Kohëmatësi me numërim mbrapsht. Electrolux EIS7548

Add to My manuals
356 Pages

advertisement

Kohëmatësi me numërim mbrapsht. Electrolux EIS7548 | Manualzz

3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të vendosur cilësimin e dëshiruar të nxehtësisë.

Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.

Ju mund ta ndryshoni gjithashtu cilësimin e nxehtësisë ndërkohë që gatuani. Prekni simbolin e zgjedhjes së zonës në pamjen kryesore të panelit të kontrollit dhe lëvizni gishtin në të majtë ose të djathtë (për të ulur ose rritur cilësimin e nxehtësisë).

7.5 PowerBoost

Funksioni aktivizon më shumë fuqi për zonën përkatëse të gatimit me induksion; ai varet nga madhësia e enës së gatimit. Funksioni mund të aktivizohet vetëm për një periudhë të kufizuar kohe.

1. Prekni në fillim zonën e dëshiruar.

2. Prekni ose rrëshqitni gishtin në të djathtë për të aktivizuar funksionin për zonën e zgjedhur të gatimit.

Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.

Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për të

çaktivizuar funksionin, zgjidhni manualisht zonën dhe ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.

Për vlerat maksimale të kohëzgjatjes, referojuni kapitullit

"Të dhënat teknike".

7.6 OptiHeat Control(treguesi 3hapësh i nxehtësisë së mbetur)

PARALAJMËRIM!

III / II / I Për sa kohë që treguesi

është i ndezur, ka rrezik djegiesh nga nxehtësia e mbetur.

Zonat e gatimit me induksion prodhojnë nxehtësinë e nevojshme për procesin e gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e enës.

Vitroqeramika ngrohet nga nxehtësia e enëve të gatimit.

Treguesit III / II / I shfaqen kur një zonë gatimi është e nxehtë. Ata tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht.

Treguesi mund të shfaqet edhe:

• për zonat e gatimit në krah, edhe nëse nuk jeni duke i përdorur,

• kur enët e nxehta të gatimit vendosen mbi një zonë të ftohtë gatimi,

• kur pianura çaktivizohet, por zona e gatimit është ende e nxhetë.

Treguesi shuhet kur zona e gatimit është ftohur.

7.7 Kohëmatësi

+STOP

Kohëmatësi me numërim mbrapsht

Përdoreni këtë funksion për të specifikuar kohëzgjatjen e punës së një zone gatimi vetëm për një gatim.

Mund të vendosni funksionin me kohëmatës për secilën zonë më vete.

1. Në fillim vendosni cilësimin e nxehtësisë për zonën përkatëse të gatimit dhe më pas vendosni funksionin.

2. Prekni simbolin e zonës.

3. Prekni .

Dritarja e menysë së kohëmatësit shfaqet në ekran.

4. Shënoni për të aktivizuar funksionin.

Simbolet ndryshojnë në

+STOP

.

5. Rrëshqiteni gishtin në të majtë ose në të djathtë për të zgjedhur kohën e dëshiruar

(p.sh. orët dhe/ose minutat).

6. Prekni Ok për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu që të anuloni përzgjedhjen.

Kur koha mbaron, dëgjohet një sinjal dhe pulson . Për të çaktivizuar sinjalin, prekni

.

Për të çaktivizuar funksionin caktoni cilësimin në 0. Si alternativë, prekni në të majtë të vlerës së kohëmatësit, prekni pranë tij dhe konfirmoni zgjedhjen tuaj kur shfaqet një dritare.

12 SHQIP

advertisement

Related manuals