Electrolux KEZA9310L Manuali i perdoruesit

Add to my manuals
32 Pages

advertisement

Electrolux KEZA9310L Manuali i perdoruesit | Manualzz

KEZA9310L

SQ

Enëlarëse Udhëzimet për përdorim

2 www.electrolux.com

PËRMBAJTJA

1. INFORMACIONI I SIGURISË............................................................................. 3

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................6

4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 6

5. PËRZGJEDHJA E PROGRAMIT........................................................................7

6. CILËSIMET BAZË ........................................................................................... 11

7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................14

8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15

9. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 18

10. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 19

11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 23

12. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT................................................ 27

13. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË..........................................................27

ME JU NË MENDJE

Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera.

Mirë se vini në Electrolux.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.electrolux.com/webselfservice

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

www.registerelectrolux.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.electrolux.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.

Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

SHQIP

1. INFORMACIONI I SIGURISË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

3

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.

Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

Mbajini detergjentet larg fëmijëve.

Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.

Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:

– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të

– tjera pune; nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe ambiente të tjera banimi.

Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.

4 www.electrolux.com

Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (MPa)

Respektoni numrin maksimal të cilësimeve me 15 vende.

Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit

është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

Vendosini takëmet në koshin e takëmeve me majat e mprehta me drejtim poshtë ose vendosini ato në sirtarin e takëmeve në pozicion horizontal me majat e mprehta poshtë.

Mos e lini pajisjen me derën të hapur të pamonitoruar për të shmangur shkeljen aksidentale mbi të.

Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.

Nëse pajisja ka vrima ajrimi në pjesën e poshtme, ato duhet të mos bllokohen p.sh. nga tapeti.

Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

• Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen në vende me temperaturë nën 0°C.

• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.

• Hiqni të gjithë paketimin.

• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.

• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso për arsye sigurie.

• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Pajisja duhet tokëzuar.

• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.

• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.

• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e furnizimit me energji duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga

Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.

• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.

• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike.

Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.

• Kjo pajisje është e pajisur me një spinë 13 A. Nëse ju duhet ta ndërroni siguresën e spinës, përdorni vetëm një siguresë 13 A ASTA (BS 1362)

(vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe

Irlanda).

2.3 Lidhja e ujit

• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.

• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.

• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.

• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul sigurie dhe një veshje me kabllo të brendshme.

PARALAJMËRIM!

Tension i rrezikshëm.

SHQIP

• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, mbyllni menjëherë rubinetin e ujit dhe shkëputni spinën nga priza elektrike.

Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zëvendësimin e tubit të hyrjes së ujit.

5

2.4 Përdorimi

• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

• Detergjentet e lavastoviljeve janë të rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.

• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me të.

• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ketë përfunduar programi. Mbi enë mund të mbesë detergjent.

• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e hapur të pajisjes.

• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur hapni derën gjatë kohës që një program larjeje është në punë.

2.5 Ndriçimi i brendshëm

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje.

• Kjo pajisje ka një llambë të brendshme, e cila ndizet kur hapni derën dhe fiket kur dera mbyllet.

• Lloji i llambës së përdorur për këtë pajisje është vetëm për pajisje shtëpiake. Mos e përdorni atë për ndriçim banese.

• Për të zëvendësuar dritën e brendshme, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

2.6 Shërbimi

• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.

• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.

2.7 Eliminimi i pajisjes

PARALAJMËRIM!

Rrezik lëndimi ose mbytjeje.

6 www.electrolux.com

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.

• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.

• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar bllokimin brenda pajisjes

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.

1 2 3

12

11

10

1

Krahu më i sipërm spërkatës

2

Krahu spërkatës i sipërm

3

Krahu spërkatës i poshtëm

4

Filtrat

5

Etiketa e specifikimeve

6

Kutia e kripës

7

Tubi i ajrit

4. PANELI I KONTROLLIT

1 2 3

9 8 7 6 5 4

8

Foleja e shkëlqyesit

9

Foleja e detergjentit

10

Koshi i poshtëm

11

Koshi i sipërm

12

Sirtari i takëmeve

4 5

1

Butoni i ndezjes/fikjes

2

Delay Start butoni

3

Ekrani

4

MY TIME shiriti i përzgjedhjes

6

5

EXTRAS butonat

4.1 Ekrani

Në ekran shfaqet informacioni i mëposhtëm:

• ECOMETER

• Treguesit

• Emrat dhe kohëzgjatjet e programit

• Shtyrja e kohës së programit

• Tekstet e informacionit

4.2 ECOMETER

SHQIP 7

6

AUTO Sense butoni

ECOMETER tregon se si përzgjedhja e programit ndikon te konsumi i energjisë dhe ujit. Sa më shumë shirita të ketë të aktivizuar, aq më i ulët është konsumi.

tregon përzgjedhjen e programit më miqësor për ambientin për një ngarkesë me ndotje normale.

4.3 Treguesit

Treguesi Përshkrimi

Treguesi i shkëlqyesit. Ndizet kur kutia e shkëlqyesit ka nevojë për rimbushje. Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”.

Treguesi i kripës. Ndizet kur kutia e kripës ka nevojë për rimbushje.

Referojuni kapitullit “Përpara përdorimit të parë”.

Machine Care treguesi. Është i ndezur kur pajisja ka nevojë për pastrim të brendshëm me programin Machine Care. Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.

Treguesi i fazës së tharjes. Ndizet kur zgjidhet një program me fazën e tharjes. Pulson kur është në funksionim faza e tharjes. Referojuni kapitullit “Përzgjedhja e programit”.

Delay Start treguesi. Ndizet kur caktoni shtyrjen e programit.

Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.

Treguesi i pauzës. Pulson kur vendosni në pauzë një cikël larjeje ose numërim mbrapsht vonese duke hapur derën e pajisjes. Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”.

Treguesit e sinjalizimeve. Aktivizohen kur ka një keqfunksionim të pajisjes. Referojuni kapitullit “Zgjidhja e problemeve”.

5. PËRZGJEDHJA E PROGRAMIT

5.1 MY TIME

Duke përdorur shiritin e përzgjedhjes

MY TIME, ju mund të zgjidhni një cikël të përshtatshëm larjeje bazuar në kohëzgjatjen e programit, që varion nga

30 minuta në katër orë.

8 www.electrolux.com

A B C D E

A. Quick është programi më i shkurtër (30min) i përshtatshëm për një ngarkesë me ndotje të sapobërë dhe të lehtë.

Shpëlarje paraprake

(15min) është program për shpëlarjen e mbetjeve ushqimore nga pjatat. Parandalon formimin e aromave në pajisje. Mos përdorni detergjent me këtë program.

B. 1h është programi i përshtatshëm për një ngarkesë me ndotje të lehtë të tharë.

C. 1h 30min është program i përshtatshëm për larjen dhe tharjen e artikujve me ndotje normale.

D. 2h 40min është program i përshtatshëm për larjen dhe tharjen e artikujve me ndotje të fortë.

E. ECO është programi më i gjatë (4h) që ofron përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të energjisë për takëme dhe enë prej fajance me ndotje normale. Ky është programi standard për institutet e testimit.

5.2 EXTRAS

Ju mund të rregulloni përzgjedhjen e programit sipas nevojave tuaja duke aktivizuar EXTRAS.

SprayZone

SprayZone përmirëson rezultatet e larjes duke rritur presionin dhe temperaturën e ujit si edhe kohën e larjes. Opsioni funksionon brenda zonës së projektuar në koshin e poshtëm.

SprayZone është i përshtatshëm për larjen e artikujve me ndotje të fortë, p.sh.

tenxhere, tiganë dhe tava.

KUJDES!

Sigurohuni që artikujt e vendosur në zonën

SprayZone të mos bllokojnë krahun e sipërm spërkatës.

ExtraPower

ExtraPower përmirëson rezultatet e larjes së programit të zgjedhur. Opsioni rrit temperaturën dhe kohëzgjatjen e larjes.

GlassCare

GlassCare ofron kujdes të veçantë për një ngarkesë delikate. Opsioni parandalon ndryshimet e shpejta në temperaturën e larjes së programit të zgjedhur dhe e redukton në 45 °C. Kjo mbron qelqurinat në veçanti nga dëmtimi.

5.3 AUTO Sense

Programi AUTO Sense përshtat automatikisht ciklin e larjes me llojin e ngarkesës.

Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e enëve në kosha. Ajo e rregullon temperaturën dhe sasinë e ujit, si edhe kohëzgjatjen e larjes.

SHQIP

5.4 Vështrim i përgjithshëm i programeve

Programi Lloji i ngarkesës

Quick • Enë prej fajance

• Takëmet

Niveli i ndotjes

• E sapobërë

Fazat e programit

• Larje 50 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 45

°C

• AirDry

• Paralarje

Shpëlarje paraprake

1h

• Të gjitha llojet e ngarkesav e

• Enë prej fajance

• Takëmet

• Të gjitha shkallët e ndotjes

• E sapobërë

• E tharë e lehtë

1h 30min • Enë prej fajance

• Takëmet

• Tenxhere

• Tiganë

2h 40min • Enë prej fajance

• Takëmet

• Tenxhere

• Tiganë

ECO • Enë prej fajance

• Takëmet

• Tenxhere

• Tiganë

• Normale

• E tharë e lehtë

• Normale deri e rëndë

• E tharë

• Normale

• E tharë e lehtë

• Larje 60 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 50

°C

• AirDry

• Larje 60 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 55

°C

• Tharje

• AirDry

• Paralarje

• Larje 60 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 60

°C

• Tharje

• AirDry

• Paralarje

• Larje 50 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 55

°C

• Tharje

• AirDry

EXTRAS

• ExtraPower

• GlassCare

• SprayZone

EXTRAS nuk janë të aplikueshme për këtë program.

• ExtraPower

• GlassCare

• SprayZone

• ExtraPower

• GlassCare

• SprayZone

• ExtraPower

• GlassCare

• SprayZone

• ExtraPower

• GlassCare

• SprayZone

9

10 www.electrolux.com

Programi Lloji i ngarkesës

AUTO

Sense

• Enë prej fajance

• Takëmet

• Tenxhere

• Tiganë

Machine

Care

• Pa ngarkesë

Niveli i ndotjes

Programi përshtatet për të gjitha shkallët e ndotjes.

Programi pastron brendësinë e pajisjes.

Fazat e programit

• Paralarje

• Larje 50 - 60 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare 60

°C

• Tharje

• AirDry

• Larje 70 °C

• Shpëlarja e ndërmjetme

• Shpëlarja përfundimtare

• AirDry

EXTRAS

EXTRAS nuk janë të aplikueshme për këtë program.

EXTRAS nuk janë të aplikueshme për këtë program.

Vlerat e konsumit

Programi 1)

Quick

Shpëlarje paraprake

1h

1h 30min

2h 40min

ECO

Uji (litra)

9.5 - 11.6

4.3 - 5.3

10.5 - 12.9

11.6 - 14.2

11 - 13.5

11

Energjia (kWh)

0.52 - 0.64

0.01 - 0.04

0.92 - 1.06

1.00 - 1.15

1.12 - 1.26

0.846

Kohëzgjatja

(minuta)

30

15

60

90

160

240

AUTO Sense 10.4 - 13.3

0.76 - 1.22

120 - 170

Machine Care 9.7 - 11.8

0.60 - 0.73

60

1) Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.

Informacion për institutet e testimit

Për të marrë informacionin e nevojshëm për kryerjen e testeve (p.sh. sipas

EN60436), dërgoni një email në adresën:

[email protected]

Në kërkesën tuaj ju lutemi përfshini kodin e numrit të produktit (PNC) që gjendet në pllakëzën e parametrave.

Për pyetje të tjera në lidhje me lavastoviljen tuaj, ju lutemi referojuni librit të shërbimit që keni marrë me pajisjen.

SHQIP 11

6. CILËSIMET BAZË

Ju mund të konfiguroni pajisjen duke ndryshuar cilësimet bazë sipas nevojave tuaja.

Cilësimet

Fortësia e ujit

Vlerat

Nga niveli 1 në nivelin 10 (vlera e parazgjedhur: 5)

Niveli i shkëlqyesit Nga niveli 0 në nivelin 6 (vlera e parazgjedhur: 4)

Tingulli i përfundimit

NDEZUR

FIKUR (vlera e parazgjedhur)

Përshkrimi

Rregulloni nivelin e zbutësit të ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.1)

Rregulloni nivelin e shkëlqyesit sipas dozës së nevojshme.1)

Aktivizoni ose çaktivizoni sinjalin akustik për përfundimin e një programi.1)

Hapja automatike e derës

NDEZUR (vlera e parazgjedhur)

FIKUR

Aktivizoni ose çaktivizoni AirDry.1)

Tingujt e tasteve

Prog. i fundit i zgjedhur

NDEZUR (vlera e parazgjedhur)

FIKUR

NDEZUR

FIKUR (vlera e parazgjedhur)

Aktivizoni ose çaktivizoni tingujt e butonave kur shtypen.

Aktivizoni ose çaktivizoni përzgjedhjen automatike për programet dhe opsionet e zgjedhura së fundi.1)

Shfaq në dysheme NDEZUR (vlera e parazgjedhur)

FIKUR

Ndriçimi Nga niveli 0 në nivelin 9

Gjuha Lista e gjuhëve (e parazgjedhur:

Anglisht)

Rivendos cilësimet PO

JO

Aktivizoni ose çaktivizoni TimeBeam.1)

Rregulloni ndriçimin e ekranit.

Caktoni gjuhën e preferuar.

Rivendoseni pajisjen në gjendje fabrike.

Numri PNC Numri

Kontrolloni numrin PNC të pajisjes suaj.1)

1) Për më shumë detaje, referojuni informacionit që ofrohet në këtë kapitull.

6.1 Zbutësi i ujit

Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që mund të ketë një efekt negativ në rezultatet e larjes dhe në pajisje.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve, aq më i fortë është uji.

Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente.

Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën

12 www.electrolux.com

tuaj. Është e rëndësishme që të vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit për të siguruar rezultate të mira në larje.

Zbutja e ujit të fortë rrit konsumin e ujit dhe të energjisë si edhe në kohëzgjatjen e programit. Sa më i lartë niveli i zbutësit të ujit, aq më i lartë konsumi dhe aq më e gjatë kohëzgjatja.

Fortësia e ujit

Gradë gjermane

(°dH)

47 - 50

43 - 46

37 - 42

29 - 36

23 - 28

19 - 22

Gradë franceze (°fH)

84 - 90

76 - 83

65 - 75

51 - 64

40 - 50

33 - 39

mmol / l

8,4 - 9,0

7,6 - 8,3

6,5 - 7,5

5,1 - 6,4

4,0 - 5,0

3,3 - 3,9

Gradë

Clarke

58 - 63

53 - 57

46 - 52

36 - 45

28 - 35

23 - 27

Niveli i zbutësit të ujit

10

9

8

7

6

15 - 18

11 - 14

4 - 10

<4

26 - 32

19 - 25

7 - 18

<7

1) Cilësimi i paracaktuar në fabrikë.

2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.

Pavarësisht llojit të detergjentit të përdorur, vendosni nivelin e duhur të fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv treguesin e rimbushjes me kripë.

Tabletat e shumëfishta që përmbajnë kripë nuk janë mjaft efikase për të zbutur ujin e fortë.

2,6 - 3,2

1,9 - 2,5

0,7 - 1,8

<0,7

6.2 Niveli i shkëlqyesit

Shkëlqyesi ndihmon në tharjen e enëve pa shenja dhe njolla. Ai lëshohet automatikisht gjatë fazës së shpëlarjes me ujë të nxehtë. Sasinë e shkëlqyesit të lëshuar mund të caktohet.

Kur foleja e shpëlarësit është bosh, ekrani shfaq treguesin dhe Niveli i

18 - 22

13 - 17

5 - 12

< 5

5 1)

4

3

2

1 2)

shkëlqyesit i ulët. Nëse rezultatet e tharjes janë të kënaqshme gjatë kohës që përdorni vetëm tableta të kombinuara, mund ta çaktivizoni shkëlqyesin dhe njoftimin e rimbushjes. Por, për performancë më të mirë në tharje, gjithmonë përdorni shkëlqyes për ta mbajtur aktiv njoftimin.

Për të çaktivizuar shpërndarësin e shkëlqyesit dhe njoftimin, caktoni nivelin e shkëlqyesit në 0.

6.3 Tingulli i përfundimit

Mund të aktivizoni një sinjal akustik që bie kur përfundon programi.

SHQIP 13

Sinjalet akustike bien edhe kur ka një keqfunksionim të pajisjes. Këto sinjale nuk mund të çaktivizohen.

6.4 AirDry

AirDry Përmirëson rezultatet e tharjes.

Dera e pajisjes hapet automatikisht gjatë fazës së tharjes dhe mbetet paksa e hapur.

6.6 TimeBeam

AirDry aktivizohet automatikisht me të gjitha programet përveç Shpëlarje paraprake.

KUJDES!

Mos u përpiqni të mbyllni derën e pajisjes brenda 2 minutave pas hapjes automatike. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes.

KUJDES!

Nëse fëmijët kanë akses te pajisja, këshillojmë të

çaktivizoni AirDry. Hapja automatike e derës mund të paraqesë rrezik.

6.5 Programi i fundit i zgjedhur

Ju mund të caktoni përzgjedhjen automatike për programet dhe opsionet e zgjedhura së fundi.

Ruhet programi më i fundit që ka përfunduar përpara çaktivizimit të pajisjes. Më pas ruhet automatikisht pasi aktivizoni pajisjen.

Kur çaktivizohet përzgjedhja e programit më të fundit, programi i parazgjedhur

është ECO.

TimeBeam shfaq informacionin e mëposhtëm në dyshemenë poshtë derës së pajisjes.

• Kohëzgjatja e programit kur fillon programi.

0:00 dhe CLEAN kur programi ka përfunduar.

DELAY dhe kohëzgjatja e numërimit mbrapsht kur fillon shtyrja e programit.

• Një kod alarmi kur pajisja keqfunksionim.

Kur AirDry hap derën,

TimeBeam fiket. Për të kontrolluar kohën e mbetur të programit që është në punë, shikoni ekranin e panelit të kontrollit.

6.7 Numri PNC

Nëse kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit, duhet të jepni kodin e numrit të produktit (Numri PNC) të pajisjes suaj.

Numri mund të gjendet në pllakëzën e specifikimeve në derën e pajisjes. Ju mund të kontrolloni gjithashtu numrin në ekran. Zgjidhni Numri PNC nga lista e cilësimeve për të kontrolluar numrin.

6.8 Regjimi i cilësimit

Navigimi te regjimi i cilësimit

Ju mund të navigoni te regjimi i cilësimit duke përdorur shiritin e përzgjedhjes

MY TIME.

14 www.electrolux.com

• Ekrani tregon cilësimin e parë të disponueshëm dhe vlerën e tij aktuale.

A B C

A. E mëparshme butoni

B. OK butoni

C. Tjetër butoni

Përdorni E mëparshme dhe Tjetër për të kaluar mes cilësimeve bazë dhe për të ndryshuar vlerën e tyre.

Përdorni OK për të hyrë te cilësimi i zgjedhur dhe për të konfirmuar ndryshimin e vlerës së tij.

Mënyra e hyrjes në regjimin e cilësimit

Ju mund të hyni në regjimin e cilësimit përpara se të nisni një program. Ju nuk mund të hyni në regjimin e cilësimit ndërsa programi është në punë.

Për të hyrë në regjimin e cilësimit, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht

dhe për rreth 3 sekonda.

• Ndizen dritat që lidhen me E

mëparshme, OK dhe Tjetër.

7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

Ndryshimi i një cilësimi

Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e cilësimit.

1. Përdorni E mëparshme ose Tjetër për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar.

Ekrani tregon cilësimin e cilësimit dhe vlerën e tij aktuale.

2. Shtypni OK për të futur cilësimin.

Në ekran shfaqen vlerat e disponueshme.

3. Shtypni E mëparshme ose Tjetër për të ndryshuar vlerën.

4. Shtypni OK për të konfirmuar cilësimin.

• Cilësimi i ri ruhet.

• Pajisja kthehet te lista e cilësimeve bazë.

5. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht dhe rreth 3 sekonda për të dalë nga

për regjimi i cilësimit.

Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e programit.

Cilësimet e ruajtura mbeten të vlefshme derisa t'i ndryshoni sërish.

1. Sigurohuni që niveli aktual i zbutësit të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në zonën që furnizohet. Nëse jo, përshtatni nivelin e zbutësit të ujit.

2. Mbushni kutinë e kripës.

3. Mbushni shpërndarësin e shkëlqyesit.

4. Hapeni rubinetin e ujit.

5. Nisni programin Quick për të hequr

çdo mbetje nga procesi i prodhimit.

Mos përdorni detergjent dhe mos vendosni enë në kosha.

Pasi nisni një program, pajisja rimbush solucionin në zbutësin e ujit për deri në 5 minuta. Faza e larjes fillon vetëm pasi kjo procedurë të ketë përfunduar. Procedura përsëritet në mënyrë periodike.

7.1 Kutia e kripës

KUJDES!

Përdorni kripë të ashpër që

është vetëm për lavastovilje.

Kripa e imët rrit rrezikun e ndryshkut.

Kripa përdoret për të ringarkuar solucionin në zbutësin e ujit dhe për të garantuar rezultate të mira larjeje në përdorimin e përditshëm.

Mbushja e kutisë së kripës

1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së kripës në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni.

2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës

(vetëm herën e parë).

3. Mbusheni kutinë e kripës kripë për lavastovilje (derisa të mbushet plot).

7.2 Mbushja e kutisë së shpëlarësit

SHQIP

A B

15

C

4. Tundeni hinkën me kujdes nga doreza që të futen brenda edhe kokrrizat e fundit.

5. Hiqni kripën përreth vrimës së kutisë së kripës.

KUJDES!

Përdorni vetëm shpëlarës të posaçëm për lavastovilje.

1. Hapni kapakun (C).

2. Mbusheni kutinë (B) derisa shpëlarësi të arrijë në shenjën

''MAX''.

3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e shkumës së tepërt.

4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të ngecë në vend.

Mbusheni kutinë e shpëlarësit kur treguesi (A) pastrohet.

6. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur kutinë e kripës.

KUJDES!

Uji dhe kripa mund të derdhen nga kutia e kripës kur e mbushni. Pasi ta mbushni kutinë e kripës, nisni menjëherë një program larjeje për të shmangur gërryerjen. Mos fusni enë brenda në kosha.

8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

1. Hapeni rubinetin e ujit.

2. Shtypni dhe mbani shtypur derisa pajisja të aktivizohet.

3. Mbusheni kutinë e kripës nëse është bosh.

4. Mbushni folenë e shkëlqyesit nëse

është bosh.

5. Mbushni koshat.

6. Shtoni detergjentin.

7. Përzgjedhja dhe fillimi i një programi.

8. Mbyllni rubinetin e ujit kur programi të përfundojë.

16 www.electrolux.com

8.1 Përdorimi i detergjentit

A B

C

KUJDES!

Përdorni vetëm detergjent të posaçëm për enëlarëse.

1. Shtypni butonin e lëshimit (A) për të hapur kapakun (C).

2. Vendosni detergjentin, pluhur ose tableta, në dhomëz (B).

3. Nëse programi ka fazë paralarjeje, vendosni një sasi të vogël detergjenti në pjesën e brendshme të derës së pajisjes.

4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të ngecë në vend.

8.2 Zgjedhja dhe përdorimi i një programi duke përdorur shiritin e përzgjedhjes MY TIME

1. Rrëshqitni gishtin nëpër shiritin e përzgjedhjes MY TIME për të zgjedhur një program të përshtatshëm.

• Drita e lidhur me programin e zgjedhur ndizet.

• ECOMETER tregon nivelin e energjisë dhe konsumit të ujit.

• Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.

2. Aktivizoni EXTRAS të aplikueshme nëse dëshironi.

3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar programin.

8.3 Përzgjedhja dhe nisja e programit Shpëlarje paraprake

1. Për të zgjedhur Shpëlarje paraprake, shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda.

• Drita e lidhur me butonin është e ndezur.

• ECOMETER është e fikur.

• Ekrani tregon kohëzgjatjen dhe emrin e programit.

2. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar programin.

8.4 Si ta aktivizoni EXTRAS

1. Zgjidhni një program duke përdorur shiritin e përzgjedhjes MY TIME.

2. Shtypni butonin e dedikuar me opsionin që dëshironi të aktivizoni.

• Drita e lidhur me butonin ndizet.

• Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar të programit.

• ECOMETER tregon nivelin e përditësuar të energjisë dhe konsumit të ujit.

Si parazgjedhje, opsionet mund të aktivizohen kurdo përpara nisjes së një programi.

Nëse aktivizohet përzgjedhja e programit të fundit, opsionet e ruajtura aktivizohen bashkë me programin.

Nuk mund t'i aktivizoni ose

çaktivizoni opsionet gjatë kryerjes së një programi.

Jo të gjitha opsionet përputhen me njëra-tjetrën.

Çaktivizimi i opsioneve shpesh mund të rrisë konsumin e ujit dhe të energjisë si edhe në kohëzgjatjen e programit.

8.5 Nisja e programit AUTO

Sense

1. Shtypni .

• Drita e lidhur me butonin ndizet.

• Ekrani tregon kohëzgjatjen më të gjatë të mundshme të programit.

MY TIME dhe EXTRAS nuk janë të aplikueshme për këtë program.

2. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar programin.

Pajisja dallon llojin e ngarkesës dhe rregullon një cikël të përshtatshëm larjeje. Gjatë ciklit, sensorët punojnë disa herë dhe mund të rritet kohëzgjatja fillestare e programit.

8.6 Si të shtyni fillimin e programit

1. Zgjidhni një program.

2. Shtypni në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të tregojë kohën e dëshiruar të vonesës (nga 1 në 24 orë).

Drita e lidhur me butonin ndizet.

3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar numërimin mbrapsht.

Gjatë numërimit mbrapsht, nuk mund të ndryshohet koha e shtyrjes së programit dhe përzgjedhja e programit.

Programi fillon kur përfundon numërimi mbrapsht.

8.7 Hapja e derës ndërkohë që pajisja është në punë

Hapja e derës ndërkohë që programi

është në punë, e vendos në pauzë ciklin e larjes. Ekrani tregon kohëzgjatjen e mbetur të programit. Shiriti i programit në fund të ekrani tregon progresin aktual të ciklit të larjes. Gjatësia e shiritit ulet së bashku me kohëzgjatjen e programit.

Nëse hapni derën ndërkohë që është në punë numërimi mbrapsht i nisjes së programit, numërimi mbrapsht vendoset në pauzë. Në ekran shfaqet statusi i numërimit aktual.

SHQIP

Pasi e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku u ndërpre.

Hapja e derës ndërkohë që pajisja është në punë mund të ndikojë te konsumi i energjisë dhe kohëzgjatja e programit.

Nëse dera mbahet hapur për më shumë se 30 sekonda gjatë fazës së tharjes, programi që është në punë do të përfundojë. Kjo nuk ndodh nëse dera hapet me funksionin AirDry.

17

8.8 Anulimi i shtyrjes së nisjes së programit ndërsa funksionon numërimi mbrapsht

Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda.

Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e programit.

Nëse e anuloni shtyrjen e nisjes së programit, duhet ta zgjidhni programin përsëri.

8.9 Anulimi i një programi në funksionim

Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sekonda.

Pajisja kthehet sërish në përzgjedhjen e programit.

Sigurohuni që të ketë detergjent në folenë e detergjentit përpara se të filloni një program të ri.

8.10 Funksioni Auto Off

Ky funksion ruan energjinë duke e fikur pajisjen kur nuk është në punë.

Funksioni nis të funksionojë automatikisht:

• Kur programi ka përfunduar.

• Pas 5 minutave, nëse programi nuk ka filluar:

18 www.electrolux.com

8.11 Përfundimi i programit

Kur programi të ketë përfunduar, ekrani tregon Enët të pastra.

9. UDHËZIME DHE KËSHILLA

9.1 Të përgjithshme

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të garantuar rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje në përdorimin ditor dhe për t'ju ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.

• Hidhini në koshin e mbeturinave mbetjet e mëdha të ushqimeve në enë.

• Mos i shpëlani enët paraprakisht me dorë. Kur t'ju nevojitet, vendosni një program me fazë paralarjeje.

• Përdoreni gjithmonë të gjithë hapësirën e koshave.

• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos prekin ose të mos mbulojnë njeritjetrin. Vetëm atëherë uji mund të arrijë dhe të lajë plotësisht enët.

• Mund të përdorni detergjent për larjen e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas ose mund të përdorni tabletat e shumëfishta (p.sh. ''Të gjitha në 1'').

Ndiqni udhëzimet e shfaqura në paketim.

• Zgjidhni një program sipas llojit të ngarkesës dhe shkallës së ndotjes.

ECO ofron përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të energjisë.

9.2 Përdorimi i kripës, shpëlarësit dhe detergjentit

• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe detergjent të projektuar për lavastovilje. Produktet e tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.

• Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë të rëndë ne rekomandojmë përdorimin e një detergjenti të thjeshtë për lavastovilje (pluhur, xhel, tableta pa agjentë shtesë), shpëlarësit dhe kripës veçmas për rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje.

• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen plotësisht në programet e shkurtra.

Për të parandaluar mbetjet e detergjentit tek takëmet, ne ju

Funksioni Auto Off e fik automatikisht pajisjen.

Të gjithë butonat janë joaktivë, përveç butonit të ndezjes/fikjes.

rekomandojmë që t'i përdorni tabletat me programet e gjata.

• Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e detergjentit. Referojuni udhëzimeve që jepen në paketimin e detergjentit.

9.3 Si të veproni nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e tabletave të shumëfishta

Përpara se të filloni të përdorni veç e veç detergjentin, kripën dhe shkëlqyesin, kryeni hapat e mëposhtëm:

1. Vendosni nivelin më të lartë të zbutësit të ujit.

2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e shkëlqyesit të jenë plot.

3. Nisni programin Quick. Mos shtoni detergjent dhe mos vendosni enë në kosha.

4. Kur programi të përfundojë, përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.

5. Rregulloni sasinë e lëshimit të shkëlqyesit.

9.4 Përpara fillimit të një programi

Përpara se të nisni programin e zgjedhur, sigurohuni që:

• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.

• Kapaku i kutisë së kripës është i shtrënguar.

• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.

• Ka kripë dhe shpëlarës të mjaftueshëm (përveç rastit kur përdorni tableta të shumëfishta).

• Pozicionimi i artikujve në kosha është i saktë.

• Programi mund të përdoret për llojin e ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.

• Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.

9.5 Ngarkimi i koshave

• Përdoreni pajisjen për të larë vetëm artikuj që mund të lahen në lavastovilje.

• Mos lani në pajisje artikuj prej druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.

• Mos lani në pajisje artikuj që thithin ujë (sfungjerë, lecka pastrimi).

• Hiqni mbetjet e mëdha ushqimore nga enët.

• Njomini enët e gatimit me ushqim të djegur përpara se t'i lani në pajisje.

• Futini artikujt e thellë (filxhanët, gotat dhe tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar poshtë.

• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-tjetrën.

• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin lirshëm.

10. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM!

Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje përveç programit Machine Care,

çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza kryesore.

Filtrat e ndotur dhe krahët spërkatës të bllokuar ndikojnë negativisht në rezultatet e larjes.

Kontrollojini këto elemente rregullisht dhe, nëse është e nevojshme, pastrojini ato.

10.1 Machine Care

Machine Care është program i projektuar për të pastruar brendësinë e pajisjes me rezultate optimale. Ai heq akumulimin e

çmërsit dhe yndyrës.

Kur pajisja dallon nevojën për pastrim, ekrani shfaq mesazhin kujtues Nis

MachineCare dhe treguesin . Nisni programin Machine Care për të pastruar brendësinë e pajisjes.

SHQIP 19

• Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël në sirtarin e takëmeve.

• Lëvizeni koshin e sipërm lart për të akomoduar artikuj të mëdhenj në koshin e poshtëm.

• Sigurohuni që krahët spërkatës të jenë në gjendje të lëvizin lirisht përpara se të nisni një program.

9.6 Zbrazja e koshave

1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen lehtë.

2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin.

Pasi përfundon programi, uji mund të qëndrojë ende në sipërfaqen e brendshme të pajisjes.

Nisja e programit Machine Care

Përpara se të nisni programin Machine Care, pastroni filtrat dhe krahët spërkatës.

1. Përdorni një heqës çmërsi ose produkt pastrues të projektuar posaçërisht për lavastoviljet. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në paketim.

Mos fusni enë brenda në kosha.

2. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht

3 sekonda.

dhe për rreth

Treguesi pulson.Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.

3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar programin.

Kur programi përfundon, mesazhi i kujtuesit çaktivizohet.

10.2 Pastrimi i brendshëm

• Pastroni me kujdes pajisjen me një leckë të butë e të njomë, duke përfshirë llastikun prej gome të derës.

• Mos përdorni produkte gërryese, sfungjerë pastrues gërryes, mjete të mprehta, lëndë kimike të forta,

20 www.electrolux.com

materiale pastruese të ashpra ose tretës.

• Për të ruajtur performancën e pajisjes suaj, përdorni një produkt specifik pastrimi për lavastoviljet të paktën një herë në dy muaj. Ndiqni me kujdes udhëzimet në paketimin e produktit.

• Për rezultate optimale larjeje, nisni programin Machine Care.

10.3 Pastrimi i jashtëm

• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht.

• Përdorni vetëm detergjente neutrale.

• Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra ose tretës.

10.4 Pastrimi i filtrave

Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.

2. Hiqni filtrin (C) nga filtri (B).

3. Hiqni filtrin e rrafshët (A).

4. Lajini filtrat.

C

B

A

1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni.

5. Sigurohuni që të mos ketë mbetur ushqim ose papastërti brenda ose rreth buzëve të piletës.

6. Ktheni në vend filtrin e rrafshët (A).

Sigurohuni që ai të jetë pozicionuar saktë poshtë 2 udhëzueseve.

7. Rivendosni filtrat (B) dhe (C).

SHQIP 21

8. Ktheni filtrin (B) në filtrin e rrafshët

(A). Rrotullojeni në drejtim orar derisa të ngecë në vend.

3. Për të instaluar sërish krahun spërkatës, shtypeni poshtë.

KUJDES!

Pozicionimi i pasaktë i filtrave mund të shkaktojë rezultate të këqija larjeje dhe dëmtim të pajisjes.

10.5 Pastrimi i krahut të poshtëm spërkatës

Rekomandojmë të pastroni rregullisht krahun e poshtëm spërkatës për të shmangur bllokimin e vrimave nga ndotja.

Vrimat e bllokuara mund të sjellin rezultate të pakënaqshme larjeje.

1. Për të hequr krahun e poshtëm spërkatës, tërhiqeni atë lart.

10.6 Pastrimi i krahut të sipërm spërkatës

Rekomandojmë të pastroni rregullisht krahun e sipërm spërkatës për të shmangur bllokimin e vrimave nga ndotja.

Vrimat e bllokuara mund të sjellin rezultate të pakënaqshme larjeje.

1. Tërhiqni jashtë koshin e sipërm.

2. Për të shkëputur krahun spërkatës nga koshi, shtypeni krahun spërkatës lart dhe njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës.

2. Lajeni krahun spërkatës në ujë të rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh, për të hequr mbetjet e ndotjes nga vrimat.

22 www.electrolux.com

3. Lajeni krahun spërkatës në ujë të rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh, për të hequr mbetjet e ndotjes nga vrimat.

shmangur bllokimin e vrimave nga ndotja. Vrimat e bllokuara mund të sjellin rezultate të pakënaqshme larjeje.

Krahu më i sipërm spërkatës ndodhet në pjesën e sipërme të brendësisë së pajisjes. Krahu spërkatës (C) është i instaluar në tubin e shpërndarjes (A) me elementin e montimit (B).

C

B

A

1. Hiqni tapat nga shinat e rrëshqitjes së sirtarit të takëmeve dhe nxirreni sirtarin jashtë.

1

4. Për të instaluar krahun spërkatës sërish, shtypeni krahun spërkatës lart dhe njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të ngecë në vend.

10.7 Pastrimi i krahut më të sipërm spërkatës

Rekomandojmë të pastroni rregullisht krahun më të sipërm spërkatës për të

2

2. Vendoseni koshin e sipërm në nivelin më të ulët për të arritur më lehtë krahun spërkatës.

3. Për të shkëputur krahun spërkatës

(C) nga tubi i shpërndarjes (A), rrotullojeni elementin e montimit (B) në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe tërhiqeni krahun spërkatës poshtë.

4. Lajeni krahun spërkatës në ujë të rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh, për të hequr mbetjet e ndotjes nga vrimat. Kaloni ujë përmes vrimave për të shpëlarë grimcat e ndotjeve nga brenda.

SHQIP 23

5. Për të instaluar sërish krahun spërkatës (C), futni elementin e montimit (B) në krahun spërkatës dhe fiksojeni në tubin e shpërndarjes

(A) duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që elementi i montimit të bllokohet në vend.

6. Instaloni sirtarin e takëmeve në shinat rrëshqitëse dhe fusni tapat.

11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!

Riparimi i pasaktë i pajisjes mund të sjellë rrezik për sigurinë e përdoruesit. Çdo riparim duhet kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.

Shumica e problemeve që mund të ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën e një qendre të autorizuar shërbimi.

Referojuni tabelës së mëposhtme për informacion rreth problemeve të mundshme.

Për disa probleme, ekrani tregon kodin e alarmit.

Problemi dhe kodi i alarmit

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.

Programi nuk fillon.

Pajisja nuk mbushet me ujë.

Ekrani shfaq , Gabim

i10 ose Gabim i11 dhe

Nuk po hyn ujë

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.

• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë siguresë të prishur.

• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.

• Nëse është caktuar vonesa në nisje, anuloni cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Pajisja rimbush rezinën brenda zbutësit të ujit.

Kohëzgjatja e procedurës është afërsisht 5 minuta.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.

• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i përdredhur ose i përthyer.

24 www.electrolux.com

Problemi dhe kodi i alarmit

Pajisja nuk e shkarkon ujin.

Ekrani shfaq , Gabim

i20 dhe Uji nuk zbrazet

Dera e pajisjes mbyllet me vështirësi.

Zhurma kërcitëse ose goditëse nga brenda pajisjes.

Bie automati nga pajisja.

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e përdredhur ose e përthyer.

• Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Është aktivizuar pajisja kundër përmbytjes.

Ekrani shfaq , Gabim

i30 dhe U zbulua rrezik

përmbytjeje

Pajisja ndalon dhe fillon shumë herë gjatë procesit.

Programi zgjat shumë.

Koha e mbetur në ekran rritet dhe kapërcehet pranë fundit të kohëzgjatjes së programit.

Rrjedhje e vogël nga dera e pajisjes.

• Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në larje dhe kursim energjie.

• Nëse është caktuar opsioni i vonesës në nisje, anuloni cilësimin e vonesës ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Aktivizimi i opsioneve shpesh rrit kohëzgjatjen e programit.

• Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.

• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).

• Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.

Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).

• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).

• Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.

• Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha.

Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.

• Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen lirshëm.

• Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim.

Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke përdorur.

• Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,

çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.

Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

SHQIP

Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen në tabelë, kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Përpara se të kontaktoni me

Qendrën e Autorizuar të

Shërbimit, mbani shënim

Numri PNC. Referojuni

“Cilësimet bazë”.

11.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme

Problemi

Rezultate të pakënaqshme larjeje.

Rezultate të pakënaqshme tharjeje.

Ka vija të bardha ose shtresa me ngjyrë blu mbi gota dhe enë.

Në gota dhe pjata ka njolla dhe pika të thata uji.

Pjesa e brendshme e pajisjes është e lagur.

Shkumë e pazakontë gjatë larjes.

25

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Referojuni kapitullit “Përdorimi i përditshëm”,

“Udhëzime dhe këshilla” dhe fletëpalosjes për mbushjen e koshave.

• Përdorni program me larje më intensive.

• Aktivizoni opsionin SprayZone për të larë artikujt me ndotje të forta ose mëdha.

• Aktivizoni opsionin ExtraPower për të përmirësuar rezultatet e larjes të programit të përzgjedhur.

• Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.

Referojuni kapitullit “Kujdesi dhe pastrimi”.

• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së mbyllur. Aktivizoni AirDry për të vendosur hapjen e derës dhe për të përmirësuar performancën në tharje.

• Nuk ka shkëlqyes ose dozimi i shkëlqyesit nuk

është i mjaftueshëm. Mbusheni kutinë e shkëlqyesit ose vendoseni nivelin e shkëlqyesit në nivel më të lartë.

• Shkaku mund të jetë cilësia e shkëlqyesit.

• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shkëlqyes, edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.

• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me peshqir.

• Programi nuk ka fazë tharjeje. Referojuni kapitullit

“Vështrim i përgjithshëm i programeve”.

• Sasia e lëshuar e shkëlqyesit është tepër e madhe.

Rregullojeni nivelin e shkëlqyesit në një nivel më të ulët.

• Sasia e detergjentit është tepër e madhe.

• Sasia e lëshuar e shkëlqyesit është e pamjaftueshme. Rregullojeni nivelin e shkëlqyesit në një nivel më të lartë.

• Shkaku mund të jetë cilësia e shkëlqyesit.

• Ky nuk është defekt i pajisjes. Ajri i lagësht kondensohet në paretet e pajisjes.

• Përdorni detergjent të posaçëm për lavastovilje.

• Ka rrjedhje në shpërndarësin e shkëlqyesit.

Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

26 www.electrolux.com

Problemi

Ka gjurmë ndryshku në takëme.

Ka mbetje detergjenti në shpërndarës në fund të programit.

Pajisja mban erë të keqe brenda.

Depozitime çmërsi në takëme, në kazan dhe në anën e brendshme të derës.

Takëme të turbullta, të

çngjyrosura ose të ciflosura.

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Në ujin e përdorur për larje ka shumë ujë.

Referojuni kapitullit “Zbutësi i ujit”.

• Janë vendosur bashkë takëme prej argjendi dhe inoksi. Mos vendosni së bashku artikuj prej argjendi dhe inoksi.

• Tableta e detergjentit ka ngecur në shpërndarës dhe për këtë arsye nuk është larë krejtësisht nga uji.

• Uji nuk mund të lajë detergjentin nga shpërndarësi.

Sigurohuni që krahët spërkatës të mos jenë bllokuar.

• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos pengojnë hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit.

• Referojuni kapitullit “Pastrimi i brendshëm”.

• Nisni programin Machine Care me një heqës

çmërsi ose produkt pastrues të projektuar për lavastovilje.

• Niveli i kripës është i ulët, kontrolloni treguesin e rimbushjes.

• Kapaku i kutisë së kripës është i lirë.

• Uji i rubinetit është i fortë. Referojuni kapitullit

“Zbutësi i ujit”.

• Përdorni kripë dhe vendosni rigjenerimin e zbutësit të ujit edhe kur përdoren tableta multi-funksionale.

Referojuni kapitullit “Zbutësi i ujit”.

• Nisni programin Machine Care me një heqës

çmërsi të projektuar për lavastovilje.

• Nëse vazhdon të mbeten depozita çmërsi, pastrojeni pajisjen me pastrues që janë të përshtatshëm për këtë qëllim.

• Provoni detergjent tjetër.

• Kontaktoni me prodhuesin e detergjentit.

• Sigurohuni që në pajisje të lahen vetëm artikujt që mund të lahen në lavastovilje.

• Ngarkoni dhe shkarkoni koshin me kujdes.

Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.

• Vendosni artikujt delikatë në koshin e sipërm.

• Aktivizoni opsionin GlassCare për të siguruar kujdes special për artikujt delikatë dhe qelqurinat.

Referojuni kapitujve

“Përpara përdorimit”,

“Përdorimi i përditshëm”

ose “Udhëzime dhe

këshilla” për shkaqet e tjera të mundshme.

SHQIP

12. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT

Marka tregtare

Modeli

Kapaciteti nominal (cilësimet standarde të vendit)

Klasi i efikasitetit të energjisë

Konsumi i energjisë në kWh në vit, bazuar në 280 cikle standarde pastrimi duke përdorur ujë të ftohtë dhe konsumin e regjimeve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

Konsumi i energjisë i ciklit standard të pastrimit

(kWh)

Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W)

Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur (W)

0.846

0.50

5.0

3080 Konsumi i ujit në litra në vit, bazuar në 280 cikle standarde pastrimi. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes

Klasi i efikasitetit të tharjes në një shkallë nga G (më pak efikase) në A (më efikase)

A

“Programi standard” është cikli standard i pastrimit me të cilin lidhet informacioni në etiketë dhe në fletë.

Ky program është i përshtatshëm për të pastruar takëmet e tavolinës me ndotje normale dhe është programi më efikas për sa i përket konsumit të kombinuar të energjisë dhe ujit. Ai emërtohet si programi “Eco”.

ECO

Koha e programit të ciklit standard të pastrimit (min) 240

Kohëzgjatja e regjimit të lënë ndezur (min)

Nivelet e fuqisë së zhurmës (dB(A) re 1pW)

Pajisje inkaso Po/Jo

1

39

Po

Electrolux

KEZA9310L 911438368

15

A+++

241

13. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË

Përmasat Gjerësia / lartësia / thellësia

(mm)

596 / 818 - 898 / 550

Lidhja elektrike 1)

Tensioni (V) 200 - 240

Frekuenca (Hz) 50 - 60

Presioni i furnizimit me ujë bar (minimumi dhe maksimumi) 0.5 - 8

MPa (minimumi dhe maksimumi)

0.05 - 0.8

27

28 www.electrolux.com

Furnizimi me ujë

Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë 2) maks. 60°C

1) Referojuni pllakës së klasifikimit për vlerat e tjera.

2) Nëse uji i ngrohtë vjen nga burim alternativ energjie (p.sh. panele diellore), përdorni furnizimin me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.

14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin .

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

*

SHQIP 29

30 www.electrolux.com

SHQIP 31

www.electrolux.com/shop

advertisement

Was this manual useful for you? Yes No
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the workof artificial intelligence, which forms the content of this project

Related manuals