AEG L7WBG68W User manual

AEG L7WBG68W User manual

L7WBG68W

USER

MANUAL

SQ Udhëzimet për përdorim

Pajisje për Larje-Tharje

2 www.aeg.com

PËRMBAJTJA

1. TË DHËNA PËR SIGURINË................................................................................. 3

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.............................................................................. 6

3. INSTALIMI.............................................................................................................7

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................12

5. PANELI I KONTROLLIT......................................................................................13

6. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT.........................................................15

7. PROGRAMET ....................................................................................................17

8. CILËSIMET......................................................................................................... 23

9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................23

10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM LARJE............................................... 24

11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - LARJE DHE THARJE..................................... 28

12. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM THARJE.............................................30

13. PUSH NË RROBA............................................................................................ 31

14. UDHËZIME DHE KËSHILLA.............................................................................32

15. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 34

16. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE............................................................................38

17. VLERAT E KONSUMIT.....................................................................................42

18. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................... 43

19. AKSESORËT.................................................................................................... 44

PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.aeg.com/webselfservice

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.

Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin

SHQIP

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. TË DHËNA PËR SIGURINË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

PARALAJMËRIM!

Rrezik mbytjeje, plagosjeje ose gjymtimi të përhershëm.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.

Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

Mbajini detergjentet larg fëmijëve.

Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.

Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.

Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

3

4 www.aeg.com

1.2 Siguria e përgjithshme

Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.

Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:

– në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në

– zyra dhe në ambiente të tjera pune; nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe ambiente të tjera banimi; në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe apartamentesh ose në lavanderi.

Pajisja duhet të instalohet më vete ose poshtë tavolinës së kuzhinës nëse e lejon hapësira.

Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të derës së pajisjes.

Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të montimit. Sigurohuni që spina elektrike të jetë e arritshme mbas instalimit.

Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.

PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh.

kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.

Siguroni ajrim të mirë të dhomës ku është instaluar pajisja për të shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.

Ajri i shkarkimit nuk duhet të shkarkohet në një sistem aspirimi që përdoret për shkarkimin e tymrave nga pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.

Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa).

SHQIP

Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8 kg

(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").

Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga qendra e autorizuar e shërbimit.

Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.

Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë grumbulluar përreth pajisjes.

Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj vegjetal ose mineral, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash, terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen veçmas me një sasi shtesë detergjenti përpara se të thahen në makinën larëse dhe tharëse.

Mos e përdorni pajisjen nëse artikujt janë të ndotur me kimikate industriale.

Mos thani në tharëse rroba të palara.

Artikujt e tillë si sfungjeri i gomuar (sfungjer lateks), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikujt me pjesë të gomuara dhe rrobat ose jastëkët me mbushje prej sfungjeri të gomuar nuk duhet të thahen në makinën larëse dhe tharëse.

Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të prodhuesit të produktit.

Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.

Mos e fikni asnjëherë makinën larëse dhe tharëse përpara përfundimit të ciklit të tharjes, nëse të gjithë artikujt nuk nxirren shpejt dhe nuk hapen në mënyrë që nxehtësia e mbetur të shpërndahet.

Faza e fundit e ciklit të makinës larëse dhe tharëse kryhet pa nxehtësi (cikli i ftohjes) për të siguruar që artikujt të arrijnë një temperaturë që nuk i dëmton.

5

6 www.aeg.com

Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.

Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.

Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

Instalimi duhet të jetë në përputhje me rregulloret përkatës kombëtare.

• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

• Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen kur temperatura mund të jetë më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.

• Gjithmonë mbajeni pajisjen vertikalisht kur e transportoni.

• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe dyshemesë të qarkullojë ajër.

• Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.

• Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.

• Mbajini bulonat e transportit në një vend të sigurt. Nëse pajisja do të transportohet në të ardhmen, ata duhet të vendosen për të bllokuar kazanin për të parandaluar dëmtimet e brendshme.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë.

Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.

• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.

• Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes pajisjes dhe dyshemesë të ketë hapësirë të mjaftueshme.

• Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi.

Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Pajisja duhet tokëzuar.

• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.

• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike.

Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.

• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën e rrymës me duar të lagura.

• Kjo pajisje është në përputhje me direktivat E.E.C.

2.3 Lidhja e ujit

• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.

• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.

• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.

2.4 Përdorimi

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

• Mos e prekni xhamin e derës gjatë kohës që një program është në punë e sipër. Xhami mund të nxehet.

• Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur, të çarë) që përmbajnë material mbushës.

• Nëse rrobat janë larë me një heqës njollash, kryeni një cikël shtesë shpëlarjeje përpara se të filloni një cikël tharjeje.

• Sigurohuni që të keni hequr të gjitha objektet metalike nga rrobat.

• Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme për tharjen në lavatriçen me tharëse. Ndiqni udhëzimet e pastrimit në etiketën e artikujve.

• Sendet plastike që nuk janë rezistuese ndaj të nxehtit.

– Nëse përdoret një top me detergjent, hiqeni përpara se të filloni programin e tharjes.

3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Heqja e paketimit

PARALAJMËRIM!

Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit përpara se të instaloni pajisjen.

PARALAJMËRIM!

Përdorni doreza.

1. Hiqni veshjen e jashtme. Nëse është e nevojshme përdorni një prerëse.

SHQIP

– Mos përdorni top me detergjent nëse vendosni një program pa ndalim.

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.

• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e hapur.

• Mos thani në pajisje rroba të lagura që pikojnë ujë.

2.5 Shërbimi

• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.

2.6 Eliminimi i pajisjes

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.

• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.

• Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).

7

2. Hiqni pjesën e jashtme prej kartoni dhe materialet prej polistireni të paketimit.

8 www.aeg.com

3. Hiqni qesen e brendshme.

7. Hiqni mbrojtësen prej polistireni nga pjesa e poshtme.

1

2

8. Ngrijeni pajisjen në pozicion vertikal.

4. Hapni derën dhe hiqni pjesën prej polistireni nga guarnicioni i derës dhe të gjithë artikujt nga kazani.

9. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës.

Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikën e prodhimit.

5. Uleni me kujdes pajisjen nga pjesa e pasme.

6. Vendoseni elementin e përparmë paketues prej polistireni mbi dysheme poshtë pajisjes.

Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët.

10. Hiqni tre bulonat duke përdorur

çelësin e marrë me pajisjen.

SHQIP 9

11. Nxirrni distancatorët plastikë.

12. Vendosni nëpër vrima tapat plastike që do të gjeni në qesen e manualit të përdorimit.

x4

Pajisja duhet të jetë e niveluar dhe e palëvizshme.

Rregullimi i duhur i nivelit të pajisjes parandalon dridhjet, zhurmat dhe lëvizjen e pajisjes kur është në punë.

Kur pajisja është e instaluar mbi një plintë apo nëse mbi lavatriçe është vendosur një tharëse rrobash, përdorni aksesorët e përshkruar në kapitullin "Aksesorët". Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me pajisjen dhe aksesorin.

Rekomandojmë që të mbani të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit për çdo rast kur ju duhet ta zhvendosni pajisjen.

3.2 Pozicionimi dhe nivelimi

1. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë.

Sigurohuni që tapetet të mos pengojnë qarkullimin e ajrit poshtë pajisjes.

Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin apo pajisje të tjera.

2. Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për të rregulluar nivelin.

PARALAJMËRIM!

Mos vendosni karton, dru apo materiale të tjera poshtë këmbëzave të pajisjes për të rregulluar nivelin.

3.3 Zorra e furnizimit me ujë

1. Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me pjesën e pasme të pajisjes.

2. Pozicionojeni atë majtas ose djathtas në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.

10 www.aeg.com

Sektori i kuq në dritaren «A» tregon këtë defekt.

Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos jetë në pozicion vertikal.

3. Nëse është e nevojshme, lironi dadon unazë për ta vendosur në pozicionin e duhur.

4. Lidheni zorrën e furnizimit me ujë te rubineti i ujit të ftohtë me fileto 3/4".

A

Nëse ndodh kjo, mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit për të zëvendësuar zorrën.

3.5 Shkarkimi i ujit

Zorra e shkarkimit duhet të pozicionohet në një lartësi jo më pak se 60 cm dhe jo më shumë se 100 cm nga dyshemeja.

Ju mund ta zgjasni zorrën e shkarkimit maksimumi 400 cm. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi dhe për zgjatues.

Zorra e shkarkimit mund të lidhet në mënyra të ndryshme:

1. Bëni një formë U-je me zorrën e shkarkimit dhe vendoseni rreth udhëzuesit prej plastike.

KUJDES!

Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje nga pjesët bashkuese.

Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e furnizimit me ujë është tepër e shkurtër. Kontaktoni me qendrën e shërbimit për zëvendësimin e zorrës së furnizimit të ujit.

3.4 Pajisja e ndalimit të ujit

Zorra e hyrjes së ujit ka një pajisje për ndalimin e ujit. Kjo pajisje parandalon rrjedhjet e ujit në zorrë për nga vjetrimi natyror i tij.

2. Në cepin e një lavamani -

Shtrëngojeni udhëzuesin me rubinetin e ujit ose në mur.

Sigurohuni që drejtueset plastike të mos lëvizen dot kur pajisja shkarkon ujin.

SHQIP 11

Sigurohuni që fundi i zorrës së shkarkimit të mos jetë i zhytur në ujë. Mund të kthehet ujë i ndotur brenda në pajisje.

3. Në një tub vertikal me vrimë ajrimi

- Fusni zorrën e shkarkimit direkt në një tub shkarkimi. Referojuni figurës.

5. Pa udhëzuesin e zorrës plastike,

me një spigotë për lavaman -

Vendoseni zorrën e shkarkimit në spigotë dhe sigurojeni me një fashetë. Referojuni figurës.

Gryka e zorrës së shkarkimit duhet të ajroset gjithmonë, pra diametri i brendshëm i tubit të shkarkimit (min. 38 mm - min. 1,5") duhet të jetë më i madh se diametri i jashtëm i zorrës së shkarkimit.

4. Nëse fundi i zorrës të shkarkimit duket kështu (shihni figurën), mund ta shtyni direkt në tub.

Sigurohuni që tubi i shkarkimit të krijojë një hark për të parandaluar që copëzat të futen në pajisje nga lavamani.

6. Pozicionojeni zorrën direkt në një

tub shkarkimi të futur në murin e

dhomësdhe shtrëngojeni me fashetë.

12 www.aeg.com

4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT

4.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes

1 2 3 8 9

4

5

10

11 12

6

1

Pjesa e sipërme

2

Foleja e detergjentit

3

Paneli i kontrollit

4

Doreza e derës

5

Etiketa e specifikimeve

6

Filtri i pompës së shkarkimit

7

Këmbët për nivelimin e pajisjes

7

8

Tubi i shkarkimit

9

Lidhja e tubit të futjes së ujit

10

Kablloja e furnizimit me energji

11

Bulonat e transportit

12

Suporti i tubit

SHQIP 13

5. PANELI I KONTROLLIT

5.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit

1

Program

Cottons

Cottons Eco

Synthetics

Delicates

Wool/

Handwash

Outdoor

NonStop 60min

Steam

Rinse

Spin/Drain

2 3

Stain

Prewash

Wash

Dry

Mode

4

5

12 11 10 9 8 7 6

1

Çelësi i programeve

2

Ekrani

3

Butoni me prekje i kohës së tharjes

4

Butoni me prekje i nivelit të tharjes

5

Butoni me prekje Mode

• Larja

• Tharje

6

Butoni me prekje i nisjes/ ndërprerjes

7

Butoni me prekje i njollave/ paralarjes

5.2 Ekrani

8

9

10

11

12

• Opsioni Njolla

Opsioni Paralarje

Butoni me prekje i shtyrjes së programit

Butoni me prekje i kursimit të kohës

Butoni me prekje i reduktimit të centrifugimit

Butoni me prekje i temperaturës

Butoni me shtypje i ndezjes/fikjes

MIX

14 www.aeg.com

Treguesi i ngarkesës maksimale. Treguesi pulson gjatë përllogaritjes së ngarkesës së rrobave.

Treguesi i rrobave maksimale. Ai pulson kur ngarkesa e rrobave tejkalon ngarkesën maksimale të deklaruar të programit të përzgjedhur.

Nëse përdorni një program kur kazani është i mbingarkuar, pulson gjithashtu edhe në përfundim të programit.

Treguesi i kohës së tharjes.

Treguesi i derës së bllokuar.

Treguesi dixhital mund të tregojë:

• Kohëzgjatja e programit (p.sh.

• Koha e shtyrjes (p.sh. ose ).

, faza e larjes dhe/ose tharjes).

• Përfundimi i ciklit ( ).

• Kodi i paralajmërimit ( ).

Treguesi i fazës së larjes. Pulson gjatë fazës së paralarjes dhe të larjes.

Treguesi i fazës së shpëlarjes. Pulson gjatë fazës së shpëlarjes.

Opsioni i përhershëm Shpëlarje shtesë:

- një shpëlarje shtesë.

- dy shpëlarje shtesë.

Treguesi i fazës së centrifugimit dhe shkarkimit. Pulson gjatë fazës së centrifugimit dhe shkarkimit.

Treguesi i fazës me avull.

Treguesi i fazës së tharjes.

Treguesi i bllokimit të sigurisë për fëmijët.

Treguesi i temperaturës. Treguesi shfaqet kur është vendosur një larje me ujë të ftohtë.

- Treguesi Pa Treguesi i shpejtësisë së centrifugimit. centrifugim.

Treguesi i tharjes për hekurosje.

Treguesi i tharjes për dollap.

Treguesi i tharjes ekstra.

SHQIP 15

6. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT

6.1 Hyrje

Kur shtypni një kombinim

çelësash, mos i anoni gishtat nga poshtë. Sensorët e butonave poshtë janë të ndjeshëm dhe mund të ndërhyjnë me zgjedhjen tuaj.

6.2 Ndezje/Fikje

Shtypja e këtij butoni për disa sekonda ju lejon të aktivizoni ose çaktivizoni pajisjen. Dëgjohen dy tinguj të ndryshëm gjatë ndezjes ose fikjes së pajisjes.

Ndërsa funksion i Pritjes aktive e

çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumin e energjisë në disa raste, mund t'ju nevojitet ta aktivizoni sërish pajisjen.

Për më shumë detaje, referojuni paragrafit "Pritja aktive" në kapitullin

"Përdorimi i përditshëm".

6.3 Hyrje

Opsionet/funksionet nuk mund të zgjidhet për gjithë programet e larjes.

Kontrolloni përputhshmërinë midis opsioneve/funksioneve dhe programeve të larjes në

"Tabelën e programeve". Një opsion/funksion mund të përjashtojë një tjetër, në këtë rast pajisja nuk ju lejon të vendosni së bashku opsione/funksione të papajtueshme.

Sigurohuni që ekrani dhe butonat me prekje të jenë gjithmonë të pastër dhe të thatë.

6.4 Temperatura

Kur përzgjidhni një program larjeje, pajisja propozon automatikisht një temperaturë të parazgjedhur.

Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur derisa të shfaqet vlera e dëshiruar e temperaturës në ekran.

Kur ekrani shfaq treguesit dhe pajisja nuk e ngroh ujin.

,

6.5 Centrifugimi

Kur vendosni një program, pajisja vendos automatikisht shpejtësinë maksimale të lejuar të centrifugimit.

Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur që të:

Ulni shpejtësinë e centrifugimit.

Ekrani tregon vetëm shpejtësitë e disponueshme të centrifugimit për programin e vendosur.

Aktivizoni opsionin Pa centrifugim

.

Ky opsion është i disponueshëm vetëm me programin Centrifugim/

Shkarkim. Pajisja i kapërcen të gjitha fazat e centrifugimit dhe vetëm shkarkon ujin. Ekrani shfaq treguesin

.

6.6 Njolla/Paralarje

Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të aktivizuar njërin nga dy opsionet.

Treguesi përkatës shfaqet në ekran.

Njolla

Zgjidheni këtë opsion për të shtuar një fazë kundër rrudhave në një program për të trajtuar me heqës njollash rrobat e ndotura shumë ose me njolla.

Derdheni heqësin e njollave në folenë

. Heqësi i njollave do të shtohet në fazën e duhur të programit të larjes.

Ky opsion nuk është i disponueshëm me një temperaturë më të ulët se

40°C.

Paralarje

Përdoreni këtë funksion për të shtuar një fazë paralarjeje në 30 °C përpara fazës së larjes.

Ky opsion rekomandohet për rrobat e ndotura shumë, veçanërisht nëse

16 www.aeg.com

përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe grimca të tjera të ngurta.

Opsionet mund të rrisin kohëzgjatjen e programit.

6.7 Vonesë në nisje

Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e programit deri në një kohë më të të volitshme.

Trokitni në mënyrë të përsëritur mbi buton për të vendosur shtyrjen e kërkuar.

Koha rritet me hapa prej 30 minutash deri në 90' dhe nga 2 orë deri në 20 orë.

Pas nisjes së ciklit përmes butonit Start/

Pause, ekrani shfaq vonesën e përzgjedhur të kohës dhe pajisja fillon numërimin mbrapsht.

6.8 Kursimi i kohës

Me këtë opsion mund të ulni kohëzgjatjen e programit.

• Nëse rrobat kanë ndotje normale ose të vogël, këshillohet të shkurtoni programin e larjes. Prekni këtë buton

një herë për të ulur kohëzgjatjen.

• Në rast ngarkese më të vogël, prekni këtë buton dy herë për të vendosur një program shtesë të shpejtë.

Në ekran, kohëzgjatja e programit rregullohet përkatësisht.

Kur vendoset ky buton, drita LED mbi buton ndizet.

Ky opsion mund të përdoret gjithashtu edhe për të shkurtuar kohëzgjatjen e programit Avull.

6.9 Tharja e programuar

Prekni këtë buton për të vendosur kohën e duhur sipas tekstileve që do të lani

(referojuni tabelës "Tharja e programuar"). Në ekran shfaqet vlera e vendosur.

Sa herë që të prekni këtë buton, koha rritet me 5 minuta.

Ju nuk mund t'i vendosni të gjithë vlerat e kohës për lloje të ndryshme materialesh.

6.10 Nivelet e tharjes

Prekni këtë buton për të vendosur një nga 3 nivelet e tharjes automatike që mundëson pajisja.

Në ekran, ndizet treguesi përkatës i tharjes:

Tharje për hekurosje: rrobat që duhet të hekurosen.

Tharje për dollap: rrobat që duhet të futen në dollap.

Tharje ekstra: rrobat që duhet të thahen plotësisht.

Nuk mund të vendosni të gjitha nivelet automatike për secilin lloj tekstili.

6.11 Mode

Falë këtij butoni, një cikël mund të kryejë:

Vetëm larje : Ndizet treguesi

Larja.

Larje dhe tharje : Ndizen treguesit Larja dhe Tharje.

Vetëm tharje : Ndizet treguesi

Tharje.

6.12 Start/Pause

Shtypni butonin Start/Pause për të filluar, vendosur në pauzë ose ndërprerë një program që është në punë.

SHQIP

7. PROGRAMET

7.1 Tabela e programeve

Programi

Programet e larjes

Përshkrimi i programit

Pambuk

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.

Pambuk Eko

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.

Programi i kursimit të energjisë për të pambuktat. Ky program në 60°C me një ngarkesë prej 8 kg është programi i referencës për të dhënat në etiketën e energjisë, në përputhje me Direktivën 96/60/EC. Caktoni këtë program për të pasur rezultate të mira në larje dhe për të ulur konsumin e energjisë.

Koha e programit të larjes është zgjatur.

Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. Ndotje normale.

Sintetike

Delikate

Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze dhe tekstile të

përziera kërkojnë larje më delikate. Ndotje normale.

Të leshta / Larje me dorë

Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që lahen me

dorë dhe tekstile të tjera me simbolin e kujdesit "larje me dorë"

1)

.

I jashtëm

Mos përdorni zbutës rrobash dhe sigurohuni që kenë mbetur mbetje zbutësi në folenë e detergjentit.

Rroba që vishen jashtë, rroba pune, sportive, xhaketa të papërshkueshme nga uji, xhupa me shtresë të heqshme

me push ose me izolim të brendshëm.

Duke kryer një program larjeje dhe tharjeje të kombinuar, faza e tharjes vepron gjithashtu si restaurues i papërshkueshmërisë së ujit.

Sigurohuni që etiketa e kujdesit të veshjes të lejojë tharjen me tharëse.

17

Programi Larje dhe tharje

NonStop 60min

Program i plotë i përbërë nga faza e larjes dhe nga faza e tharjes për ngarkesë të vogël ose tekstilet të përziera (artikuj pambuku dhe sintetikë).

Gjithashtu, treguesi i temperaturës shfaqet në ekran.

Programi i avullit

18 www.aeg.com

Programi

Avull

Programet me avull

2)

Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm një herë. Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe mund t'i bëjnë rrobat më të buta.

Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me larje ose duke përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.

Programet me avull nuk kryejnë cikël higjienizues.

Mos e vendosni programin me avull me këto lloje artikujsh:

• Artikujt që do të lahen në temperaturë më të ulët se 40°C.

• Artikujt që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen me tharëse rrobash me rrotullim.

• Të gjithë artikujt me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.

Programet shtesë

Shpëlarje

Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat. Të gjitha

tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë delikate.

Reduktojeni shpejtësinë e centrifugimit sipas llojit të rrobave.

Centrifugim/Shkarkim

Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë

delikate. Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar ujin në kazan.

1) Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë program.

2) Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat mund të jenë të njoma.

Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të freskët për rreth 10 minuta për ta tharë lagështinë. Kur programi përfundon, hiqini me shpejtësi rrobat nga kazani. Pas një cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, por me më pak mundim.

Temperatura e programit, shpejtësia maksimale e centrifugimit dhe ngarkesa maksimale

Programi Temperatura e parazgjedhur

Gama e temperaturës

Shpejtësia referencë e centrifugimit

Gama e shpejtësisë së centrifugimit

Ngarkesa maksimale

Programet e larjes

Pambuk

Përshkrimi i programit

40 °C

95 °C - I ftohtë

1600 rpm

1600 rpm - 400 rpm

8 kg

Pambuk Eko

40 °C

60°C - 40 °C

1600 rpm

1600 rpm - 400 rpm

8 kg

SHQIP 19

Programi Temperatura e parazgjedhur

Gama e temperaturës

40 °C

60 °C - I ftohtë

Sintetike

Delikate

40 °C

40 °C - I ftohtë

Të leshta / Larje me dorë

40 °C

40 °C - I ftohtë

I jashtëm

30 °C

40 °C - I ftohtë

NonStop 60min

30 °C

40 °C - 30 °C

Avull

Shpëlarje

Shpejtësia referencë e centrifugimit

Gama e shpejtësisë së centrifugimit

1200 rpm

1200 rpm - 400 rpm

Ngarkesa maksimale

3 kg

1200 rpm

1200 rpm - 400 rpm

1200 rpm

1200 rpm - 400 rpm

3 kg

1.5 kg

1200 rpm

1200 rpm - 400 rpm

2 kg

1200 rpm

1200 rpm

1 kg

1600 rpm

1600 rpm - 400 rpm

1600 rpm

1600 rpm -

1.5 kg

8 kg

8 kg

Centrifugim/Shkarkim

Përshtatshmëria e opsioneve të programit

Opsionet

Centrifugimi

■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■

20 www.aeg.com

Opsionet

Pa centrifugim

Njolla

2)

Paralarje

1)

Shpëlarje shtesë

Kursimi i kohës

3)

Vonesë në nisje

■ ■ ■ ■

■ ■

Tharja e programuar

■ ■ ■ ■ ■ ■

Nivelet e tharjes

4)

1) Nëse caktoni opsionin Pa centrifugim, pajisja vetëm shkarkon ujin.

2) Ky opsion nuk është i disponueshëm me temperaturë më të ulët se 40°C.

3) Nëse vendosni kohëzgjatjen më të shkurtër, ne ju rekomandojmë që të pakësoni sasinë e ngarkesës.

Pajisja mund të ngarkohet plotësisht, por rezultatet e larjes mund të jenë më pak të kënaqshme.

4) Tharje për hekurosje nuk disponohet me këtë program.

7.2 Woolmark Apparel Care -

Blu

SHQIP 21

për larje me dorë nëse rrobat lahen sipas udhëzimeve në etiketën e rrobës dhe ato të dhëna nga prodhuesi i kësaj lavatriçeje. M1664

• Cikli për tharjen e të leshtave në këtë pajisje është testuar dhe miratuar nga

The Woolmark Company. Cikli është i përshtatshëm për të tharë rroba të leshta që mbajnë etiketën për larje me dorë me kusht që rrobat të lahen në një cikël me larje me dorë të miratuar nga Woolmark dhe të thahen sipas udhëzimeve të lëshuara nga prodhuesi. M1664

Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,

Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"

është markë tregtare certifikimi.

• Cikli i larjes për të leshtat në këtë lavatriçe është miratuar nga The

Woolmark Company për larjen e rrobave të leshta që mbajnë etiketën

7.3 Tharje automatike

Niveli i tharjes

Tharje ekstra

Për materialet prej peshqiri

Tharje për dollap

1)

Për rrobat që vihen në dollap

Lloji i tekstilit

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(rrobat e banjës, peshqirët, etj)

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(rrobat e banjës, peshqirët, etj)

Materiale sintetike ose të përziera

(trikot, bluzat, të brendshmet, shtrojat dhe çarçafët)

Ngarkesa

deri në 4 kg deri në 4 kg deri në 3 kg

Tekstile delikate

(tekstile akrilike, viskoze dhe tekstile delikate të përziera)

Artikuj prej leshi

(triko të leshta)

Rroba sportive që vishen jashtë

(Rroba që vishen jashtë, rroba pune, sportive, xhaketa të papërshkueshme nga uji, xhupa me push) deri në 2 kg deri në 1 kg deri në 2 kg

22 www.aeg.com

Niveli i tharjes Lloji i tekstilit Ngarkesa

Tharje për hekurosje

E përshtatshme për hekurosje

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(çarçafë, mbulesat e tavolinës, këmisha, etj) deri në 4 kg

1) Këshilla për institutin testues Performanca e testit, në përputhje me EN 50229, duhet të kryhet me ngarkesën E PARË të tharjes me kapacitetin maksimal të deklaruar të tharjes (përbërja e ngarkesës sipas EN 61121) duke caktuar programin THARJE AUTOMATIKE PËR DOLLAP për Pambuk Eko.

Ngarkesa E DYTË e tharjes me ngarkesën e mbetur duhet të testohet duke caktuar programin THARJE

AUTOMATIKE PËR DOLLAP për Pambuk Eko.

7.4 Tharja e programuar

Niveli i tharjes

Tharje ekstra

Për materialet prej peshqiri

Tharje për dollap

Për rrobat që vihen në dollap

Tharje për hekurosje

E përshtatshme për hekurosje

Lloji i tekstilit

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(rrobat e banjës, peshqirët, etj)

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(rrobat e banjës, peshqirët, etj)

Materiale sintetike ose të përziera

(trikot, bluzat, të brendshmet, shtrojat dhe

çarçafët)

Delikat

(tekstile akrilike, viskoze dhe tekstile delikate të përziera)

Të leshta

(triko të leshta)

Rroba sportive që vishen jashtë

(Rroba që vishen jashtë, rroba pune, sportive, xhaketa të papërshkueshme nga uji, xhupa me push)

Të pambukta dhe tekstile prej linoje

(çarçafë, mbulesat e tavolinës, këmisha, etj)

4

2

1

4

2

1

3

1

Ngark esa

(kg)

Shpejt

ësia e centrif ugimit

(rpm)

Kohëzgj atja e rekoman duar

(min)

1600 180 - 200

1600 90 - 110

1600 60 - 70

1600 170 - 190

1600 80 - 100

1600 50 - 60

1200 130 - 145

1200 45 - 55

2

1

2

4

2

1

1200

1200

1200

1600

1600

1600

150

170 - 190

160

100 - 120

60 - 80

40 - 50

SHQIP 23

8. CILËSIMET

8.1 Hyrje

Kur shtypni një kombinim

çelësash, mos i anoni gishtat nga poshtë. Sensorët e butonave poshtë janë të ndjeshëm dhe mund të ndërhyjnë me zgjedhjen tuaj.

Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike, prekni njëkohësisht butonat

dhe për rreth 6 sekonda.

Nëse çaktivizoni sinjalet akustike, ato vazhdojnë të punojnë kur pajisja ka keqfunksionim.

8.2 Bllokimi për fëmijët

Me këtë opsion mund të parandaloni që fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.

• Për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë opsion, prekni njëkohësisht butonat

dhe derisa treguesi

ndizet/të fiket në ekran.

Mund ta aktivizoni këtë opsion:

• Pasi të prekni butonin Start/Pause: të gjithë butonat dhe çelësi i programeve

çaktivizohen (përveç butonave

Ndezje/Fikje).

• Përpara se të prekni butonin Start/

Pause: pajisja nuk mund të niset.

Pajisja e ruan përzgjedhjen e këtij opsioni pasi e fikni.

8.3 Sinjalet akustike

Sinjalet akustike bien kur programi përfundon (sekuencë tingujsh për rreth 2 minuta).

8.4 Shpëlarja e përhershme shtesë

Me këtë funksion mund të keni në mënyrë të përhershme një ose dy shpëlarje shtesë kur vendosni një program të ri.

• Prekni njëkohësisht butonin dhe butonin një herë për të shtuar një shpëlarje shtesë. shfaqet në ekran.

• Prekni njëkohësisht butonin dhe butonin dy herë për të shtuar dy shpëlarje shtesë. shfaqet në ekran.

• Prekni njëkohësisht butonin dhe butonin tre herë për të hequr shpëlarjet shtesë. Ekrani shfaq vetëm

.

9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

Gjatë instalimit ose përpara përdorimit të parë ju mund të vëreni ujë në pajisje. Ky

është uji i mbetur në pajisje pas një testimi të plotë funksional në fabrikë për të garantuar që pajisja t'u jepet klientëve në gjendje pune të përkryer dhe nuk është arsye për t'u shqetësuar.

1. Sigurohuni që të gjitha bulonat e transportit të jenë hequr nga pajisja.

2. Sigurohuni që të disponohet energjia elektrike dhe që rubineti i ujit të jetë i hapur.

3. Derdhni 2 litra ujë në folenë e detergjentit të shënuar me .

Ky veprim aktivizon sistemin e shkarkimit.

4. Derdhni një sasi të vogël detergjenti në folenë e detergjentit të shënuar me .

5. Vendosni dhe startoni një program për të pambuktat në temperaturën më të lartë pa rroba në kazan.

Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e mundshme nga tamburi dhe kazani.

24 www.aeg.com

10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM LARJE

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

10.1 Aktivizimi i pajisjes

1. Futeni spinën në prizën elektrike.

2. Hapeni rubinetin e ujit.

3. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për pak sekonda për të aktivizuar pajisjen.

Treguesi i butonit Start/Pause fillon të pulsojë.

Çelësi i programit vendoset automatikisht te programi i Të pambuktave dhe vetëm treguesi Larja ndihet mbi butonin Mode.

Ekrani shfaq ngarkesën maksimale, temperaturën e parazgjedhur, shpejtësinë maksimale të centrifugimit, treguesit e fazave që përbëjnë programin dhe kohëzgjatjen e ciklit.

10.2 Futja e rrobave në pajisje

1. Hapni derën e pajisjes.

2. Shkundini artikujt përpara se t'i vendosni ato brenda pajisjes.

3. Vendosini artikujt në kazan, njërin pas tjetrit.

Sigurohuni që të mos fusni në kazan më shumë rroba sesa duhet.

4. Mbylleni derën mirë.

KUJDES!

Sigurohuni që të mos mbeten rroba ndërmjet guarnicionit dhe derës.

Ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit ose i dëmtimit të rrobave.

10.3 Mbushja me detergjente dhe produkte suplementare

Dhomëza për fazën e paralarjes, programin e njomjes ose heqjen e njollave.

Ndarja për fazën e larjes.

Foleja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave, ngrirësit).

Niveli maksimal i sasisë së aditivëve të lëngshëm.

Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.

Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të detergjentit, por rekomandojmë që të mos tejkaloni nivelin maksimal të treguar ( ). Kjo sasi garanton rezultatet më të mira në larje.

SHQIP 25

Pas një cikli larjeje, nëse

është e nevojshme, hiqni mbetjet e detergjentit nga foleja e detergjentit.

10.4 Kontrolloni pozicionin e ndarëses

1. Tërhiqeni jashtë kutinë e detergjentit derisa të ndalojë.

2. Shtypeni levën për poshtë për ta hequr kutinë.

3. Për të përdorur detergjent pluhur, ktheni ndarësen për lart.

A

B

Me ndarësen në pozicionin

POSHTË:

• Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.

• Mos hidhni më shumë detergjent të lëngshëm sesa kufiri i treguar në ndarëse.

• Mos e vendosni fazën e paralarjes.

• Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së programit.

5. Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe të zbutësit të rrobave.

6. Mbylleni me kujdes kutinë e detergjentit.

4. Për të përdorur detergjent të lëngshëm, ktheni ndarësen për poshtë.

Sigurohuni që ndarësja të mos krijojë bllokim kur të mbyllni sirtarin.

10.5 Vendosja e një programi

1. Rrotulloni çelësin e programeve për të zgjedhur programin e dëshiruar të larjes. Treguesi përkatës i programit ndizet.

26 www.aeg.com

Treguesi i butonit Start/Pause pulson.

Ekrani shfaq ngarkesën maksimale të deklaruar për programin, temperaturën e parazgjedhur, shpejtësinë maksimale të centrifugimit, treguesit e fazave të larjes

(kur disponohet) dhe një kohëzgjatje informuese të programit.

2. Prekni butonat përkatës për të ndryshuar temperaturën dhe/ose shpejtësinë e centrifugimit.

3. Nëse dëshironi, vendosni një ose më shumë opsione duke prekur butonat përkatës. Treguesit përkatës ndizen në ekran dhe informacioni i dhënë ndryshon përkatësisht.

Për të kryer vetëm larjen, sigurohuni që vetëm treguesi

Larja të jetë i ndezur mbi butonin Mode.

Në rast se nuk është e

mundur një përzgjedhje, nuk ndizet asnjë tregues dhe dëgjohet një sinjal akustik.

10.6 Nisja e një programi

Prekni butonin Start/Pause për të filluar programin.

Treguesi përkatës ndalon së pulsuari dhe qëndron i ndezur.

Në ekran, treguesi i fazës që është në punë fillon të pulsojë dhe fiket treguesi i ngarkesës maksimale.

Programi fillon, dera është e bllokuar.

Ekrani shfaq treguesin .

Pompa e shkarkimit mund të punojë pak përpara se pajisja të mbushet me ujë.

10.7 Nisja e një programi me shtyrje programi

1. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës. Treguesi Vonesë në nisje ndizet.

2. Prekni butonin Start/Pause.

Pajisja fillon numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit.

Programi fillon pas përfundimit të numërimit mbrapsht.

Përllogaritja me PROSENSE fillon në përfundim të numërimit mbrapsht.

Anulimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht

Për të anuluar shtyrjen e programit:

1. Shtypni butonin Start/Pause për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.

2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të tregojë .

3. Shtypni sërish butonin Start/Pause për ta filluar programin menjëherë.

Ndryshimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht

Për të ndryshuar shtyrjen e programit:

1. Shtypni butonin Start/Pause për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.

2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës.

3. Shtypni sërish butonin Start/Pause për ta filluar numërimin e ri mbrapsht.

10.8 Dallimi i ngarkesës me

ProSense

Kohëzgjatja e programit në ekran i referohet një

ngarkese të mesme/të

lartë.

Pas prekjes së butonit Start/Pause, fiket treguesi i ngarkesës maksimale të deklaruar, treguesi pulson, ProSense fillon dallimin e ngarkesës së rrobave:

1. Pajisja e dallon ngarkesën brenda 30 sekondave të para: treguesi dhe pikat e kohës pulsojnë, kazani rrotullohet ngadalë.

2. Në përfundim të dallimit të ngarkesës, treguesi fiket dhe pikat e kohës ndalojnë së pulsuari.

Kohëzgjatja e programit do të rregullohet përkatësisht dhe mund të rritet ose ulet. Pas 30 sekondave të tjera, fillon mbushja me ujë.

Në përfundim të dallimit të ngarkesës,

rast mbingarkese të kazanit, treguesi

pulson në ekran:

Në këtë rast, për 30 sekonda, pajisja mund të vendoset në pauzë dhe mund të hiqen rrobat e tepërta.

Pasi hiqen rrobat e tepërta, prekni butonin Start/Pause për të nisur sërish programin. Faza ProSense mund të përsëritet deri në tre herë (shikoni pikën

1).

E rëndësishme! Nëse nuk do të reduktohet sasia e rrobave, programi i larjes fillon gjithsesi, pavarësisht mbingarkesës. Në këtë rast, nuk do të jetë e mundur që të garantohen rezultatet më të mira të larjes.

Pas 20 minutash pas nisjes së programit, kohëzgjatja e programit mund të përshtatet sërish në varësi të kapacitetit të thithjes së ujit nga rrobat.

Dallimi me ProSense kryhet vetëm me programet e plota të larjes (nuk zgjidhet fazë kapërcimi).

10.9 Treguesit e fazës së programit

Kur programi niset, treguesi i fazës që

është në punë pulson dhe treguesit e tjerë të fazave ndihen në mënyrë të qëndrueshme.

P.sh. është në punë faza e larjes ose e paralarjes: .

Kur faza përfundon, treguesi përkatës ndalon pulsimin dhe është i qëndrueshëm. Treguesi i fazës tjetër fillon të pulsojë.

P.sh. është në punë faza e shpëlarjes:

.

SHQIP 27

Nëse zgjidhni programin Avull ndizet treguesi i fazës së avullit .

10.10 Ndërprerja e programit dhe ndryshimi i opsioneve

Kur programi është në punë, mund të ndryshoni vetëm disa opsione:

1. Prekni butonin Start/Pause.

Treguesi përkatës pulson.

2. Ndrysho opsionet. Informacioni i dhënë në ekran ndryshon përkatësisht.

3. Prekni sërish butonin Start/Pause.

Programi i larjes vazhdon.

10.11 Anulimi i një programi në funksionim

1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të anuluar programin dhe për të

çaktivizuar pajisjen.

2. Shtypni sërish butonin Ndezje/Fikje për ta aktivizuar pajisjen.

Tani, ju mund të vendosni një program të ri larjeje.

Nëse faza ProSense është kryer tashmë dhe ka nisur tashmë mbushja me ujë, programi i ri fillon pa

përsëritur fazën ProSense.

Uji dhe detergjenti nuk shkarkohen për të shmangur shpenzimet. Ekrani shfaq kohëzgjatjen maksimale të programit, duke e përditësuar atë rreth 20 minuta pas nisjes së programit të ri.

10.12 Hapja e derës - Shtimi i rrobave

Kur një program ose shtyrje programi

është në punë, dera e pajisjes është e kyçur.

Nëse temperatura dhe niveli i ujit në kazan janë shumë të larta dhe/ose kazani vazhdon të rrotullohet, ju nuk mund ta hapni derën.

28 www.aeg.com

1. Prekni butonin Start/Pause.

Në ekran fiket treguesi përkatës i bllokimit të derës.

2. Hapni derën e pajisjes. Nëse është e nevojshme, shtoni ose hiqni artikujt.

3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin

Start/Pause.

Vazhdon programi ose shtyrja e programit.

4. Dera mund të hapet kur programi përfundon ose vendosni programin

Centrifugim/Shkarkim dhe më pas shtypni butonin Start/Pause.

10.13 Përfundimi i programit

Kur programi të ketë përfunduar, pajisja fiket automatikisht. Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).

Në ekran të gjithë treguesit e fazave të larjes bëhen të qëndrueshëm dhe fusha e kohës tregon .

Treguesi i butonit Start/Pause fiket.

Dera shkyçet dhe treguesi fiket.

pulson në përfundim të programit në rast se kazani është i mbingarkuar.

1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të

çaktivizuar pajisjen.

Pesë minuta pas përfundimit të programit, funksioni i kursimit të energjisë e çaktivizon automatikisht pajisjen.

Kur e aktivizoni pajisjen përsëri, ekrani tregon fundin e programit të fundit të përzgjedhur. Rrotullojeni

çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.

2. Nxirrni nga pajisja rrobat.

3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.

4. Mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur, për të parandaluar mykun dhe erërat e pakëndshme.

5. Mbyllni rubinetin e ujit.

10.14 Opsioni i Pritjes aktive

Funksioni i Pritjes aktive çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumimin e energjisë kur:

• Mos e përdorni pajisjen për 5 minuta përpara se të prekni butonin Start/

Pause.

Shtypni butonin Ndezje/Fikje për ta aktivizuar pajisjen sërish.

• 5 minuta pas përfundimit të programit të larjes

Shtypni butonin Ndezje/Fikje për ta aktivizuar pajisjen sërish.

Ekrani tregon përfundimin e programit të fundit të vendosur.

Rrotullojeni çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.

Nëse vendosni një program ose opsion që përfundon me ujë në kazan, funksioni i

Pritjes aktive nuk

çaktivizon pajisjen për t'ju kujtuar të shkarkoni ujin.

11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - LARJE DHE THARJE

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

Kjo pajisje është lavatriçe automatike me tharje.

11.1 Programet e plota larje dhe tharje

Programi automatik Non-Stop

Pajisja është e pajisur me programin

NonStop 60min, një program automatik për larje dhe tharje ku nuk është nevoja të caktohet regjimi Tharje.

Për të vënë në punë këtë program:

1. Pas ngarkimit të rrobave dhe detergjentit, shtypni butonin Ndezje/

Fikje për disa sekonda për të aktivizuar pajisjen.

2. Vendosni programin NonStop 60min duke përdorur çelësin e programeve.

Treguesi i temperaturës shfaqet në ekran

3. Prekni butonin Start/Pause për të nisur programin.

Programet joautomatike të larjes dhe tharjes

Në disa programe larjeje, mund të kombinoni regjimin Larja dhe Tharje për të vënë në punë një program të plotë larjeje dhe tharjeje.

Veproni si më poshtë:

1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për disa sekonda për të aktivizuar pajisjen.

2. Ngarkoni rrobat njëra pas tjetrës.

3. Vendosni detergjentin dhe produktet suplementare në ndarjen e duhur.

4. Rrotulloni çelësin e zgjedhjes te programi i larjes. Në ekran shfaqet temperatura e parazgjedhur dhe centrifugimi. Nëse nevojitet, ndryshojini ato sipas llojit të rrobave.

Ekrani shfaq gjithashtu ngarkesën maksimale të rekomanduar për fazën e larjes.

5. Vendosni opsionet e dëshiruara, nëse janë të disponueshme.

6. Prekni butonin Mode një herë për të aktivizuar edhe funksionin e tharjes.

Treguesit Larja dhe Tharje aktivizohen. Treguesit dhe

shfaqen në ekran. Ekrani tregon gjithashtu ngarkesën maksimale të rekomanduar për një program larjeje dhe tharjeje (p.sh. 4 kg për të pambuktat).

7. Tani mund të zgjidhni një nivel automatik tharjeje ose një kohë specifike tharjeje.

11.2 Larja dhe tharja - Nivelet automatike

1. Trokitni mbi butonin Nivelet e tharjes vazhdimisht derisa ekrani të tregojë

SHQIP 29

nivelin e kërkuar të tharjes. Treguesit mbi ekran japin ndriçimet përkatëse:

a.

pambuktë;

Tharje për

hekurosje: për artikujt e

b.

Tharje për dollap: për artikujt e pambuktë dhe sintetikë;

c.

Tharje ekstra: për artikujt e pambuktë.

Vlera e kohës në ekran është kohëzgjatja e cikleve të larjes dhe tharjes, llogaritur në madhësinë e paracaktuar të ngarkesës.

Për të pasur një tharje të mirë duke përdorur më pak energji dhe brenda një kohe më të shkurtër, pajisja nuk ju lejon të vendosni shpejtësi centrifugimi shumë të ulët për rrobat që do të lahen e thahen.

2. Prekni butonin Start/Pause për të filluar programin. Fillon përllogaritja me PROSENSE.

Në ekran, ndizet treguesi i derës së kyçur , treguesi i fazës që është në punë fillon të pulsojë.

Në ekran shfaqet gjithashtu koha e mbetur e programit.

11.3 Larje dhe tharje me kohë të caktuar

1. Trokit butonin Tharja e programuar vazhdimisht për të vendosur vlerën e dëshiruar të kohës (shiko tabelën

"Programi i tharjes" te kapitulli

"Programet"). Treguesi i nivelit të tharjes fiket dhe ndizet treguesi .

Sa herë që të trokitni mbi këtë buton, koha rritet me 5 minuta. Në ekran shfaqet vlera e re e vendosur e kohës.

2. Prekni Start/Pause për të filluar programin. Fillon përllogaritja me

PROSENSE.

Në ekran, ndizet treguesi i derës së kyçur dhe treguesi i fazës që është në punë fillon të pulsojë.

Në ekran shfaqet gjithashtu koha e mbetur e programit.

30 www.aeg.com

11.4 Në fund të programit të tharjes

• Pajisja ndalon automatikisht.

• Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).

• Në ekran ndizet .

• Treguesi i butonit Start/Pause fiket.

Simboli i bllokimit të derës fiket

• Shtypni butonin Ndezje/Fikje për disa sekonda për të çaktivizuar pajisjen.

Disa minuta pas përfundimit të programit, funksioni i kursimit të energjisë e çaktivizon automatikisht pajisjen.

1. Nxirrni nga pajisja rrobat.

2. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.

Pas fazës së tharjes, pastroni kazanin, guarnicionin dhe pjesën e brendshme të derës me një leckë të lagur.

12. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM THARJE

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

Kjo pajisje është lavatriçe automatike me tharje.

12.1 Përgatitja për tharje

1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për disa sekonda për të aktivizuar pajisjen.

Me një program vetëm tharje, ekrani nuk tregon ngarkesën maksimale dhe përllogaritja me PROSENSE

çaktivizohet.

2. Ngarkoni rrobat njëra pas tjetrës.

3. Rrotulloni çelësin e programit te programi e përshtatshëm për tharjen e artikujve.

4. Trokitni mbi butonin Mode dy herë për të përjashtuar larjen dhe për të kryer vetëm tharjen. Treguesi Tharje

është ndezur. Treguesit dhe

shfaqen në ekran.

Kur thani një sasi të madhe rrobash, për të pasur një performancë tharjeje të mirë sigurohuni që rrobat nuk janë mbështjellë me njëratjetrën dhe që janë të shpërndara në mënyrë uniforme në kazan.

12.2 Tharja - Nivelet automatike

1. Trokitni mbi butonin Nivelet e tharjes vazhdimisht derisa ekrani të tregojë nivelin e kërkuar të tharjes. Treguesit mbi ekran japin ndriçimet përkatëse:

a.

b.

Tharje për

hekurosje: për artikujt e pambuktë;

Tharje për dollap: për artikujt e pambuktë dhe sintetikë;

c.

Tharje ekstra: për artikujt e pambuktë.

Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit të tharjes.

Për të pasur një tharje të mirë duke përdorur më pak energji dhe brenda një kohe më të shkurtër, pajisja nuk ju lejon të vendosni shpejtësi centrifugimi shumë të ulët për rrobat që do të lahen e thahen.

2. Prekni butonin Start/Pause për të filluar programin.

Në ekran, ndizet treguesi i derës së kyçur , treguesi i fazës që është në punë fillon të pulsojë.

Në ekran shfaqet gjithashtu koha e mbetur e programit.

12.3 Tharja e programuar

1. Trokit butonin Tharja e programuar vazhdimisht për të vendosur vlerën e dëshiruar të kohës (shiko tabelën

"Programi i tharjes" te kapitulli

"Programet"). Treguesi i nivelit të tharjes fiket dhe ndizet treguesi .

Sa herë që të trokitni mbi këtë buton, koha rritet me 5 minuta. Në ekran shfaqet vlera e re e vendosur e kohës.

2. Prekni Start/Pause për të filluar programin.

Në ekran, ndizet treguesi i derës së kyçur dhe treguesi i fazës që është në punë fillon të pulsojë.

13. PUSH NË RROBA

Gjatë fazës së larjes dhe/ose tharjes, disa lloje tekstilesh, (prej sfungjeri, leshi, tekstilet e trikove) mund të lëshojnë push.

Pushi i lëshuar mund të ngjitet me rrobat gjatë ciklit tjetër të larjes.

Ky disavantazh rritet me tekstilet industriale.

Për të parandaluar pushin në rrobat tuaja, ju rekomandojmë që:

• Të mos lani pëlhurat e errëta pasi të lahen dhe thahen pëlhura me ngjyra të çelura (peshqirë duarsh, lesh, pulovra pambuku) dhe anasjelltas.

• Të thani në ajër këto lloje tekstilesh kur lahen për herë të parë.

• Të pastroni filtrin e shkarkimit.

SHQIP 31

Në ekran shfaqet gjithashtu koha e mbetur e programit.

12.4 Në fund të programit të tharjes

• Pajisja ndalon automatikisht.

• Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).

• Në ekran ndizet .

• Treguesi i butonit Start/Pause fiket.

Simboli i bllokimit të derës fiket

• Shtypni butonin Ndezje/Fikje për disa sekonda për të çaktivizuar pajisjen.

Disa minuta pas përfundimit të programit, funksioni i kursimit të energjisë e çaktivizon automatikisht pajisjen.

1. Nxirrni nga pajisja rrobat.

2. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.

Pas fazës së tharjes, pastroni kazanin, guarnicionin dhe pjesën e brendshme të derës me një leckë të lagur.

• Pas fazës së tharjes, pastroni kazanin bosh, guarnicionin dhe derën me një leckë të lagur.

Për të hequr pushin brenda kazanit, vendosni një program të veçantë:

• Zbrazni kazanin.

• Pastroni kazanin, guarnicionin dhe derën me një leckë të lagur.

• Vendosni programin e shpëlarjes.

• Shtypni njëkohësisht butonat dhe

derisa ekrani të tregojë CLE për të aktivizuar funksionin e pastrimit.

• Prekni butonin Start/Pause për të filluar programin.

Nëse pajisja përdoret shpesh, kryeni rregullisht programin CLE.

32 www.aeg.com

14. UDHËZIME DHE KËSHILLA

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

14.1 Ngarkesa e rrobave

• Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra, sintetike, delikate dhe të leshta.

• Zbatoni udhëzimet e larjes në etiketat e kujdesit te rrobat.

• Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe ato me ngjyrë.

• Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë larjes së parë. Rekomandojmë që ato të lahen më vete dy-tre herët e para.

• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini rripat.

• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.

• Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa, të leshtat dhe veshjet me stampa.

• Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.

• Lajini njollat e vështira me detergjent të veçantë.

• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e tyre dhe futini perdet në një qese për larje apo këllëf jastëku.

• Mos lani rroba pa tegela ose me prerje.

• Përdorni një trastë larjeje për të larë rroba të vogla dhe/ose delikate (p.sh.

sytjena me tela, rripa, streçe etj.).

• Një ngarkesë shumë e vogël mund të shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës së centrifugimit duke çuar në dridhje të tepërta. Nëse ndodh kjo:

a. ndërprisni programin dhe hapni derën (referojuni kapitullit

"Përdorimi i përditshëm");

b. rishpërndajeni me dorë ngarkesën në mënyrë që rrobat të shpërndahen njëtrajtësisht nëpër kazan;

c. shtypni butonin Start/Pause.

Faza e centrifugimit vazhdon.

14.2 Njollat e vështira

Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe detergjenti.

Rekomandojmë që këto njolla t'i trajtoni përpara se të vendosni rrobat në pajisje.

Për këtë ka heqës të veçantë njollash.

Përdorni heqës të veçantë njollash që i përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.

14.3 Detergjentet dhe trajtimet e tjera

• Përdorni vetëm detergjente dhe trajtime të tjera të prodhuara posaçërisht për lavatriçe:

– detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e rrobave, duke përfshirë delikatet. Preferohen detergjente pluhur që përmban zbardhues për higjienizimin e të bardhave dhe rrobave të palara

– detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60 °C maksimumi) për të gjitha llojet e rrobave ose të posaçme vetëm për të leshtat.

• Mos i përzieni llojet e ndryshme të detergjenteve.

• Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më shumë detergjent sesa sasia e rekomanduar.

• Ndiqni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i detergjenteve ose trajtimeve tò tjera pa tejkaluar nivelin e treguar maksimal ( ).

• Përdorni detergjentet e rekomanduara për llojin dhe ngjyrën e pëlhurës, programin, temperaturën dhe nivelin e ndotjes.

14.4 Këshilla ekologjike

• Vendosni një program pa fazën e paralarjes për të larë rroba me ndotje normale.

• Gjithmonë fillojeni një program larjeje me ngarkesën maksimale të lejuar të rrobave.

• Nëse përdorni trajtimin paraprak të njollave ose përdorni një heqës njollash, vendosni një program me temperaturë të ulët.

• Që të përdorni sasinë e duhur të detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit

në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni paragrafit "Fortësia e ujit".

14.5 Fortësia e ujit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i zbutësit të ujit.

Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.

Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

14.6 Përgatitja e ciklit të tharjes

• Hapeni rubinetin e ujit.

• Kontrolloni nëse tubi i shkarkimit

është lidhur mirë. Shikoni kapitullin e instalimit për më shumë informacion.

• Për ngarkesë maksimale rrobash në programet e tharjes, shikoni tabelën e programeve të tharjes.

14.7 Artikuj të papërshtatshëm për tharje

Mos vendosni program tharjeje për këto rroba:

• Perde sintetike.

• Copa që kanë pjesë metali të bashkëngjitura.

• Çorape najloni.

• Kuverta.

• Mbulesa krevati.

• Jorganë.

• Xhupa me kapuç.

• Dyshekë gjumi.

• Coha me mbetje të llakut të flokëve, produkte për lyerjen e thonjve ose gjëra të ngjashme.

• Artikuj me sfungjer të gomuar ose materiale të ngjashme me të.

14.8 Etiketat e veshjeve

Kur thani rrobat, zbatoni udhëzimet në etiketat e prodhuesve:

SHQIP 33

= Artikulli mund të thahet

= Cikli i tharjes është në temperaturë të lartë

= Cikli i tharjes është në temperaturë të reduktuar

= Artikulli nuk mund të thahet.

14.9 Kohëzgjatja e ciklit të tharjes

Koha e tharjes mund të ndryshojë në varësi të:

• shpejtësisë së shtrydhjes përfundimtare

• nivelit të tharjes

• llojit të rrobave

• peshës së ngarkesës

14.10 Tharje shtesë

Nëse rrobat janë ende të njoma në përfundim të programit të tharjes, zgjidhni sërish një cikël të shkurtër tharjeje.

PARALAJMËRIM!

Për të shmangur rrudhat dhe hyrjen në ujë të rrobave, mos i lini ato të thahen më shumë sesa duhet.

14.11 Këshilla të përgjithshme

Shikoni tabelën "Programet e tharjes" për të gjetur kohën mesatare të tharjes.

Përvoja do t'ju ndihmojë t'i thani rrobat më mirë. Mbani shënim kohëzgjatjen e cikleve që keni realizuar më parë.

Për të shmangur shkarkimin statik në përfundim të ciklit të tharjes:

1. Përdorni zbutës rrobash në ciklin e larjes.

2. Përdorni zbutës të veçantë për tharësit.

Kur programi i tharjes ka përfunduar, hiqni rrobat shpejt.

34 www.aeg.com

15. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

15.1 Pastrimi i jashtëm

Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë. Thajini plotësisht të gjitha sipërfaqet.

KUJDES!

Mos përdorni alkool, tretës boje ose produkte kimike.

KUJDES!

Mos pastroni sipërfaqet metalike me detergjent me bazë klori.

15.2 Heqja e çmërsit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.

Kontrollojeni kazanin rregullisht për të kontrolluar për çmërs.

Detergjentet standarde përmbajnë agjentë për zbutjen e ujit, por rekomandojmë që herë pas here të vini në punë një cikël me kazan bosh dhe një produkt kundër çmërsit.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

15.3 Larja e mirëmbajtjes

Përdorimi i përsëritur dhe i zgjatur i programeve me temperaturë të ulët mund të shkaktojë depozitime të detergjenteve, mbetje pushi, rritje të baktereve brenda kazanit. Kjo mund të krijojë aroma të këqija dhe myk.

Për të eliminuar depozitimet dhe për të higjienizuar pjesën e brendshme të pajisjes, aplikoni një larje mirëmbajtjeje rregullisht (të paktën një herë në muaj):

1. Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.

2. Vini në punë një program të pambuktash me temperaturën më të lartë, me një sasi të vogël detergjenti pluhur.

15.4 Guarnicioni i derës

Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe hiqni të gjitha objektet nga pjesa e brendshme.

15.5 Pastrimi i kazanit

Kontrollojeni kazanin rregullisht për të parandaluar formimin e ndryshkut.

Për pastrim të plotë:

1. Pastroni kazanin me produkte speciale për çelik inoks.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

2. Vini në punë një program të shkurtër për të pambukta në temperaturë të lartë me kazan të zbrazur dhe me një sasi të vogël detergjenti pluhur, për të shpëlarë ndonjë mbetje.

15.6 Pastrimi i sirtarit të detergjentit

Për të parandaluar depozitimet e mundshme të detergjenteve të thara apo zbutësit të rrobave dhe/ose formimin e mykut në sirtarin e detergjentit, herë pas here kryeni procedurën e mëposhtme të pastrimit:

1. Hapni sirtarin. Shtypni kapësen poshtë siç tregohet në figurë dhe tërhiqeni.

SHQIP 35

1

2

2. Hiqni pjesën e sipërme të folesë së adititivit për të ndihmuar pastrimin dhe për ta larë në ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, për të hequr gjurmët e detergjentit të akumuluar. Pas pastrimit, vendoseni sërish pjesën e sipërme në vendin e vet.

3. Sigurohuni që të gjitha mbetjet e detergjentit të hiqen nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e folesë.

Përdorni një furçë të vogël për të pastruar folenë.

15.7 Pastrimi i pompës së shkarkimit

PARALAJMËRIM!

Hiqni spinën nga priza elektrike.

Kontrolloni rregullisht filtrin e pompës së shkarkimit dhe sigurohuni që të jetë e pastër.

Pastrojeni pompën e shkarkimit nëse:

• Pajisja nuk e shkarkon ujin.

• Kazani nuk rrotullohet.

• Pajisja bën një zhurmë të pazakontë për shkak të bllokimit të pompës së shkarkimit.

• Në ekran shfaqet kodi i alarmit .

PARALAJMËRIM!

• Mos e hiqni filtrin gjatë kohës që pajisja është në punë.

• Mos e pastroni pompën nëse uji në pajisje është i nxehtë. Prisni derisa uji të ftohet

Vazhdoni si më poshtë për të pastruar pompën:

1. Hapni kapakun e pompës.

4. Futeni sirtarin e detergjentit në binaret udhezues dhe mbylleni. Vini në punë një program shpëlarjeje pa rroba në kazan.

36 www.aeg.com

6. Përsëritni hapat 4 dhe 5 derisa uji të ndalojë daljen.

7. Rrotullojeni filtrin në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta

çmontuar.

2

1

2. Vendosni një enë të përshtatshme poshtë pompës së shkarkimit për të mbledhur ujin që del prej aty.

3. Hapeni grykën nga poshtë. Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së filtrit.

1

2

8. Nëse është e nevojshme, hiqni pushin dhe objektet nga foleja e filtrit.

9. Sigurohuni që helika e pompës të mund të rrotullohet. Nëse nuk rrotullohet, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

4. Rrotullojeni filtrin 180 gradë në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta hapur, pa e hequr. Lëreni ujin të dalë.

10. Pastroni filtrin poshtë rubinetit të ujit.

5. Kur ena të jetë mbushur plot me ujë, kthejeni filtrin në vend dhe boshatiseni enën.

11. Vendoseni sërish filtrin në udhëzuesit e veçantë duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që filtri të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhjet.

2

1

12. Mbyll kapakun e pompës.

SHQIP 37

1

2

3

2. Hiqni zorrën e furnizimit me uje nga pajisja duke liruar dadon e fashetës.

2

1

Kur e shkarkoni ujin me procedurën e shkarkimit të emergjencës, ju duhet ta aktivizoni përsëri sistemin e shkarkimit:

a. Hidhni 2 litra ujë në folenë e larjes kryesore të folesë së detergjentit.

b. Nisni programin për të shkarkuar ujin.

15.8 Pastrimi i zorrës së hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës

Rekomandohet që të pastroni të dy filtrat e zorrës së hyrjes së ujit dhe të valvulës herë pas here për të hequr depozitimet që grumbullohen me kalimin e kohës:

1. Hiqni zorrën e hyrjes nga rubineti dhe pastroni filtrin.

3. Pastroni filtrin e valvulës në pjesën e pasme të pajisjes me furçë.

4. Kur e lidhni zorrën me pjesën e pasme të pajisjes, rrotullojeni në të majtë ose të djathtë (jo në pozicion vertikal) në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.

38 www.aeg.com

20°

45°

15.9 Shkarkimi i emergjencës

Nëse pajisja nuk mund ta shkarkojë ujin, kryeni të njëjtën procedurë që përshkruhet në paragrafin "Pastrimi i pompës së shkarkimit". Nëse është e nevojshme, pastroni pompën.

Kur e shkarkoni ujin me procedurën e shkarkimit të emergjencës, ju duhet ta aktivizoni përsëri sistemin e shkarkimit:

1. Hidhni 2 litra ujë në folenë e larjes kryesore të folesë së detergjentit.

2. Nisni programin për të shkarkuar ujin.

15.10 Masat paraprake të parandalimit të brymës

Nëse pajisja është e instaluar në një zonë ku temperatura mund të arrijë vlera

16. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

rreth 0° C ose të bjerë më poshtë, hiqni ujin e mbetur nga zorra e hyrjes së ujit dhe pompa e shkarkimit.

1. Hiqni spinën nga priza elektrike.

2. Mbyllni rubinetin e ujit.

3. Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes së ujit në një enë dhe lëreni ujin të rrjedhë nga zorra.

4. Zbrazni pompën e shkarkimit.

Referojuni procedurës së shkarkimit të emergjencës.

5. Kur pompa e shkarkimit të jetë e zbrazur, vendosni përsëri zorrën e hyrjes së ujit.

PARALAJMËRIM!

Sigurohuni që temperatura të jetë më e lartë se 0 °C përpara se ta përdorni sërish pajisjen.

Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga temperaturat e ulëta.

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

16.1 Hyrje

Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.

Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (referojuni tabelës). Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Në rast problemesh të mëdha, bien sinjalet akustike, ekrani tregon një

kod alarmi dhe butoni Start/Pause

mund të pulsojë në mënyrë të vazhdueshme:

- Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.

Niseni pajisjen sërish duke shtypur butonin Start/Pause. Pas 5 sekondash, dera do të zhbllokohet.

- Pajisja nuk e shkarkon ujin.

- Dera e pajisjes është e hapur ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi kontrolloni derën!

Nëse pajisja është e mbingarkuar, hiqni disa artikuj nga kazani dhe/ose mbani shtypur derën dhe prekni butonin

Start/Pause derisa treguesi të ndalojë së pulsuari (shikoni figurën më poshtë).

SHQIP 39

• furnizimi me rrymë të bëhet i qëndrueshëm.

- Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes.

Fikeni dhe ndizeni sërish.

Programi nuk ka përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët.

Nëse shfaqet sërish kodi i alarmit, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

- Pajisja kundër përmbytjes

është e aktivizuar. Shkëpusni pajisjen dhe mbyllni rubinetin e ujit. Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

PARALAJMËRIM!

Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.

• - Furnizimi me rrymë është i paqëndrueshëm. Prisni derisa

16.2 Defektet e mundshme

Problemi

Programi nuk fillon.

Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.

Zgjidhja e mundshme

• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.

• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.

• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë siguresë të prishur.

• Sigurohuni që Start/Pause të jetë prekur.

• Nëse caktohet vonesa në nisje e programit, anulojeni cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i ndezur.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.

• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që zorra e furnizimit me ujë të mos jetë e përdredhur, e dëmtuar ose e përthyer.

• Sigurohuni që lidhja e zorrës së hyrjes së ujit të jetë e saktë.

• Sigurohuni që filtri në zorrën hyrëse dhe filtri i valvulës të mos jenë të bllokuar. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".

40 www.aeg.com

Problemi

Pajisja mbushet me ujë dhe e shkarkon atë menjëherë

Pajisja nuk e shkarkon ujin.

Zgjidhja e mundshme

• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë në pozicionin e duhur. Zorra mund të jetë pozicionuar shumë poshtë.

Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e përdredhur ose e përthyer.

• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse

është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit

"Kujdesi dhe pastrimi".

• Sigurohuni që lidhja e zorrës së shkarkimit të jetë e saktë.

• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni programin pa fazën e shkarkimit.

• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni një opsion që përfundon me ujë në kazan.

Faza e centrifugimit nuk funksionon ose cikli i larjes zgjat më shumë sesa zakonisht.

Ka rrjedhur ujë në dysheme.

Dera e pajisjes nuk mund të hapet.

Pajisja bën një zhurmë të pazakontë dhe dridhet.

• Vendosni programin e centrifugimit.

• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse

është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit

"Kujdesi dhe pastrimi".

• Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni sërish fazën e centrifugimit. Ky problem mund të shkaktohet nga probleme ekuilibri.

• Sigurohuni që bashkueset e zorrëve të ujit të jenë shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji.

• Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit dhe zorra e shkarkimit të mos kenë dëmtime.

• Sigurohuni që të përdorni detergjentin e duhur dhe sasinë e duhur të tij.

• Sigurohuni që të jetë zgjedhur një program larjeje që përfundon me ujë në kazan.

• Sigurohuni që programi i larjes ka përfunduar.

• Vendosni programin e shkarkimit ose të centrifugimit nëse ka ende ujë në kazan.

• Sigurohuni që pajisja furnizohet me energji.

• Ky problem mund të shkaktohet nga një defekt i pajisjes.

Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

Nëse ju duhet të hapni derën, ju lutemi të lexoni me kujdes

"Hapja e derës në rast emergjence".

• Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

• Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat e transportit. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

• Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të jetë tepër e vogël.

SHQIP 41

Problemi

Kohëzgjatja e programit ngrihet ose ulet gjatë punës së programit.

Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme.

Zgjidhja e mundshme

• Funksioni ProSense është në gjendje të përshtatë kohëzgjatjen e programit sipas llojit dhe sasisë së rrobave.

Referojuni paragrafit "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në kapitullin "Përdorimi i përditshëm".

• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.

• Përdorni produkte të veçanta për të hequr njollat e vështira përpara se të lani rrobat.

• Sigurohuni që të vendosni temperaturën e duhur.

• Pakësoni ngarkesën e rrobave.

• Reduktoni sasinë e detergjentit.

Ka shumë shkumë në kazan gjatë ciklit të larjes.

Pas ciklit të larjes, ka ende mbetje detergjenti në sirtarin e detergjentit.

Pajisja nuk than ose nuk than siç duhet.

Rrobat janë plot me push me ngjyra të tjera.

• Sigurohuni që fleta të jetë në pozicionin e duhur (LART për detergjent pluhur - POSHTË për detergjent të lëngshëm).

• Sigurohuni që ta përdorni folenë e detergjentit sipas këshillave që jepen në këtë manual përdorimi.

• Hapni rubinetin e ujit.

• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar.

• Pakësoni ngarkesën e rrobave.

• Sigurohuni që të keni vendosur ciklin e saktë. Nëse nevojitet, vendosni sërish një kohë tharjeje të shkurtër.

Rrobat e lara në ciklin e mëparshëm, kanë lëshuar push të një ngjyre tjetër:

• Faza e tharjes ndihmon në eliminimin e një pjese të pushit.

• Pastroni rrobat me një heqës pushi.

Në rast se ka sasi të tepruar pushi në kazan, aktivizoni një program të veçantë për ta pastruar atë (referojuni “Push në rroba” për hollësi të mëtejshme).

Pas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes.

Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi. Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

16.3 Hapja e derës në rast emergjence

Në rast të shkëputjes së energjisë ose defekteve në funksionim, dera e pajisjes mbetet e kyçur. Programi i larjes vazhdon kur të rikthehet energjia. Nëse në rast defekti dera mbetet e kyçur, mund ta hapni atë duke përdorur funksionin e shkyçjes së emergjencës.

Përpara hapjes së derës:

KUJDES!

Ka rrezik djegieje!

Sigurohuni që temperatura e ujit nuk është tepër e lartë dhe rrobat të mos jenë të nxehta. Nëse nevojitet, prisni derisa të ftohen.

42 www.aeg.com

KUJDES!

Rrezik plagosjeje!

Sigurohuni që kazani të mos rrotullohet. Nëse nevojitet, prisni derisa kazani të ndalojë së rrotulluari.

Sigurohuni që niveli i ujit brenda në kazan të mos jetë shumë i lartë. Nëse nevojitet, kryeni zbrazjen e emergjencës (referojuni

“Zbrazja e emergjencës” në kapitullin “Kujdesi dhe pastrimi”).

Për të hapur derën, veproni si më poshtë:

1. Shtypni butonin e Ndezje/Fikje për të fikur pajisjen.

2. Hiqni spinën nga priza elektrike.

17. VLERAT E KONSUMIT

3. Hapni kapakun e filtrit.

4. Tërhiqni një herë poshtë këmbëzën e zhbllokimit të emergjencës. Tërhiqeni një herë poshtë sërish, mbajeni të tendosur dhe, ndërkohë, hapni derën e pajisjes.

5. Nxirrni rrobat dhe pastaj mbyllni derën e pajisjes.

6. Mbylleni kapakun e filtrit.

Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave për larje dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit, tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.

Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për të përmirësuar cilësinë e produktit.

Gjatë programit të larjes, teknologjia ProSense mund të ndryshojë kohëzgjatjen e larjes dhe vlerat e konsumit. Për më shumë detaje, shikoni paragrafin "Dallimi i ngarkesës me ProSense" në kapitullin

"Përdorimi i përditshëm".

Programet

Të pambukta 60°C

Pambuk Eko

Programi me kursim energjie për të pambukta

60°C

1)

Ngarke sa (kg)

8

Konsumi i energjisë

(kWh)

1.30

Konsumi i ujit (litra)

80

Kohëzgjatja e përafërt e programit

(minuta)

220

8 0.90

54 278

SHQIP 43

Programet

Të pambukta 40°C

Sintetike 40°C

Ngarke sa (kg)

8

3

Konsumi i energjisë

(kWh)

1.20

0.80

Konsumi i ujit (litra)

80

60

Kohëzgjatja e përafërt e programit

(minuta)

210

140

Delikate 40°C 3 0.60

60 120

Të leshta / Larje me dorë 30

°C

1.5

0.30

60 75

1) "Programi me kursim energjie për të pambukta" në 60°C me ngarkesë 8 kg është programi të cilit i referohen të dhënat në etiketën e energjisë, në pajtim me Direktivën 96/60/EC.

18. TË DHËNAT TEKNIKE

Përmasat Gjerësia / Lartësia /

Thellësia / Thellësia totale

Lidhja elektrike Tensioni

Fuqia totale

Siguresa

Frekuenca

Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë sigurohet nga kapaku mbrojtës, përveç rastit kur pajisja me tension të ulët nuk ka mbrojtje kundër lagështisë

597 mm/ 848 mm/ 547 mm/ 576 mm

230 V

2200 W

10 A

50 Hz

IPX4

Furnizimi me ujë

1)

Presioni i furnizimit me ujë

Ngarkesa maksimale e larjes

Minimumi

Maksimumi

Pambuk

Ujë i ftohtë

0,5 bar (0,05 MPa)

8 bar (0,8 MPa)

8 kg

Ngarkesa maksimale e tharjes

Pambuk

Sintetike

4 kg

3 kg

Shpejtësia e centrifugimit

Shpejtësia maksimale e rrotullimit

1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit me një rubinet me filetim 3/4'' .

1550 rpm

44 www.aeg.com

19. AKSESORËT

19.1 Disponohet në www.aeg.com/shop ose nga shitësi i autorizuar

Vetëm aksesorët e duhur të miratuar nga AEG sigurojnë standardet e sigurisë së pajisjes. Nëse përdoren pjesë të pamiratuara, çdo pretendim do të shfuqizohet.

19.2 Seti i pllakave fiksuese

Nëse e instaloni pajisjen mbi plintë, sigurojeni me pllakat fiksuese.

Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me aksesorët.

20. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin .

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

*

SHQIP 45

46 www.aeg.com

SHQIP 47

www.aeg.com/shop

Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project