Funksionet shtesë. Bosch WBB24751EU


Add to my manuals
236 Pages

advertisement

Funksionet shtesë. Bosch WBB24751EU | Manualzz

174

„Ohne Endschleudern“ („ “)

(Pa centrifugën e fundit)

Ndërresat mbeten në ujin e fundit të shpëlarjes. Rekomandohet për ndërresat tejet të ndjeshme.

Mbarimi i programi në

(Ende des Programms um)

Paraqitet koha në të cilën programi do të përfundojë.

Simboli për “Normale Wäsche“

(larja normale)

Ky simbol ndezet kur e zgjedhim “larjen normale”.

Simboli për „Schnelle Wäsche“

(larja e shpejtë)

Ky simbol ndezet kur e zgjedhim “larjen e shpejtë”.

Simboli për „Intensivere Wäsche“

(larja e intensifikuar)

Ky simbol ndezet po qe se është zgjedhur

“larja e intensifikuar”.

Simboli i sinjalit

Ky simbol shfaqet po qe se sinjali zanor nuk

është shkyçur (

Aus

).

Simboli i çelësit për sigurimin e makinës prej fëmijëve

Ky simbol shfaqet po qe se në meny është kyçur sigurimi i fëmijëve (“Kindersicherung: ein”). në mënyrë plotësuese edhe një proces i shpëlarjes. Koha e përgjithshme e larjes zgjatet në mënyrë përkatëse.

Hekurosja e lehtë (Bügelleicht)

Shih ilustrimin nr. 30

Po qe se shtypet tasti për ndërresat që hekurose lehtë

(Bügelleicht) ,

do të pasojë centrifuga e butë, e ngadalshme me shtendosjen përfundimtare të ndërresave.

Pas centrifugimit ndërresat qëndrojnë në daulle të shtendosura – ato nuk rrudhen.

Koha e përgjithshme e larjes zgjatet.

Nxirrni ndërresat nga daullja menjëherë pas mbarimit të centrifugës.

Llamba treguese e tastit

Start/Pause

Llamba treguesi i jep këto njoftime:

-

Llamba treguese

Start/Pause

vezullon (kuq): Programi mund të jetë startuar.

Në daulle ende mund të futen ndërresa.

Funksionet shtesë

Paralarja (Vorwäsche)

Shih ilustrimin nr. 28

Po qe se është shtypur tasti

Vorwäsche

,

krahas programit të zgjedhur në mënyrë plotësuese zhvillohet procesi i paralarjes.

Ky është program për trajtimin paraprak të tekstileve tejet të përlyera dhe të njollosura. Koha e përgjithshme e larjes zgjatet në mënyrë përkatëse.

Shpëlarja plus (Spülen plus)

Shih ilustrimin nr. 29

Po qe se është i shtypur tasti

Spülen plus

, krahas programit të zgjedhur kryhet

175

-

Llamba treguese

Start/Pause

ndriçon vazhdimisht (kuq): Programi

është në vijim. Në daulle nuk mund të futen më ndërresa, për arsye se dera e saj, për shkaqe sigurie, është bllokuar.

Në daullen tanimë mund të futen ndërresa vetëm po qe se shtypet tasti

Start/Pause

.

Përjashtim:

Kur aktivizohet sigurimi i fëmijëve, është shkyçur llamba treguese e tastit

Start/

Pause

.

Në mbarim të programit dera mbetet e bllokuar.

Përparime teknike të veçanta

Automatika për sasinë e ndërresave

Kjo automatikë e rregullon harxhimin e rrymës elektrike dhe të ujit në bazë të sasisë së ndërresave dhe llojit të tekstilit në çdo program të larjes.

Automatika e sasisë është pjesë përbërëse e makinës suaj për larjen e ndërresave dhe ajo funksionon në mënyrë automatike.

Në këtë mënyrë, harxhimi i energjisë elektrike dhe i ujit është në shkallën minimale.

Sensori i qarkullimit si ujëmatës intern përfshin sasinë e sjellë të ujit dhe dozon pikërisht aq ujë sa i nevojitet sasisë së ndërresave.

Sensori i vazhdueshëm i gjendjes së ujit në çdo program siguron gjendjen optimale të ujit për larjen e ndërresave në të gjitha programet.

Sistemi i kontrollin të disbalancës

Sistemi automatik i kontrollit të baraspeshës, nëpërmjet orvatjeve të shumëfishta të centrifugës siguron shpërndarjen e barabartë të ndërresave në daulle.

Kur ndërresat nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, për shkaqe sigurie centrifugimi nuk lejohet, përkatësisht numri përfundimtar i rrotullimeve të centrifugës zvogëlohet.

Në programin për

leshin

për të parandaluar tkurrjen, bëhen vetëm dy orvatje centrifugimi.

Koha aktuale

Pas zgjedhjes së ndonjë programi, ju shfaqet kohëzgjatja e mundshme e programit.

Shmangiet nga koha e programuar shkaktohen për shkak të:

-

sasisë së ndërresave në daulle

-

centrifugimit të vështirësuar për arsye se ndërresat në daulle nuk janë sistemuar si duhet

-

shpëlarjes plotësuese, kur ndërresat posedojnë sasi të tepërt shkume

-

trysnisë tejet të vogël të ujit

-

zgjedhjes së funksionit plotësues, p.sh.

Spülen plus

(shpëlarje plotësuese) pas startimit të programit.

Për arsyet e sipërthëna si dhe për arsye të tjera ndryshohet kohëzgjatja e larjes.

Po qe se nuk zgjidhet asnjë funksion plotësues dhe po qe se nuk ka kurrfarë ndryshimesh të tjera të kushteve të larjes, procesi i larjes do të përfundojë në pikën kohore të parashikuar.

176 177

advertisement

Was this manual useful for you? Yes No
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the workof artificial intelligence, which forms the content of this project

Key Features

  • Freestanding Front-load 10 kg 1200 RPM White
  • LCD
  • Hygiene/anti-allergy, Black
  • Load balancing system Foam control system
  • Delayed start timer
  • Spin-drying class: B
  • 95 L

Related manuals

Download PDF

advertisement

Table of contents