtjen e artikujve ushqimorë, të cilët janë të ruajtur në ambalazh të vogël – pashtetat,
marmelatat, tubat e vogëla,…
IONIZATORI I AJRIT (IONAIR)*
500081
• Jonizuesi i ajrit i instauar në kompartimentin e frigoriferit e mban ajrin gjithmonë të
freskët. Si rezultat i kësaj, ushqimi mbetet i freskët dhe me shije për një kohë më të gjatë.
• Jonizatorin e ajrit mund të kyçni dhe shkyçni me tastin e instaluar në shtëpizën e
ventilatorit, respektivisht anën e shtyllës për ftohje (varësisht nga modeli).
21
NO FROST APARATET
Jonizatori i kyçur
Jonizatori i shkyçur
ADAPTIVE INTELLIGENT TECHNOLOGY
(vetëm me komandim/butona elektronikë)
Teknologjia e re me sensorë lejon përshtatjen e funksionimit të pajisjes sipas zakoneve ose
sjelljes së përdoruesit. Sistemi adaptues monitoron, analizon dhe regjistron çdo ditë dhe
çdo javë funksionimin e pajisjes sipas modeleve të marra. Nëse pajisja mund të parashikojë
rritjen e frekuencës së hapjes së derës, pajisja do të ulë temperaturën automatikisht
përpara kohe në mënyrë që të parandalojë rritjen e temperaturës së ushqimit pasi dera
hapet më shpesh. Pajisja do të parashikojë gjithashtu shtimin e sasive më të mëdha të
ushqimit në frigorifer ose ngrirës dhe do të adaptimin duke bërë ftohjen ose ngrirjen në
mënyrë më intensive.
500081
22
RRADHITJA E PREFERUAR E
ARTIKUJVE USHQIMORË NË
APARAT
Zonat e frigoriferit:
- pjesa e epërme: ushqimi i konservuar, buka, vera, ëmbëlsirat…
- pjesa e mesme: prodhimet e qumështit, artikujt ushqimorë të gatshëm, ëmbëlsirat,
lëngjet, birra, artikujt ushqimorë të gatshëm e të zier...
- Fresh enët: mishi, prodhimet e mishit, delikatesa
- Ena për pemë dhe perime: pemët e freskëta, perimet, sallatat, perimet me rrënja,
patatja, qepa, hudhra, domatja, pemët tropike, lakra e thartë, rrepa...
Zonat e derës së frigoriferit:
- pjesa e epërme/mesme e derës: vezët,
tëlyni, djathet…
- pjesa e poshtme e derës: pijet,
konservat, shishet…
500081
Zonat e ngrirësit:
- ngrirja, ruajtja e artikujve ushqimorë të ngrirë (shiqo Ngrirja dhe ruajtja e artikujve
ushqimorë të ngrirë).
23
RUAJTJA E ARTIKUJVE
USHQIMORË NË FRIGORIFER
VËREJTJE TË RËNDËSISHME PËR RUAJTJEN E
ARTIKUJVE USHQIMORË
Përdorimi i rregullt i aparatit, ambalazhimi pëkatës, mirëmbajtja
e temperatures së mirëfilltë dhe marrja në përfillje e higjienës
së artikujve ushqimorë ndikojnë shumë në cilësinë e ruajtjes së
artikujve ushqimorë.
Merrni në përfillje skadimin e artikujve ushqimorë, të shënuar në
ambalazhin e prodhimit.
Artikujt ushqimorë që i ruani në frigorifer, nevojitet të jenë në
enët e mbyllura ose të ambalazhuar në mënyrë adekuate, që të
mos lëshojnë ose pranojnë duhma dhe lagështi.
Mos ruani në frigorifer lëndë dhezëse, avulluese ose shpërthyese.
Shishet me përbërje të lartë të alkoolit nevojitet të jenë mire të
mbyllura dhe në pozicion vertikal.
Disa tretësira organike, vaje eterike në lëvoret e limonave dhe
portokajve, acidet në tëlyn dhe të ngj. te kontakti afatgjatë me
sipërfaqet nga plastika ose në guarnicionet mund të shkaktojnë
dëmtime dhe vjetërsim të parakohshëm.
Nëqoftëse largoheni për gjatë kohë nga shtëpia, nga frigoriferi
nxjerrni artikujt ushqimorë që prishen shpejtë.
Nëqoftëse largoheni për gjatë kohë nga shtëpia, nga frigoriferi
nxjerrni artikujt ushqimorë që prishen shpejtë.
KOHA E RUAJTJES SË ARTIKUJVE USHQIMORË
Koha e preferuar e ruajtjes në frigorifer
Artikulli ushqimor
Koha
vezët, marinadat, mishi i tymosur
deri në 10 ditë
djathi
deri në 10 ditë
karota
deri në 8 ditë
tëlyni
deri në 7 ditë
ëmbëlsirat, pemët, ushqimet e gatshme, mishi i
freskët copë
deri në 2 ditë
peshqit, mishi i freskët i prerë, frutat e detit
deri në 1 ditë
500081
24
RUAJTJA E ARTIKUJVE
USHQIMORË NË SIRTARIN
FRESHZONE
Në sirtarin FreshZone artikujt ushqimorë mbesin më gjatë kohë të freskëta se në
frigoriferin e zakonshëm, ruajnë shijen e mirë dhe vlerat ushqyese.
Pakësohet kalbja, humbja e masës, prandaj pemët dhe perimet janë më të freskëta dhe
natyrale.
Për funksionimin optimal, sirtari nevojitet të jetë krejt i mbyllur.
• Kur bleni artikuj ushqimorë, kontrolloni a janë të freskëta, sepse nga kjo varet cilësia dhe
afatzgjatja e tyre.
• Artikujt ushqimorë ruani në enët e mbyllura ose në ambalazh të mirë, që të mos lëshojnë
ose pranojnë duhma dhe lagështi.
• 30-60 min para përdorimit nxjerrni artikullin ushqimorë nga sirtari, që te temperatura e
dhomës të zhvillohet aroma dhe shija adekuate.
• Artikujt ushqimorë të ndjeshëm në temperatura të ulëta që nuk janë të përshtatshme për
ruajtje në sirtarin FreshZone: ananasi, avokado, bananet, ullinjtë, domatja, patëllxhani,
kastravecat, fasulja, specat, pjepri, shalqini, kungujt,...
500081
• Evitimi i sirtarit:
- tërheqni sirtarin deri te bllokada
- çoni para lartas dhe tërheqni deri në
skaj!
25
NGRIRJA DHE RUAJTJA E
ARTIKUJVE USHQIMORË TË
NGRIRË
PROCESI I NGRIRJES
Sasia maksimale e artikujve ushqimorë të freskët të cilat mundeni
menjëheri t’i futni në aparat, është e cekur në etiketën me të
dhënat elementare të aparatit. Nëqoftëse sasia është më e
madhe, cilësia e ngrirjes është më e dobët, dobësohet edhe
cilësia e artikujve ushqimorë të ngrirë.
• Nëqoftëse dëshironi të shfrytëzoni tërë vëllimin e ngrirësit, mund të evitoni tërë sirtarët.
Ushqimin palosni direkt në rafte dhe fund të ngrirësit. Te aparatet NO FROST të klasës
energjike A+++ sirtarin e poshtëm lejeni në aparat.
• 24 orë para ngrirjes aktivizoni ngrirjen intensive:
- butonat mekanikë: rrotulloni diskun A drejt pjesës më të trashë të vijëzimit;
- butonat elektronikë: shtypni butonin A derisa të ndizet simboli C.
Pas kësaj kohe, futni artikujt ushqimorë në hapësirën për ngrirje.
Artikujt ushqimorë të freskët nuk guxon të preken me pakotë e ngrira!
Vendi më i përshtatshëm për ngrirjen e sasisë së madhe të artikujve ushqimorë është
hapësira e sipërme.
• Për ngrirje të sasive më të vogla (1-2 kg), rregullimi i ngrirjes intensive nuk nevojitet.
• Pas 24 orësh, artikujt ushqimorë mund të transferoni në hapësirat tjera të ngrirësit dhe
sipas nevojës përsëritni procesin e ngrirjes.
• Pas përfundimit të ngrirjes, rrotulloni pullën A sërish në rregullimin e dëshiruar (vetëm
me komandim/butona mekanikë).
500081
26
VËREJTJE TË RËNDËSISHME PËR
NGRIRJEN E ARTIKUJVE USHQIMORË
Në ngrirës ngrini vetëm artikuj ushqimorë të përshtatshëm. Le të
jenë cilësore dhe të freskëta.
Përzgjedhni artikullit ushqimorë ambalazh adekuat dhe ambalazhoni
me rregullsi.
Ambalazhi le të mos lëshojë lagështinë dhe ajrin, që ata të mos
thahen dhe humbim vitaminat.
Artikujt ushqimorë të ambalazhuar i shënoni me të dhënat për llojin,
sasinë dhe datën e ngrirjes.
Është e rëndësishme që artikujt ushqimorë të ngrijnë sa më shpejtë,
prandaj qeskat të jenë sa më të vogla. Para ngrirjes, artikujt
ushqimorë i ftohni.
RUAJTJA E ARTIKUJVE
USHQIMORË TË NGRIRË INDUSTRIALISHT
500081
• Te ruajtja dhe përdorimi i artikujve ushqimorë të ngrirë merrni në përfillje udhëzimet e
prodhuesit. Në ambalazh janë të shënuara temperatura dhe koha e ruajtjes.
• Përzgjedhni vetëm artikujt ushqimorë me ambalazh të padëmtuar, të ruajtura në ngrirës
te temperaturat -18°C ose më të ulëta.
• Mos bleni artikuj ushqimorë të mveshur me acar, sepse ata kan qenë shum herë të
shkrira dhe cilësia e tyre është më e dobët.
• Te transportimi siguroni artikujt ushqimorë nga shkrirja. Rritja e temperaturës shkurton
kohën e ruajtjes dhe dobëson cilësinë e tyre.
27
KOHA E RUAJTJES SË ARTIKUJVE
USHQIMORË TË NGRIRË
KOHA E PREFERUAR E RUAJTJES NË NGRIRËS
Artikulli ushqimorë
Koha
pemët, mishi i lopës
prej 10 deri në 12 muaj
perimet, mishi i viçit, shpendia
prej 8 deri në 10 muaj
mishi i egërsirave
prej 6 deri në 8 muaj
mishi i derrit
prej 4 deri në 6 muaj
mishi i prerë
4 muaj
buka, paroritë, gjellat e gatshme, peshku
3 muaj
zorrët
2 muaj
suxhuku i tymosur, peshku i yndyrtë
1 muaj
SHKRIRJA E ARTIKUJVE USHQIMORË TË
NGRIRË
Me ngrirjen e artikujve ushqimorë, mikrorganizmat nuk zhduken. Pas shkrirjes, ata
aktivizohen dhe së shpejti e prishin artikullin ushqimorë. Artikujt ushqimorë të shkrirë
harxhoni menjëherë.
Shkrija e pjesërishme ul vlerën e artikujve ushqimorë, posaçërisht pemëve dhe perimeve
dhe gjellave të gatshme.
500081
28
SHKRIRJA E APARATIT
SHKRIRJA AUTOMATIKE E FRIGORIFERIT
Frigoriferi nuk nevojitet të shkrihet, akulli në murinë e fundit të brendësisë së frigoriferit
shkrihet automatikisht.
Akulli i tubuar, gjatë pushimit të kompresorit shkrihet vetë. Pikat rrjedhin nëpër vanën në
murinë e fundit të frigoriferit në enëzën mbi kompresor, e këtu avullohen.
Në rast se në murinë e fundit në brendësi të frigoriferit tubohet shtresë e madhe e akullit
(3-5 mm), shkyçni aparatin dhe shkrini akullin me dorë.
SHKRIJA E NGRIRËSIT KLASIK
• Ngrirësin e shkrini pasiqë tubohet përafërsisht 3-5 mm acar, respektivisht akull.
• 24 orë para shkrirjes aktivizoni ngrirjen intensive, që artikujt ushqimorë të ftohen shtesë
(shiq. Kap. “Procesi i ngrirjes”).
Pas kësaj kohe, nxjerrni artikujt ushqimorë të ngrirë nga ngrirësi dhe i siguroni të mos
shkrihen.
• Shkyçni aparatin (shiqoni kapitullin Kyçja/shkyçja e aparatit) dhe nxjerni kabllonë kyçëse
nga spina.
• Te shkrija, mos përdorni spreje për shkrirje, ata mund të zbutin pjesët nga plastika ose të
dëmtojnë shëndetin.
• Te evitimi i acarit ose akullit, mos përdorni thikë ose sende tjera të mprehta, ata mund të
dëmtojnë gypin e sistemit ftohës.
• Për shkrirje më të shpejtë mund të vëndoni tenxhere me ujë të nxehtë në raftin nga qelqi.
• Brendësinë e aparatit e pastroni dhe terni (shiq. Pastrimi i aparatit).
• Para se të futni artikuj ushqimorë në ngrirës, kyçni aparatin dhe rrotulloni pullën A sërish
në rregullimin e dëshiruar (vetëm me komandim/butona mekanikë).
SHKRIRJA E NGRIRËSIT NO FROST
500081
• Shkrirja e ngrirësit NO FROST është automatike. Paraqitja eventuale e acarit
automatikisht zhduket.
• Shfaqja e akullit, respektivisht shtresave të ngricës në pjesën për ngrirje, mund të
jetë pasojë e përdorimit abnormal të aparatit (hapja e shpeshtë e derës, dera e hapur
gjatë kohë, dera jo e mbyllur mirë, ….). Në këto raste shkyçni aparatin, nxjerrni artikujt
ushqimorë nga ngrirësi dhe siguroni që të mos shkrihen.
Pastroni dhe thani brendësinë e ngrirësit, kurse, paraprakisht se të futni artikujt
ushqimorë në ngrirës, aparatin e kyçni dhe përzgjedhni rregullimin e dëshiruar.
29
PASTRIMI I APARATIT
Para pastrimit, shkyçni aparatin nga rrjeta elektrike – shkyçni aparatin (shiqoni kapitullin
Kyçja/shkyçja e aparatit) dhe nxjerrni kabllonë kyçëse nga priza.
• Për pastrimin e të gjithë sipërfaqeve përdorni leckë të butë. Lëndët për pastrim që përmbajnë
lëndë abrazive, acide ose tretësira, nuk janë të përshtatshme, sepse dëmtojnë sipërfaqen!
Jashtësinë e aparatit e pastroni me ujë, resp. me shkumë të lehtë të sapunit. Sipërfaqet e
llakuara ose nga alumini mund të pastrohen me ujë të vokët, të cilit i keni shtuar lëndë të
lehtë për pastrim. Lejohet përdorimi i lëndëve për pastrim me përbërje të ulët të alkoolit
(p.sh. lëndë pastruese për xhama).
Për materialet nga plastika nuk lejohet përdorimi i lëndëve për larje që përmbajnë alkool.
Brendësinë e aparatit e pastroni me ujë të vokët, të cilit i shtoni pak uthull.
• Nën pllakën për ftohje e cila ftoh brendësinë
e frigoriferit gjenden olluku dhe hapësira
ku derdhet uji i shkrirë. Olluku dhe hapësira
nuk lejohet të shtupohen, prandaj le të
kontrollohen më shpesh dhe sipas nevojës
të pastrohen (p.sh. me karthi prej plastike).
• Shtresat me acar ose akull me trashësi 3-5
mm, rritin shpenzimin e energjisë elektrike,
prandaj rregullisht i evitoni (nuk vlen për
ngrirësin NO FROST). Mos përdorni sende
të mprehta, tretësira ose spreje.
• Kondensatori në murinë e fundit nevojitet
të jetë gjithmonë i pastër, pa pluhur ose
mbeturina për shkak të tymit kuzhinor. Me
furçë jometalike ose fshesë korenti kohë
pas kohe pastroni pluhurin.
• Pas pastrimit, kyçni aparatin dhe futni
artikujt ushqimorë.
500081
30
EVITIMI I PENGESAVE
Pengesa:
Shkaku, resp. evitimi
Pas kyçjes në rrjetë, aparati
nuk punon:
• Kontrolloni se a ka tension në prizë dhe a është aparati i
kyçur.
• Temperatura tejet e lartë e rrethit.
• Hapja e shpeshtë e derës, resp. dera e hapur gjatë kohë.
• Dera e mbyllur jo mirë (diçka në mes të derës, dera e
varur, kontrolloni guarnicionin, etj.).
• Futur sasia tejet e madhe e artikujve ushqimorë të
freskët.
• Sensori në frigorifer (A) është mbuluar me artikuj
ushqimorë të freskët. Mundësoni qarkullimin e ajrit rreth
sensorit (e kanë vetëm disa modele).
• Ftohja e dobët e kompresorit dhe kondensatorit.
Kontrolloni qarkullimin e ajrit pas aparatit, pastroni
kondensatorin.
Tubimi i tepërt i akullit
në murinë e fundit të
brendësisë së frigoriferit
është pasojë e:
• Hapjes së shpeshtë të derës, resp. dera e hapur gjatë kohë.
• Futjes së ushqimit të ngrohtë në frigorifer.
• Prekjes së ushqimit ose enës së murisë së fundit me
murinë e brendëshme të frigoriferit.
• Puthitjes së dobët të derës.
• Ndotjes ose dëmtimit të guarnicionit, pastroni ose ndërroni.
Shfaqja e akullit,
respektivisht shtresave të
ngricës në ngrirës është
pasojë:
• Hapja e shpeshtë e derës, respektivisht dera e hapur
gjatë kohë.
• Dera jo e mbyllur mirë.
• Guarnicioni i dobët i derës.
• Nëqoftëse guarnicioni është i ndotur ose i dëmtuar, ate
pastroni, respektivisht ndëroni.
Vesimi i raftit mbi sirtarët:
• Është dukuri kalimtare, të së cilës nuk mundi t'i shmangemi
në periudhën e temperaturave të larta dhe lagështisë
në ambient. Dukuria zhduket vetë, pasiqë normalizohen
temperatura dhe lagështia. Rekomandojmë pastrim më të
shpeshtë të sirtarëve dhe fshirje të pikave kohë pas kohe.
• Hapni rregullatorin e lagështisë.
• Futni artikujt ushqimorë në qeska ose ambalazh tjetër.
Uji rrjedh nga frigoriferi:
• Hapësira për daljen e ujit e shtupuar, resp. uji i shkrirë
rrjedh pranë ollukut për tubimin e ujit.
• Pastroni hapësirën e shtupuar, p.sh. me karthi plastike.
• Shtresën tejet të trashë të akullit e shkrini me dorë
(shiqoni Shkrirja e aparatit).
500081
Sistemi për ftohje gjatë
kohë punon pandërprerë:
31
Pengesa:
Shkaku, resp. evitimi
Hapja e derës e
vështirësuar:
• Nëqoftëse dëshironi që derën e posambyllur të
ngrirësit sërish të hapni, mund të hasni në vështirësi.
Te hapja e derës ca ajër i ftohtë del nga aparati, ate e
zavendëson ajri i ngrohtë nga rrethi. Te ftohja e ajrit
në fjalë shkaktohet nënshtypje, kjo është shkak për
hapjen e vështirësuar e derës. Pas ca minutash gjendja
normalizohet dhe dera hapet pa vështirësi.
LED ndriçimi nuk
funksionon:
• Në rast se LED ndriçimi nuk funksionon, thirrni serviserin.
• LED ndriçimin mos e riparoni vetë, sepse mund të vijë në
kontakt me tensionin e lartë!
Temperatura tejet e lartë
në ngrirës:
• Rregulloni lëputën me dorë (gjendet pas enës për pemë
dhe perime) ashtu që shtypni pullën dhe e lëvizni në
pozicionin 1 (e kanë vetëm disa modele).
Nëqoftëse asnjë nga shkaqet nuk përshtatet, thirrni servisin më të afërm të autorizuar dhe
tregoni llojin, modelin dhe numrin serik nga etiketa për të dhënat elementare të aparatit që
gjendet në brendësi të aparatit.
500081
32
INFORMATA PËR ZHURMËN E
APARATIT
Ftohjen në aparatet për ftohje dhe ngrirje mundëson sistemi për ftohje me kompresor (te
disa aparate edhe ventilatori), e kjo shkakton edhe ca zhurmë. Sasia e zhurmës varet nga
pozicionimi, përdorimi i rregullt dhe vjetërsia e aparatit.
• Pas nisjes së aparatit, funksionimi i kompresorit (zhurma e lëndës fluide) resp. derdhja
e brendshme e lëndës fluide për ftohje gjatë funksionimit të tij është më e lartë. Kjo nuk
është shenjë e prishjes dhe nuk ka ndikim në jetëzgjatjen e aparatit. Pas një kohe, me
funksionimin e aparatit, zhurma e tillë do të zvogëlohet.
• Disa herë, te funksionimi i aparatit paraqiten edhe zhurma të pazakonshme ose të larta,
të cilat janë për aparatin të pazakonshme dhe më së shumti janë pasojë e pozicionimit jo
të mirë:
- Aparati le të qëndrojë rrafsh dhe stabil në dysheme të fortë.
- Nuk lejohet të preket me muritë ose elementet fqinje.
- Kontrolloni se a janë pajimet e brendëshme në vend të vet, resp. të mos bëjnë
rrapëllimë konservat, shishet ose enët tjera, të cilat fërkohen ndërmjet veti.
• Për shkak të ngarkesës më të madhe të sistemit për ftohje te hapja e shpeshtë e derës,
derës së hapur gjatë kohë, futjes të sasisë së madhe të artikujve ushqimorë, kyçjes së
ngrirjes intensive ose ftohjes, përkohësisht mund të rritet zhurma e aparatit.
MARRIM TË DREJTË PËR NDRYSHIMET TË CILAT NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONIMIN
E APARATIT.
500081
Udhëzimet për përdorimin e aparatit mund t'i gjeni edhe në WEB faqen tonë: www.
gorenje.com / < http://www.gorenje.com />
33
FS_600_STARCK
sq (02-18)
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertisement