Electrolux EEG69310L Manuali i perdoruesit

advertisement

Electrolux EEG69310L Manuali i perdoruesit
EEG69310L
SQ
Enëlarëse
Udhëzimet për përdorim
2
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË............................................................................. 3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. PËRZGJEDHJA E PROGRAMIT........................................................................8
6. CILËSIMET BAZË ........................................................................................... 11
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................14
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 17
10. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 19
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 23
12. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT................................................ 27
13. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË..........................................................27
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
SHQIP
1.
3
INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
•
•
•
•
•
•
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
•
•
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
4
www.electrolux.com
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet
të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (MPa)
Respektoni numrin maksimal të cilësimeve me 15
vende.
Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit
është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Vendosini takëmet në koshin e takëmeve me majat e
mprehta me drejtim poshtë ose vendosini ato në
sirtarin e takëmeve në pozicion horizontal me majat e
mprehta poshtë.
Mos e lini pajisjen me derën të hapur të pamonitoruar
për të shmangur shkeljen aksidentale mbi të.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Nëse pajisja ka vrima ajrimi në pjesën e poshtme, ato
duhet të mos bllokohen p.sh. nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Kompletet e
vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
•
•
•
•
•
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta
instaloni në strukturën inkaso për
arsye sigurie.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
•
•
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
Instalojeni pajisjen në një vend të
sigurt dhe të përshtatshëm që
plotëson kërkesat e instalimit.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
•
•
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
SHQIP
•
•
•
•
•
•
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është e pajisur me një
spinë 13 A. Nëse ju duhet ta ndërroni
siguresën e spinës, përdorni vetëm
një siguresë 13 A ASTA (BS 1362)
(vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe
Irlanda).
2.3 Lidhja e ujit
•
•
•
•
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.
•
5
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
mbyllni menjëherë rubinetin e ujit dhe
shkëputni spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zëvendësimin e tubit
të hyrjes së ujit.
2.4 Përdorimi
•
•
•
•
•
•
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Detergjentet e lavastoviljeve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të mbesë detergjent.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur të pajisjes.
Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në punë.
2.5 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje.
•
•
•
Kjo pajisje ka një llambë të
brendshme, e cila ndizet kur hapni
derën dhe fiket kur dera mbyllet.
Lloji i llambës së përdorur për këtë
pajisje është vetëm për pajisje
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.6 Shërbimi
•
•
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Tension i rrezikshëm.
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
6
www.electrolux.com
•
•
•
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1
2
3
12
11
10
1
2
3
4
5
6
7
9 8
Krahu më i sipërm spërkatës
Krahu spërkatës i sipërm
Krahu spërkatës i poshtëm
Filtrat
Etiketa e specifikimeve
Kutia e kripës
Tubi i ajrit
3.1 Beam-on-Floor
Beam-on-Floor është një dritë që shfaqet
në dysheme poshtë derës së pajisjes.
•
•
Ndizet një dritë e kuqe kur fillon
programi. Qëndron ndezur gjatë
kohëzgjatjes së programit.
Ndizet një dritë e gjelbër kur programi
ka përfunduar.
7
8
9
10
11
12
•
6
5
4
Foleja e shkëlqyesit
Foleja e detergjentit
Koshi i poshtëm
Koshi i sipërm
Sirtari i takëmeve
Pulson një dritë e kuqe kur pajisja ka
një keqfunksionim.
Beam-on-Floor fiket kur
pajisja është çaktivizuar.
SHQIP
7
4. PANELI I KONTROLLIT
1
1
2
3
4
2
4
3
Butoni i ndezjes/fikjes
Delay Start butoni
Ekrani
MY TIME shiriti i përzgjedhjes
4.1 Ekrani
5
6
5 EXTRAS butonat
6 AUTO Sense butoni
4.2 ECOMETER
A
ECOMETER tregon se si përzgjedhja e
programit ndikon te konsumi i energjisë
dhe ujit. Sa më shumë shirita të ketë të
aktivizuar, aq më i ulët është konsumi.
B
C
A. ECOMETER
B. Treguesit
C. Treguesi i kohës
B
tregon përzgjedhjen e programit
më miqësor për ambientin për një
ngarkesë me ndotje normale.
4.3 Treguesit
Treguesi
Përshkrimi
Treguesi i shkëlqyesit. Ndizet kur kutia e shkëlqyesit ka nevojë për
rimbushje. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”.
Treguesi i kripës. Ndizet kur kutia e kripës ka nevojë për rimbushje.
Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”.
Machine Care treguesi. Është i ndezur kur pajisja ka nevojë për
pastrim të brendshëm me programin Machine Care. Referojuni
kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
Treguesi i fazës së tharjes. Ndizet kur zgjidhet një program me fazën
e tharjes. Pulson kur është në funksionim faza e tharjes. Referojuni
kapitullit “Përzgjedhja e programit”.
8
www.electrolux.com
5. PËRZGJEDHJA E PROGRAMIT
5.1 MY TIME
5.2 EXTRAS
Duke përdorur shiritin e përzgjedhjes
MY TIME, ju mund të zgjidhni një cikël të
përshtatshëm larjeje bazuar në
kohëzgjatjen e programit, që varion nga
30 minuta në katër orë.
Ju mund të rregulloni përzgjedhjen e
programit sipas nevojave tuaja duke
aktivizuar EXTRAS.
ExtraHygiene
ExtraHygiene siguron rezultate më të
mira higjiene, duke e ruajtur
temperaturën mes 65 dhe 70 °C për të
paktën 10 minuta gjatë fazës së
shpëlarjes së fundit.
A
A. •
•
B.
C.
D.
E.
B
C
D
E
Quick është programi më i
shkurtër (30min) i përshtatshëm
për një ngarkesë me ndotje të
sapobërë dhe të lehtë.
Shpëlarje paraprake
(15min) është program për
shpëlarjen e mbetjeve ushqimore
nga pjatat. Parandalon formimin e
aromave në pajisje. Mos përdorni
detergjent me këtë program.
1h është programi i përshtatshëm
për një ngarkesë me ndotje të lehtë
të tharë.
1h 30min është program i
përshtatshëm për larjen dhe tharjen e
artikujve me ndotje normale.
2h 40min është program i
përshtatshëm për larjen dhe tharjen e
artikujve me ndotje të fortë.
ECO është programi më i gjatë (4h)
që ofron përdorimin më efikas të
konsumit të ujit dhe të energjisë për
takëme dhe enë prej fajance me
ndotje normale. Ky është programi
standard për institutet e testimit.
ExtraPower
ExtraPower përmirëson rezultatet e
larjes së programit të zgjedhur. Opsioni
rrit temperaturën dhe kohëzgjatjen e
larjes.
GlassCare
GlassCare ofron kujdes të veçantë
për një ngarkesë delikate. Opsioni
parandalon ndryshimet e shpejta në
temperaturën e larjes së programit të
zgjedhur dhe e redukton në 45 °C. Kjo
mbron qelqurinat në veçanti nga
dëmtimi.
5.3 AUTO Sense
Programi AUTO Sense përshtat
automatikisht ciklin e larjes me llojin e
ngarkesës.
Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe
sasinë e enëve në kosha. Ajo e rregullon
temperaturën dhe sasinë e ujit, si edhe
kohëzgjatjen e larjes.
SHQIP
5.4 Vështrim i përgjithshëm i programeve
Programi
Lloji i
ngarkesës
Niveli i
ndotjes
Fazat e programit
EXTRAS
Quick
•
•
•
•
•
•
•
•
Larje 50 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 45
°C
AirDry
•
E
sapobërë
•
Të gjitha
•
llojet e
ngarkesav
e
Të gjitha
shkallët e
ndotjes
•
Paralarje
EXTRAS nuk janë
të aplikueshme
për këtë program.
•
Enë prej
fajance
Takëmet
E
sapobërë
E tharë e
lehtë
•
•
Larje 60 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 50
°C
AirDry
•
•
•
ExtraPower
GlassCare
ExtraHygiene
Larje 60 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 55
°C
Tharje
AirDry
•
•
•
ExtraPower
GlassCare
ExtraHygiene
Paralarje
Larje 60 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 60
°C
Tharje
AirDry
•
•
•
ExtraPower
GlassCare
ExtraHygiene
Paralarje
Larje 50 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 55
°C
Tharje
AirDry
•
•
•
ExtraPower
GlassCare
ExtraHygiene
•
•
•
•
•
1h 30min
•
•
•
•
Enë prej
fajance
Takëmet
Tenxhere
Tiganë
•
•
Normale
E tharë e
lehtë
•
•
•
•
•
2h 40min
•
•
•
•
Enë prej
fajance
Takëmet
Tenxhere
Tiganë
•
•
Normale
deri e
rëndë
E tharë
•
•
•
•
•
•
ECO
ExtraPower
GlassCare
ExtraHygiene
•
Shpëlarje
paraprake
1h
Enë prej
fajance
Takëmet
•
•
•
•
Enë prej
fajance
Takëmet
Tenxhere
Tiganë
•
•
Normale
E tharë e
lehtë
•
•
•
•
•
•
9
10
www.electrolux.com
Programi
Lloji i
ngarkesës
Niveli i
ndotjes
Fazat e programit
EXTRAS
AUTO
Sense
•
Programi
përshtatet për
të gjitha
shkallët e
ndotjes.
•
•
•
Paralarje
Larje 50 - 60 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare 60
°C
Tharje
AirDry
EXTRAS nuk janë
të aplikueshme
për këtë program.
Larje 70 °C
Shpëlarja e
ndërmjetme
Shpëlarja
përfundimtare
AirDry
EXTRAS nuk janë
të aplikueshme
për këtë program.
•
•
•
Enë prej
fajance
Takëmet
Tenxhere
Tiganë
•
•
•
Machine
Care
•
Pa
ngarkesë
Programi
pastron
brendësinë e
pajisjes.
•
•
•
•
Vlerat e konsumit
Programi 1)
Uji (litra)
Energjia (kWh)
Kohëzgjatja
(minuta)
Quick
9.5 - 11.6
0.52 - 0.64
30
Shpëlarje
paraprake
4.3 - 5.3
0.01 - 0.04
15
1h
10.5 - 12.9
0.92 - 1.06
60
1h 30min
11.6 - 14.2
1.00 - 1.15
90
2h 40min
11 - 13.5
1.12 - 1.26
160
11
0.846
240
AUTO Sense
10.4 - 13.3
0.76 - 1.22
120 - 170
Machine Care
9.7 - 11.8
0.60 - 0.73
60
ECO
1) Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet
dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
Informacion për institutet e
testimit
Në kërkesën tuaj ju lutemi përfshini kodin
e numrit të produktit (PNC) që gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Për të marrë informacionin e nevojshëm
për kryerjen e testeve (p.sh. sipas
EN60436), dërgoni një email në adresën:
Për pyetje të tjera në lidhje me
lavastoviljen tuaj, ju lutemi referojuni librit
të shërbimit që keni marrë me pajisjen.
info.test@dishwasher-production.com
SHQIP
11
6. CILËSIMET BAZË
Ju mund të konfiguroni pajisjen duke
ndryshuar cilësimet bazë sipas nevojave
tuaja.
Numri
Parametri
Vlerat
Përshkrim1)
1
Fortësia e ujit
Nga niveli 1L
në nivelin 10L
(vlera e
parazgjedhur:
5L)
Rregulloni nivelin e zbutësit të ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
2
Niveli i
shkëlqyesit
Nga niveli 0A
në nivelin 6A
(vlera e
parazgjedhur:
4A)
Rregulloni nivelin e shkëlqyesit sipas
dozës së nevojshme.
3
Tingulli i
përfundimit
On
Off (vlera e
parazgjedhur)
Aktivizoni ose çaktivizoni sinjalin akustik
për përfundimin e një programi.
4
Hapja
automatike e
derës
On (vlera e
parazgjedhur)
Off
Aktivizoni ose çaktivizoni AirDry.
5
Tingujt e
tasteve
On (vlera e
parazgjedhur)
Off
Aktivizoni ose çaktivizoni tingujt e
butonave kur shtypen.
6
Programi i
fundit i
zgjedhur
On
Off (vlera e
parazgjedhur)
Aktivizoni ose çaktivizoni përzgjedhjen
automatike për programet dhe opsionet
e zgjedhura së fundi.
1) Për më shumë detaje, referojuni informacionit që ofrohet në këtë kapitull.
Mund të ndryshoni cilësimet bazë në
regjimin e cilësimeve.
Kur pajisja është në regjimin e
cilësimeve, shiritat e ECOMETER
përfaqësojnë cilësimet e disponueshme.
Për secilin cilësim, pulson një shirit i
dedikuar i ECOMETER.
Sipas rendit të cilësimeve bazë të
prezantuara në tabelë është gjithashtu
edhe rendi i cilësimeve në ECOMETER:
1 2 3 4 5 6
6.1 Zbutësi i ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që
mund të ketë një efekt negativ në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji.
12
www.electrolux.com
Fortësia e ujit matet në shkallët
ekuivalente.
Zbutja e ujit të fortë rrit
konsumin e ujit dhe të
energjisë si edhe në
kohëzgjatjen e programit. Sa
më i lartë niveli i zbutësit të
ujit, aq më i lartë konsumi
dhe aq më e gjatë
kohëzgjatja.
Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet
përkatëse të ujësjellësit mund t'ju
informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën
tuaj. Është e rëndësishme që të
vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit
për të siguruar rezultate të mira në larje.
Fortësia e ujit
Gradë
gjermane
(°dH)
Gradë
franceze (°fH)
mmol / l
Gradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
47 - 50
84 - 90
8,4 - 9,0
58 - 63
10
43 - 46
76 - 83
7,6 - 8,3
53 - 57
9
37 - 42
65 - 75
6,5 - 7,5
46 - 52
8
29 - 36
51 - 64
5,1 - 6,4
36 - 45
7
23 - 28
40 - 50
4,0 - 5,0
28 - 35
6
19 - 22
33 - 39
3,3 - 3,9
23 - 27
5 1)
15 - 18
26 - 32
2,6 - 3,2
18 - 22
4
11 - 14
19 - 25
1,9 - 2,5
13 - 17
3
4 - 10
7 - 18
0,7 - 1,8
5 - 12
2
<4
<7
<0,7
<5
1 2)
1) Cilësimi i paracaktuar në fabrikë.
2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Pavarësisht llojit të detergjentit të
përdorur, vendosni nivelin e duhur të
fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv
treguesin e rimbushjes me kripë.
Tabletat e shumëfishta që
përmbajnë kripë nuk janë
mjaft efikase për të zbutur
ujin e fortë.
6.2 Niveli i shkëlqyesit
Shkëlqyesi ndihmon në tharjen e enëve
pa shenja dhe njolla. Ai lëshohet
automatikisht gjatë fazës së shpëlarjes
me ujë të nxehtë. Sasinë e shkëlqyesit të
lëshuar mund të caktohet.
Kur kutia e shkëlqyesit zbrazet, treguesi i
shkëlqyesit aktivizohet duke njoftuar për
rimbushjen me shkëlqyes. Nëse
rezultatet e tharjes janë të kënaqshme
gjatë kohës që përdorni vetëm tableta të
kombinuara, mund ta çaktivizoni
shkëlqyesin dhe treguesin. Por, për
performancë më të mirë në tharje,
gjithmonë përdorni shkëlqyes për ta
mbajtur aktiv treguesin e shkëlqyesit.
Për të çaktivizuar shpërndarësin e
shkëlqyesit dhe treguesin, caktoni nivelin
e shkëlqyesit në 0A.
6.3 Tingulli i përfundimit
Mund të aktivizoni një sinjal akustik që
bie kur përfundon programi.
SHQIP
Sinjalet akustike bien edhe
kur ka një keqfunksionim të
pajisjes. Këto sinjale nuk
mund të çaktivizohen.
6.4 AirDry
AirDry Përmirëson rezultatet e tharjes.
Dera e pajisjes hapet automatikisht gjatë
fazës së tharjes dhe mbetet paksa e
hapur.
13
6.6 Programi i fundit i zgjedhur
Ju mund të caktoni përzgjedhjen
automatike për programet dhe opsionet e
zgjedhura së fundi.
Ruhet programi më i fundit që ka
përfunduar përpara çaktivizimit të
pajisjes. Më pas ruhet automatikisht pasi
aktivizoni pajisjen.
Kur çaktivizohet përzgjedhja e programit
më të fundit, programi i parazgjedhur
është ECO.
6.7 Regjimi i cilësimit
Navigimi te regjimi i cilësimit
Ju mund të navigoni te regjimi i cilësimit
duke përdorur shiritin e përzgjedhjes
MY TIME.
AirDry aktivizohet automatikisht me të
gjitha programet përveç Shpëlarje
paraprake.
KUJDES!
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pas hapjes
automatike. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim të pajisjes.
KUJDES!
Nëse fëmijët kanë akses te
pajisja, këshillojmë të
çaktivizoni AirDry. Hapja
automatike e derës mund të
paraqesë rrezik.
Kur AirDry hap derën,
Beam-on-Floor mund të mos
jetë krejtësisht e dukshme.
Për të parë nëse programi
ka përfunduar, shikoni
panelin e kontrollit.
A
B
C
A. E mëparshme butoni
B. OK butoni
C. Tjetër butoni
Përdorni E mëparshme dhe Tjetër për
të kaluar mes cilësimeve bazë dhe për të
ndryshuar vlerën e tyre.
Përdorni OK për të hyrë te cilësimi i
zgjedhur dhe për të konfirmuar
ndryshimin e vlerës së tij.
Mënyra e hyrjes në regjimin e
cilësimit
Ju mund të hyni në regjimin e cilësimit
përpara se të nisni një program. Ju nuk
mund të hyni në regjimin e cilësimit
ndërsa programi është në punë.
6.5 Tingujt e tasteve
Për të hyrë në regjimin e cilësimit,
shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
Butonat në panelin e kontrollit bëjnë një
tingull kërcitës kur i shtypni. Këtë tingull
mund ta çaktivizoni.
dhe
për rreth 3 sekonda.
Ndizen dritat që lidhen me E
mëparshme, OK dhe Tjetër.
14
www.electrolux.com
Ndryshimi i një cilësimi
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
cilësimit.
1. Përdorni E mëparshme ose Tjetër
për të zgjedhur shiritin e ECOMETER
të dedikuar në cilësimin e dëshiruar.
• Shiriti i ECOMETER të dedikuar
për cilësimin e zgjedhur pulson.
• Në ekran shfaqet vlera e cilësimit
aktual.
2. Shtypni OK për të futur cilësimin.
• Shiriti i ECOMETER të dedikuar
për cilësimin e zgjedhur ndizet.
Shiritat e tjerë fiken.
• Vlera e cilësimit përkatës pulson.
3. Shtypni E mëparshme ose Tjetër
për të ndryshuar vlerën.
4. Shtypni OK për të konfirmuar
cilësimin.
• Cilësimi i ri ruhet.
• Pajisja kthehet te lista e
cilësimeve bazë.
5. Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht
dhe
për
rreth 3 sekonda për të dalë nga
regjimi i cilësimit.
Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e
programit.
Cilësimet e ruajtura mbeten të vlefshme
derisa t'i ndryshoni sërish.
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit në zonën që
furnizohet. Nëse jo, përshtatni
nivelin e zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e
shkëlqyesit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni programin Quick për të hequr
çdo mbetje nga procesi i prodhimit.
Mos përdorni detergjent dhe mos
vendosni enë në kosha.
Pasi nisni një program, pajisja rimbush
solucionin në zbutësin e ujit për deri në 5
minuta. Faza e larjes fillon vetëm pasi kjo
procedurë të ketë përfunduar. Procedura
përsëritet në mënyrë periodike.
7.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni kripë të ashpër që
është vetëm për lavastovilje.
Kripa e imët rrit rrezikun e
ndryshkut.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës kripë për
lavastovilje (derisa të mbushet plot).
4. Tundeni hinkën me kujdes nga
doreza që të futen brenda edhe
kokrrizat e fundit.
5. Hiqni kripën përreth vrimës së kutisë
së kripës.
SHQIP
6. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës
në drejtim të akrepave të orës për ta
mbyllur kutinë e kripës.
KUJDES!
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Pasi ta
mbushni kutinë e kripës,
nisni menjëherë një program
larjeje për të shmangur
gërryerjen. Mos fusni enë
brenda në kosha.
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për lavastovilje.
1. Hapni kapakun (C).
2. Mbusheni kutinë (B) derisa
shpëlarësi të arrijë në shenjën
''MAX''.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
7.2 Mbushja e kutisë së
shpëlarësit
A
Mbusheni kutinë e
shpëlarësit kur treguesi (A)
pastrohet.
B
C
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni dhe mbani shtypur
derisa
pajisja të aktivizohet.
3. Mbusheni kutinë e kripës nëse është
bosh.
4. Mbushni folenë e shkëlqyesit nëse
është bosh.
5. Mbushni koshat.
6. Shtoni detergjentin.
7. Përzgjedhja dhe fillimi i një programi.
8. Mbyllni rubinetin e ujit kur programi të
përfundojë.
8.1 Përdorimi i detergjentit
A
B
C
15
16
www.electrolux.com
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjent të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (A) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (B).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në pjesën e brendshme të derës së
pajisjes.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
8.2 Zgjedhja dhe përdorimi i një
programi duke përdorur shiritin
e përzgjedhjes MY TIME
1. Rrëshqitni gishtin nëpër shiritin e
përzgjedhjes MY TIME për të
zgjedhur një program të
përshtatshëm.
• Drita e lidhur me programin e
zgjedhur ndizet.
• ECOMETER tregon nivelin e
energjisë dhe konsumit të ujit.
• Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
2. Aktivizoni EXTRAS të aplikueshme
nëse dëshironi.
3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
8.3 Përzgjedhja dhe nisja e
programit
Shpëlarje
paraprake
1. Për të zgjedhur
Shpëlarje
paraprake, shtypni dhe mbani
për 3 sekonda.
shtypur
• Drita e lidhur me butonin është e
ndezur.
• ECOMETER është e fikur.
• Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
2. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
8.4 Si ta aktivizoni EXTRAS
1. Zgjidhni një program duke përdorur
shiritin e përzgjedhjes MY TIME.
2. Shtypni butonin e dedikuar me
opsionin që dëshironi të aktivizoni.
• Drita e lidhur me butonin ndizet.
• Ekrani tregon kohëzgjatjen e
përditësuar të programit.
• ECOMETER tregon nivelin e
përditësuar të energjisë dhe
konsumit të ujit.
Si parazgjedhje, opsionet
mund të aktivizohen kurdo
përpara nisjes së një
programi.
Nëse aktivizohet përzgjedhja
e programit të fundit,
opsionet e ruajtura
aktivizohen bashkë me
programin.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Çaktivizimi i opsioneve
shpesh mund të rrisë
konsumin e ujit dhe të
energjisë si edhe në
kohëzgjatjen e programit.
8.5 Nisja e programit AUTO
Sense
1. Shtypni
.
• Drita e lidhur me butonin ndizet.
• Ekrani tregon kohëzgjatjen më të
gjatë të mundshme të programit.
MY TIME dhe EXTRAS nuk
janë të aplikueshme për këtë
program.
2. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
Pajisja dallon llojin e ngarkesës dhe
rregullon një cikël të përshtatshëm
larjeje. Gjatë ciklit, sensorët punojnë disa
herë dhe mund të rritet kohëzgjatja
fillestare e programit.
SHQIP
17
8.6 Si të shtyni fillimin e
programit
8.9 Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
1. Zgjidhni një program.
Hapja e derës ndërkohë që programi
është në punë, ndalon pajisjen. Kjo
mund të ndikojë në konsumin e energjisë
dhe kohëzgjatjen e programit. Pasi e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika
ku u ndërpre.
në mënyrë të përsëritur
2. Shtypni
derisa ekrani të tregojë kohën e
dëshiruar të vonesës (nga 1 në 24
orë).
Drita e lidhur me butonin ndizet.
3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
numërimin mbrapsht.
Gjatë numërimit mbrapsht, nuk mund të
ndryshohet koha e shtyrjes së programit
dhe përzgjedhja e programit.
Nëse dera mbahet hapur për
më shumë se 30 sekonda
gjatë fazës së tharjes,
programi që është në punë
do të përfundojë. Kjo nuk
ndodh nëse dera hapet me
funksionin AirDry.
Programi fillon kur përfundon numërimi
mbrapsht.
8.7 Anulimi i shtyrjes së nisjes
së programit ndërsa funksionon
numërimi mbrapsht
Ky funksion ruan energjinë duke e fikur
pajisjen kur nuk është në punë.
Shtypni dhe mbani shtypur
për 3
sekonda.
Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e
programit.
Funksioni nis të funksionojë
automatikisht:
• Kur programi ka përfunduar.
• Pas 5 minutave, nëse programi nuk
ka filluar:
Nëse e anuloni shtyrjen e
nisjes së programit, duhet ta
zgjidhni programin përsëri.
8.8 Anulimi i një programi në
funksionim
Shtypni dhe mbani shtypur
për 3
sekonda.
Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e
programit.
8.10 Funksioni Auto Off
8.11 Përfundimi i programit
Kur programi të ketë përfunduar, ekrani
tregon 0:00.
Funksioni Auto Off e fik automatikisht
pajisjen.
Të gjithë butonat janë joaktivë, përveç
butonit të ndezjes/fikjes.
Sigurohuni që të ketë
detergjent në folenë e
detergjentit përpara se të
filloni një program të ri.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Të përgjithshme
•
Ndiqni këshillat e mëposhtme për të
garantuar rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje në përdorimin ditor dhe për t'ju
ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.
•
•
Hidhini në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve në
enë.
Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur t'ju nevojitet, vendosni një
program me fazë paralarjeje.
Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
18
www.electrolux.com
•
•
•
Sigurohuni që artikujt në kosha të
mos prekin ose të mos mbulojnë njeritjetrin. Vetëm atëherë uji mund të
arrijë dhe të lajë plotësisht enët.
Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''Të gjitha në 1'').
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në
paketim.
Zgjidhni një program sipas llojit të
ngarkesës dhe shkallës së ndotjes.
ECO ofron përdorimin më efikas të
konsumit të ujit dhe të energjisë.
9.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
•
•
•
•
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent të projektuar për
lavastovilje. Produktet e tjera mund të
shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë
të rëndë ne rekomandojmë përdorimin
e një detergjenti të thjeshtë për
lavastovilje (pluhur, xhel, tableta pa
agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale
pastrimi dhe tharjeje.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
9.3 Si të veproni nëse dëshironi
të ndaloni përdorimin e
tabletave të shumëfishta
Përpara se të filloni të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shkëlqyesin,
kryeni hapat e mëposhtëm:
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shkëlqyesit të jenë plot.
3. Nisni programin Quick. Mos shtoni
detergjent dhe mos vendosni enë në
kosha.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shkëlqyesit.
9.4 Përpara fillimit të një
programi
Përpara se të nisni programin e
zgjedhur, sigurohuni që:
•
•
•
•
•
•
•
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë dhe shpëlarës të
mjaftueshëm (përveç rastit kur
përdorni tableta të shumëfishta).
Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
9.5 Ngarkimi i koshave
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Përdoreni pajisjen për të larë vetëm
artikuj që mund të lahen në
lavastovilje.
Mos lani në pajisje artikuj prej druri,
briri, alumini, kallaji dhe bakri.
Mos lani në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka pastrimi).
Hiqni mbetjet e mëdha ushqimore nga
enët.
Njomini enët e gatimit me ushqim të
djegur përpara se t'i lani në pajisje.
Futini artikujt e thellë (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar poshtë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin lirshëm.
Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në sirtarin e takëmeve.
Lëvizeni koshin e sipërm lart për të
akomoduar artikuj të mëdhenj në
koshin e poshtëm.
Sigurohuni që krahët spërkatës të
jenë në gjendje të lëvizin lirisht
përpara se të nisni një program.
SHQIP
9.6 Zbrazja e koshave
19
Pasi përfundon programi, uji
mund të qëndrojë ende në
sipërfaqen e brendshme të
pajisjes.
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni shërbim
mirëmbajtjeje përveç
programit Machine Care,
çaktivizoni pajisjen dhe hiqni
spinën nga priza kryesore.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
ndikojnë negativisht në
rezultatet e larjes.
Kontrollojini këto elemente
rregullisht dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
Machine Care është program i projektuar
për të pastruar brendësinë e pajisjes me
rezultate optimale. Ai heq akumulimin e
çmërsit dhe yndyrës.
Kur pajisja dallon nevojën për pastrim,
ndizet. Nisni programin
treguesi
Machine Care për të pastruar brendësinë
e pajisjes.
Nisja e programit Machine Care
Përpara se të nisni
programin Machine Care,
pastroni filtrat dhe krahët
spërkatës.
1. Përdorni një heqës çmërsi ose
produkt pastrues të projektuar
posaçërisht për lavastoviljet. Ndiqni
udhëzimet e shfaqura në paketim.
Mos fusni enë brenda në kosha.
2. Shtypni dhe mbani shtypur
dhe
Kur programi përfundon, treguesi
fiket.
10.2 Pastrimi i brendshëm
•
•
•
10.1 Machine Care
njëkohësisht
3 sekonda.
3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
për rreth
Treguesit
dhe
pulsojnë.Ekrani
tregon kohëzgjatjen e programit.
•
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Mos përdorni produkte gërryese,
sfungjerë pastrues gërryes, mjete të
mprehta, lëndë kimike të forta,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj, përdorni një produkt specifik
pastrimi për lavastoviljet të paktën një
herë në dy muaj. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
Për rezultate optimale larjeje, nisni
programin Machine Care.
10.3 Pastrimi i jashtëm
•
•
•
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
10.4 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
20
www.electrolux.com
C
B
A
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hiqeni.
2. Hiqni filtrin (C) nga filtri (B).
3. Hiqni filtrin e rrafshët (A).
4. Lajini filtrat.
5. Sigurohuni që të mos ketë mbetur
ushqim ose papastërti brenda ose
rreth buzëve të piletës.
6. Ktheni në vend filtrin e rrafshët (A).
Sigurohuni që ai të jetë pozicionuar
saktë poshtë 2 udhëzueseve.
7. Rivendosni filtrat (B) dhe (C).
8. Ktheni filtrin (B) në filtrin e rrafshët
(A). Rrotullojeni në drejtim orar
derisa të ngecë në vend.
SHQIP
21
KUJDES!
Pozicionimi i pasaktë i
filtrave mund të shkaktojë
rezultate të këqija larjeje dhe
dëmtim të pajisjes.
10.5 Pastrimi i krahut të
poshtëm spërkatës
Rekomandojmë të pastroni rregullisht
krahun e poshtëm spërkatës për të
shmangur bllokimin e vrimave nga
ndotja.
Vrimat e bllokuara mund të sjellin
rezultate të pakënaqshme larjeje.
1. Për të hequr krahun e poshtëm
spërkatës, tërhiqeni atë lart.
10.6 Pastrimi i krahut të sipërm
spërkatës
Rekomandojmë të pastroni rregullisht
krahun e sipërm spërkatës për të
shmangur bllokimin e vrimave nga
ndotja.
Vrimat e bllokuara mund të sjellin
rezultate të pakënaqshme larjeje.
1. Tërhiqni jashtë koshin e sipërm.
2. Për të shkëputur krahun spërkatës
nga koshi, shtypeni krahun spërkatës
lart dhe njëkohësisht rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës.
2. Lajeni krahun spërkatës në ujë të
rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë
me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh,
për të hequr mbetjet e ndotjes nga
vrimat.
3. Lajeni krahun spërkatës në ujë të
rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë
me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh,
për të hequr mbetjet e ndotjes nga
vrimat.
3. Për të instaluar sërish krahun
spërkatës, shtypeni poshtë.
22
www.electrolux.com
C
B
A
4. Për të instaluar krahun spërkatës
sërish, shtypeni krahun spërkatës lart
dhe njëkohësisht rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa të ngecë në vend.
1. Hiqni tapat nga shinat e rrëshqitjes
së sirtarit të takëmeve dhe nxirreni
sirtarin jashtë.
1
2
10.7 Pastrimi i krahut më të
sipërm spërkatës
Rekomandojmë të pastroni rregullisht
krahun më të sipërm spërkatës për të
shmangur bllokimin e vrimave nga
ndotja. Vrimat e bllokuara mund të sjellin
rezultate të pakënaqshme larjeje.
Krahu më i sipërm spërkatës ndodhet në
pjesën e sipërme të brendësisë së
pajisjes. Krahu spërkatës (C) është i
instaluar në tubin e shpërndarjes (A) me
elementin e montimit (B).
2. Vendoseni koshin e sipërm në nivelin
më të ulët për të arritur më lehtë
krahun spërkatës.
3. Për të shkëputur krahun spërkatës
(C) nga tubi i shpërndarjes (A),
rrotullojeni elementin e montimit (B)
në drejtim të kundërt të akrepave të
orës dhe tërhiqeni krahun spërkatës
poshtë.
4. Lajeni krahun spërkatës në ujë të
rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë
me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh,
për të hequr mbetjet e ndotjes nga
vrimat. Kaloni ujë përmes vrimave
për të shpëlarë grimcat e ndotjeve
nga brenda.
SHQIP
23
5. Për të instaluar sërish krahun
spërkatës (C), futni elementin e
montimit (B) në krahun spërkatës
dhe fiksojeni në tubin e shpërndarjes
(A) duke e rrotulluar në drejtim të
akrepave të orës. Sigurohuni që
elementi i montimit të bllokohet në
vend.
6. Instaloni sirtarin e takëmeve në
shinat rrëshqitëse dhe fusni tapat.
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Riparimi i pasaktë i pajisjes
mund të sjellë rrezik për
sigurinë e përdoruesit. Çdo
riparim duhet kryer vetëm
nga personeli i kualifikuar.
Referojuni tabelës së mëposhtme për
informacion rreth problemeve të
mundshme.
Për disa probleme, ekrani tregon kodin e
alarmit.
Shumica e problemeve që mund të
ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën
e një qendre të autorizuar shërbimi.
Problemi dhe kodi i
alarmit
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
•
•
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë
siguresë të prishur.
Programi nuk fillon.
•
•
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Nëse është caktuar vonesa në nisje, anuloni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi
mbrapsht.
Pajisja rimbush rezinën brenda zbutësit të ujit.
Kohëzgjatja e procedurës është afërsisht 5 minuta.
•
Pajisja nuk mbushet me
ujë.
Ekrani shfaq
.
•
•
ose
•
•
•
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni
autoritetet vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
24
www.electrolux.com
Problemi dhe kodi i
alarmit
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
•
Ekrani shfaq
.
•
•
•
Është aktivizuar pajisja
kundër përmbytjes.
Ekrani shfaq
•
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos
jetë i bllokuar.
Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e
përdredhur ose e përthyer.
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
.
Pajisja ndalon dhe fillon
•
shumë herë gjatë procesit.
Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në
larje dhe kursim energjie.
Programi zgjat shumë.
Nëse është caktuar opsioni i vonesës në nisje,
anuloni cilësimin e vonesës ose prisni sa të
përfundojë numërimi mbrapsht.
Aktivizimi i këtyre opsioneve mund të rrisë
kohëzgjatjen e programit.
•
•
Koha e mbetur në ekran
•
rritet dhe kapërcehet pranë
fundit të kohëzgjatjes së
programit.
Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.
Rrjedhje e vogël nga dera
e pajisjes.
•
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.
Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).
Dera e pajisjes mbyllet me
vështirësi.
•
Zhurma kërcitëse ose
goditëse nga brenda
pajisjes.
•
Bie automati nga pajisja.
•
•
•
•
•
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha.
Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen
lirshëm.
Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim.
Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e
matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke
përdorur.
Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
SHQIP
11.1 Kodi i numrit të produktit
(PNC)
Nëse kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit, duhet të jepni
kodin e numrit të produktit të pajisjes
suaj.
PNC mund të gjendet në pllakëzën e
specifikimeve në derën e pajisjes. Ju
mund të kontrolloni gjithashtu PNC në
panelin e kontrollit.
25
1. Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht
dhe
për rreth 3
sekonda.
Ekrani tregon PNC të pajisjes.
2. Për të dalë nga prezantimi i PNC,
shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht
dhe
për rreth 3
sekonda.
Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e
programit.
Përpara se të kontrolloni PNC,
sigurohuni që pajisja të jetë në
përzgjedhjen e programit.
11.2 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
•
•
•
•
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
•
•
•
•
•
•
Ka vija të bardha ose
shtresa me ngjyrë blu mbi
gota dhe enë.
•
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
•
•
•
Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”,
“Udhëzime dhe këshilla” dhe fletëpalosjes për
mbushjen e koshave.
Përdorni program me larje më intensive.
Aktivizoni opsionin ExtraPower për të përmirësuar
rezultatet e larjes të programit të përzgjedhur.
Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.
Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur. Aktivizoni AirDry për të vendosur hapjen e
derës dhe për të përmirësuar performancën në
tharje.
Nuk ka shkëlqyes ose dozimi i shkëlqyesit nuk
është i mjaftueshëm. Mbusheni kutinë e
shkëlqyesit ose vendoseni nivelin e shkëlqyesit në
nivel më të lartë.
Shkaku mund të jetë cilësia e shkëlqyesit.
Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shkëlqyes,
edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.
Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
Programi nuk ka fazë tharjeje. Referojuni kapitullit
“Vështrim i përgjithshëm i programeve”.
Sasia e lëshuar e shkëlqyesit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shkëlqyesit në një nivel më të
ulët.
Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
Sasia e lëshuar e shkëlqyesit është e
pamjaftueshme. Rregullojeni nivelin e shkëlqyesit
në një nivel më të lartë.
Shkaku mund të jetë cilësia e shkëlqyesit.
26
www.electrolux.com
Problemi
Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Pjesa e brendshme e
pajisjes është e lagur.
•
Ky nuk është defekt i pajisjes. Ajri i lagësht
kondensohet në paretet e pajisjes.
Shkumë e pazakontë gjatë
larjes.
•
•
Përdorni detergjent të posaçëm për lavastovilje.
Ka rrjedhje në shpërndarësin e shkëlqyesit.
Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.
Ka gjurmë ndryshku në
takëme.
•
Në ujin e përdorur për larje ka shumë ujë.
Referojuni kapitullit “Zbutësi i ujit”.
Janë vendosur bashkë takëme prej argjendi dhe
inoksi. Mos vendosni së bashku artikuj prej
argjendi dhe inoksi.
Ka mbetje detergjenti në
shpërndarës në fund të
programit.
•
•
•
•
Pajisja mban erë të keqe
brenda.
•
•
Depozitime çmërsi në
•
takëme, në kazan dhe në
anën e brendshme të derës. •
•
•
•
•
•
•
Takëme të turbullta, të
çngjyrosura ose të ciflosura.
•
•
•
•
Tableta e detergjentit ka ngecur në shpërndarës
dhe për këtë arsye nuk është larë krejtësisht nga
uji.
Uji nuk mund të lajë detergjentin nga shpërndarësi.
Sigurohuni që krahët spërkatës të mos jenë
bllokuar.
Sigurohuni që artikujt në kosha të mos pengojnë
hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit.
Referojuni kapitullit “Pastrimi i brendshëm”.
Nisni programin Machine Care me një heqës
çmërsi ose produkt pastrues të projektuar për
lavastovilje.
Niveli i kripës është i ulët, kontrolloni treguesin e
rimbushjes.
Kapaku i kutisë së kripës është i lirë.
Uji i rubinetit është i fortë. Referojuni kapitullit
“Zbutësi i ujit”.
Përdorni kripë dhe vendosni rigjenerimin e zbutësit
të ujit edhe kur përdoren tableta multi-funksionale.
Referojuni kapitullit “Zbutësi i ujit”.
Nisni programin Machine Care me një heqës
çmërsi të projektuar për lavastovilje.
Nëse vazhdon të mbeten depozita çmërsi,
pastrojeni pajisjen me pastrues që janë të
përshtatshëm për këtë qëllim.
Provoni detergjent tjetër.
Kontaktoni me prodhuesin e detergjentit.
Sigurohuni që në pajisje të lahen vetëm artikujt që
mund të lahen në lavastovilje.
Ngarkoni dhe shkarkoni koshin me kujdes.
Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
Vendosni artikujt delikatë në koshin e sipërm.
Aktivizoni opsionin GlassCare për të siguruar
kujdes special për artikujt delikatë dhe qelqurinat.
SHQIP
27
Referojuni kapitujve
“Përpara përdorimit”,
“Përdorimi i përditshëm”
ose “Udhëzime dhe
këshilla” për shkaqet e tjera
të mundshme.
12. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT
Marka tregtare
Electrolux
Modeli
EEG69310L 911434567
Kapaciteti nominal (cilësimet standarde të vendit)
15
Klasi i efikasitetit të energjisë
A+++
Konsumi i energjisë në kWh në vit, bazuar në 280
cikle standarde pastrimi duke përdorur ujë të ftohtë
dhe konsumin e regjimeve me fuqi të ulët. Konsumi
aktual i energjisë do të varet nga mënyra e
përdorimit të pajisjes.
241
Konsumi i energjisë i ciklit standard të pastrimit
(kWh)
0.846
Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W)
0.50
Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur (W)
5.0
Konsumi i ujit në litra në vit, bazuar në 280 cikle
standarde pastrimi. Konsumi aktual i ujit do të varet
nga mënyra e përdorimit të pajisjes
3080
Klasi i efikasitetit të tharjes në një shkallë nga G (më A
pak efikase) në A (më efikase)
“Programi standard” është cikli standard i pastrimit
ECO
me të cilin lidhet informacioni në etiketë dhe në fletë.
Ky program është i përshtatshëm për të pastruar
takëmet e tavolinës me ndotje normale dhe është
programi më efikas për sa i përket konsumit të
kombinuar të energjisë dhe ujit. Ai emërtohet si
programi “Eco”.
Koha e programit të ciklit standard të pastrimit (min)
240
Kohëzgjatja e regjimit të lënë ndezur (min)
1
Nivelet e fuqisë së zhurmës (dB(A) re 1pW)
42
Pajisje inkaso Po/Jo
Po
13. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË
Përmasat
Gjerësia / lartësia / thellësia
(mm)
596 / 818 - 898 / 550
28
www.electrolux.com
Lidhja elektrike 1)
Presioni i furnizimit me ujë
Furnizimi me ujë
Tensioni (V)
200 - 240
Frekuenca (Hz)
50 - 60
bar (minimumi dhe maksimumi)
0.5 - 8
MPa (minimumi dhe
maksimumi)
0.05 - 0.8
Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë 2)
maks. 60°C
1) Referojuni pllakës së klasifikimit për vlerat e tjera.
2) Nëse uji i ngrohtë vjen nga burim alternativ energjie (p.sh. panele diellore), përdorni
furnizimin me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
*
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP
29
30
www.electrolux.com
SHQIP
31
117867180-A-252019
www.electrolux.com/shop
Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertisement