advertisement
L6FBG48S
USER
MANUAL
SQ Udhëzimet për përdorim
Lavatriçe
2 www.aeg.com
PËRMBAJTJA
7. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT.........................................................14
10. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................21
18. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS RREGULLORES SË BE-
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:
www.aeg.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
SHQIP
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
•
•
•
•
•
•
•
•
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
•
•
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
3
4 www.aeg.com
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
–
– në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune; nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe ambiente të tjera banimi;
– në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe apartamentesh ose në lavanderi.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa).
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
Nëse tharësja e rrobave vendoset mbi një lavatriçe, sigurohuni të përdorni setin e duhur të montimit të miratuar nga AEG (shikoni më shumë detaje në kapitullin "Aksesorët - seti i montimit").
SHQIP
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Instalimi duhet të jetë në përputhje me rregulloret përkatës kombëtare.
• Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit duke përfshirë furçën prej gome dhe distancatorin plastik.
• Mbajini bulonat e transportit në një vend të sigurt. Nëse pajisja do të transportohet në të ardhmen, ata duhet të vendosen për të bllokuar kazanin për të parandaluar dëmtimet e brendshme.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
• Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen kur temperatura mund të jetë më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.
• Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.
• Mos e instaloni pajisjen direkt mbi një piletë në dysheme.
• Mos spërkatni ujë mbi pajisje dhe mos e ekspozoni atë ndaj lagështirës së tepërt.
• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.
• Mos vendosni një enë të mbyllur për të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për t'u siguruar se cilët aksesorë mund të përdoren.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e furnizimit me energji duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën e rrymës me duar të lagura.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
2.3 Lidhja e ujit
• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.
• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.
• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.
• Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e furnizimit me ujë është tepër e shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së ujit.
• Gjatë shpaketimit të pajisjes, ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për
5
6 www.aeg.com
shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikë.
• Ju mund ta zgjasni zorrën e shkarkimit maksimumi 400 cm.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi dhe për zgjatues.
• Sigurohuni që rubineti të jetë i arritshëm pas montimit.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.
• Zbatoni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos lani pëlhura që janë të ndotura shumë me vajra, graso apo substanca të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini paraprakisht këto pëlhura me dorë përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
• Mos e prekni xhamin e derës gjatë kohës që pajisja është në punë e sipër. Xhami mund të nxehet.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Heqja e paketimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit përpara se të instaloni pajisjen.
PARALAJMËRIM!
Përdorni doreza.
1. Përdorni një prerëse për të prerë shtresën e jashtme.
• Sigurohuni që të keni hequr të gjitha objektet metalike nga rrobat.
2.5 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
• Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).
2. Hiqni veshjen e jashtme.
SHQIP 7
3. Hiqni pjesën e jashtme prej kartoni dhe materialet prej polistireni të paketimit.
7. Hiqni mbrojtësen prej polistireni nga pjesa e poshtme.
1
4. Hapni derën dhe hiqni pjesën prej polistireni nga guarnicioni i derës dhe të gjithë artikujt nga kazani.
2
8. Ngrijeni pajisjen në pozicion vertikal.
5. Vendoseni elementin e përparmë paketues prej polistireni mbi dysheme pas pajisjes.
6. Uleni me kujdes pajisjen, nga pjesa e pasme.
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët.
9. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës.
Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikën e prodhimit.
8 www.aeg.com
10. Hiqni tre bulonat duke përdorur
çelësin e marrë me pajisjen.
2. Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për të rregulluar nivelin.
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni karton, dru apo materiale të tjera poshtë këmbëzave të pajisjes për të rregulluar nivelin.
11. Nxirrni distancatorët plastikë.
12. Vendosni nëpër vrima tapat plastike që do të gjeni në qesen e manualit të përdorimit.
x4
Pajisja duhet të jetë e niveluar dhe e palëvizshme.
Rregullimi i duhur i nivelit të pajisjes parandalon dridhjet, zhurmat dhe lëvizjen e pajisjes kur është në punë.
Kur pajisja është e instaluar mbi një plintë apo nëse mbi lavatriçe është vendosur një tharëse rrobash, përdorni aksesorët e përshkruar në kapitullin "Aksesorët". Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me pajisjen dhe aksesorin.
Rekomandojmë që të mbani të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit për çdo rast kur ju duhet ta zhvendosni pajisjen.
3.2 Pozicionimi dhe nivelimi
1. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë.
Sigurohuni që tapetet të mos pengojnë qarkullimin e ajrit poshtë pajisjes.
Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin apo pajisje të tjera.
3.3 Zorra e furnizimit me ujë
1. Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me pjesën e pasme të pajisjes.
2. Pozicionojeni atë majtas ose djathtas në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.
SHQIP
3.4 Shkarkimi i ujit
Zorra e shkarkimit duhet të pozicionohet në një lartësi jo më pak se 60 cm dhe jo më shumë se 100 cm nga dyshemeja.
Ju mund ta zgjasni zorrën e shkarkimit maksimumi 400 cm. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi dhe për zgjatues.
Zorra e shkarkimit mund të lidhet në mënyra të ndryshme:
1. Bëni një formë U-je me zorrën e shkarkimit dhe vendoseni rreth udhëzuesit prej plastike.
9
Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos jetë në pozicion vertikal.
3. Nëse është e nevojshme, lironi dadon unazë për ta vendosur në pozicionin e duhur.
4. Lidheni zorrën e furnizimit me ujë te rubineti i ujit të ftohtë me fileto 3/4".
2. Në cepin e një lavamani -
Shtrëngojeni udhëzuesin me rubinetin e ujit ose në mur.
Sigurohuni që drejtueset plastike të mos lëvizen dot kur pajisja shkarkon ujin.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje nga pjesët bashkuese.
Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e furnizimit me ujë është tepër e shkurtër. Kontaktoni me qendrën e shërbimit për zëvendësimin e zorrës së furnizimit të ujit.
Sigurohuni që fundi i zorrës së shkarkimit të mos jetë i zhytur në ujë. Mund të kthehet ujë i ndotur brenda në pajisje.
3. Në një tub vertikal me vrimë ajrimi
- Fusni zorrën e shkarkimit direkt në një tub shkarkimi. Referojuni figurës.
10 www.aeg.com
5. Pa udhëzuesin e zorrës plastike,
me një spigotë për lavaman -
Vendoseni zorrën e shkarkimit në spigotë dhe sigurojeni me një fashetë. Referojuni figurës.
Gryka e zorrës së shkarkimit duhet të ajroset gjithmonë, pra diametri i brendshëm i tubit të shkarkimit (min. 38 mm - min. 1,5") duhet të jetë më i madh se diametri i jashtëm i zorrës së shkarkimit.
4. Nëse fundi i zorrës të shkarkimit duket kështu (shihni figurën), mund ta shtyni direkt në tub.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të krijojë një hark për të parandaluar që copëzat të futen në pajisje nga lavamani.
6. Pozicionojeni zorrën direkt në një
tub shkarkimi të futur në murin e
dhomësdhe shtrëngojeni me fashetë.
4. AKSESORËT
4.1 E disponueshme në www.aeg.com/shop ose nga distributori i autorizuar
Vetëm aksesorët e duhur të miratuar nga AEG sigurojnë standardet e sigurisë së pajisjes. Nëse përdoren pjesë të pamiratuara, çdo pretendim do të shfuqizohet.
4.2 Seti i pllakave fiksuese
Nëse e instaloni pajisjen mbi plintë, sigurojeni me pllakat fiksuese.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me aksesorët.
4.3 Pajisja ndihmëse
SHQIP 11 setin e duhur të stivimit të prodhuar
dhe të miratuar nga AEG.
Verifikoni setin e përputhshëm të stivimit duke kontrolluar thellësinë e pajisjeve tuaja.
Seti i stivimit mund të përdoret vetëm me pajisjet e specifikuara në fletëpalosjen që jepet me aksesorin.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me pajisjen dhe aksesorin.
PARALAJMËRIM!
Mos e vini tharësen poshtë lavatriçes.
Tharësja e rrobave mund të vendoset mbi një lavatriçe vetëm duke përdorur
5. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
5.1 Veçoritë speciale
Lavatriçja juaj e re plotëson të gjitha kërkesat bashkëkohore për trajtimin efektiv të rrobave me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti dhe tregon kujdes për rrobat.
• Teknologjia ProSense rregullon automatikisht kohëzgjatjen e programit për rrobat në kazan për të arritur rezultatet më të mira në larje brenda kohës më të shkurtër të mundshme.
• Falë opsionit E butë Plus, zbutësi i rrobave shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në rroba dhe depërton thellë fibrat e rrobave duke favorizuar një butësi të përkryer.
12 www.aeg.com
5.2 Pamje e përgjithshme e pajisjes
1 2 3 8 9
4
5
6
10
11 12
7
1 Pjesa e sipërme
2
Foleja e detergjentit
3 Paneli i kontrollit
4
Doreza e derës
5 Etiketa e specifikimeve
6
Filtri i pompës së shkarkimit
7 Këmbët për nivelimin e pajisjes
6. PANELI I KONTROLLIT
6.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
8 Zorra e shkarkimit
9
Lidhja e tubit të futjes së ujit
10 Kablloja e furnizimit me energji
11
Bulonat e transportit
12 Suporti i zorrës
1
2 3
Program
Cottons
Synthetics
Delicates
Wool/Silk
Anti-Allergy
20 min. - 3 kg
Outdoor
Duvet
Sports
Drain/Spin
Eco
Soft Plus
4
5
12 11 10 9 8 7 6
SHQIP 13
1
Çelësi i programeve
2
Ekrani
3
Butoni me prekje Eco
4 Butoni me prekje i kursimit të kohës
5
Butoni me prekje i shpëlarjes
• Opsioni Shpëlarjes shtesë
• Kapërcimi i fazës së larjes -
Opsioni vetëm shpëlarje
6
Butoni me prekje i nisjes/ndërprerjes
7
Butoni me prekje i njollave/paralarjes
11
• Opsioni i njollave
• Opsioni i paralarjes
8
Butoni me prekje i shtyrjes së programit
9
Butoni me prekje i E butë Plus
10
Butoni me prekje i reduktimit të centrifugimit
Butoni me prekje i temperaturës
12
Butoni me shtypje i ndezjes/fikjes
6.2 Ekrani
MIX
Treguesi i ngarkesës maksimale. Treguesi pulson gjatë përllogaritjes së ngarkesës së rrobave.
Treguesi i derës së bllokuar.
Treguesi i shtyrjes së programit.
Treguesi dixhital mund të tregojë:
• Kohëzgjatja e programit (p.sh.
• Koha e shtyrjes (p.sh. ose ).
).
• Përfundimi i ciklit ( ).
• Kodi i paralajmërimit ( ).
Treguesi i fazës së larjes. Pulson gjatë fazës së paralarjes dhe të larjes.
Treguesi i fazës së shpëlarjes. Pulson gjatë fazës së shpëlarjes.
14 www.aeg.com
Opsioni i Shpëlarjes shtesë. Treguesi shfaqet mbi kur është vendosur një shpëlarje shtesë.
Treguesi i fazës së centrifugimit dhe shkarkimit. Pulson gjatë fazës së centrifugimit dhe shkarkimit.
Treguesi i bllokimit të sigurisë për fëmijët.
Treguesit e kursimit të energjisë. Treguesi shfaqet duke zgjedhur një program për të pambuktat në 40 °C ose 60 °C.
Treguesi i temperaturës. Treguesi shfaqet kur është vendosur një larje me ujë të ftohtë.
Treguesi i shpejtësisë së centrifugimit.
Treguesi i shpejtësisë pa centrifugim. Faza e centrifugimit është
çaktivizuar.
Treguesi i ndërprerjes së shpëlarjes.
Treguesi ekstra i heshtur.
Treguesi i kursimit të kohës.
7. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT
7.1 Ndezur/Fikur
Shtypja e këtij butoni për disa sekonda ju lejon të aktivizoni ose çaktivizoni pajisjen. Dëgjohen dy tinguj të ndryshëm gjatë ndezjes ose fikjes së pajisjes.
Ndërsa funksion i Pritjes aktive e
çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumin e energjisë në disa raste, mund t'ju nevojitet ta aktivizoni sërish pajisjen.
Për më shumë detaje, referojuni paragrafit "Pritja aktive" në kapitullin
"Përdorimi i përditshëm".
7.2 Hyrje
Opsionet/funksionet nuk mund të zgjidhet për gjithë programet e larjes.
Kontrolloni përputhshmërinë midis opsioneve/funksioneve dhe programeve të larjes në
"Tabelën e programeve". Një opsion/funksion mund të përjashtojë një tjetër, në këtë rast pajisja nuk ju lejon të vendosni së bashku opsione/funksione të papajtueshme.
Sigurohuni që ekrani dhe butonat me prekje të jenë gjithmonë të pastër dhe të thatë.
7.3 Temperatura
Kur përzgjidhni një program larjeje, pajisja propozon automatikisht një temperaturë të parazgjedhur.
Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur derisa të shfaqet vlera e dëshiruar e temperaturës në ekran.
Kur ekrani shfaq treguesit dhe pajisja nuk e ngroh ujin.
,
7.4 Centrifugimi
Kur vendosni një program, pajisja vendos automatikisht shpejtësinë maksimale të lejuar të centrifugimit.
Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur që të:
• Ulni shpejtësinë e centrifugimit.
Ekrani tregon vetëm shpejtësitë e disponueshme të centrifugimit për programin e vendosur.
• Aktivizoni funksionin e ndërprerjes
së shpëlarjes.
Nuk është kryer centrifugimi i fundit.
Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të shkarkohet për të evituar zhubrosjen e rrobave. Programi i larjes përfundon me ujë në kazan.
Ekrani shfaq treguesin . Dera qëndron e kyçur dhe kazani rrotullohet rregullisht për të reduktuar rrudhosjen. Për të zhbllokuar derën duhet të shkarkoni ujin.
Nëse prekni butonin Nisja/Pauza, pajisja kryen një fazë centrifugimi dhe shkarkon ujin.
Pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro 18 orësh.
• Aktivizoni opsionin Ekstra i
heshtur.
Të gjitha fazat e centrifugimit të ndërmjetme dhe përfundimtare anulohen dhe programi përfundon me ujë në kazan. Kjo ndihmon për të reduktuar rrudhosjen.
Ekrani shfaq treguesin . Dera qëndron e bllokuar. Kazani rrotullohet rregullisht për të reduktuar rrudhosjen.
Për të zhbllokuar derën duhet të shkarkoni ujin.
Duke qenë se programi është shumë i heshtur, është i përshtatshëm për t'u përdorur gjatë natës kur disponohen
SHQIP 15
edhe tarifa më të lira për energjinë elektrike. Në disa programe, shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Nëse prekni butonin Nisja/Pauza, pajisja kryen vetëm fazën e shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro 18 orësh.
7.5 Njolla/Paralarje
Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të aktivizuar njërin nga dy opsionet.
Treguesi përkatës shfaqet në ekran.
• Njolla
Zgjidheni këtë opsion për të shtuar një fazë kundër rrudhave në një program për të trajtuar me heqës njollash rrobat e ndotura shumë ose me njolla.
Derdheni heqësin e njollave në folenë
. Heqësi i njollave do të shtohet në fazën e duhur të programit të larjes.
Ky opsion nuk është i disponueshëm me një temperaturë më të ulët se
40°C.
• Paralarje
Përdoreni këtë funksion për të shtuar një fazë paralarjeje në 30 °C përpara fazës së larjes.
Ky opsion rekomandohet për rrobat e ndotura shumë, veçanërisht nëse përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe grimca të tjera të ngurta.
Opsionet mund të rrisin kohëzgjatjen e programit.
7.6 Shpëlarje
Me këtë buton ju mund të zgjidhni një nga opsionet e mëposhtme:
• Shpëlarje shtesë Opsioni
Ky opsion shton disa shpëlarje sipas programit të zgjedhur të larjes.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që janë alergjikë ndaj mbetjeve të detergjenteve dhe në zonat ku uji
është i butë.
16 www.aeg.com
Ky opsion rrit pak kohëzgjatjen e programit.
• Kapërcimi i fazës së larjes - Opsioni
Vetëm shpëlarje
Pajisja kryen vetëm fazën e shpëlarjes, të centrifugimit dhe të shkarkimit të programit të zgjedhur.
Treguesi korrespondues mbi butonin me prekje ndizet.
7.7 Eco
Opsioni Eco redukton konsumin e energjisë dhe ruan rezultate të mira në larje.
Vendoseni këtë opsion për rroba me ndotje të vogël ose normale në temperaturë 30°C ose më të lartë.
Uji dhe konsumi i energjisë mund të varen nga shkaqe të ndryshme, si p.sh.
presioni i ujit, fortësia dhe temperatura e tij, temperatura e ambientit, lloji dhe sasia e rrobave, opsionet e vendosura, shpejtësia e centrifugimit dhe luhatjet e tensionit në rrjetin elektrik. Ekrani shfaq treguesin .
Nëse zgjidhni programin Të pambuktat në 40°C ose
60°C dhe nuk janë vendosur opsione të tjera, ekrani tregon treguesin këto janë programet standarde të pambukut, programet më efikase në
; lidhje me konsumin e kombinuar të energjisë dhe ujit.
7.8 Kursimi i kohës
Me këtë opsion mund të ulni kohëzgjatjen e programit.
8. PROGRAMET
8.1 Tabela e programeve
Programet e larjes
Programi
Programet e larjes
Përshkrimi i programit
• Nëse rrobat kanë ndotje normale ose të vogël, këshillohet të shkurtoni programin e larjes. Prekni këtë buton
një herë për të ulur kohëzgjatjen.
• Në rast ngarkese më të vogël, prekni këtë buton dy herë për të vendosur një program shtesë të shpejtë.
Ekrani shfaq treguesin .
7.9 E butë Plus
Vendosni opsionin E butë Plus për të siguruar shpërndarjen e përkryer të zbutësit të rrobave dhe për të përmirësuar butësinë e rrobave.
Ky opsion rrit pak kohëzgjatjen e programit.
7.10 Vonesë në nisje
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e programit deri në një kohë më të të volitshme.
Prekni në mënyrë të përsëritur butonin për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha rritet me hapa prej 30 minutash deri në
90' dhe nga 2 orë deri në 20 orë.
Pas prekjes së butonit Nisja/Pauza, ekrani shfaq treguesin dhe pajisja fillon numërimin mbrapsht.
7.11 Nisja/Pauza
Shtypni butonin Nisja/Pauza për të filluar, vendosur në pauzë ose ndërprerë një program që është në punë.
SHQIP 17
Programi
Pambuk
Përshkrimi i programit
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së
energjisë. Sipas rregullores 1061/2010, programi Pambuk në
60 °C dhe programi Pambuk në 40 °C me opsionin janë përkatësisht «Programi standard i pambukut me 60°C» dhe
«Programi standard i pambukut me 40°C». Ato janë programet më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar për programin e zgjedhur.
Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. Ndotje normale.
Sintetike
Delikate
Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze dhe tekstile të
përziera kërkojnë larje më delikate. Ndotje normale.
Të leshta/Të mëndafshta
Antialergjik
20 min. - 3 kg
Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që lahen me
dorë dhe tekstile të tjera me simbolin e kujdesit "larje me dorë"
1)
.
Artikuj të bardhë të pambuktë. Ky program largon mikroorganizmat falë një faze larjeje me temperaturë që mbahet mbi 60°C për disa minuta. Kjo ndihmon në heqjen e mikrobeve, baktereve, mikro-organizmave dhe grimcave. Një fazë tjetër shpëlarjeje siguron heqjen e duhur të mbetjeve të detergjentit dhe polenit/substancave alergjike. Në këtë mënyrë, larja është më efikase.
Rrobat e pambukta dhe sintetike me pak ndotje ose të veshura një herë.
18 www.aeg.com
Programi
I jashtëm
Përshkrimi i programit
Mos përdorni zbutës rrobash dhe sigurohuni që kenë mbetur mbetje zbutësi në folenë e detergjentit.
Rroba që vishen jashtë, rroba pune, sportive, xhaketa të papërshkueshme nga uji, xhupa me shtresë të heqshme
me push ose me izolim të brendshëm. Ngarkesa e rekomanduar e larjes është 2 kg.
Ky program mund të përdoret gjithashtu si cikël për rikthimin e papërshkueshmërisë së ujit, projektuar veçanërisht për trajtimin e rrobave me shtresë hidrofobike. Për të kryer ciklin e rikthimit të papërshkueshmërisë së ujit, veproni si vijon:
• Zbrazeni detergjentin e larjes në folenë .
• Derdhni një restaurues special papërshkueshmërie për rroba në folenë e zbutësit të rrobave .
• Pakësoni ngarkesën e rrobave në 1 kg.
Për të përmirësuar më tej veprimin e restaurimit të papërshkueshmërisë së ujit, thajini rrobat në një tharëse rrobash duke vendosur programin e tharjes I jashtëm (nëse disponohet dhe nëse etiketa e rrobave lejon tharjen në tharëse rrobash).
Jorgan
Një batanije sintetike, rroba me mbushje, jorganë, xhupa
me pupla dhe artikuj të ngjashëm.
Artikuj sintetikë dhe delikatë
Sportiv
Shkarkim/Centrifugim
Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar ujin në kazan.
Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë
delikate.
1) Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë program.
Temperatura e programit, shpejtësia maksimale e centrifugimit dhe ngarkesa maksimale
Programi Temperatura e parazgjedhur
Gama e temperaturës
Shpejtësia referencë e centrifugimit
Gama e shpejtësisë së centrifugimit
Ngarkesa maksimale
Programet e larjes
Pambuk
40 °C
95 °C - I ftohtë
1400 rpm
1400 rpm - 400 rpm
8 kg
SHQIP 19
Programi Temperatura e parazgjedhur
Gama e temperaturës
40 °C
60 °C - I ftohtë
Sintetike
Delikate
40 °C
40 °C - I ftohtë
Të leshta/Të mëndafshta
40 °C
40 °C - I ftohtë
Shpejtësia referencë e centrifugimit
Gama e shpejtësisë së centrifugimit
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
Ngarkesa maksimale
3 kg
3 kg
1,5 kg
Antialergjik
60 °C
1400 rpm
1400 rpm - 400 rpm
8 kg
20 min. - 3 kg
30 °C
40 °C - 30 °C
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
3 kg
I jashtëm
30 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
2 kg
1)
1 kg
2)
Jorgan
40 °C
60 °C - I ftohtë
800 rpm
800 rpm - 400 rpm
3 kg
Sportiv
30 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
1200 rpm - 400 rpm
3 kg
Shkarkim/Centrifugim
3)
1400 rpm
1400 rpm
8 kg
1) Programi i larjes.
2) Programi i larjes dhe faza e kthimit të papërshkueshmërisë nga uji.
3) Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë shkarkimi.
20 www.aeg.com
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Opsionet
1)
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■ ■
■
■
■
■
■
3)
2)
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■
■ ■
■
■ ■
■
■
■
■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■
E butë Plus ■ ■ ■ ■ ■
1) Ky opsion nuk është i disponueshëm me temperaturë më të ulët se 40°C.
2) Ky opsion nuk është i disponueshëm me një temperaturë më të ulët se 30 °C.
3) Nëse vendosni kohëzgjatjen më të shkurtër, ne ju rekomandojmë që të pakësoni sasinë e ngarkesës.
Pajisja mund të ngarkohet plotësisht, por rezultatet e larjes mund të jenë më pak të kënaqshme.
■
■
SHQIP 21
8.2 Woolmark Apparel Care - Blu
Cikli i larjes për të leshtat në këtë pajisje
është miratuar nga The Woolmark Company për larjen e rrobave të leshta që mbajnë etiketën "për larje me dorë" nëse rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi i kësaj lavatriçeje. Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe proceseve të tjera të larjes në etiketën për kujdesin ndaj rrobave. M1511
Simboli Woolmark është markë certifikimi në shumë vende.
9. CILËSIMET
9.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
• Për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë opsion, prekni njëkohësisht butonat
dhe derisa treguesi të
ndizet/të fiket në ekran.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
• Pasi të prekni butonin Nisja/Pauza: të gjithë butonat dhe çelësi i programeve
çaktivizohen (përveç butonave
Ndezur/Fikur).
• Përpara se të prekni butonin Nisja/
Pauza: pajisja nuk mund të niset.
Pajisja e ruan përzgjedhjen e këtij opsioni pasi e fikni.
9.2 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien kur programi përfundon (sekuencë tingujsh për rreth 2 minuta).
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike, prekni njëkohësisht butonat
dhe për rreth 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet akustike, ato vazhdojnë të punojnë kur pajisja ka keqfunksionim.
9.3 Shpëlarja e përhershme shtesë
Me këtë funksion mund të keni në mënyrë të përhershme një shpëlarje shtesë kur vendosni një program të ri.
• Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë opsion, prekni butonat dhe njëkohësisht derisa treguesi përkatës
të ndizet/fiket.
Ekrani shfaq mbi
10. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që të gjitha bulonat e transportit të jenë hequr nga pajisja.
2. Sigurohuni që të disponohet energjia elektrike dhe që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Derdhni një sasi të vogël detergjenti në folenë e detergjentit të shënuar me .
4. Vendosni dhe startoni një program për të pambuktat në temperaturën më të lartë pa rroba në kazan.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e mundshme nga tamburi dhe kazani.
22 www.aeg.com
11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
11.3 Mbushja me detergjente dhe produkte suplementare
11.1 Aktivizimi i pajisjes
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Hapeni rubinetin e ujit.
3. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për pak sekonda për të aktivizuar pajisjen.
Bie një tingull i shkurtër (nëse aktivizohet). Çelësi i programit vendoset automatikisht te programi i Të pambuktave.
Ekrani shfaq ngarkesën maksimale, temperaturën e parazgjedhur, shpejtësinë maksimale të centrifugimit, treguesit e fazave që përbëjnë programin dhe kohëzgjatjen e ciklit.
11.2 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Shkundini artikujt përpara se t'i vendosni ato brenda pajisjes.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin pas tjetrit.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më shumë rroba sesa duhet.
4. Mbylleni derën mirë.
Dhomëza për fazën e paralarjes, programin e njomjes ose heqjen e njollave.
Ndarja për fazën e larjes.
Foleja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave, ngrirësit).
Niveli maksimal i sasisë së aditivëve të lëngshëm.
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të detergjentit, por rekomandojmë që të mos tejkaloni nivelin maksimal të treguar ( ). Kjo sasi garanton rezultatet më të mira në larje.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos mbeten rroba ndërmjet guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit ose i dëmtimit të rrobave.
Pas një cikli larjeje, nëse
është e nevojshme, hiqni mbetjet e detergjentit nga foleja e detergjentit.
11.4 Kontrolloni pozicionin e ndarëses
1. Tërhiqeni jashtë kutinë e detergjentit derisa të ndalojë.
2. Shtypeni levën për poshtë për ta hequr kutinë.
1
3. Për të përdorur detergjent pluhur, ktheni ndarësen për lart.
2
SHQIP 23
Me ndarësen në pozicionin
POSHTË:
• Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
• Mos hidhni më shumë detergjent të lëngshëm sesa kufiri i treguar në ndarëse.
• Mos e vendosni fazën e paralarjes.
• Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së programit.
5. Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe të zbutësit të rrobave.
6. Mbylleni me kujdes kutinë e detergjentit.
4. Për të përdorur detergjent të lëngshëm, ktheni ndarësen për poshtë.
Sigurohuni që ndarësja të mos krijojë bllokim kur të mbyllni sirtarin.
11.5 Vendosja e një programi
1. Rrotulloni çelësin e programeve për të zgjedhur programin e dëshiruar të larjes. Treguesi përkatës i programit ndizet.
Treguesi i butonit Nisja/Pauza pulson.
Ekrani shfaq ngarkesën maksimale të deklaruar për programin, temperaturën e parazgjedhur, shpejtësinë maksimale të centrifugimit, treguesit e fazave të larjes
(kur disponohet) dhe një kohëzgjatje informuese të programit.
2. Prekni butonat përkatës për të ndryshuar temperaturën dhe/ose shpejtësinë e centrifugimit.
3. Nëse dëshironi, vendosni një ose më shumë opsione duke prekur butonat përkatës. Treguesit përkatës ndizen
24 www.aeg.com
në ekran dhe informacioni i dhënë ndryshon përkatësisht.
Në rast se nuk është e
mundur një përzgjedhje, nuk ndizet asnjë tregues dhe dëgjohet një sinjal akustik.
11.6 Nisja e një programi me shtyrje programi
1. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës. Treguesi ndizet.
2. Prekni butonin Nisja/Pauza.
Pajisja fillon numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të numërimit mbrapsht.
Përllogaritja me PROSENSE fillon në përfundim të numërimit mbrapsht.
Anulimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Nisja/Pauza për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.
2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të tregojë .
3. Shtypni sërish butonin Nisja/Pauza për ta filluar programin menjëherë.
Ndryshimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht
Për të ndryshuar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Nisja/Pauza për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.
2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës.
3. Shtypni sërish butonin Nisja/Pauza për ta filluar numërimin e ri mbrapsht.
11.7 Nisja e një programi
Prekni butonin Nisja/Pauza për të filluar programin.
Treguesi përkatës ndalon së pulsuari dhe qëndron i ndezur.
Programi fillon, dera është e bllokuar.
Ekrani shfaq treguesin .
Pompa e shkarkimit mund të punojë pak përpara se pajisja të mbushet me ujë.
11.8 Dallimi i ngarkesës me
ProSense
Kohëzgjatja e programit në ekran i referohet një
ngarkese të mesme/të
lartë.
Pas prekjes së butonit Nisja/Pauza, fiket treguesi i ngarkesës maksimale të deklaruar, treguesi pulson, ProSense fillon dallimin e ngarkesës së rrobave:
1. Pajisja e dallon ngarkesën brenda 30 sekondave të para: treguesi dhe pikat e kohës pulsojnë, kazani rrotullohet ngadalë.
2. Në përfundim të dallimit të ngarkesës, treguesi fiket dhe pikat e kohës ndalojnë së pulsuari.
Kohëzgjatja e programit do të rregullohet përkatësisht dhe mund të rritet ose ulet. Pas 30 sekondave të tjera, fillon mbushja me ujë.
Në përfundim të dallimit të ngarkesës, në
rast mbingarkese të kazanit, treguesi
pulson në ekran:
Në këtë rast, për 30 sekonda, pajisja mund të vendoset në pauzë dhe mund të hiqen rrobat e tepërta.
Pasi hiqen rrobat e tepërta, prekni butonin Nisja/Pauza për të nisur sërish programin. Faza ProSense mund të përsëritet deri në tre herë (shikoni pikën
1).
E rëndësishme! Nëse nuk do të reduktohet sasia e rrobave, programi i larjes fillon gjithsesi, pavarësisht mbingarkesës. Në këtë rast, nuk do të
jetë e mundur që të garantohen rezultatet më të mira të larjes.
Pas 20 minutash pas nisjes së programit, kohëzgjatja e programit mund të përshtatet sërish në varësi të kapacitetit të thithjes së ujit nga rrobat.
Dallimi me ProSense kryhet vetëm me programet e plota të larjes (nuk zgjidhet fazë kapërcimi).
11.9 Treguesit e fazës së programit
Kur programi niset, treguesi i fazës që
është në punë pulson dhe treguesit e tjerë të fazave ndihen në mënyrë të qëndrueshme.
P.sh. është në punë faza e larjes ose e paralarjes: .
Kur faza përfundon, treguesi përkatës ndalon pulsimin dhe është i qëndrueshëm. Treguesi i fazës tjetër fillon të pulsojë.
P.sh. është në punë faza e shpëlarjes:
.
11.10 Ndërprerja e programit dhe ndryshimi i opsioneve
Kur programi është në punë, mund të ndryshoni vetëm disa opsione:
1. Prekni butonin Nisja/Pauza .
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndrysho opsionet. Informacioni i dhënë në ekran ndryshon përkatësisht.
3. Prekni sërish butonin Nisja/Pauza
.
Programi i larjes vazhdon.
11.11 Anulimi i një programi në funksionim
1. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
SHQIP 25
2. Shtypni sërish butonin Ndezur/Fikur për ta aktivizuar pajisjen.
Tani, ju mund të vendosni një program të ri larjeje.
Nëse faza ProSense është kryer tashmë dhe ka nisur tashmë mbushja me ujë, programi i ri fillon pa
përsëritur fazën ProSense.
Uji dhe detergjenti nuk shkarkohen për të shmangur shpenzimet.
11.12 Hapja e derës - Shtimi i rrobave
Kur një program ose shtyrje programi
është në punë, dera e pajisjes është e kyçur.
Nëse temperatura dhe niveli i ujit në kazan janë shumë të larta dhe/ose kazani vazhdon të rrotullohet, ju nuk mund ta hapni derën.
1. Prekni butonin Nisja/Pauza.
Në ekran fiket treguesi përkatës i bllokimit të derës.
2. Hapni derën e pajisjes. Nëse është e nevojshme, shtoni ose hiqni artikujt.
3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Nisja/Pauza.
Vazhdon programi ose shtyrja e programit.
4. Dera mund të hapet kur programi përfundon ose vendosni programin
Shkarkim/Centrifugim dhe më pas shtypni butonin Nisja/Pauza.
11.13 Përfundimi i programit
Kur programi të ketë përfunduar, pajisja fiket automatikisht. Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).
Në ekran të gjithë treguesit e fazave të larjes bëhen të qëndrueshëm dhe fusha e kohës tregon .
Treguesi i butonit Nisja/Pauza fiket.
Dera shkyçet dhe treguesi fiket.
1. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të
çaktivizuar pajisjen.
26 www.aeg.com
Pesë minuta pas përfundimit të programit, funksioni i kursimit të energjisë e çaktivizon automatikisht pajisjen.
Kur e aktivizoni pajisjen përsëri, ekrani tregon fundin e programit të fundit të përzgjedhur. Rrotullojeni
çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.
2. Nxirrni nga pajisja rrobat.
3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
4. Mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur, për të parandaluar mykun dhe erërat e pakëndshme.
5. Mbyllni rubinetin e ujit.
11.14 Shkarkimi i ujit pas përfundimit të ciklit
Nëse keni zgjedhur një program ose një opsion që nuk e zbraz ujin e shpëlarjes së fundit, programi përfundon, por:
• Ekrani shfaq treguesin , treguesin e opsioneve ose dhe treguesin e derës së mbyllur . Treguesi i fazës që është në punë pulson.
• Kazani vazhdon të rrotullohet me intervale të rregullta për të parandaluar rrudhat te rrobat.
• Dera qëndron e bllokuar.
• Për të hapur derën duhet të shkarkoni ujin:
1. Nëse është e nevojshme, prekni butonin Centrifugimi për të ulur shpejtësinë e centrifugimit të propozuar nga pajisja.
2. Prekni butonin Nisja/Pauza:
• Nëse keni vendosur , pajisja shkarkon ujin dhe kryen centrifugimin.
12. UDHËZIME DHE KËSHILLA
• Nëse keni vendosur , pajisja vetëm shkarkon ujin.
Treguesi i opsioneve ose fiket, ndërsa treguesi pulson dhe më pas fiket.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe treguesi i bllokimit të derës të fiket, ju mund ta hapni derën.
4. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për disa sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
Në çdo rast, pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro
18 orësh.
11.15 Opsioni i Pritjes aktive
Funksioni i Pritjes aktive çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumimin e energjisë kur:
• Mos e përdorni pajisjen për 5 minuta përpara se të prekni butonin Nisja/
Pauza.
Shtypni butonin Ndezur/Fikur për ta aktivizuar pajisjen sërish.
• 5 minuta pas përfundimit të programit të larjes
Shtypni butonin Ndezur/Fikur për ta aktivizuar pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program ose opsion që përfundon me ujë në kazan, funksioni i
Pritjes aktive nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju kujtuar të shkarkoni ujin.
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
12.1 Ngarkesa e rrobave
• Ndajini rrobat në: të bardha, me ngjyra, sintetike, delikate dhe të leshta.
• Zbatoni udhëzimet e larjes në etiketat e kujdesit te rrobat.
• Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe ato me ngjyrë.
• Disa rroba me ngjyra mund të zbehen gjatë larjes së parë. Rekomandojmë që t’i lani ato veçmas dy-tri herët e para.
• Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa, të leshtat dhe veshjet me stampa.
• Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.
• Lajini njollat e vështira me detergjent të veçantë.
• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e tyre dhe futini perdet në një qese për larje apo këllëf jastëku.
• Mos lani rroba pa tegela ose me prerje. Përdorni një trastë larjeje për të larë rroba të vogla dhe/ose delikate
(p.sh. sytjena me tela, rripa, streçe, lidhëse këpucësh, fjongo etj.).
• Një ngarkesë shumë e vogël mund të shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës së centrifugimit duke çuar në dridhje të tepërta. Nëse ndodh kjo:
a. ndërprisni programin dhe hapni derën (referojuni kapitullit
“Përdorimi i përditshëm”);
b. rishpërndajeni me dorë ngarkesën në mënyrë që rrobat të shpërndahen njëtrajtësisht nëpër kazan;
c. shtypni butonin Nisja/Pauza.
Faza e centrifugimit vazhdon.
• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhni rripat, kordonët, lidhëset e këpucëve, fjongot dhe çdo element tjetër të lirshëm.
• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
12.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i trajtoni përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
SHQIP 27
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
12.3 Detergjentet dhe trajtimet e tjera
• Përdorni vetëm detergjente dhe trajtime të tjera të prodhuara posaçërisht për lavatriçe:
– detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e rrobave, duke përfshirë delikatet. Preferohen detergjente pluhur që përmban zbardhues për higjienizimin e të bardhave dhe rrobave të palara
– detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60 °C maksimumi) për të gjitha llojet e rrobave ose të posaçme vetëm për të leshtat.
• Mos i përzieni llojet e ndryshme të detergjenteve.
• Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më shumë detergjent sesa sasia e rekomanduar.
• Ndiqni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i detergjenteve ose trajtimeve tò tjera pa tejkaluar nivelin e treguar maksimal ( ).
• Përdorni detergjentet e rekomanduara për llojin dhe ngjyrën e pëlhurës, programin, temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
12.4 Këshilla ekologjike
• Vendosni një program pa fazën e paralarjes për të larë rroba me ndotje normale.
• Gjithmonë fillojeni një program larjeje me ngarkesën maksimale të lejuar të rrobave.
• Nëse përdorni trajtimin paraprak të njollave ose përdorni një heqës njollash, vendosni një program me temperaturë të ulët.
• Që të përdorni sasinë e duhur të detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni paragrafit "Fortësia e ujit".
28 www.aeg.com
12.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni aditivë për zbutje uji. Në zonat ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i zbutësit të ujit.
13. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
13.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë. Thajini plotësisht të gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës boje ose produkte kimike.
KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqet metalike me detergjent me bazë klori.
13.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të kontrolluar për çmërs.
Detergjentet standarde përmbajnë agjentë për zbutjen e ujit, por rekomandojmë që herë pas here të vini në punë një cikël me kazan bosh dhe një produkt kundër çmërsit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
13.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:
Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të aditivit për zbutje të ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
• Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
• Zgjidhni programin e të pambuktave me temperaturën më të lartë, ose përdorni programin Pastrimi i pajisjes nëse disponohet. Shtoni një sasi të vogël detergjenti pluhur në kazanin bosh, për të shpëlarë mbetjet që mund të mbetur.
13.4 Guarnicioni i derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe hiqni të gjitha objektet nga pjesa e brendshme.
13.5 Pastrimi i kazanit
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të parandaluar grimcat e ndryshkut.
Për pastrim të plotë:
1. Pastroni kazanin me produkte speciale për çelik inoks.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.
2. Vini në punë një program të shkurtër për të pambukta me temperaturë të lartë ose përdorni programin Pastrimi i pajisjes nëse disponohet. Shtoni një sasi të vogël detergjenti pluhur në kazanin bosh, për të shpëlarë mbetjet që mund të mbetur.
SHQIP 29
13.6 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Për të parandaluar depozitimet e mundshme të detergjenteve të thara apo zbutësit të rrobave dhe/ose formimin e mykut në sirtarin e detergjentit, herë pas here kryeni procedurën e mëposhtme të pastrimit:
1. Hapni sirtarin. Shtypni kapësen poshtë siç tregohet në figurë dhe tërhiqeni.
1
4. Futeni sirtarin e detergjentit në binaret udhezues dhe mbylleni. Vini në punë një program shpëlarjeje pa rroba në kazan.
2
2. Hiqni pjesën e sipërme të folesë së adititivit për të ndihmuar pastrimin dhe për ta larë në ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, për të hequr gjurmët e detergjentit të akumuluar. Pas pastrimit, vendoseni sërish pjesën e sipërme në vendin e vet.
3. Sigurohuni që të gjitha mbetjet e detergjentit të hiqen nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e folesë.
Përdorni një furçë të vogël për të pastruar folenë.
13.7 Pastrimi i pompës së shkarkimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni spinën nga priza elektrike.
Kontrolloni rregullisht filtrin e pompës së shkarkimit dhe sigurohuni që të jetë e pastër.
Pastrojeni pompën e shkarkimit nëse:
• Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Kazani nuk rrotullohet.
• Pajisja bën një zhurmë të pazakontë për shkak të bllokimit të pompës së shkarkimit.
• Në ekran shfaqet kodi i alarmit .
30 www.aeg.com
PARALAJMËRIM!
• Mos e hiqni filtrin gjatë kohës që pajisja është në punë.
• Mos e pastroni pompën nëse uji në pajisje është i nxehtë. Prisni derisa uji të ftohet
Vazhdoni si më poshtë për të pastruar pompën:
1. Hapni kapakun e pompës.
2
1
2. Vendosni një enë të përshtatshme poshtë pompës së shkarkimit për të mbledhur ujin që del prej aty.
3. Hapeni grykën nga poshtë. Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së filtrit.
5. Kur ena të jetë mbushur plot me ujë, kthejeni filtrin në vend dhe boshatiseni enën.
6. Përsëritni hapat 4 dhe 5 derisa uji të ndalojë daljen.
7. Rrotullojeni filtrin në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta
çmontuar.
1
2
4. Rrotullojeni filtrin 180 gradë në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta hapur, pa e hequr. Lëreni ujin të dalë.
8. Nëse është e nevojshme, hiqni pushin dhe objektet nga foleja e filtrit.
9. Sigurohuni që helika e pompës të mund të rrotullohet. Nëse nuk rrotullohet, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
10. Pastroni filtrin poshtë rubinetit të ujit.
SHQIP 31
1
2
3
11. Vendoseni sërish filtrin në udhëzuesit e veçantë duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që filtri të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhjet.
2
2. Hiqni zorrën e furnizimit me uje nga pajisja duke liruar dadon e fashetës.
1
12. Mbyll kapakun e pompës.
3. Pastroni filtrin e valvulës në pjesën e pasme të pajisjes me furçë.
2
1
13.8 Pastrimi i zorrës së hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës
Rekomandohet që të pastroni të dy filtrat e zorrës së hyrjes së ujit dhe të valvulës herë pas here për të hequr depozitimet që grumbullohen me kalimin e kohës:
1. Hiqni zorrën e hyrjes nga rubineti dhe pastroni filtrin.
4. Kur e lidhni zorrën me pjesën e pasme të pajisjes, rrotullojeni në të majtë ose të djathtë (jo në pozicion vertikal) në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.
32 www.aeg.com
20°
45°
13.9 Shkarkimi i emergjencës
Nëse pajisja nuk mund ta shkarkojë ujin, kryeni të njëjtën procedurë që përshkruhet në paragrafin "Pastrimi i pompës së shkarkimit". Nëse është e nevojshme, pastroni pompën.
13.10 Masat paraprake të parandalimit të brymës
Nëse pajisja është e instaluar në një zonë ku temperatura mund të arrijë vlera
14. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
rreth 0° C ose të bjerë më poshtë, hiqni ujin e mbetur nga zorra e hyrjes së ujit dhe pompa e shkarkimit.
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes së ujit në një enë dhe lëreni ujin të rrjedhë nga zorra.
4. Zbrazni pompën e shkarkimit.
Referojuni procedurës së shkarkimit të emergjencës.
5. Kur pompa e shkarkimit të jetë e zbrazur, vendosni përsëri zorrën e hyrjes së ujit.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që temperatura të jetë më e lartë se 0 °C përpara se ta përdorni sërish pajisjen.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga temperaturat e ulëta.
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
•
•
14.1 Hyrje
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.
Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (referojuni tabelës). Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Në rast problemesh të mëdha, bien sinjalet akustike, ekrani tregon një
kod alarmi dhe butoni Nisja/Pauza
mund të pulsojë në mënyrë të vazhdueshme:
- Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.
Niseni pajisjen sërish duke shtypur butonin Nisja/Pauza. Pas 5 sekondash, dera do të zhbllokohet.
- Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• - Dera e pajisjes është e hapur ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi kontrolloni derën!
Nëse pajisja është e mbingarkuar, hiqni disa artikuj nga kazani dhe/ose mbani shtypur derën dhe prekni butonin
Nisja/Pauza derisa treguesi të ndalojë së pulsuari (shikoni figurën më poshtë).
SHQIP 33
•
•
- Furnizimi me rrymë është i paqëndrueshëm. Prisni derisa furnizimi me rrymë të bëhet i qëndrueshëm.
- Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes.
Fikeni dhe ndizeni sërish.
Programi nuk ka përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët.
Nëse shfaqet sërish kodi i alarmit, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
14.2 Defektet e mundshme
• - Pajisja kundër përmbytjes
është e aktivizuar. Shkëpusni pajisjen dhe mbyllni rubinetin e ujit. Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIM!
Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.
Problemi
Programi nuk fillon.
Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.
Pajisja mbushet me ujë dhe e shkarkon atë menjëherë
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Zgjidhja e mundshme
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë siguresë të prishur.
• Sigurohuni që Nisja/Pauza të jetë prekur.
• Nëse caktohet vonesa në nisje e programit, anulojeni cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i ndezur.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që zorra e furnizimit me ujë të mos jetë e përdredhur, e dëmtuar ose e përthyer.
• Sigurohuni që lidhja e zorrës së hyrjes së ujit të jetë e saktë.
• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të jetë në pozicionin e duhur. Zorra mund të jetë pozicionuar shumë poshtë.
Shihni kapitullin “Udhëzime instalimi”.
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e përdredhur ose e përthyer.
• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse
është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit
“Kujdesi dhe pastrimi”.
• Sigurohuni që lidhja e zorrës së shkarkimit të jetë e saktë.
• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni programin pa fazën e shkarkimit.
• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni një opsion që përfundon me ujë në kazan.
34 www.aeg.com
Problemi
Faza e centrifugimit nuk funksionon ose cikli i larjes zgjat më shumë sesa zakonisht.
Ka rrjedhur ujë në dysheme.
Zgjidhja e mundshme
• Vendosni programin e centrifugimit.
• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse
është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit
“Kujdesi dhe pastrimi”.
• Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni sërish fazën e centrifugimit. Ky problem mund të shkaktohet nga probleme ekuilibri.
• Sigurohuni që bashkueset e zorrëve të ujit të jenë shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji.
• Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit dhe zorra e shkarkimit të mos kenë dëmtime.
• Sigurohuni që të përdorni detergjentin e duhur dhe sasinë e duhur të tij.
Dera e pajisjes nuk mund të hapet.
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë dhe dridhet.
Kohëzgjatja e programit ngrihet ose ulet gjatë punës së programit.
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme.
Ka shumë shkumë në kazan gjatë ciklit të larjes.
• Sigurohuni që të jetë zgjedhur një program larjeje që përfundon me ujë në kazan.
• Sigurohuni që programi i larjes ka përfunduar.
• Vendosni programin e shkarkimit ose të centrifugimit nëse ka ende ujë në kazan.
• Sigurohuni që pajisja furnizohet me energji.
• Ky problem mund të shkaktohet nga një defekt i pajisjes.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.
Nëse ju duhet të hapni derën, ju lutemi të lexoni me kujdes
“Hapja e derës në rast emergjence”.
• Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni kapitullin “Udhëzime instalimi”.
• Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat e transportit. Shihni kapitullin “Udhëzime instalimi”.
• Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të jetë tepër e vogël.
• Funksioni SensiCare është në gjendje të përshtatë kohëzgjatjen e programit sipas llojit dhe sasisë së rrobave.
Referojuni paragrafit “Dallimi i ngarkesës me ProSense” në kapitullin “Përdorimi i përditshëm”.
• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
• Përdorni produkte të veçanta për të hequr njollat e vështira përpara se të lani rrobat.
• Sigurohuni që të vendosni temperaturën e duhur.
• Pakësoni ngarkesën e rrobave.
• Reduktoni sasinë e detergjentit.
Pas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi. Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
SHQIP 35
15. VLERAT E KONSUMIT
Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit, tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.
Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për të përmirësuar cilësinë e produktit.
Gjatë programit të larjes, teknologjia Prosense mund të ndryshojë kohëzgjatjen e larjes dhe vlerat e konsumit. Për më shumë detaje, shikoni paragrafin "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në kapitullin
"Përdorimi i përditshëm".
Programet
Pambuk 60°C
Pambuk 40°C
Sintetike 40°C
Delikate 40°C
Të leshta/Të mëndafshta
30°C
1,5
Programet standarde të pambukut
Program standard për pambukun 60°C
Program standard për pambukun 60°C
Program standard për pambukun 40°C
1) Në fund të fazës së centrifugimit.
8
4
4
8
8
3
3
Ngarke sa (kg)
Konsumi i energjisë
(kWh)
Konsumi i ujit (litra)
Kohëzgjat ja e përafërt e programit
(minuta)
Lagështir a e mbetur
(%)
1)
1,40
1,00
0,60
0,5
75
75
56
59
210
210
140
90
52
52
35
35
0,40
0,66
0,42
0,38
62
52
40
40
75
282
225
223
30
52
52
52
Regjimi fikur (W)
0.30
Regjimi lënë ndezur (W)
0.30
36 www.aeg.com
Regjimi fikur (W) Regjimi lënë ndezur (W)
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implementuese
2009/125/EC të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
16. TË DHËNAT TEKNIKE
Përmasat
Lidhja elektrike
Gjerësia / Lartësia /
Thellësia / Thellësia totale
Tensioni
Fuqia totale
Siguresa
Frekuenca
Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë sigurohet nga kapaku mbrojtës, përveç rastit kur pajisja me tension të ulët nuk ka mbrojtje kundër lagështisë
600 mm/ 850 mm/ 571 mm/ 600 mm
230 V
2200 W
10 A
50 Hz
IPX4
Presioni i furnizimit me ujë
Minimumi
Maksimumi
0,5 bar (0,05 MPa)
8 bar (0,8 MPa)
Ujë i ftohtë
Furnizimi me ujë
1)
Ngarkesa maksimale Pambuk
Kategoria e efikasitetit energjetik
8 kg
A+++
Shpejtësia e centrifugimit
Shpejtësia maksimale e rrotullimit
1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit me një rubinet me filetim 3/4'' .
1351 rpm
17. UDHËZUES I SHPEJTË
17.1 Përdorimi i përditshëm
Futeni spinën në prizën elektrike.
Hapeni rubinetin e ujit.
Futni rrobat në pajisje.
Derdhni detergjentin dhe çdo trajtim tjetër në ndarjen përkatëse të folesë së detergjentit.
1
2 3
1
2
SHQIP
1. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të aktivizuar pajisjen. Rrotulloni çelësin e programeve për të vendosur programin e dëshiruar.
2. Vendosni opsionet e dëshiruara (1) përmes butonave korrespondues me prekje. Për të nisur programin, prekni butonin Nisja/Pauza (2).
3. Pajisja fillon punën.
Në përfundim të programit, hiqni rrobat.
Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të
çaktivizuar pajisjen.
17.2 Pastrimi i filtrit të pompës së shkarkimit
37
1 2 3
180˚
1
2
Pastrojeni filtrin rregullisht dhe, veçanërisht, nëse shfaqet kodi ekran.
17.3 Programet
Programet
Pambuk
Sintetike
Delikate
në
Ngarkesa
8 kg
3 kg
3 kg
Përshkrimi i produktit
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh të përziera.
Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze, poliestër.
Të leshta/Të mëndafshta
Antialergjik
20 min. - 3 kg
1,5 kg
8 kg
Të leshta që lahen me lavatriçe, të leshta që lahen me dorë dhe tekstile delikate.
Artikuj të bardhë të pambuktë. Ky program ndihmon në heqjen e mikrobeve dhe baktereve.
Tekstile sintetike dhe të përziera. Artikuj të ndotur pak dhe rroba për të rifreskuar.
I jashtëm
Jorgan
Sportiv
3 kg
2 kg
1)
1 kg
2)
3 kg
3 kg
Rroba sportive moderne që vishen jashtë.
Një batanije sintetike, mbulesë krevati, jorgan.
Veshje sportive.
38 www.aeg.com
Programet Ngarkesa Përshkrimi i produktit
Shkarkim/Centrifugim
8 kg
Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë delikate. Program për të centrifuguar dhe për të shkarkuar ujin.
1) Programi i larjes.
2) Programi i larjes dhe faza e kthimit të papërshkueshmërisë nga uji.
18. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS
RREGULLORES SË BE-SË 1369/2017
Marka tregtare
Modeli
Kapaciteti nominal në kg
Fleta e informacionit të produktit
AEG
L6FBG48S, PNC914913046
8
A+++ Klasi i efikasitetit të energjisë
Konsumi i energjisë në vit në kWh, bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60 °C dhe
40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumi i regjimeve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.
Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut
60°C me ngarkesë të plotë në kWh
137
0,66
Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut
60°C me ngarkesë të pjesshme në kWh
Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut
40°C me ngarkesë të pjesshme në kWh
Konsumi i energjisë në regjimin e fikur në W
Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur në W
Konsumi i ujit në vit në litra, bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60 °C dhe
40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.
Klasi i efikasitetit të tharjes me centrifugim në një shkallë nga G (më pak efikase) në A (më efikase)
Shpejtësia maksimale e centrifugimit në rpm
Përmbajtja e lagështisë së mbetur në %
0,42
0,38
0,30
0,30
9999
B
1351
52
SHQIP 39
“Programi standard i pambukut 60 °C” dhe “programi standard i pambukut 40 °C” janë programe standarde larjeje me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe në fletë, këto programe janë të përshtatshme për të pastruar rroba të pambukta me ndotje normale dhe janë programet më efikase në konsumimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe ujit.
Koha e programit të programit standard të pambukut
60°C me ngarkesë të plotë në minuta
Koha e programit të programit standard të pambukut
60°C me ngarkesë të pjesshme në minuta
Koha e programit të “programit standard të pambukut
40°C” me ngarkesë të pjesshme në minuta
Kohëzgjatja e regjimit të lënë ndezur në minuta
Emetimet e zhurmës akustike në ajër në db(A) në larje
Emetimet e zhurmës akustike në ajër në db(A) në centrifugim
Pajisje inkaso Po/Jo
-
282
225
223
5
50
74
Jo
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implementuese
2009/125/KE të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
19. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
*
www.aeg.com/shop
advertisement
* Your assessment is very important for improving the workof artificial intelligence, which forms the content of this project