AEG L6FBI48S User manual

AEG L6FBI48S User manual

L6FBI48S

USER

MANUAL

SQ Udhëzimet për përdorim

Lavatriçe

2 www.aeg.com

PËRMBAJTJA

1. TË DHËNA PËR SIGURINË................................................................................. 3

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.............................................................................. 5

3. INSTALIMI.............................................................................................................6

4. AKSESORËT...................................................................................................... 10

5. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................11

6. PANELI I KONTROLLIT......................................................................................12

7. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT.........................................................13

8. PROGRAMET ....................................................................................................15

9. CILËSIMET......................................................................................................... 18

10. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................19

11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM........................................................................... 19

12. UDHËZIME DHE KËSHILLA.............................................................................23

13. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 24

14. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE............................................................................29

15. VLERAT E KONSUMIT.....................................................................................32

16. TË DHËNAT TEKNIKE..................................................................................... 33

17. UDHËZUES I SHPEJTË...................................................................................34

18. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS RREGULLORES SË BE-

SË 1369/2017......................................................................................................... 35

PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.aeg.com/webselfservice

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.

Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin

SHQIP

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. TË DHËNA PËR SIGURINË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.

Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.

Mbajini detergjentet larg fëmijëve.

Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.

Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.

Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:

3

4 www.aeg.com

– në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune; nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe ambiente të tjera banimi;

– në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe apartamentesh ose në lavanderi.

Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 8 kg

(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").

Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa).

Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë tjetër dyshemeje.

Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga qendra e autorizuar e shërbimit.

Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.

Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.

Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.

Nëse tharësja e rrobave vendoset mbi një lavatriçe, sigurohuni të përdorni setin e duhur të montimit të miratuar nga AEG (shikoni më shumë detaje në kapitullin "Aksesorët - seti i montimit").

SHQIP

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

Instalimi duhet të jetë në përputhje me rregulloret përkatës kombëtare.

• Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit duke përfshirë furçën prej gome dhe distancatorin plastik.

• Mbajini bulonat e transportit në një vend të sigurt. Nëse pajisja do të transportohet në të ardhmen, ata duhet të vendosen për të bllokuar kazanin për të parandaluar dëmtimet e brendshme.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë.

Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.

• Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen kur temperatura mund të jetë më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.

• Zona e dyshemesë ku do të instalohet pajisja duhet të jetë e sheshtë, e qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë dhe e pastër.

• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe dyshemesë të qarkullojë ajër.

• Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin e saj të përhershëm të punës, kontrolloni që të jetë saktësisht e niveluar me ndihmën e një niveluesi.

Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç duhet.

• Mos e instaloni pajisjen direkt mbi një piletë në dysheme.

• Mos spërkatni ujë mbi pajisje dhe mos e ekspozoni atë ndaj lagështirës së tepërt.

• Mos e instaloni pajisjen në një vend ku dera e pajisjes nuk mund të hapet plotësisht.

• Mos vendosni një enë të mbyllur për të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e

Autorizuar të Shërbimit për t'u siguruar se cilët aksesorë mund të përdoren.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Pajisja duhet tokëzuar.

• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.

• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.

• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e furnizimit me energji duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga

Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.

• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.

• Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën e rrymës me duar të lagura.

• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike.

Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.

• Kjo pajisje është në përputhje me

Direktivat E.E.C.

2.3 Lidhja e ujit

• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.

• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.

• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.

• Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e furnizimit me ujë është tepër e shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e

Autorizuar të Shërbimit për zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së ujit.

• Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për

5

6 www.aeg.com

shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikë.

• Ju mund ta zgjasni zorrën e shkarkimit maksimumi 400 cm.

Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi dhe për zgjatues.

2.4 Përdorimi

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje, goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të pajisjes.

• Zbatoni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.

• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

• Sigurohuni që të keni hequr të gjitha objektet metalike nga rrobat.

• Mos lani pëlhura që janë të ndotura shumë me vajra, graso apo substanca të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini paraprakisht këto pëlhura me dorë përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.

3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

3.1 Heqja e paketimit

PARALAJMËRIM!

Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit përpara se të instaloni pajisjen.

PARALAJMËRIM!

Përdorni doreza.

1. Përdorni një prerëse për të prerë shtresën e jashtme.

• Mos e prekni xhamin e derës gjatë kohës që një program është në punë e sipër. Xhami mund të nxehet.

2.5 Shërbimi

• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.

• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.

2.6 Eliminimi i pajisjes

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe ai me ujë.

• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.

• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.

• Hidheni pajisjen në përputhje me kërkesat lokale për hedhjen e pajisjeve mbeturina elektrike dhe elektronike (WEEE).

2. Hiqni veshjen e jashtme.

SHQIP 7

3. Hiqni pjesën e jashtme prej kartoni dhe materialet prej polistireni të paketimit.

1

4. Hapni derën dhe hiqni pjesën prej polistireni nga guarnicioni i derës dhe të gjithë artikujt nga kazani.

2

8. Ngrijeni pajisjen në pozicion vertikal.

5. Vendoseni elementin e përparmë paketues prej polistireni mbi dysheme pas pajisjes.

6. Uleni me kujdes pajisjen, nga pjesa e pasme.

Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët.

9. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës.

Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për shkak të testimit të pajisjes me ujë në fabrikën e prodhimit.

7. Hiqni mbrojtësen prej polistireni nga pjesa e poshtme.

10. Hiqni tre bulonat duke përdorur

çelësin e marrë me pajisjen.

8 www.aeg.com

11. Nxirrni distancatorët plastikë.

12. Vendosni nëpër vrima tapat plastike që do të gjeni në qesen e manualit të përdorimit.

x4

Pajisja duhet të jetë e niveluar dhe e palëvizshme.

Rregullimi i duhur i nivelit të pajisjes parandalon dridhjet, zhurmat dhe lëvizjen e pajisjes kur është në punë.

Kur pajisja është e instaluar mbi një plintë apo nëse mbi lavatriçe është vendosur një tharëse rrobash, përdorni aksesorët e përshkruar në kapitullin "Aksesorët". Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me pajisjen dhe aksesorin.

Rekomandojmë që të mbani të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit për çdo rast kur ju duhet ta zhvendosni pajisjen.

3.2 Pozicionimi dhe nivelimi

1. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë.

Sigurohuni që tapetet të mos pengojnë qarkullimin e ajrit poshtë pajisjes.

Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin apo pajisje të tjera.

2. Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për të rregulluar nivelin.

PARALAJMËRIM!

Mos vendosni karton, dru apo materiale të tjera poshtë këmbëzave të pajisjes për të rregulluar nivelin.

3.3 Zorra e furnizimit me ujë

1. Lidhni zorrën e hyrjes së ujit me pjesën e pasme të pajisjes.

2. Pozicionojeni atë majtas ose djathtas në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.

SHQIP

Ju mund ta zgjasni zorrën e shkarkimit maksimumi 400 cm. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi dhe për zgjatues.

Zorra e shkarkimit mund të lidhet në mënyra të ndryshme:

1. Bëni një formë U-je me zorrën e shkarkimit dhe vendoseni rreth udhëzuesit prej plastike.

9

Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos jetë në pozicion vertikal.

3. Nëse është e nevojshme, lironi dadon unazë për ta vendosur në pozicionin e duhur.

4. Lidheni zorrën e furnizimit me ujë te rubineti i ujit të ftohtë me fileto 3/4".

2. Në cepin e një lavamani -

Shtrëngojeni udhëzuesin me rubinetin e ujit ose në mur.

Sigurohuni që drejtueset plastike të mos lëvizen dot kur pajisja shkarkon ujin.

KUJDES!

Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje nga pjesët bashkuese.

Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse zorra e furnizimit me ujë është tepër e shkurtër. Kontaktoni me qendrën e shërbimit për zëvendësimin e zorrës së furnizimit të ujit.

3.4 Shkarkimi i ujit

Zorra e shkarkimit duhet të pozicionohet në një lartësi jo më pak se 60 cm dhe jo më shumë se 100 cm nga dyshemeja.

Sigurohuni që fundi i zorrës së shkarkimit të mos jetë i zhytur në ujë. Mund të kthehet ujë i ndotur brenda në pajisje.

3. Në një tub vertikal me vrimë ajrimi

- Fusni zorrën e shkarkimit direkt në një tub shkarkimi. Referojuni figurës.

10 www.aeg.com

5. Pa udhëzuesin e zorrës plastike,

me një spigotë për lavaman -

Vendoseni zorrën e shkarkimit në spigotë dhe sigurojeni me një fashetë. Referojuni figurës.

Gryka e zorrës së shkarkimit duhet të ajroset gjithmonë, pra diametri i brendshëm i tubit të shkarkimit (min. 38 mm - min. 1,5") duhet të jetë më i madh se diametri i jashtëm i zorrës së shkarkimit.

4. Nëse fundi i zorrës të shkarkimit duket kështu (shihni figurën), mund ta shtyni direkt në tub.

Sigurohuni që tubi i shkarkimit të krijojë një hark për të parandaluar që copëzat të futen në pajisje nga lavamani.

6. Pozicionojeni zorrën direkt në një

tub shkarkimi të futur në murin e

dhomësdhe shtrëngojeni me fashetë.

4. AKSESORËT

4.1 E disponueshme në www.aeg.com/shop ose nga distributori i autorizuar

Vetëm aksesorët e duhur të miratuar nga AEG sigurojnë standardet e sigurisë së pajisjes. Nëse përdoren pjesë të pamiratuara, çdo pretendim do të shfuqizohet.

4.2 Grupi i pllakës fiksuese

(4055171146)

I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.

Nëse e instaloni pajisjen mbi plintë, sigurojeni në pllakat fiksuese.

Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me aksesorët.

4.3 Pajisja ndihmëse

SHQIP 11 setin e duhur të stivimit të prodhuar

dhe të miratuar nga AEG.

Verifikoni setin e përputhshëm të stivimit duke kontrolluar thellësinë e pajisjeve tuaja.

Seti i stivimit mund të përdoret vetëm me pajisjet e specifikuara në fletëpalosjen që jepet me aksesorin.

Lexoni me kujdes manualin e ofruar bashkë me pajisjen dhe aksesorin.

PARALAJMËRIM!

Mos e vini tharësen poshtë lavatriçes.

Tharësja e rrobave mund të vendoset mbi një lavatriçe vetëm duke përdorur

5. PËRSHKRIM I PRODUKTIT

5.1 Veçoritë speciale

Lavatriçja juaj e re plotëson të gjitha kërkesat bashkëkohore për trajtimin efektiv të rrobave me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti dhe tregon kujdes për rrobat.

5.2 Pamje e përgjithshme e pajisjes

• Teknologjia ProSense rregullon automatikisht kohëzgjatjen e programit për rrobat në kazan për të arritur rezultatet më të mira në larje brenda kohës më të shkurtër të mundshme.

1 2 3 8 9

10

4

5

11 12

6

7

12 www.aeg.com

1

Pjesa e sipërme

2

Foleja e detergjentit

3

Paneli i kontrollit

4

Doreza e derës

5

Etiketa e specifikimeve

6

Filtri i pompës së shkarkimit

7

Këmbët për nivelimin e pajisjes

6. PANELI I KONTROLLIT

6.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit

8

Zorra e shkarkimit

9

Lidhja e tubit të futjes së ujit

10

Kablloja e furnizimit me energji

11

Bulonat e transportit

12

Suporti i zorrës

2 3

1

95°

60°

40°

30°

1400

1200

800

Stain

Prewash

Only Rinse

4

5

9 8 7 6

1

Çelësi i programeve

2

Ekrani

3

Butoni me prekje i shtyrjes së programit

4

Butoni me prekje i kursimit të kohës

5

Butoni me prekje i nisjes/ndërprerjes

6

Butoni me prekje i opsioneve

• Opsioni i njollave

• Opsioni i paralarjes

• Vetëm opsioni i shpëlarjes

7

Butoni me prekje i reduktimit të centrifugimit

• Opsioni pa centrifugim

• Opsioni i ndërprerjes së shpëlarjes

8

Butoni me prekje i temperaturës

9

Butoni me shtypje i ndezjes/fikjes

SHQIP 13

6.2 Ekrani

A

B C D E

A

B

C

Treguesi dixhital mund të tregojë:

• Kohëzgjatja e programit (p.sh.

• Koha e shtyrjes (p.sh. ose ).

• Përfundimi i ciklit ( ).

• Kodi i paralajmërimit ( ).

).

Treguesi i shpëlarjes shtesë. Ai ndizet kur zgjidhet ky opsion.

Treguesi pulson gjatë diktimit të ngarkesës së rrobave.

Treguesi i bllokimit të sigurisë për fëmijët.

Treguesi i derës së bllokuar.

D

E

7. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT

7.1 Ndezja/Fikja

Shtypja e këtij butoni për disa sekonda ju lejon të aktivizoni ose çaktivizoni pajisjen. Dëgjohen dy tinguj të ndryshëm gjatë ndezjes ose fikjes së pajisjes.

Ndërsa funksion i Pritjes aktive e

çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumin e energjisë në disa raste, mund t'ju nevojitet ta aktivizoni sërish pajisjen.

Për më shumë detaje, referojuni paragrafit "Pritja aktive" në kapitullin

"Përdorimi i përditshëm".

14 www.aeg.com

7.2 Hyrje

Opsionet/funksionet nuk mund të zgjidhet për gjithë programet e larjes.

Kontrolloni përputhshmërinë midis opsioneve/funksioneve dhe programeve të larjes në

"Tabelën e programeve". Një opsion/funksion mund të përjashtojë një tjetër, në këtë rast pajisja nuk ju lejon të vendosni së bashku opsione/funksione të papajtueshme.

Sigurohuni që ekrani dhe butonat me prekje të jenë gjithmonë të pastër dhe të thatë.

7.3 Temp

Kur përzgjidhni një program larjeje, pajisja propozon automatikisht një temperaturë të parazgjedhur.

Vendosni këtë opsion për të ndryshuar temperaturën e parazgjedhur.

Treguesi = ujë i ftohtë i temperaturës së caktuar ndizet (pajisja nuk e ngroh ujin).

7.4 Centrifugimi

Kur vendosni një program, pajisja vendos automatikisht shpejtësinë maksimale të lejuar të centrifugimit.

Prekeni këtë buton në mënyrë të përsëritur që të:

Aktivizoni opsionin

• Vendosni këtë opsion për të parandaluar rrudhat e rrobave.

• Treguesi përkatës ndizet.

• Ka ujë në kazan kur përfundon programi.

• Dera qëndron e kyçur dhe kazani rrotullohet rregullisht për të reduktuar rrudhosjen.

• Për të zhbllokuar derën duhet të shkarkoni ujin.

• Nëse prekni butonin Start/Pause, pajisja kryen një fazë centrifugimi dhe shkarkon ujin.

Pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro 18 orësh.

Aktivizoni opsionin

• Vendosni këtë opsion për të

çaktivizuar të gjitha fazat e centrifugimit. Disponohet vetëm faza e shkarkimit.

• Treguesi përkatës ndizet.

• Vendosni këtë opsion për pëlhura shumë delikate.

• Faza e shpëlarjes përdor më shumë ujë për disa programe larjeje.

Shpejtësia e centrifugimit mund të reduktohet.

7.5 Opsioni

Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të aktivizuar njërin nga opsionet e disponueshme.

Njolla

Zgjidheni këtë opsion për të shtuar një fazë kundër rrudhave në një program për të trajtuar me heqës njollash rrobat e ndotura shumë ose me njolla.

Derdheni heqësin e njollave në folenë

. Heqësi i njollave do të shtohet në fazën e duhur të programit të larjes.

Ky opsion mund të rrisë pak kohëzgjatjen e programit.

Ky opsion nuk është i disponueshëm me një temperaturë më të ulët se

40°C.

Paralarje

Përdoreni këtë funksion për të shtuar një fazë paralarjeje në 30 °C përpara fazës së larjes.

Ky opsion rekomandohet për rrobat e ndotura shumë, veçanërisht nëse përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe grimca të tjera të ngurta.

Ky opsion mund të rrisë pak kohëzgjatjen e programit.

Vetëm shpëlarje

SHQIP 15

Pajisja kryen vetëm fazën e shpëlarjes, të centrifugimit dhe të shkarkimit të programit të zgjedhur.

Treguesi përkatës ndizet.

7.6 Vonesë në nisje

Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e programit deri në një kohë më të të volitshme.

Prekni në mënyrë të përsëritur butonin për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha rritet me hapa prej 30 minutash deri në

90' dhe nga 2 orë deri në 20 orë.

Treguesi i opsionit dhe treguesi i vlerës së vendosur janë ndezur. Pasi prekni butoninStart/Pause pajisja fillon numërimin mbrapsht.

Përdorni këtë opsion për artikuj me ndotje normale ose të ndotur pak ose për t'i freskuar.

Prekni këtë buton një herë për të ulur kohëzgjatjen.

Në rast ngarkese më të vogël, prekni këtë buton dy herë për të vendosur një program shtesë të shpejtë.

Treguesi i opsionit dhe treguesi i vlerës së vendosur janë ndezur.

7.8 Start/Pause

Shtypni butonin Start/Pause për të filluar, vendosur në pauzë ose ndërprerë një program që është në punë.

7.7 Kursimi i kohës

Ky opsion mund të këshillohet për të shkurtuar programin e larjes.

8. PROGRAMET

8.1 Tabela e programeve

Programet e larjes

Programi Përshkrimi i programit

Programet e larjes

Cottons

Cotton Eco

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.

Të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje normale, e madhe dhe e lehtë.

Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së

energjisë. Sipas rregullores 1061/2010, programi Cottons në

60 °C dhe programi Cottons në 40 °C me opsionin janë përkatësisht «Programi standard i pambukut me 60°C» dhe

«Programi standard i pambukut me 40°C». Ato janë programet më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.

Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar për programin e zgjedhur.

16 www.aeg.com

Programi Përshkrimi i programit

Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera. Ndotje normale.

Synthetics

Delicates

Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze dhe tekstile të

përziera kërkojnë larje më delikate. Ndotje normale.

Wool/Silk

Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që lahen me

dorë dhe tekstile të tjera me simbolin e kujdesit "larje me dorë"

1)

.

Rrobat e pambukta dhe sintetike me pak ndotje ose të veshura një herë.

20 min. - 3 kg

Tekstile të përziera (artikuj pambuku dhe sintetikë)

2)

.

Cotton 20°

Duvet

Një batanije sintetike, rroba me mbushje, jorganë, xhupa

me pupla dhe artikuj të ngjashëm.

Artikuj sintetikë dhe delikatë

Sports

Drain/Spin

Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar ujin në kazan.

Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë

delikate.

1) Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë program.

2) Ky program është për përdorim ditor dhe ka konsumin më të ulët të energjisë dhe ujit, duke ruajtur njëkohësisht performancë të mirë larjeje.

Temperatura e programit, shpejtësia maksimale e centrifugimit dhe ngarkesa maksimale

Programi Temperatura e parazgjedhur

Gama e temperaturës

Shpejtësia referencë e centrifugimit

Gama e shpejtësisë së centrifugimit

Ngarkesa maksimale

Programet e larjes

Cottons

40 °C

95 °C - I ftohtë

1400 rpm

1400 rpm - 800 rpm

8 kg

Cotton Eco

60 °C

60 °C - 40 °C

1400 rpm

1400 rpm -800 rpm

8 kg

Synthetics

40 °C

60 °C - I ftohtë

1200 rpm

1200 rpm - 800 rpm

3 kg

SHQIP 17

Programi Temperatura e parazgjedhur

Gama e temperaturës

40 °C

40 °C - I ftohtë

Shpejtësia referencë e centrifugimit

Gama e shpejtësisë së centrifugimit

1200 rpm

1200 rpm - 800 rpm

Ngarkesa maksimale

3 kg

Delicates

Wool/Silk

20 min. - 3 kg

40 °C

40 °C - I ftohtë

30 °C

40 °C - 30 °C

1200 rpm

1200 rpm -800 rpm

1200 rpm

1200 rpm - 800 rpm

1,5 kg

3 kg

Cotton 20°

Duvet

Sports

I ftohtë

40 °C

60 °C - I ftohtë

30 °C

40 °C - I ftohtë

1400 rpm

1400 rpm - 800 rpm

800 rpm

800 rpm - 800 rpm

1200 rpm

1200 rpm - 800 rpm

8 kg

3 kg

3 kg

Drain/Spin

1)

1400 rpm

1400 rpm - 800 rpm

8 kg

1) Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e tekstileve që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë shkarkimi.

Përshtatshmëria e opsioneve të programit

Programi

Opsionet

1)

18 www.aeg.com

Programi

■ ■ ■ ■ ■ ■

■ ■ ■

■ ■

2)

■ ■ ■ ■ ■

■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■ ■

1) Ky opsion nuk është i disponueshëm me temperaturë më të ulët se 40°C.

2) Nëse vendosni kohëzgjatjen më të shkurtër, ne ju rekomandojmë që të pakësoni sasinë e ngarkesës.

Pajisja mund të ngarkohet plotësisht, por rezultatet e larjes mund të jenë më pak të kënaqshme.

8.2 Woolmark Apparel Care - Blu

Cikli i larjes për të leshtat në këtë pajisje

është miratuar nga The Woolmark Company për larjen e rrobave të leshta që mbajnë etiketën "për larje me dorë" nëse rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna nga prodhuesi i kësaj lavatriçeje. Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe proceseve të tjera të larjes në etiketën për kujdesin ndaj rrobave. M1511

Simboli Woolmark është markë certifikimi në shumë vende.

9. CILËSIMET

9.1 Bllokimi për fëmijët

Me këtë opsion mund të parandaloni që fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.

• Për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë opsion, prekni njëkohësisht butonat

dhe derisa treguesi

ndizet/të fiket në ekran.

Mund ta aktivizoni këtë opsion:

• Pasi të prekni butonin Start/Pause: të gjithë butonat dhe çelësi i programeve

çaktivizohen (përveç butonave

Ndezja/Fikja).

• Përpara se të prekni butonin Start/

Pause: pajisja nuk mund të niset.

Pajisja e ruan përzgjedhjen e këtij opsioni pasi e fikni.

9.2 Sinjalet akustike

Sinjalet akustike bien kur programi përfundon (sekuencë tingujsh për rreth 2 minuta).

Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike, prekni njëkohësisht butonat dhe për rreth 6 sekonda.

SHQIP

Nëse çaktivizoni sinjalet akustike, ato vazhdojnë të punojnë kur pajisja ka keqfunksionim.

• Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë opsion, prekni butonat dhe njëkohësisht derisa treguesi përkatës

të ndizet/fiket në ekran.

9.3 Shpëlarja e përhershme shtesë

Me këtë funksion mund të keni në mënyrë të përhershme një shpëlarje shtesë kur vendosni një program të ri.

10. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

1. Sigurohuni që të gjitha bulonat e transportit të jenë hequr nga pajisja.

2. Sigurohuni që të disponohet energjia elektrike dhe që rubineti i ujit të jetë i hapur.

3. Derdhni 2 litra ujë në folenë e detergjentit të shënuar me .

11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Ky veprim aktivizon sistemin e shkarkimit.

4. Vendosni dhe startoni një program për të pambuktat në temperaturën më të lartë pa rroba në kazan.

Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e mundshme nga tamburi dhe kazani.

19

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

11.1 Aktivizimi i pajisjes

1. Futeni spinën në prizën elektrike.

2. Hapeni rubinetin e ujit.

3. Shtypni butonin për pak sekonda për të aktivizuar pajisjen.

Bie një tingull i shkurtër (nëse aktivizohet). Çelësi i programit vendoset automatikisht te programi i Të pambuktave.

11.2 Futja e rrobave në pajisje

1. Hapni derën e pajisjes.

2. Shkundini artikujt përpara se t'i vendosni ato brenda pajisjes.

3. Vendosini artikujt në kazan, njërin pas tjetrit.

Sigurohuni që të mos fusni në kazan më shumë rroba sesa duhet.

4. Mbylleni derën mirë.

KUJDES!

Sigurohuni që të mos mbeten rroba ndërmjet guarnicionit dhe derës.

Ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit ose i dëmtimit të rrobave.

20 www.aeg.com

11.3 Mbushja me detergjente dhe produkte suplementare

1

3. Për të përdorur detergjent pluhur, ktheni ndarësen për lart.

Dhomëza për fazën e paralarjes, programin e njomjes ose heqjen e njollave.

Ndarja për fazën e larjes.

Foleja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave, ngrirësit).

Niveli maksimal i sasisë së aditivëve të lëngshëm.

Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.

Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të detergjentit, por rekomandojmë që të mos tejkaloni nivelin maksimal të treguar ( ). Kjo sasi garanton rezultatet më të mira në larje.

Pas një cikli larjeje, nëse

është e nevojshme, hiqni mbetjet e detergjentit nga foleja e detergjentit.

11.4 Kontrolloni pozicionin e ndarëses

1. Tërhiqeni jashtë kutinë e detergjentit derisa të ndalojë.

2. Shtypeni levën për poshtë për ta hequr kutinë.

4. Për të përdorur detergjent të lëngshëm, ktheni ndarësen për poshtë.

2

Me ndarësen në pozicionin

POSHTË:

• Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.

• Mos hidhni më shumë detergjent të lëngshëm sesa kufiri i treguar në ndarëse.

• Mos e vendosni fazën e paralarjes.

• Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së programit.

5. Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe të zbutësit të rrobave.

6. Mbylleni me kujdes kutinë e detergjentit.

Sigurohuni që ndarësja të mos krijojë bllokim kur të mbyllni sirtarin.

11.5 Vendosja e një programi

1. Rrotulloni çelësin e programeve për të zgjedhur programin e dëshiruar të larjes. Treguesi përkatës i programit ndizet.

Treguesi i butonit Start/Pause pulson.

Ekrani tregon kohëzgjatjen e përafërt të programit.

2. Prekni butonat përkatës për të ndryshuar temperaturën dhe/ose shpejtësinë e centrifugimit.

3. Nëse dëshironi, vendosni një ose më shumë opsione duke prekur butonat përkatës. Treguesit përkatës ndizen në ekran dhe informacioni i dhënë ndryshon përkatësisht.

SHQIP 21

Në rast se nuk është e

mundur një përzgjedhje, nuk ndizet asnjë tregues dhe dëgjohet një sinjal akustik.

11.6 Nisja e një programi me shtyrje programi

Prekni butonin Start/Pause.

Pajisja fillon numërimin mbrapsht të shtyrjes së programit.

Programi fillon pas përfundimit të numërimit mbrapsht.

Përllogaritja me PROSENSE fillon në përfundim të numërimit mbrapsht.

Anulimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht

Për të anuluar shtyrjen e programit:

1. Shtypni butonin Start/Pause për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.

2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të tregojë .

3. Shtypni sërish butonin Start/Pause për ta filluar programin menjëherë.

Ndryshimi i shtyrjes së programit pasi ka nisur numërimi mbrapsht

Për të ndryshuar shtyrjen e programit:

1. Shtypni butonin Start/Pause për ta vënë pajisjen në pauzë. Treguesi përkatës pulson.

2. Prekni butonin Vonesë në nisje në mënyrë të përsëritur derisa ekrani të shfaqë kohën e dëshiruar të vonesës.

3. Shtypni sërish butonin Start/Pause për ta filluar numërimin e ri mbrapsht.

11.7 Nisja e një programi

Prekni butonin Start/Pause për të filluar programin.

Treguesi përkatës ndalon së pulsuari dhe qëndron i ndezur.

22 www.aeg.com

Programi fillon, dera është e bllokuar.

Ekrani shfaq treguesin .

Pompa e shkarkimit mund të punojë pak përpara se pajisja të mbushet me ujë.

11.8 Dallimi i ngarkesës me

ProSense

Pasi prekni butonin Start/Pause teknologjia ProSense fillon diktimin e ngarkesës së rrobave:

1. Pajisja dikton ngarkesën brenda pak minutash, tregues pulson, kazani rrotullohet shkurtimisht.

2. Në përfundim të diktimit të ngarkesës, treguesi fiket.

Pas 20 minutash pas nisjes së programit, kohëzgjatja e programit mund të përshtatet në varësi të kapacitetit të thithjes së ujit nga rrobat.

Dallimi me ProSense kryhet vetëm me programet e plota të larjes (nuk zgjidhet fazë kapërcimi).

11.9 Ndërprerja e programit dhe ndryshimi i opsioneve

Kur programi është në punë, mund të ndryshoni vetëm disa opsione:

1. Prekni butonin Start/Pause .

Treguesi përkatës pulson.

2. Ndrysho opsionet. Informacioni i dhënë në ekran ndryshon përkatësisht.

3. Prekni sërish butonin Start/Pause .

Programi i larjes vazhdon.

11.10 Anulimi i një programi në funksionim

1. Shtypni butonin Ndezja/Fikja për të anuluar programin dhe për të

çaktivizuar pajisjen.

2. Shtypni sërish butonin Ndezja/Fikja për ta aktivizuar pajisjen.

Tani, ju mund të vendosni një program të ri larjeje.

Nëse faza ProSense është kryer tashmë dhe ka nisur tashmë mbushja me ujë, programi i ri fillon pa

përsëritur fazën ProSense.

Uji dhe detergjenti nuk shkarkohen për të shmangur shpenzimet.

11.11 Hapja e derës - Shtimi i rrobave

Kur një program ose shtyrje programi

është në punë, dera e pajisjes është e kyçur.

Nëse temperatura dhe niveli i ujit në kazan janë shumë të larta dhe/ose kazani vazhdon të rrotullohet, ju nuk mund ta hapni derën.

1. Prekni butonin Start/Pause

Në ekran fiket treguesi përkatës i bllokimit të derës.

2. Hapni derën e pajisjes. Nëse është e nevojshme, shtoni ose hiqni artikujt.

3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin

Start/Pause

Vazhdon programi ose shtyrja e programit.

4. Dera mund të hapet kur programi përfundon ose vendosni programin

Drain/Spin dhe më pas shtypni butonin Start/Pause .

11.12 Përfundimi i programit

Kur programi të ketë përfunduar, pajisja fiket automatikisht. Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).

Në ekran të gjithë treguesit e fazave të larjes bëhen të qëndrueshëm dhe fusha e kohës tregon .

Treguesi i butonit Start/Pause fiket.

Dera shkyçet dhe treguesi fiket.

1. Shtypni butonin Ndezja/Fikja për të

çaktivizuar pajisjen.

Pesë minuta pas përfundimit të programit, funksioni i kursimit të

SHQIP 23

energjisë e çaktivizon automatikisht pajisjen.

Kur e aktivizoni pajisjen përsëri, ekrani tregon fundin e programit të fundit të përzgjedhur. Rrotullojeni

çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.

2. Nxirrni nga pajisja rrobat.

3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.

4. Mbajeni derën dhe folenë e detergjentit paksa të hapur, për të parandaluar mykun dhe erërat e pakëndshme.

5. Mbyllni rubinetin e ujit.

11.13 Shkarkimi i ujit pas përfundimit të ciklit

Nëse keni zgjedhur një program ose një opsion që nuk e zbraz ujin e shpëlarjes së fundit, programi përfundon, por:

• Ekrani shfaq treguesin e derës së bllokuar

• Kazani vazhdon të rrotullohet me intervale të rregullta për të parandaluar rrudhat te rrobat.

• Dera qëndron e bllokuar.

• Për të hapur derën duhet të shkarkoni ujin:

1. Nëse është e nevojshme, prekni butonin Centrifugimi për të ulur shpejtësinë e centrifugimit të propozuar nga pajisja.

2. Shtypni Start/Pause për të vazhduar ciklin

12. UDHËZIME DHE KËSHILLA

3. Kur programi të ketë përfunduar dhe treguesi i bllokimit të derës të fiket, ju mund ta hapni derën.

4. Shtypni butonin Ndezja/Fikja për disa sekonda për të çaktivizuar pajisjen.

Në çdo rast, pajisja e zbraz ujin automatikisht pas afro

18 orësh.

11.14 Opsioni i Pritjes aktive

Funksioni i Pritjes aktive çaktivizon automatikisht pajisjen për të ulur konsumimin e energjisë kur:

• Mos e përdorni pajisjen për 5 minuta përpara se të prekni butonin Start/

Pause.

Shtypni butonin Ndezja/Fikja për ta aktivizuar pajisjen sërish.

• 5 minuta pas përfundimit të programit të larjes

Shtypni butonin Ndezja/Fikja për ta aktivizuar pajisjen sërish.

Ekrani tregon përfundimin e programit të fundit të vendosur.

Rrotullojeni çelësin e programeve për të vendosur një cikël të ri.

Nëse vendosni një program ose opsion që përfundon me ujë në kazan, funksioni i

Pritjes aktive nuk

çaktivizon pajisjen për t'ju kujtuar të shkarkoni ujin.

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

12.1 Ngarkesa e rrobave

• Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra, sintetike, delikate dhe të leshta.

• Zbatoni udhëzimet e larjes në etiketat e kujdesit te rrobat.

• Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe ato me ngjyrë.

• Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë larjes së parë. Rekomandojmë që ato të lahen më vete dy-tre herët e para.

• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini rripat.

• Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.

• Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa, të leshtat dhe veshjet me stampa.

• Trajtoni paraprakisht njollat e vështira.

• Lajini njollat e vështira me detergjent të veçantë.

• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e tyre dhe futini perdet në një qese për larje apo këllëf jastëku.

24 www.aeg.com

• Mos lani rroba pa tegela ose me prerje.

• Përdorni një trastë larjeje për të larë rroba të vogla dhe/ose delikate (p.sh.

sytjena me tela, rripa, streçe etj.).

• Një ngarkesë shumë e vogël mund të shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës së centrifugimit duke çuar në dridhje të tepërta. Nëse ndodh kjo:

a. ndërprisni programin dhe hapni derën (referojuni kapitullit

"Përdorimi i përditshëm");

b. rishpërndajeni me dorë ngarkesën në mënyrë që rrobat të shpërndahen njëtrajtësisht nëpër kazan;

c. shtypni butonin Start/Pause.

Faza e centrifugimit vazhdon.

12.2 Njollat e vështira

Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe detergjenti.

Rekomandojmë që këto njolla t'i trajtoni përpara se të vendosni rrobat në pajisje.

Për këtë ka heqës të veçantë njollash.

Përdorni heqës të veçantë njollash që i përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.

12.3 Detergjentet dhe trajtimet e tjera

• Përdorni vetëm detergjente dhe trajtime të tjera të prodhuara posaçërisht për lavatriçe:

– detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e rrobave, duke përfshirë delikatet. Preferohen detergjente pluhur që përmban zbardhues për higjienizimin e të bardhave dhe rrobave të palara

– detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60 °C maksimumi) për të gjitha llojet e

13. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

rrobave ose të posaçme vetëm për të leshtat.

• Mos i përzieni llojet e ndryshme të detergjenteve.

• Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më shumë detergjent sesa sasia e rekomanduar.

• Ndiqni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i detergjenteve ose trajtimeve tò tjera pa tejkaluar nivelin e treguar maksimal ( ).

• Përdorni detergjentet e rekomanduara për llojin dhe ngjyrën e pëlhurës, programin, temperaturën dhe nivelin e ndotjes.

12.4 Këshilla ekologjike

• Vendosni një program pa fazën e paralarjes për të larë rroba me ndotje normale.

• Gjithmonë fillojeni një program larjeje me ngarkesën maksimale të lejuar të rrobave.

• Nëse përdorni trajtimin paraprak të njollave ose përdorni një heqës njollash, vendosni një program me temperaturë të ulët.

• Që të përdorni sasinë e duhur të detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni paragrafit "Fortësia e ujit".

12.5 Fortësia e ujit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni aditivë për zbutje uji. Në zonat ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i zbutësit të ujit.

Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit për të mësuar fortësinë e ujit.

Përdorni sasinë e duhur të aditivit për zbutje të ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

13.1 Pastrimi i jashtëm

Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë. Thajini plotësisht të gjitha sipërfaqet.

KUJDES!

Mos përdorni alkool, tretës boje ose produkte kimike.

KUJDES!

Mos pastroni sipërfaqet metalike me detergjent me bazë klori.

13.2 Heqja e çmërsit

Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e lartë ose mesatare, rekomandojmë që të përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.

Kontrollojeni kazanin rregullisht për të kontrolluar për çmërs.

Detergjentet standarde përmbajnë agjentë për zbutjen e ujit, por rekomandojmë që herë pas here të vini në punë një cikël me kazan bosh dhe një produkt kundër çmërsit.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

13.3 Larja e mirëmbajtjes

Me programet me temperaturë të ulët

është e mundur që në kazan të mbetet pak detergjent. Kryeni rregullisht një larje mirëmbajtjeje. Për ta kryer këtë:

• Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.

• Zgjidhni programin e të pambuktave me temperaturën më të lartë, ose përdorni programin Machine Clean nëse disponohet. Shtoni një sasi të vogël detergjenti pluhur në kazanin bosh, për të shpëlarë mbetjet që mund të mbetur.

SHQIP

13.4 Guarnicioni i derës

25

Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe hiqni të gjitha objektet nga pjesa e brendshme.

13.5 Pastrimi i kazanit

Kontrollojeni kazanin rregullisht për të parandaluar grimcat e ndryshkut.

Për pastrim të plotë:

1. Pastroni kazanin me produkte speciale për çelik inoks.

Zbatoni gjithmonë udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produktit.

2. Vini në punë një program të shkurtër për të pambukta me temperaturë të lartë ose përdorni programin Machine

Clean nëse disponohet. Shtoni një sasi të vogël detergjenti pluhur në kazanin bosh, për të shpëlarë mbetjet që mund të mbetur.

13.6 Pastrimi i sirtarit të detergjentit

Për të parandaluar depozitimet e mundshme të detergjenteve të thara apo zbutësit të rrobave dhe/ose formimin e mykut në sirtarin e detergjentit, herë pas here kryeni procedurën e mëposhtme të pastrimit:

1. Hapni sirtarin. Shtypni kapësen poshtë siç tregohet në figurë dhe tërhiqeni.

26 www.aeg.com

1

2

2. Hiqni pjesën e sipërme të folesë së adititivit për të ndihmuar pastrimin dhe për ta larë në ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, për të hequr gjurmët e detergjentit të akumuluar. Pas pastrimit, vendoseni sërish pjesën e sipërme në vendin e vet.

3. Sigurohuni që të gjitha mbetjet e detergjentit të hiqen nga pjesa e sipërme dhe e poshtme e folesë.

Përdorni një furçë të vogël për të pastruar folenë.

13.7 Pastrimi i pompës së shkarkimit

PARALAJMËRIM!

Hiqni spinën nga priza elektrike.

Kontrolloni rregullisht filtrin e pompës së shkarkimit dhe sigurohuni që të jetë e pastër.

Pastrojeni pompën e shkarkimit nëse:

• Pajisja nuk e shkarkon ujin.

• Kazani nuk rrotullohet.

• Pajisja bën një zhurmë të pazakontë për shkak të bllokimit të pompës së shkarkimit.

• Në ekran shfaqet kodi i alarmit .

PARALAJMËRIM!

• Mos e hiqni filtrin gjatë kohës që pajisja është në punë.

• Mos e pastroni pompën nëse uji në pajisje është i nxehtë. Prisni derisa uji të ftohet

Vazhdoni si më poshtë për të pastruar pompën:

1. Hapni kapakun e pompës.

4. Futeni sirtarin e detergjentit në binaret udhezues dhe mbylleni. Vini në punë një program shpëlarjeje pa rroba në kazan.

SHQIP

6. Përsëritni hapat 4 dhe 5 derisa uji të ndalojë daljen.

7. Rrotullojeni filtrin në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta

çmontuar.

27

2

1

2. Vendosni një enë të përshtatshme poshtë pompës së shkarkimit për të mbledhur ujin që del prej aty.

3. Hapeni grykën nga poshtë. Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së filtrit.

1

2

8. Nëse është e nevojshme, hiqni pushin dhe objektet nga foleja e filtrit.

9. Sigurohuni që helika e pompës të mund të rrotullohet. Nëse nuk rrotullohet, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

4. Rrotullojeni filtrin 180 gradë në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta hapur, pa e hequr. Lëreni ujin të dalë.

10. Pastroni filtrin poshtë rubinetit të ujit.

5. Kur ena të jetë mbushur plot me ujë, kthejeni filtrin në vend dhe boshatiseni enën.

11. Vendoseni sërish filtrin në udhëzuesit e veçantë duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që filtri të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhjet.

28 www.aeg.com

2

1

12. Mbyll kapakun e pompës.

1

2

3

2. Hiqni zorrën e furnizimit me uje nga pajisja duke liruar dadon e fashetës.

2

1

Kur e shkarkoni ujin me procedurën e shkarkimit të emergjencës, ju duhet ta aktivizoni përsëri sistemin e shkarkimit:

a. Hidhni 2 litra ujë në folenë e larjes kryesore të folesë së detergjentit.

b. Nisni programin për të shkarkuar ujin.

13.8 Pastrimi i zorrës së hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës

Rekomandohet që të pastroni të dy filtrat e zorrës së hyrjes së ujit dhe të valvulës herë pas here për të hequr depozitimet që grumbullohen me kalimin e kohës:

1. Hiqni zorrën e hyrjes nga rubineti dhe pastroni filtrin.

3. Pastroni filtrin e valvulës në pjesën e pasme të pajisjes me furçë.

4. Kur e lidhni zorrën me pjesën e pasme të pajisjes, rrotullojeni në të majtë ose të djathtë (jo në pozicion vertikal) në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit.

SHQIP 29

20°

45°

13.9 Shkarkimi i emergjencës

Nëse pajisja nuk mund ta shkarkojë ujin, kryeni të njëjtën procedurë që përshkruhet në paragrafin "Pastrimi i pompës së shkarkimit". Nëse është e nevojshme, pastroni pompën.

Kur e shkarkoni ujin me procedurën e shkarkimit të emergjencës, ju duhet ta aktivizoni përsëri sistemin e shkarkimit:

1. Hidhni 2 litra ujë në folenë e larjes kryesore të folesë së detergjentit.

2. Nisni programin për të shkarkuar ujin.

13.10 Masat paraprake të parandalimit të brymës

Nëse pajisja është e instaluar në një zonë ku temperatura mund të arrijë vlera

14. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

rreth 0° C ose të bjerë më poshtë, hiqni ujin e mbetur nga zorra e hyrjes së ujit dhe pompa e shkarkimit.

1. Hiqni spinën nga priza elektrike.

2. Mbyllni rubinetin e ujit.

3. Vendosni dy skajet e zorrës së hyrjes së ujit në një enë dhe lëreni ujin të rrjedhë nga zorra.

4. Zbrazni pompën e shkarkimit.

Referojuni procedurës së shkarkimit të emergjencës.

5. Kur pompa e shkarkimit të jetë e zbrazur, vendosni përsëri zorrën e hyrjes së ujit.

PARALAJMËRIM!

Sigurohuni që temperatura të jetë më e lartë se 0 °C përpara se ta përdorni sërish pajisjen.

Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga temperaturat e ulëta.

PARALAJMËRIM!

Referojuni kapitujve për sigurinë.

14.1 Hyrje

Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë punës.

Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (referojuni tabelës). Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Në rast problemesh të mëdha, bien sinjalet akustike, ekrani tregon një

kod alarmi dhe butoni Start/Pause

mund të pulsojë në mënyrë të vazhdueshme:

- Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.

Niseni pajisjen sërish duke shtypur butonin Start/Pause. Pas 5 sekondash, dera do të zhbllokohet.

- Pajisja nuk e shkarkon ujin.

- Dera e pajisjes është e hapur ose nuk është mbyllur mirë. Ju lutemi kontrolloni derën!

30 www.aeg.com

Nëse pajisja është e mbingarkuar, hiqni disa artikuj nga kazani dhe/ose mbani shtypur derën dhe prekni butonin

Start/Pause derisa treguesi të ndalojë së pulsuari (shikoni figurën më poshtë).

- Furnizimi me rrymë është i paqëndrueshëm. Prisni derisa furnizimi me rrymë të bëhet i qëndrueshëm.

- Nuk ka komunikim ndërmjet elementeve elektronike të pajisjes.

Fikeni dhe ndizeni sërish.

Programi nuk ka përfunduar siç duhet ose pajisja ka ndaluar shumë herët.

Nëse shfaqet sërish kodi i alarmit, kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

PARALAJMËRIM!

Çaktivizojeni pajisjen përpara se të kryeni ndonjë kontroll.

14.2 Defektet e mundshme

Problemi

Programi nuk fillon.

Pajisja nuk mbushet mirë me ujë.

Pajisja mbushet me ujë dhe e shkarkon atë menjëherë

Zgjidhja e mundshme

• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.

• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.

• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë siguresë të prishur.

• Sigurohuni që Start/Pause të jetë prekur.

• Nëse caktohet vonesa në nisje e programit, anulojeni cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët, nëse është i ndezur.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.

• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i përdredhur, i dëmtuar ose i përthyer.

• Sigurohuni që lidhja e tubit të hyrjes së ujit të jetë e saktë.

• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë në pozicionin e duhur.

Tubi mund të jetë pozicionuar shumë poshtë. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

SHQIP 31

Problemi

Pajisja nuk e shkarkon ujin.

Faza e centrifugimit nuk funksionon ose cikli i larjes zgjat më shumë sesa zakonisht.

Ka rrjedhur ujë në dysheme.

Dera e pajisjes nuk mund të hapet.

Pajisja bën një zhurmë të pazakontë dhe dridhet.

Kohëzgjatja e programit ngrihet ose ulet gjatë punës së programit.

Zgjidhja e mundshme

• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur ose i përthyer.

• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse

është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit

"Kujdesi dhe pastrimi".

• Sigurohuni që lidhja e tubit të shkarkimit të jetë e saktë.

• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni programin pa fazën e shkarkimit.

• Vendosni programin e shkarkimit nëse vendosni një opsion që përfundon me ujë në kazan.

• Vendosni programin e centrifugimit.

• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar. Nëse

është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni kapitullit

"Kujdesi dhe pastrimi".

• Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni sërish fazën e centrifugimit. Ky problem mund të shkaktohet nga probleme ekuilibri.

• Sigurohuni që bashkueset e tubave të ujit të jenë shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji.

• Sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit dhe tubi i shkarkimit të mos kenë dëmtime.

• Sigurohuni që të përdorni detergjentin e duhur dhe sasinë e duhur të tij.

• Sigurohuni që të jetë zgjedhur një program larjeje që përfundon me ujë në kazan.

• Sigurohuni që programi i larjes ka përfunduar.

• Vendosni programin e shkarkimit ose të centrifugimit nëse ka ende ujë në kazan.

• Sigurohuni që pajisja furnizohet me energji.

• Ky problem mund të shkaktohet nga një defekt i pajisjes.

Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Nëse ju duhet të hapni derën, ju lutemi të lexoni me kujdes "Hapja e derës në rast emergjence".

• Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

• Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat e transportit. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".

• Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të jetë tepër e vogël.

• Funksioni ProSense është në gjendje të përshtatë kohëzgjatjen e programit sipas llojit dhe sasisë së rrobave.

Referojuni paragrafit "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në kapitullin "Përdorimi i përditshëm".

32 www.aeg.com

Problemi

Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme.

Zgjidhja e mundshme

• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.

• Përdorni produkte të veçanta për të hequr njollat e vështira përpara se të lani rrobat.

• Sigurohuni që të vendosni temperaturën e duhur.

• Pakësoni ngarkesën e rrobave.

• Reduktoni sasinë e detergjentit.

Ka shumë shkumë në kazan gjatë ciklit të larjes.

Pas ciklit të larjes, ka ende mbetje detergjenti në sirtarin e detergjentit.

• Sigurohuni që fleta të jetë në pozicionin e duhur (LART për detergjent pluhur - POSHTË për detergjent të lëngshëm).

• Sigurohuni që ta përdorni folenë e detergjentit sipas këshillave që jepen në këtë manual përdorimi.

Pas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes.

Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi. Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

15. VLERAT E KONSUMIT

Vlerat e deklaruara janë marrë në kushte laboratorike me standardet përkatëse. Shkaqe të ndryshme mund të ndryshojnë të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave dhe temperatura e ambientit. Gjithashtu në kohëzgjatjen e programit të larjes mund të ndikojë edhe presioni i ujit, tensioni i furnizimit dhe temperatura e ujit në hyrje.

Specifikimet teknike mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim paraprak për të përmirësuar cilësinë e produktit.

Gjatë programit të larjes, teknologjia Prosense mund të ndryshojë kohëzgjatjen e larjes dhe vlerat e konsumit. Për më shumë detaje, shikoni paragrafin "Dallimi i ngarkesës me Prosense" në kapitullin

"Përdorimi i përditshëm".

Programet

Cottons 60°C

Cottons 40°C

Synthetics 40°C

Ngarke sa (kg)

8

8

3

Konsumi i energjisë

(kWh)

Konsumi i ujit (litra)

1,40

1,20

0,60

70

69

56

Kohëzgjat ja e përafërt e programit

(minuta)

Lagështir a e mbetur

(%)

1)

210

205

140

52

52

35

SHQIP 33

Programet

Delicates 40°C

Wool/Silk 30°C

Programet standarde të pambukut

Program standard për pambukun 60°C

8

Program standard për pambukun 60°C

4

Program standard për pambukun 40°C

1) Në fund të fazës së centrifugimit.

4

Ngarke sa (kg)

3

1,5

Konsumi i energjisë

(kWh)

Konsumi i ujit (litra)

0,55

0,45

59

62

Kohëzgjat ja e përafërt e programit

(minuta)

95

75

Lagështir a e mbetur

(%)

1)

35

30

0,81

0,57

0,51

52

40

40

290

228

226

52

52

52

Regjimi fikur (W)

0.30

Regjimi lënë ndezur (W)

0.30

Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implementuese

2009/125/EC të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.

16. TË DHËNAT TEKNIKE

Përmasat Gjerësia / Lartësia /

Thellësia / Thellësia totale

Lidhja elektrike Tensioni

Fuqia totale

Siguresa

Frekuenca

Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë sigurohet nga kapaku mbrojtës, përveç rastit kur pajisja me tension të ulët nuk ka mbrojtje kundër lagështisë

Presioni i furnizimit me ujë

Minimumi

Maksimumi

Furnizimi me ujë

1)

Ngarkesa maksimale Pambuk

600 mm/ 850 mm/ 571 mm/ 600 mm

230 V

2200 W

10 A

50 Hz

IPX4

0,5 bar (0,05 MPa)

8 bar (0,8 MPa)

Ujë i ftohtë

8 kg

34 www.aeg.com

Kategoria e efikasitetit energjetik A+++ -20%

Shpejtësia e centrifugimit

Shpejtësia maksimale e rrotullimit

1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit me një rubinet me filetim 3/4'' .

1351 rpm

17. UDHËZUES I SHPEJTË

17.1 Përdorimi i përditshëm

Futeni spinën në prizën elektrike.

Hapeni rubinetin e ujit.

Futni rrobat në pajisje.

Derdhni detergjentin dhe çdo trajtim tjetër në ndarjen përkatëse të folesë së detergjentit.

1

2 3

1 2

1. Shtypni butonin Ndezja/Fikja për të aktivizuar pajisjen. Rrotulloni çelësin e programeve për të vendosur programin e dëshiruar.

2. Vendosni opsionet e dëshiruara (1) përmes butonave korrespondues me prekje. Për të nisur programin, prekni butonin Start/Pause (2).

3. Pajisja fillon punën.

Në përfundim të programit, hiqni rrobat.

Shtypni butonin Ndezja/Fikja për të

çaktivizuar pajisjen.

17.2 Pastrimi i filtrit të pompës së shkarkimit

1 2 3

180˚

1

2

Pastrojeni filtrin rregullisht dhe, veçanërisht, nëse shfaqet kodi ekran.

SHQIP

17.3 Programet

Programet

Cottons

Cotton Eco

Synthetics

Delicates

Wool/Silk

20 min. - 3 kg

Cotton 20°

Ngarkesa

8 kg

8 kg

3 kg

3 kg

1,5 kg

3 kg

8 kg

Përshkrimi i produktit

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.

Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.

Programet standarde për vlerat e konsumit të

Etiketës së energjisë.

Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh të përziera.

Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze, poliestër.

Të leshta që lahen me lavatriçe, të leshta që lahen me dorë dhe tekstile delikate.

Rrobat e pambukta dhe sintetike me pak ndotje ose të veshura një herë.

Pëlhura të përziera. Artikujt e pambuktë dhe sintetikë.

Një batanije sintetike, mbulesë krevati, jorgan.

Duvet

3 kg

Sports

Drain/Spin

3 kg

8 kg

Veshje sportive.

Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe tekstileve shumë delikate. Program për të centrifuguar dhe për të shkarkuar ujin.

18. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS

RREGULLORES SË BE-SË 1369/2017

Marka tregtare

Modeli

Kapaciteti nominal në kg

Fleta e informacionit të produktit

AEG

L6FBI48S, PNC914913428

8

A+++ -20% Klasi i efikasitetit të energjisë

Konsumi i energjisë në vit në kWh, bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60 °C dhe

40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme dhe konsumi i regjimeve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut

60°C me ngarkesë të plotë në kWh

156

0,81

35

36 www.aeg.com

Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut

60°C me ngarkesë të pjesshme në kWh

Konsumi i energjisë i programit standard të pambukut

40°C me ngarkesë të pjesshme në kWh

Konsumi i energjisë në regjimin e fikur në W

Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur në W

Konsumi i ujit në vit në litra, bazuar në 220 cikle standarde larjeje për programet e pambukut në 60 °C dhe

40 °C me ngarkesë të plotë dhe të pjesshme. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

Klasi i efikasitetit të tharjes me centrifugim në një shkallë nga G (më pak efikase) në A (më efikase)

Shpejtësia maksimale e centrifugimit në rpm

Përmbajtja e lagështisë së mbetur në %

“Programi standard i pambukut 60 °C” dhe “programi standard i pambukut 40 °C” janë programe standarde larjeje me të cilat lidhet informacioni në etiketë dhe në fletë, këto programe janë të përshtatshme për të pastruar rroba të pambukta me ndotje normale dhe janë programet më efikase në konsumimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe ujit.

Koha e programit të programit standard të pambukut

60°C me ngarkesë të plotë në minuta

Koha e programit të programit standard të pambukut

60°C me ngarkesë të pjesshme në minuta

Koha e programit të “programit standard të pambukut

40°C” me ngarkesë të pjesshme në minuta

Kohëzgjatja e regjimit të lënë ndezur në minuta

Emetimet e zhurmës akustike në ajër në db(A) në larje

Emetimet e zhurmës akustike në ajër në db(A) në centrifugim

Pajisje inkaso Po/Jo

0,57

0,51

0,3

0,3

9999

B

1351

52

-

290

228

226

5

50

74

Jo

Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implementuese

2009/125/KE të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.

19. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin .

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni

pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin

SHQIP

në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

37

*

38 www.aeg.com

SHQIP 39

www.aeg.com/shop

Was this manual useful for you? yes no
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the work of artificial intelligence, which forms the content of this project

Download PDF

advertisement