Aeg FSE82710P Manuali i perdoruesit

Add to My manuals
28 Pages

advertisement

Aeg FSE82710P Manuali i perdoruesit | Manualzz

FSE82710P

USER

MANUAL

SQ Udhëzimet për përdorim

Enëlarëse

2 www.aeg.com

PËRMBAJTJA

1. TË DHËNA PËR SIGURINË................................................................................. 3

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.............................................................................. 4

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT................................................................................6

4. PANELI I KONTROLLIT........................................................................................7

5. PROGRAMET.......................................................................................................7

6. CILËSIMET......................................................................................................... 10

7. OPSIONET..........................................................................................................14

8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................15

9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM............................................................................. 16

10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.............................................................................17

11. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 19

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE............................................................................21

13. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT.................................................. 25

14. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË............................................................ 26

PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.

Vizitoni faqen tonë të internetit për:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:

www.aeg.com/webselfservice

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

www.registeraeg.com

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:

www.aeg.com/shop

KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.

Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.

Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

SHQIP

1. TË DHËNA PËR SIGURINË

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.

1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.

Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.

Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.

Mbajini detergjentet larg fëmijëve.

Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.

Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.

1.2 Siguria e përgjithshme

Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:

– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të

– tjera pune; nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe ambiente të tjera banimi.

3

4 www.aeg.com

Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.

Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (MPa)

Ruani numrin maksimal prej 15 cilësimeve të pozicionit.

Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit

është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.

Vendosini takëmet në koshin e takëmeve me majat e mprehta me drejtim poshtë ose vendosini ato në sirtarin e takëmeve në pozicion horizontal me majat e mprehta poshtë.

Mos e lini pajisjen me derën të hapur të pamonitoruar për të shmangur shkeljen aksidentale mbi të.

Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.

Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.

Nëse pajisja ka vrima ajrimi në pjesën e poshtme, ato duhet të mos bllokohen p.sh. nga tapeti.

Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.

2. UDHËZIMET PËR SIGURINË

2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!

Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

• Hiqni të gjithë paketimin.

• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.

• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso për arsye sigurie.

• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.

• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë.

Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.

• Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen në vende me temperaturë nën 0°C.

• Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e instalimit.

2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!

Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

• Pajisja duhet tokëzuar.

SHQIP

• Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.

• Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.

• Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.

• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e furnizimit me energji duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga

Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.

• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.

• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike.

Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.

• Kjo pajisje është në përputhje me

Direktivat E.E.C.

• Kjo pajisje është e pajisur me një spinë 13 A. Nëse ju duhet ta ndërroni siguresën e spinës, përdorni vetëm një siguresë 13 A ASTA (BS 1362)

(vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe

Irlanda).

2.3 Lidhja e ujit

• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.

• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku janë kryer punime riparimi ose janë vendosur pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.

• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë të pajisjes.

• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul sigurie dhe një veshje me kabllo të brendshme.

PARALAJMËRIM!

Tension i rrezikshëm.

• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, mbyllni menjëherë rubinetin e ujit dhe shkëputni spinën nga priza elektrike.

Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për zëvendësimin e tubit të hyrjes së ujit.

2.4 Përdorimi

• Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

• Detergjentet e lavastoviljeve janë të rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë në ambalazhin e detergjentit.

• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me të.

• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ketë përfunduar programi. Mbi enë mund të mbesë detergjent.

• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e hapur të pajisjes.

• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur hapni derën gjatë kohës që një program larjeje është në punë.

2.5 Ndriçimi i brendshëm

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje.

• Kjo pajisje ka një llambë të brendshme, e cila ndizet kur hapni derën dhe fiket kur dera mbyllet.

• Lloji i llambës së përdorur për këtë pajisje është vetëm për pajisje shtëpiake. Mos e përdorni atë për ndriçim banese.

• Për të zëvendësuar dritën e brendshme, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

5

6 www.aeg.com

2.6 Shërbimi

• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.

• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.

2.7 Eliminimi i pajisjes

PARALAJMËRIM!

Rrezik lëndimi ose mbytjeje.

3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.

• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.

• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.

1 2

3

12

11

10 9 8 7 6 5 4

1 Krahu më i lartë spërkatës

2

Krahu spërkatës i sipërm

3 Krahu spërkatës i poshtëm

4

Filtrat

5 Etiketa e specifikimeve

6

Kutia e kripës

7 Tubi i ajrit

3.1 TimeBeam

TimeBeam shfaq informacionin e mëposhtëm në dyshemenë poshtë derës së pajisjes.

• Kohëzgjatja e programit kur fillon programi.

8 Foleja e shkëlqyesit

9

Foleja e detergjentit

10 Koshi i poshtëm

11

Koshi i sipërm

12 Sirtari i takëmeve

0:00 dhe CLEAN kur programi ka përfunduar.

DELAY dhe kohëzgjatja e numërimit mbrapsht kur fillon shtyrja e programit.

• Një kod alarmi kur pajisja keqfunksionim.

SHQIP

Kur AirDry është aktivizuar gjatë fazës së tharjes, projektimi në dysheme mund të mos jetë krejtësisht i dukshëm. Për të kontrolluar kohën e mbetur të programit që është në punë, shikoni ekranin e panelit të kontrollit.

7

4. PANELI I KONTROLLIT

1 2 3 4 5 6 7 8

9

1

Butoni ndezje/fikje

2

Ekrani

3

Delay butoni me prekje

4

Program butoni me prekje

5

ExtraHygiene butoni me prekje

6

TimeSaver butoni me prekje

7

XtraDry butoni me prekje

8

RESET butoni me prekje

9

Treguesit

4.1 Treguesit

Treguesi Përshkrimi

Treguesi i kripës. Ndizet kur kutia e kripës ka nevojë për rimbushje.

Treguesi i shpëlarësit. Ndizet kur kutia e shpëlarësit ka nevojë për rimbushje.

Treguesi i përfundimit. Ndizet kur programi ka përfunduar.

5. PROGRAMET

Renditja e programeve në tabelë (P1, P2 etj.) reflekton sekuencën e tyre në panelin e kontrollit.

Rendi i programeve në tabelë mund të mos reflektojë sekuencën e tyre në panelin e kontrollit.

8 www.aeg.com

Programi

P1

1)

P2

2)

P5

P3

P6

5)

P4

P8

4)

6)

7)

3)

Niveli i ndotjes

Lloji i ngarkesës

• Ndotje normale

• Enë prej fajance dhe takëme

• Të gjitha

• Enë prej fajance, takëme, tenxhere dhe tiganë

• Ndotje e përzier

• Enë prej fajance, takëme, tenxhere dhe tiganë

• Ndotje e madhe

• Enë prej fajance, takëme, tenxhere dhe tiganë

Fazat e programit

• Paralarje

• Larje 50 °C

• Shpëlarje

• Tharje

• Paralarje

• Larje nga 45°C deri në

70°C

• Shpëlarje

• Tharje

• Paralarje

• Larje 50°C dhe 65°C

• Shpëlarje

• Tharje

• Paralarje

• Larje 70 °C

• Shpëlarje

• Tharje

• Ndotje normale ose e lehtë

• Enë prej fajance dhe qelqurina delikate

• Ndotje e sapo bërë

• Enë prej fajance dhe takëme

• Të gjitha

• Larje 45 °C

• Shpëlarje

• Tharje

• Larje 60 °C

• Shpëlarje

• Paralarje

Opsionet

• ExtraHygiene

• XtraDry

• ExtraHygiene

• XtraDry

• TimeSaver

• XtraDry

• ExtraHygiene

• TimeSaver

• XtraDry

• XtraDry

• ExtraHygiene

• XtraDry

SHQIP 9

P2

P5

P3

P6

P4

Programi Niveli i ndotjes

Lloji i ngarkesës

Fazat e programit Opsionet

P7

8)

• Ndotje normale

• Enë prej fajance dhe takëme

• Paralarje

• Larje 50 °C

• Shpëlarje

• Tharje

• XtraDry

1) Ky program ofron përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të energjisë për takëme dhe enë prej fajance me ndotje normale. Ky është programi standard për institutet e testimit.

2) Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e rregullon automatikisht temperaturën dhe sasinë e ujit, si edhe kohëzgjatjen e larjes.

3) Ky program është i përshtatshëm për të larë ngarkesë me ndotje të përzier. Vendosni artikujt me ndotje të madhe në koshin e poshtëm dhe ata me ndotje normale në koshin e sipërm. Presioni dhe temperatura e ujit në koshin e poshtëm janë më të larta sesa në koshin e sipërm.

4) Ky program është projektuar për të larë artikuj me ndotje të madhe me presion të lartë uji dhe me temperaturë të lartë.

5) Ky program kontrollon temperaturën e ujit për të ofruar kujdes të veçantë për artikujt delikatë, në veçanti për qelqurinat.

6) Ky program është i përshtatshëm për të larë një ngarkesë ose gjysmë ngarkesë me ndotje të lehtë brenda një kohe të shkurtër.

7) Me këtë program, mund të shpëlani lehtë ushqimet e mbetura nga enët dhe të parandaloni formimin e aromave në pajisje. Mos përdorni detergjent me këtë program.

8) Ky është programi me më pak zhurmë. Pompa e larjes punon me shpejtësi shumë të ulët për të ulur nivelin e zhurmës të krijuar nga pajisja. Për shkak të shpejtësisë së ulët, kohëzgjatja e programit është e gjatë.

5.1 Vlerat e konsumit

Programi

1)

P1

Uji

(l)

11

Energjia

(kWh)

0.961

Kohëzgjatja

(min)

235

8 - 15

14 - 16

12.5 - 14.5

12 - 14

10

0.7 - 1.7

1.2 - 1.5

1.4 - 1.7

0.8 - 1.0

0.9

46 - 170

160 - 180

170 - 190

82 - 92

30

10 www.aeg.com

Programi

1)

P8

Uji

(l)

4

Energjia

(kWh)

0.1

Kohëzgjatja

(min)

14

P7 12 - 13 1.1 - 1.3

230 - 250

1) Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.

5.2 Informacion për institutet e testimit

Për të marrë informacionin e nevojshëm për kryerjen e testeve (p.sh. sipas

EN60436), dërgoni një email në adresën:

[email protected]

6. CILËSIMET

6.1 Regjimi i përzgjedhjes së programit dhe regjimi i përdoruesit

Kur pajisja është në regjimin e përzgjedhjes së programit, është e mundur të caktoni një program dhe të hyni te regjimi i përdoruesit.

Cilësimet e disponueshme në regjimin e përdoruesit:

• Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë së ujit.

• Aktivizimi ose çaktivizimi i njoftimit të zbrazjes së shpëlarësit.

• Niveli i shpëlarësit sipas dozës së kërkuar.

• Aktivizimi ose çaktivizimi i sinjalit akustik për përfundimin e një programi.

• Përzgjedhja e ngjyrës së TimeBeam.

• Aktivizimi ose çaktivizimi i AirDry.

Duke qenë se pajisja i ruan cilësimet e ruajtura, nuk është nevoja për ta konfiguruar përpara çdo cikli.

Në kërkesën tuaj ju lutemi përfshini kodin e numrit të produktit (PNC) që gjendet në pllakëzën e parametrave.

Për pyetje të tjera në lidhje me lavastoviljen tuaj, ju lutemi referojuni librit të shërbimit që keni marrë me pajisjen.

Caktimi i modalitetit të zgjedhjes së programit

Pajisja është në regjimin e përzgjedhjes së programit kur ekrani tregon numrin e programit P1.

Pas aktivizimit, pajisja është si parazgjedhje në modalitetin e zgjedhjes së programit. Nëse jo, vendosni modalitetin e zgjedhjes së programit sipas mënyrës së mëposhtme:

Shtypni dhe mbani shtypur RESET derisa pajisja të jetë në regjimin e zgjedhjes së programit.

Mënyra e hyrjes në modalitetin e përdoruesit

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e zgjedhjes së programit.

Për të hyrë në modalitetin e përdoruesit, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht

dhe derisa treguesit , , ,

, dhe të pulsojnë dhe ekrani të jetë i bardhë.

SHQIP 11

6.2 Zbutësi i ujit

Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që mund të ketë një efekt negativ në rezultatet e larjes dhe në pajisje.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve, aq më i fortë është uji.

Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente.

Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën

Fortësia e ujit

Gradë gjermane (°dH)

47 - 50

43 - 46

37 - 42

29 - 36

23 - 28

19 - 22

Gradë franceze

(°fH)

84 - 90

76 - 83

65 - 75

51 - 64

40 - 50

33 - 39

15 - 18

11 - 14

4 - 10

<4

26 - 32

19 - 25

7 - 18

<7

1) Cilësimi i paracaktuar në fabrikë.

2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.

mmol / l

8,4 - 9,0

7,6 - 8,3

6,5 - 7,5

5,1 - 6,4

4,0 - 5,0

3,3 - 3,9

2,6 - 3,2

1,9 - 2,5

0,7 - 1,8

<0,7 tuaj. Është e rëndësishme që të vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit për të siguruar rezultate të mira në larje.

Zbutja e ujit të fortë rrit konsumin e ujit dhe të energjisë si edhe në kohëzgjatjen e programit. Sa më i lartë niveli i zbutësit të ujit, aq më i lartë konsumi dhe aq më e gjatë kohëzgjatja.

Gradë

Clarke

58 - 63

53 - 57

46 - 52

36 - 45

28 - 35

23 - 27

18 - 22

13 - 17

5 - 12

< 5

Niveli i zbutësit të ujit

10

7

6

9

8

5

1)

4

3

2

1

2)

Pavarësisht llojit të detergjentit të përdorur, vendosni nivelin e duhur të fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv treguesin e rimbushjes me kripë.

Tabletat e shumëfishta që përmbajnë kripë nuk janë mjaft efikase për të zbutur ujin e fortë.

Mënyra e caktimit të nivelit të zbutësit të ujit

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe

janë fikur.

• Treguesi vazhdon të pulsojë.

• Në ekran shfaqet cilësimi aktual: p.sh. = niveli 5.

2. Shtypni vazhdimisht për të ndryshuar cilësimin.

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

12 www.aeg.com

6.3 Njoftimi i zbrazjes së kutisë së shpëlarësit

Shpëlarësi ndihmon në tharjen e enëve pa shenja dhe njolla. Ai lëshohet automatikisht gjatë fazës së shpëlarjes me ujë të nxehtë.

Kur kutia e shpëlarësit zbrazet, treguesi i shpëlarësit aktivizohet duke njoftuar për rimbushjen me shpëlarës. Nëse rezultatet e tharjes janë të kënaqshme gjatë kohës që përdorni vetëm tableta të kombinuara, mund ta çaktivizoni njoftimin për rimbushjen e shpëlarësit. Megjithatë, për performancën më të mirë në tharje, gjithmonë përdorni shpëlarës.

Nëse përdoret detergjent standard ose tableta të kombinuara pa shpëlarës, aktivizoni njoftimin për ta mbajtur aktiv treguesin e rimbushjes me shpëlarës.

Çaktivizimi i njoftimit të zbrazjes së shpëlarësit

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe

janë fikur.

• Treguesi vazhdon të pulsojë.

• Në ekran shfaqet cilësimi aktual.

= njoftimi i zbrazjes së shpëlarësit është i çaktivizuar.

– = njoftimi i zbrazjes së shpëlarësit është i aktivizuar.

2. Shtypni për të ndryshuar cilësimin.

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

6.4 Niveli i shpëlarësit

Mund ta caktoni sasinë e lëshuar të shpëlarësit ndërmjet nivelit 1 (sasia minimale) dhe nivelit 6 (sasia maksimale). Niveli 0 çaktivizon kutinë e shpëlarësit dhe shpëlarësi nuk lëshohet.

Cilësimi i parazgjedhur në fabrikë: niveli

4.

Mënyra e caktimit të nivelit të shpëlarësit

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe

janë fikur.

• Treguesi vazhdon të pulsojë.

• Në ekran shfaqet cilësimi aktual: p.sh. = niveli 4.

– Nivelet e shpëlarësit variojnë nga 0A deri 6A ku niveli 0A nënkupton se nuk përdoret shpëlarësi.

2. Shtypni vazhdimisht për të ndryshuar cilësimin.

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

6.5 Sinjalet akustike

Sinjalet akustike bien kur ka një keqfunksionim të pajisjes. Këto sinjale akustike nuk mund të çaktivizohen.

Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që bie kur përfundon programi. Si parazgjedhje, ky sinjal akustik është i

çaktivizuar, por ai mund të aktivizohet.

Aktivizimi i sinjalit akustik për përfundimin e programit

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe

janë fikur.

• Treguesi vazhdon të pulsojë.

• Në ekran shfaqet cilësimi aktual.

= sinjali akustik është i

çaktivizuar.

= sinjali akustik është i aktivizuar.

2. Shtypni për të ndryshuar cilësimin.

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

SHQIP 13

6.6 Mënyra e caktimit të ngjyrës së TimeBeam

Ekziston mundësia që të ndryshoni ngjyrën e TimeBeam për ta përputhur me ngjyrën e dyshemesë së kuzhinës.

Disponohen disa ngjyra. Edhe

TimeBeam mund të çaktivizohet.

Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe

janë fikur.

• Treguesi vazhdon të pulsojë.

• Në ekran shfaqet një numër dhe germa C. Secili numër i referohet një ngjyre të ndryshme.

– = TimeBeam i

çaktivizuar.

2. Shtypni vazhdimisht për të ndryshuar ngjyrën.

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

6.7 AirDry

AirDry përmirëson rezultatet e tharjes me konsum më të ulët energjie.

KUJDES!

Mos u përpiqni të mbyllni derën e pajisjes brenda 2 minutave pas hapjes automatike. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes.

Nëse pas kësaj dera mbyllet për 3 minuta të tjera, programi në punë përfundon.

AirDry aktivizohet automatikisht me të gjitha programet duke përjashtuar

(nëse aplikohet).

Për të përmirësuar performancën në tharje, referojuni opsionit XtraDry ose aktivizoni AirDry.

KUJDES!

Nëse fëmijët kanë akses te pajisja, këshillohet që ta

çaktivizoni AirDry sepse hapja e derës mund të përbëjë rrezik.

Çaktivizimi i AirDry

Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e përdorimit.

1. Shtypni .

• Treguesit , , , dhe janë fikur.

• Treguesi pulsojë.

vazhdon të

• Në ekran shfaqet cilësimi aktual

– = AirDry është i

çaktivizuar.

– = AirDry është i aktivizuar.

2. Shtypni cilësimin.

për të ndryshuar

3. Shtypni butonin ndezur/fikur për të konfirmuar cilësimin.

Gjatë fazës së tharjes, dera hapet automatikisht dhe qëndron paksa e hapur.

14 www.aeg.com

7. OPSIONET

Opsionet e dëshiruara mund të aktivizohen kurdo përpara nisjes së një programi.

Nuk mund t'i aktivizoni ose

çaktivizoni opsionet gjatë kryerjes së një programi.

Jo të gjitha opsionet përputhen me njëra-tjetrën.

Nëse zgjidhni opsione që nuk përputhen, pajisja

çaktivizon automatikisht njërin ose më shumë prej tyre. Vetëm treguesit e opsioneve ende aktive qëndrojnë ndezur.

Nëse një opsion nuk është i zbatueshëm për një program, treguesi përkatës

është i fikur ose pulson shpejt për disa sekonda dhe më pas fiket.

Çaktivizimi i opsioneve mund të ndikojë në konsumin e ujit dhe të energjisë si edhe në kohëzgjatjen e programit.

7.1 XtraDry

Aktivizojeni këtë opsion për të rritur performancën në tharje.

XtraDry është opsioni i përhershëm për të gjitha programet ndryshe nga

Ai aktivizohet automatikisht në ciklet e mëvonshme. Ky konfigurim mund të ndryshohet në çdo kohë.

.

Sa herë që aktivizohet

, XtraDry është i

çaktivizuar dhe duhet të zgjidhet manualisht.

Aktivizimi i XtraDry çaktivizon TimeSaver dhe anasjelltas.

Aktivizimi i XtraDry

Shtypni .

Treguesi përkatës ndizet.

Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar të programit.

7.2 TimeSaver

TimeSaver lejon të reduktoni kohëzgjatjen e një programi të përzgjedhur me rreth 50%.

Rezultatet e larjes janë të njëjta me kohëzgjatjen e programit normal.

Rezultatet e tharjes mund të ulen.

Ky opsion rrit presionin dhe temperaturën e ujit. Fazat e larjes dhe të tharjes janë më të shkurtra.

Me parazgjedhje TimeSaver është i fikur, por mund të aktivizohet manualisht. Ky opsion nuk mund të kombinohet me

XtraDry.

Aktivizimi i TimeSaver

Shtypni .

Treguesi përkatës ndizet.

Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar të programit.

7.3 ExtraHygiene

Ky opsion siguron rezultate më të mira higjiene, duke e ruajtur temperaturën në

70°C për të paktën 10 minuta gjatë fazës së shpëlarjes së fundit.

Aktivizimi i ExtraHygiene

Shtypni .

Treguesi përkatës ndizet.

Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar të programit.

SHQIP

8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË

1. Sigurohuni që niveli aktual i zbutësit të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në zonën që furnizohet. Nëse jo, përshtatni nivelin e zbutësit të ujit.

2. Mbushni kutinë e kripës.

3. Mbushni shpërndarësin e shkëlqyesit.

4. Hapeni rubinetin e ujit.

5. Nisni një program për të hequr çdo mbetje të përpunuar që mund të jetë ende brenda pajisjes. Mos përdorni detergjent dhe mos vendosni enë në kosha.

Pasi nisni një program, pajisja rimbush solucionin në zbutësin e ujit për deri në 5 minuta. Faza e larjes fillon vetëm pasi kjo procedurë të ketë përfunduar. Procedura përsëritet në mënyrë periodike.

8.1 Kutia e kripës

KUJDES!

Përdorni kripë të ashpër që

është vetëm për lavastovilje.

Kripa e imët rrit rrezikun e ndryshkut.

Kripa përdoret për të ringarkuar solucionin në zbutësin e ujit dhe për të garantuar rezultate të mira larjeje në përdorimin e përditshëm.

Mbushja e kutisë së kripës

1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së kripës në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni.

2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës

(vetëm herën e parë).

3. Mbusheni kutinë e kripës kripë për lavastovilje (derisa të mbushet plot).

4. Tundeni hinkën me kujdes nga doreza që të futen brenda edhe kokrrizat e fundit.

5. Hiqni kripën përreth vrimës së kutisë së kripës.

6. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur kutinë e kripës.

KUJDES!

Uji dhe kripa mund të derdhen nga kutia e kripës kur e mbushni. Pasi ta mbushni kutinë e kripës, nisni menjëherë një program larjeje për të shmangur gërryerjen. Mos fusni enë brenda në kosha.

15

16 www.aeg.com

8.2 Mbushja e kutisë së shpëlarësit

A B

KUJDES!

Përdorni vetëm shpëlarës të posaçëm për lavastovilje.

1. Hapni kapakun (C).

2. Mbusheni kutinë (B) derisa shpëlarësi të arrijë në shenjën

''MAX''.

3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një leckë thithëse për të parandaluar formimin e shkumës së tepërt.

4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të ngecë në vend.

Mbusheni kutinë e shpëlarësit kur treguesi (A) pastrohet.

C

9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

1. Hapeni rubinetin e ujit.

2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të aktivizuar pajisjen.

Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e zgjedhjes së programit.

• Nëse treguesi i kripës është i ndezur, mbushni kutinë e kripës.

• Nëse treguesi i shpëlarësit është i ndezur, mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.

3. Mbushni koshat.

4. Shtoni detergjentin.

5. Vendosni dhe nisni një program të përshtatshëm sipas llojit të ngarkesës dhe të nivelit të ndotjes.

9.1 Përdorimi i detergjentit

A B

C

KUJDES!

Përdorni vetëm detergjent të posaçëm për enëlarëse.

1. Shtypni butonin e lëshimit (A) për të hapur kapakun (C).

2. Vendosni detergjentin, pluhur ose tableta, në dhomëz (B).

3. Nëse programi ka fazë paralarjeje, vendosni një sasi të vogël detergjenti në pjesën e brendshme të derës së pajisjes.

4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që kapaku të ngecë në vend.

9.2 Vendosja dhe startimi i një programi

Nisja e një programi

1. Mbajeni derën e pajisjes paksa të hapur.

2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e zgjedhjes së programit.

3. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani të tregojë numrin e programit të zgjedhur. Ekrani shfaq numrin e programit për rreth 3 sekonda dhe

SHQIP 17

më pas shfaq kohëzgjatjen e programit.

4. Caktoni opsionet e zbatueshme.

5. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar programin.

Nisja e një programi me shtyrje programi

1. Caktoni programin.

2. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë kohën e shtyrjes së dëshiruar (nga 1 deri në 24 orë).

Treguesi ndizet.

3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar numërimin mbrapsht.

Gjatë numërimit mbrapsht, mund të rritet koha e shtyrjes së programit, por nuk mund të ndryshohet programi dhe opsionet.

Programi fillon pas përfundimit të numërimit mbrapsht.

Hapja e derës ndërkohë që pajisja është në punë

Hapja e derës ndërkohë që programi

është në punë, ndalon pajisjen. Kjo mund të ndikojë në konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit. Pasi e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku u ndërpre.

Nëse dera mbahet hapur për më shumë se 30 sekonda gjatë fazës së tharjes, programi që është në punë do të përfundojë. Kjo nuk ndodh nëse dera hapet me funksionin AirDry.

Shtypni dhe mbani shtypur RESET derisa pajisja të jetë në regjimin e zgjedhjes së programit.

Anulimi i programit

Shtypni dhe mbani shtypur RESET derisa pajisja të jetë në regjimin e zgjedhjes së programit.

Sigurohuni që të ketë detergjent në kutinë e detergjentit përpara se të filloni një program të ri.

Përfundimi i programit

Kur programi të ketë përfunduar, ekrani tregon 0:00. Treguesi është i ndezur.

Të gjithë butonat janë joaktivë, përveç butonit të ndezjes/fikjes.

1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose pritni që funksioni Auto Off ta

çaktivizojë automatikisht pajisjen.

Nëse e hapni derën përpara aktivizimit të Auto Off, pajisja

çaktivizohet automatikisht.

2. Mbyllni rubinetin e ujit.

Funksioni Auto Off

Ky funksion ul konsumin e energjisë duke e çaktivizuar automatikisht pajisjen kur ajo nuk është në punë.

Funksioni hyn në përdorim:

• 5 minuta pas përfundimit të programit.

• Pas 5 minutave nëse programi nuk ka filluar.

Anulimi i shtyrjes së programit gjatë numërimit mbrapsht

Kur anuloni fillimin e vonimit, duhet të rikonfiguroni programin dhe opsionet.

10. UDHËZIME DHE KËSHILLA

10.1 Të përgjithshme

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të garantuar rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje në përdorimin ditor dhe për t'ju ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.

18 www.aeg.com

• Hidhini në koshin e mbeturinave mbetjet e mëdha të ushqimeve në enë.

• Mos i shpëlani enët paraprakisht me dorë. Kur t'ju nevojitet, vendosni një program me fazë paralarjeje.

• Përdoreni gjithmonë të gjithë hapësirën e koshave.

• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos prekin ose të mos mbulojnë njeritjetrin. Vetëm atëherë uji mund të arrijë dhe të lajë plotësisht enët.

• Mund të përdorni detergjent për larjen e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas ose mund të përdorni tabletat e shumëfishta (p.sh. ''Të gjitha në 1'').

Ndiqni udhëzimet e shfaqura në paketim.

• Zgjidhni një program sipas llojit të ngarkesës dhe shkallës së ndotjes.

ofron përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të energjisë.

10.2 Përdorimi i kripës, shpëlarësit dhe detergjentit

• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe detergjent për enëlarëse. Produktet e tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.

• Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë të rëndë ne rekomandojmë përdorimin e një detergjenti të thjeshtë për lavastovilje (pluhur, xhel, tableta pa agjentë shtesë), shpëlarësit dhe kripës veçmas për rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje.

• Të paktën një herë në muaj vëreni pajisjen në punë duke përdorur pastrues që është veçanërisht i përshtatshëm për pastrimin e pajisjes.

• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen plotësisht në programet e shkurtra.

Për të parandaluar mbetjet e detergjentit tek takëmet, ne ju rekomandojmë që t'i përdorni tabletat me programet e gjata.

• Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e detergjentit. Referojuni udhëzimeve që jepen në paketimin e detergjentit.

10.3 Si të veproni nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e tabletave të shumëfishta

Përpara se të përdorni veç e veç detergjentin, kripën dhe shpëlarësin, kryeni hapat e mëposhtëm:

1. Vendosni nivelin më të lartë të zbutësit të ujit.

2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e shpëlarësit të jenë plot.

3. Nisni programin më të shkurtër me fazë shpëlarjeje. Mos shtoni detergjent dhe mos i ngarkoni koshat.

4. Kur programi të përfundojë, përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.

5. Rregulloni sasinë e lëshimit të shpëlarësit.

6. Aktivizimi i njoftimit të zbrazjes së shpëlarësit.

10.4 Ngarkimi i koshave

• Përdoreni pajisjen për të larë vetëm artikuj që mund të lahen në lavastovilje.

• Mos lani në pajisje artikuj prej druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.

• Mos lani në pajisje artikuj që thithin ujë (sfungjerë, lecka pastrimi).

• Hiqni mbetjet e mëdha ushqimore nga enët.

• Njomini enët e gatimit me ushqim të djegur përpara se t'i lani në pajisje.

• Futini artikujt e thellë (filxhanët, gotat dhe tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar poshtë.

• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-tjetrën.

• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin lirshëm.

• Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël në sirtarin e takëmeve.

• Sigurohuni që krahët spërkatës të jenë në gjendje të lëvizin lirisht përpara se të nisni një program.

10.5 Përpara fillimit të një programi

Përpara se të nisni programin e zgjedhur, sigurohuni që:

• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.

• Kapaku i kutisë së kripës është i shtrënguar.

• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.

• Ka kripë dhe shpëlarës të mjaftueshëm (përveç rastit kur përdorni tableta të shumëfishta).

• Pozicionimi i artikujve në kosha është i saktë.

• Programi mund të përdoret për llojin e ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.

11. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM!

Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,

çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.

Filtrat e ndotur dhe krahët spërkatës të bllokuar ndikojnë negativisht në rezultatet e larjes.

Kontrollojini këto elemente rregullisht dhe, nëse është e nevojshme, pastrojini ato.

11.1 Pastrimi i filtrave

Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.

SHQIP 19

• Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.

10.6 Zbrazja e koshave

1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen lehtë.

2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin.

Pasi përfundon programi, uji mund të qëndrojë ende në sipërfaqen e brendshme të pajisjes.

1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim kundërorar dhe hiqeni.

2. Hiqni filtrin (C) nga filtri (B).

3. Hiqni filtrin e sheshtë (A).

C

B

A

4. Lajini filtrat.

20 www.aeg.com

5. Sigurohuni që nuk ka mbetje ushqimesh ose dheu brenda ose përreth pjesëve anësore të karterit.

6. Vendoseni përsëri filtrin e sheshtë

(A). Sigurohuni që të vendoset në mënyrë të saktë sipas 2 udhëzuesve.

11.2 Pastrimi i krahut të sipërm spërkatës

Rekomandojmë të pastroni rregullisht krahun e sipërm spërkatës për të shmangur bllokimin e vrimave nga ndotja.

Vrimat e bllokuara mund të sjellin rezultate të pakënaqshme larjeje.

1. Tërhiqni jashtë koshin e sipërm.

2. Për të shkëputur krahun spërkatës nga koshi, shtypeni krahun spërkatës lart dhe njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës.

7. Rimontoni filtrat (B) dhe (C).

8. Vendoseni përsëri filtrin (B) në filtrin e sheshtë (A). Rrotullojeni në drejtim orar derisa të ngecë.

3. Lajeni krahun spërkatës në ujë të rrjedhshëm. Përdorni një mjet të hollë me majë, p.sh. kruajtëse dhëmbësh, për të hequr mbetjet e ndotjes nga vrimat.

KUJDES!

Pozicionimi i pasaktë i filtrave mund të sjellë rezultate të këqija larjeje dhe dëmtim të pajisjes.

4. Për të instaluar krahun spërkatës sërish, shtypeni krahun spërkatës lart dhe njëkohësisht rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të ngecë në vend.

SHQIP 21

11.3 Pastrimi i jashtëm

• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht.

• Përdorni vetëm detergjente neutrale.

• Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra ose tretës.

11.4 Pastrimi i brendshëm

• Pastroni me kujdes pajisjen me një leckë të butë e të njomë, duke përfshirë llastikun prej gome të derës.

12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!

Riparimi i pasaktë i pajisjes mund të sjellë rrezik për sigurinë e përdoruesit. Çdo riparim duhet kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.

Shumica e problemeve që mund të ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën e një qendre të autorizuar shërbimi.

• Për të ruajtur performancën e pajisjes suaj, përdorni një produkt specifik pastrimi për lavastoviljet të paktën një herë në muaj. Ndiqni me kujdes udhëzimet në paketimin e produktit.

• Mos përdorni produkte gërryese, sfungjerë pastrues gërryes, mjete të mprehta, lëndë kimike të forta, materiale pastruese të ashpra ose tretës.

• Përdorimi i programeve me kohëzgjatje të shkurtër rregullisht mund të shkaktojë akumulim të yndyrës dhe çmërsit brenda në pajisje. Vini në punë programe me kohëzgjatje të gjatë të paktën dy herë në muaj për të parandaluar akumulimin.

Referojuni tabelës së mëposhtme për informacion rreth problemeve të mundshme.

Për disa probleme, ekrani tregon kodin e alarmit.

Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

Nuk mund ta aktivizoni pajisjen.

• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.

• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë siguresë të prishur.

Programi nuk fillon.

• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.

• Nëse është caktuar vonesa në nisje, anuloni cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Pajisja rimbush rezinën brenda zbutësit të ujit.

Kohëzgjatja e procedurës është afërsisht 5 minuta.

22 www.aeg.com

Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

Pajisja nuk mbushet me ujë.

Në ekran shfaqet

.

ose

• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.

• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellësit.

• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të mos jetë i përdredhur ose i përthyer.

Pajisja nuk e shkarkon ujin.

Ekrani shfaq .

• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e përdredhur ose e përthyer.

Është aktivizuar pajisja kundër përmbytjes.

Ekrani shfaq .

Pajisja ndalon dhe fillon shumë herë gjatë procesit.

Programi zgjat shumë.

• Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

• Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në larje dhe kursim energjie.

• Nëse është caktuar opsioni i vonesës në nisje, anuloni cilësimin e vonesës ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.

• Aktivizoni opsionin TimeSaver për të reduktuar kohëzgjatjen e programit.

• Aktivizimi i këtyre opsioneve mund të rrisë kohëzgjatjen e programit.

• Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.

Koha e mbetur në ekran rritet dhe kapërcehet pranë fundit të kohëzgjatjes së programit.

Rrjedhje e vogël nga dera e pajisjes.

Dera e pajisjes mbyllet me vështirësi.

Zhurma kërcitëse ose goditëse nga brenda pajisjes.

• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).

• Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.

Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).

• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).

• Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.

• Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha. Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.

• Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen lirshëm.

SHQIP 23

Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

Bie automati nga pajisja.

• Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim. Kontrolloni amperazhin e prizës dhe kapacitetin e matësit ose fikni një prej pajisjeve që jeni duke përdorur.

• Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

Referojuni "Përpara

përdorimit të parë",

"Përdorimi i përditshëm"

ose "Udhëzime dhe

këshilla" për shkaqet e tjera të mundshme.

Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,

çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.

Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen në tabelë, kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme

Problemi

Rezultate të pakënaqshme larjeje.

Rezultate të pakënaqshme tharjeje.

Ka vija të bardha ose shtresa me ngjyrë blu mbi gota dhe enë.

Në gota dhe pjata ka njolla dhe pika të thata uji.

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime

dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e koshave.

• Përdorni programe me larje më intensive.

• Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.

Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".

• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së mbyllur.

• Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk është i mjaftueshëm. Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të lartë.

• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me peshqir.

• Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni

XtraDry dhe AirDry.

• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës, edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.

• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.

Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të ulët.

• Sasia e detergjentit është tepër e madhe.

• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaftueshme.

Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të lartë.

• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.

24 www.aeg.com

Problemi

Enët janë të lagura.

Pjesa e brendshme e pajisjes

është e lagur.

Shkumë e pazakontë gjatë larjes.

Ka gjurmë ndryshku në takëme.

Ka mbetje detergjenti në shpërndarës në fund të programit.

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni

XtraDry dhe AirDry.

• Programi nuk ka fazë tharjeje ose ka fazë tharjeje me temperaturë të ulët.

• Foleja e shpëlarësit është bosh.

• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.

• Shkaku mund të jetë cilësia e tabletave të shumëfishta. Provoni një markë tjetër ose aktivizoni shpërndarësin e shpëlarësit dhe përdoreni shpëlarësin bashkë me tabletat e shumëfishta.

• Ky nuk është defekt i pajisjes. Ajri i lagësht kondensohet në paretet e pajisjes.

• Përdorni detergjent të posaçëm për lavastovilje.

• Ka rrjedhje në shpërndarësin e shpëlarësit. Kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.

• Në ujin e përdorur për larje ka shumë ujë. Referojuni

"Zbutësi i ujit".

• Janë vendosur bashkë takëme prej argjendi dhe inoksi. Shmangni vendosjen së bashku të artikujve prej argjendi dhe inoksi.

• Tableta e detergjentit ka ngecur në shpërndarës dhe nuk është larë krejtësisht nga uji.

• Uji nuk mund të lajë detergjentin nga shpërndarësi.

Sigurohuni që krahu spërkatës të mos jetë i bllokuar.

• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos pengojnë hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit.

• Referojuni "Pastrimi i brendshëm".

Pajisja mban erë të keqe brenda.

Depozitime çmërsi në takëme, në kazan dhe në anën e brendshme të derës.

• Niveli i kripës është i ulët. Kontrolloni treguesin e kripës.

• Kapaku i kutisë së kripës është i lirë.

• Uji i rubinetit është i fortë. Referojuni "Zbutësi i ujit".

• Përdorni kripë dhe vendosni rigjenerimin e zbutësit të ujit edhe kur përdoren tableta multi-funksionale.

Referojuni "Zbutësi i ujit".

• Nëse vazhdon të mbeten depozita çmërsi, pastrojeni pajisjen me pastrues që janë të përshtatshëm për këtë qëllim.

• Provoni detergjent tjetër.

• Kontaktoni me prodhuesin e detergjentit.

SHQIP 25

Problemi

Takëme të turbullta, të

çngjyrosura ose të ciflosura.

Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja

• Sigurohuni që në pajisje të lahen vetëm artikujt që mund të lahen në lavastovilje.

• Ngarkoni dhe shkarkoni koshin me kujdes. Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.

• Vendosni artikujt delikatë në koshin e sipërm.

• Për larjen e artikujve delikatë dhe qelqurinave, zgjidhni programin e dedikuar. Referojuni kapitullit

"Programet".

Referojuni "Përpara

përdorimit të parë",

"Përdorimi i përditshëm"

ose "Udhëzime dhe

këshilla" për shkaqet e tjera të mundshme.

13. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT

Marka tregtare

Modeli

Kapaciteti nominal (cilësimet standarde të vendit)

Klasi i efikasitetit të energjisë

AEG

FSE82710P 911437346

15

A++

Konsumi i energjisë në kWh në vit, bazuar në 280 cikle standarde pastrimi duke përdorur ujë të ftohtë dhe konsumin e regjimeve me fuqi të ulët. Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.

270

Konsumi i energjisë i ciklit standard të pastrimit (kWh) 0.961

Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W)

Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur (W)

Konsumi i ujit në litra në vit, bazuar në 280 cikle standarde pastrimi. Konsumi aktual i ujit do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes

0.10

5.0

3080

Klasi i efikasitetit të tharjes në një shkallë nga G (më pak efikase) në A (më efikase)

“Programi standard” është cikli standard i pastrimit me të cilin lidhet informacioni në etiketë dhe në fletë. Ky program është i përshtatshëm për të pastruar takëmet e tavolinës me ndotje normale dhe është programi më efikas për sa i përket konsumit të kombinuar të energjisë dhe ujit. Ai emërtohet si programi “Eco”.

A

26 www.aeg.com

Koha e programit të ciklit standard të pastrimit (min)

Kohëzgjatja e regjimit të lënë ndezur (min)

Nivelet e fuqisë së zhurmës (dB(A) re 1pW)

Pajisje inkaso Po/Jo

235

5

43

Po

14. INFORMACIONET TEKNIKE SHTESË

Përmasat

Lidhja elektrike

1)

Gjerësia / lartësia / thellësia (mm) 596 / 818 - 898 / 550

Tensioni (V) 200 - 240

Frekuenca (Hz) bar (minimumi dhe maksimumi)

50 - 60

0.5 - 8 Presioni i furnizimit me ujë

MPa (minimumi dhe maksimumi) 0.05 - 0.8

Furnizimi me ujë

Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtë

2)

maks. 60°C

1) Referojuni pllakës së klasifikimit për vlerat e tjera.

2) Nëse uji i ngrohtë vjen nga burim alternativ energjie (p.sh. panele diellore), përdorni furnizimin me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.

15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN

Ricikloni materialet me simbolin .

Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

*

SHQIP 27

www.aeg.com/shop

advertisement

Related manuals

advertisement