Electrolux EOB53103X Manuali i perdoruesit


Add to my manuals
20 Pages

advertisement

Electrolux EOB53103X Manuali i perdoruesit | Manualzz
udhëzimet për përdorim
Furrë inkaso
EOB53103
2 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë
Përshkrim i produktit
Përpara përdorimit të parë
Përdorimi I përditshëm
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Tabelat e gatimit
2
3
4
5
7
8
Kujdesi dhe pastrimi
Si të veprojmë nëse…
Instalimi
Lidhja elektrike
Probleme që lidhen me mjedisin
Shërbimi pas blerjes
10
13
14
15
15
16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për
të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
me pajisjen kur ajo zhvendoset ose
shitet. Të gjithë personat që përdorin
pajisjen duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
Përdorimi i rregullt
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
• Aparati nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
për punë ose për të ruajtur sende.
• Mos vendosni apo futni lëngje të
ndezshme, materiale që marrin flakë shpejt
apo objekte që shkrijnë (psh.fletë plastike
apo alumini) brenda ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni një pajisje elektrike
në prizat në afërsi. Beni të mundur që
kabllot lidhës të mos bien në kontakt me
derën e furrës apo të mos kapen nën të.
• Mos i lini gatesat e lëngshme dhe ushqimet
në furrë pasi të keni përfunduar gatimin e
tyre, pasi lagështia mund të dëmtojë
smaltin ose të hyjë nëpër njësitë e furrës.
• Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur
plagosje apo dëmtim të pajisjes.
Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të
Shërbimit.
• Mos përdorni gërryes të fortë ose materiale
të mprehta metalike për të pastruar
xhamin e derës së furrës, pasi këto mund
të gërvishtin sipërfaqen, çka mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
Shënim për veshjen e smaltuar
Ndryshimi i ngjyrave të veshjes së
smaltuar të furrës si pasojë e përdorimit
të vazhdueshëm, nuk ndikojnë në
funksionimin normal e të mirë të pajisjes.
Për këtë arsye, ato nuk përbëjnë një
defekt të përfshirë në rregulloren e
garancisë.
Child Lock (Bllokimi për fëmijët)
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që
është në punë e sipër. Pjesët e jashtme
mund të nxehen shumë gjatë përdorimit.
Ka rrezik djegieje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet e
një personi përgjegjës, për të siguruar që
ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Bëni kujdes dhe
mos prekni elementet ngrohës. Ka rrezik
djegieje.
electrolux 3
• Largojuni gjithmonë pak pajisjes kur hapni
derën e furrës gjatë ose në përfundim të
gatimit që të lini avullin ose nxehtësinë e
krijuar të dalë jashtë.
Paralajmërim Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
Udhëzime mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas njohurive të fundit
shkencore, pjekja e fortë e ushqimit,
veçanërisht në produktet që përmbajnë
niseshte, mund të përbëjë rrezik për
shëndetin, si pasojë e përmbajtjes së
akrilamideve. Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta të
mundshme si dhe të mos i piqni ushqimet më
shumë se ç'duhet.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Nëse është e nevojshme,
kontaktoni shitësin.
• Vetëm një inxhinier i autorizuar servisi
mund ta riparojë pajisjen. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
• Pajisjet e ndërfutura në mobilie mund të
përdoren vetëm pasi të jenë montuar nën
mobilie sipas standardeve të duhura.
• Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje
dhe dëmtimi të pajisjes.
Përshkrim i produktit
Vështrim i përgjithshëm
2
3
4
5
6
1
7
8
9
10
11
12
1 Paneli i kontrollit
2 Çelësi i kontrollit të termostatit të furrës
3 Drita e kontrollit të termostatit të furrës
4 Programuesi elektronik
5 Drita e kontrollit të funksionimit
6 Çelësi i kontrollit të funksionit të furrës
4 electrolux
7
8
9
10
11
12
Zgavrat e ajrimit për ventilatorin ftohës
Pjekja në gril
Llambushka e furrës
Ventilatori i furrës
Shinat teleskopike të rafteve
Etiketa
Skara
Aksesorët
Tava e pritjes së yndyrës
Tava e pjekjes
Përpara përdorimit të parë
Hiqni gjithë ambalazhimet, nga brenda e
jashtë furrës, përpara se ta përdorni atë.
Mos e hiqni pllakëzën e parametrave.
Kur lidhni pajisjen me ushqimin elektrik ose
në rast të ikjes së korrentit, treguesi i
funksionit të KOHËS pulson automatikisht.
Duhet të regjistroni orën ditore. Nëse ora
ditore nuk është regjistruar, pajisja nuk do të
punojë.
E rëndësishme Për të hapur derën e furrës,
gjithmonë kapeni dorezën në qendër.
Vendosja e orës
Për të vendosur orën aktuale, përdorni
butonin " + " ose " - . Pas rreth 5 sekondash
pulsimi ndalon dhe ora shfaq orën aktuale të
regjistruar.
Pastrimi paraprak
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për herë
të parë. Pastroni aksesorët dhe brendinë e
furrës me një copë të butë e me ujë të
ngrohtë e sapun.
Pas kësaj, parangrohni furrën pa ushqim
brenda.
Parangrohja
Rrotullojeni çelësin e funksioneve të furrës në
pozicionin
dhe lëreni furrën të punojë për
45 minuta në temperaturë maksimale, për të
djegur çdo mbetje nga sipërfaqja e
brendshme. Aksesorët mund të nxehen më
shumë gjatë përdorimit normal. Gjatë kësaj
periudhe mund të krijohet një erë e
pakëndshme. Kjo është normale. Sigurohuni
që dhoma të jetë e ajrosur mirë.
electrolux 5
Përdorimi I përditshëm
Funksioni i furrës
Simbolet
Pozicioni OFF
Drita e furrës - ndizet pa ndonjë funksion gatimi të aktivizuar.
Gatimi konvencional - nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm.
Për të pjekur në një nivel.
Gatimi i detyruar me ventilator - për të gatuar gatesa të ndryshme njëkohësisht. Për të
gatuar shurup të bërë vetë me fruta si dhe për tharjen e kërpudhave apo frutave.
Elementi i poshtëm ngrohës - nxehtësia vjen nga pjesa e poshtme e furrës Për pjekjen
e kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Grili i brendshëm - për të pjekur ushqimet e sheshta në sasi të vogla në nivelin e mesit.
Për të bërë toste.
Grili i plotë - elementi i grilit të plotë është i ndezur. Për të pjekur në gril ushqime të
sheshta në sasi të mëdha. Për të bërë toste.
Grili termik - elementi i grilit dhe ventilatori i furrës punojnë në mënyrë të alternuar dhe
qarkullojnë ajër të nxehtë rreth ushqimit. Për gatimin e copave të mëdha të mishit.
Gatimi me ventilator - për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një nivel të furrës, pa përzierjen e erërave.
Pizza - elementi i poshtëm lëshon nxehtësi të drejtpërdrejtë në bazamentin e picave apo
byrekëve, ndërsa ventilatori siguron qarkullimin e ajrit për pjekjen e sipërfaqes së picave
apo mbushjes së byrekëve.
Ekrani
4
5
7
6
8
2
1
2
3
4
5
6
7
8
1
3
Butoni i përzgjedhësit
Butoni zbritës
Butoni rritës
Ekrani
Treguesi i kohëzgjatjes së gatimit
Treguesi i përfundimit të gatimit
Treguesi i kohëmatësit.
Treguesi i orës ditore
Ndezja e pajisjes
Përzgjidhni funksionin e furrës dhe
temperaturën.
Përzgjedhja e funksionit të furrës
Rrotullojeni çelësin e funksioneve të furrës
(shihni paragrafin "Përshkrimi i produktit") në
drejtim orar.
Përzgjedhja e temperaturës
Rrotullojeni çelësin e temperaturës (shihni
paragrafin "Përshkrimi i pajisjes") në drejtim
orar. Ju mund të vendosni temperaturën
midis 50° C dhe 250° C.
Fikja e pajisjes
Rrotullojini çelësat e temperaturës dhe të
funksioneve të furrës në pozicionin off.
6 electrolux
Çelësat e kontrollit me shtypje-tërheqje
Pajisja është e pajisur me çelësa kontrolli
shtyp e tërhiq. Ju mund të shtypni butonat
me shtypje-tërheqje që ndodhen brenda
panelit të kontrollit, kur furra është e fikur.
Rrotulloni çelësat me shtypje-tërheqje për të
përzgjedhur temperaturën dhe funksionin e
furrës.
Funksionet e orës
Funksioni
Përshkrimi
Kohëzgjatja e gatimit
Për regjistrimin e kohëzgjatjes së përdorimit të furrës.
Kur koha kalon, dëgjohet një sinjal. Furra fiket automatikisht.
Përfundimi i gatimit
Për të vendosur kohën se kur duhet të fiket furra.
Kur koha kalon, dëgjohet një sinjal. Furra fiket automatikisht.
Kohëzgjatja e gatimit dhe
Përfundimi i gatimit të
kombinuara .
Për të vendosur shtyrjen e programit të pajisjes.
Furra ndizet automatikisht në orën e llogaritur dhe fiket kur
kalon koha e vendosur e Gatimit.
Kujtuesi i minutave
Për vendosjen e një periudhe të shkurtër kohore. Kur mbaron
koha, dëgjohet një sinjal. Shtypni çfarëdolloj butoni për të
ndaluar sinjalin.
E rëndësishme Kujtuesi i minutave nuk e fik furrën.
Ora
Për vendosjen e kohës.
Përzgjedhja e funksionit të orës
Shtypni butonin Përzgjedhës sërish derisa
treguesi i funksionit të shfaqe funksionin e
duhur. Shtypni butonave " + " dhe " - " për të
regjistruar kohën e dëshiruar të gatimit.
Anulimi i funksionit të orës
vazhdimisht
Shtypni butonin Përzgjedhës
derisa treguesi i funksionit të shfaqë
funksionin e duhur dhe shtypni butonin " - ".
Pas pak sekondash funksioni i orës
çaktivizohet.
Fikja e ekranit
Nëse fikni ekranin, ju ulni konsumin e
energjisë.
Ju mund të fikni ekranin nëse nuk është
vendosur asnjë funksion tjetër.
1. Shtypni " + " dhe " - " në të njëjtën kohë
dhe mbajeni shtypur për 5 sekonda.
2. Për të ndezur përsëri ekranin, shtypni çdo
buton.
Treguesi i fuqisë
Treguesi i fuqisë (referojuni paragrafit
"Përshkrimi i produktit") ndizet kur është
aktivizuar çelësi i funksionit.
Drita e kontrollit të temperaturës
Treguesi i temperaturës (referojuni paragrafit
"Përshkrimi i produktit") ndizet kur furra fillon
të ngrohet. Ai fiket kur furra arrin
temperaturën e duhur. Më pas, do të ndizet
dhe fiket për të treguar që temperatura po
ruhet.
Ventilatori ftohës
Ventilatori ftohës (jo i dukshëm) e mban
panelin e kontrollit, çelësat dhe dorezën e
derës së furrës të ftohta. Kur furra është e
ndezur, ventilatori ndizet automatikisht.
Nëpër vrimat e ajrimit pranë dorezës së derës
së furrës shfryn ajër i ngrohtë. Për t'i mbajtur
çelësat e kontrollit të ftohta, ventilatori ftohës
mund të vazhdojë të punojë edhe pasi furra
të jetë fikur.
electrolux 7
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Nëse termostati i sigurisë nuk punon, mos
provoni ta rregulloni atë vetë. Ju lutemi
kontaktoni me Shërbimin e pas shitjeve.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur, madje edhe kur
piqni në skarë.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
°C
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve të furrës nga poshtë.
• Ju mund të gatuani gjellë të ndryshme në
dy nivele në të njëjtën kohë. Vendosini
raftet në nivelin 1 dhe 3.
• Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Ky sistem bën të
mundur gatimin në një ambient me avull
dhe i mban gatesat të buta brenda dhe të
pjekura mirë nga jashtë. Ajo ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
• Lagështia mund të kondensohet në pajisje
ose në dyert prej xhami. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
është në punë. Për të ulur kondensimin,
ndizeni furrën bosh për 10 minuta para
gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mbështetëset teleskopike të raftit
Në nivelet 2 dhe 4 janë montuar shina
rrëshqitëse për të mbajtur raftet. Me shinat
rrëshqitëse të rafteve mund t'i fusni e nxirrni
këto të fundit me lehtësi.
1. Tërhiqni jashtë shinat rrëshqitëse të
krahut të djathtë dhe atij të majtë.
2. Vendoseni raftin mbi shinat rrëshqitëse e
më pas shtyjini ato me kujdes brenda
furrës.
°C
Paralajmërim Mos u përpiqni të mbyllni
derën e furrës, nëse mbajtëset e raftit
rrëshqitës nuk janë futur plotësisht
brenda në furrë. Kjo mund të dëmtojë
smaltin dhe xhamin e derës.
Paralajmërim Shinat rrëshqitëse të
rafteve dhe aksesorët e tjerë mund të
nxehen shumë gjatë përdorimit të
pajisjes. Përdorni dorashka kuzhine ose
të ngjashme.
8 electrolux
Pjekja e kekëve
• Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
• Paranxehni furrën për afro 10 minuta para
pjekjes.
• Mos e hapni derën e furrës para se të ketë
kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
• Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
• Mos piqni në furrë copa mishi më të vogla
se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla shkakton
tharjen e mishit.
• Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të njomë
nga brenda mishin e kuq, vendosni një
temperaturë prej 200 °C-250 °C.
• Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
• Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të ruajtur
furrën nga njollat që mund të mos ikin më.
• Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se ta
shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
• Për të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave.
• Për të shmangur avullin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, shtoni edhe pak ujë pasi ai
që hodhët në fillim të ketë avulluar.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
Tabelat e gatimit
Pesha
(kg)
Ushqimi
Funksioni i Furrës
Niveli
Temperat
ura e
furrës (°C)
Koha e
Gatimit
(në
minuta)
1
Mish derri / qengji
2
180
110-130
1
Mish viçi / Biftek
2
190
70-100
1,2
Mish pule/Lepuri
2
190
70-80
1,5
Rosë
1
160
120-150
3
Patë
1
160
150-200
4
Gjel deti
1
180
210-240
1
Peshk
2
190
30-40
1
Speca e Domate te
mbushura/Patate të
pjekura
2
190
50-70
Kekë të posaçëm
2
160
45-55
Byreçka
2
160
80-100
1
Biskota
3
140
25-35
2
Lasagne (Lazanja)
2
180
45-60
1
Bukë e Bardhë
2
190
50-60
1
Pica
1
190
25-35
Paralajmërim Mos shtroni në furrë letër
alumini dhe mos vendosni asnjë tavë
pjekjeje mbi bazamentin e furrës. Avulli i
formuar mund të dëmtojë smaltin e
furrës.
electrolux 9
poshtë - mbajeni derën duke përdorur
dorezën e derës derisa të hapet
plotësisht.
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur edhe kur piqni
në gril. Bëni kujdes kur hapni derën e
furrës. Mos e lini atë të hapet duke rënë
Përdorimi i skarës
Paranxehni furrën bosh për 10 minuta,
para gatimit.
Sasia
LLOJI I GATIMIT
Përdorimi i skarës
Copat
g
Biftek fileto
4
800
Biftek mish lope
4
600
Salsiçe
8
Bërxolla derri
Koha e gatimit në
minuta
Tempera
tura (°C)
ana e parë
ana e dytë
3
250
12-15
12-14
3
250
10-12
6-8
/
3
250
12-15
10-12
4
600
3
250
12-16
12-14
Pulë (e ndarë në 2
pjesë)
2
1000
3
250
30-35
25-30
Qebap
4
/
3
250
10-15
10-12
Gjoks pule
4
400
3
250
12-15
12-14
Hamburger
6
600
3
250
20-30
Fileto peshku
4
400
3
250
12-14
Sanduiçe tost
4-6
/
3
250
5-7
/
Bukë e thekur
4-6
/
3
250
2-4
2-3
niveli
10-12
Grili termik
Paralajmërim Përdoreni këtë funksion
me një temperaturë maksimale prej
200°C.
Sasia
Përdorimi i skarës
LLOJI I GATIMIT
Copat
g
Role mishi (gjel deti)
1
1000
Pulë (e ndarë më
dysh)
2
1000
Këmbë pule
6
Mish thëllëze
4
Gratin perimesh
-
copa. Skallopë
-
Koha e gatimit në
minuta
Tempera
tura (°C)
ana e parë
ana e dytë
3
200
30-40
20-30
3
200
25-30
20-30
-
3
200
15-20
15-18
500
3
200
25-30
20-25
-
3
200
20-25
-
-
3
200
15-20
-
niveli
Skumbri
2-4
-
3
200
15-20
10-15
Feta peshku
4-6
800
3
200
12-15
8-10
10 electrolux
Pica
LLOJI I GATIMIT
Funksioni i picave
Niveli
temp. °C
Koha e gatimit në
minuta
SHËNIME
Pica , e madhe
1
200
15~25
në tavën e pjekjes
Pica, e vogël
1
200
10~20
në tavën e pjekjes
ose mbi skarë
Simite buke
1
200
15~25
në tavën e pjekjes
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Fikni pajisjen dhe lëreni
të ftohet para se ta pastroni.
Paralajmërim Për arsye sigurie, mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull
ose me pastrues me presion të lartë.
Paralajmërim Mbajeni pajisjen të
pastër në çdo kohë. Grumbullimi i
yndyrave ose ushqimeve të tjera mund
të shkaktojë zjarr, veçanërisht në tavën
pritëse.
Në pjesën e jashtme të pajisjes
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë me
sapun.
• Për pjesët metalike, përdorni agjentë
normalë pastrues.
• Mos përdorni agjentë gërryes dhe
sfungjerë të ashpër.
Pjesa e brendshme e furrës
• Ndizeni llambushkën e furrës përpara se të
pastroni këtë të fundit.
• Pastrojeni furrën me një copë të butë e me
ujë të ngrohtë e sapun dhe lëreni të thahet.
Pjesët shtesë
Pastroni gjithë njësitë e brendshme me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë me sapun
(raftet, tavën e pjekjes, shinat rrëshqitëse të
rafteve, etj.) pas çdo përdorimi dhe thajini ato
mirë. Zhytini ato në ujë fillimisht për të
ndihmuar larjen.
Bëni kujdes konturet katalitike
Tavani dhe muret e furrës janë veshur me
smalt katalitik. Smalti katalitik mënjanon vajin
dhe yndyrën që grumbullohet gjatë gatimit.
Për të pastruar furrën nga brenda, vendoseni
çelësin e funksioneve të furrës në pozicionin
dhe lëreni furrën të punojë për 45 minuta
në temperaturë maksimale.
Për funksionim të mirë të kontureve katalitike,
ndiqni këtë procedurë një herë në javë.
Paralajmërim Mbajini fëmijët larg kur
pastroni furrën nga brenda me
temperaturë të lartë. Sipërfaqja e furrës
nxehet shumë dhe ka rrezik djegieje.
Paralajmërim Mos u përpiqni të
pastroni smaltin katalitik.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka dy panele prej xhami të
montuar njëri pas tjetrit. Për të lehtësuar
pastrimin, çmontoni derën e furrës dhe
panelin e brendshëm prej xhami.
Paralajmërim Dera e furrës mund të
mbyllet nëse përpiqeni të hiqni panelin e
brendshëm prej xhami, kur dera është
ende e montuar.
Paralajmërim Sigurohuni që panelet
prej xhami të jenë të freskët, para se të
pastroni derën prej xhami. Ka rrezik që
xhami të mund të thyhet.
Paralajmërim Kur panelet prej xhami të
derës dëmtohen ose kanë gërvishtje,
xhami dobësohet dhe mund të thyhet.
Për të parandaluar këtë ju duhet t'i
zëvendësoni ato. Për informacione të
mëtejshme, kontaktoni Qendrën tuaj
lokale të shërbimit.
Çmontimi i derës së furrës dhe panelit
prej xhami
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani dy
menteshat e derës.
electrolux 11
2. Ngrini dhe rrotulloni levat mbi dy
menteshat.
5. Hiqni sistemin bllokues për të hequr
panelin e brendshëm prej xhami.
3. Mbyllni derën e furrës në pozicionin me të
afërt të hapjes (afërsisht 45°). Më pas
tërhiqeni atë përpara, duke e hequr nga
foleja e saj.
6. Rrotullojini 2 mbërthyeset me 90° dhe
nxirrini ato nga foletë e tyre.
4. Vendoseni derën mbi një sipërfaqe të
qëndrueshme, të mbrojtur nga një copë
e butë.
12 electrolux
7. Ngrini me kujdes dhe hiqni panelin prej
xhami.
Modelet prej inoksi ose alumini
Pastroni derën e furrës dhe panelin e
kontrollit prej inoksi ose alumini vetëm me një
sfungjer të lagësht. Mbas pastrimit thajeni atë
me kujdes me një copë të butë. Mos përdorni
kurrë lesh teli, acide ose produkte gërryese,
pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Pastroni panelin prej xhami me ujë dhe
sapun. Thajeni atë me kujdes.
Paralajmërim Pastrojeni panelin prej
xhami vetëm me ujë dhe sapun. Agjentët
gërryes të pastrimit, heqësit e njollave
dhe objektet e mprehta (si p.sh. thika
ose kruajtëse) mund të dëmtojnë
xhamin.
Montimi i derës dhe panelit prej xhami
Kur procedura e pastrimit ka përfunduar,
montoni panelin prej xhami dhe derën e
furrës. Për ta bërë këtë, ndiqni rendin e
kundërt të hapave të mësipërme.
Paneli i brendshëm i shënuar me një kornizë
dekorative duhet të vendoset me relievin nga
jashtë furrës. Vendosja e panelit prej xhami
është e saktë kur nuk ndjeni pjesën e ashpër
kur kaloni dorën nëpër sipërfaqe.
Montoni panelin e brendshëm prej xhami në
foletë e duhura si tregohet në figurë.
Shinat e rrëshqitshme dhe panelet
katalitike
Për të pastruar furrën nga brenda, hiqni
shinat rrëshqitëse dhe panelet katalitike.
Paralajmërim Bëni kujdes kur hiqni
shinat rrëshqitëse. Panelet katalitike nuk
janë të ngjitura me brendësinë e furrës
dhe mund të bien kur hiqni shinat
rrëshqitëse.
Paralajmërim Përpara se të ndërmerrni
riparime, sigurohuni që pajisja të jetë e
ftohtë. Ka rrezik djegieje për shkak të
nxehtësisë të mbetur.
Heqja e shinave anësore
1. Përdorni njërën dorë për të tërhequr
pjesën e përparme të shinave
rrëshqitëse. Mbani shinat rrëshqitëse dhe
panelin katalitik në vend me dorën tjetër.
electrolux 13
Kur mbaroni pastrimin, vendosini shinat
rrëshqitëse dhe panelet katalitike sërish në
vend. Për të vendosur shinat rrëshqitëse dhe
panelet katalitike sërish në vend, ndiqni
rendin e kundërt të së njëjtës procedurë.
Zëvendësimi i llambushkës së furrës
dhe pastrimi i kapakut të xhamit
2. Mbani shinat rrëshqitëse dhe panelin
katalitik në vend dhe njëkohësisht
zbërtheni shinat rrëshqitëse nga pas.
Paralajmërim Përpara se të
zëvendësoni llambushkën e furrës
(referojuni paragrafit "Përshkrimi i
produktit"), fikni pajisjen dhe shkëputeni
atë nga rrjeti elektrik.
2
1
Pastroni shinat rrëshqitëse me ujë të ngrohtë
dhe sapun. Fërkojini ato me një copë të butë.
Mos përdorni kurrë produkte gërryese që
mund t'i dëmtojnë ato.
1. Rrotullojeni kapakun prej xhami në
drejtim kundër-orar dhe çmontojeni atë.
Pastroni kapakun prej xhami.
2. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni
llambushkën e vjetër me një tjetër
rezistence ndaj të nxehtit prej 15/25 vat,
230V (50Hz), 300 °C (Lloji i lidhjes: E14).
3. Rivendosni mbulesën prej xhami.
Si të veprojmë nëse…
Problemi
Zgjidhja e problemit
Furra nuk punon.
Kontrolloni nëse:
• funksioni i furrës dhe temperatura janë
vendosur.
• pajisja është e lidhur siç duhet dhe çelësi i prizës
ose furnizimi me energji është ON.
• ora ditore është regjistruar..
Drita e temperaturës së furrës nuk ndizet.
Vendosni:
• temperaturën me anë të çelësit të
temperaturës.
• funksionin e furrës me anë të çelësit të funksionit
të furrës.
Drita e furrës nuk punon.
• Zgjidhni një funksion me çelësin e funksionit të
furrës.
• Kontrolloni llambushkën dhe zëvendësojeni atë
nëse është e nevojshme.
Mbi ushqim dhe në brendësi të furrës është
formuar avull dhe kondensim.
Mos i lini gatimet të qëndrojnë në furrë për më
gjatë se 15-20 minuta pas përfundimit të procesit
të gatimit.
14 electrolux
Problemi
"12.00" shfaqet në ekran dhe drita LED e orës
pulson
Nëse ka një defekt, si fillim provoni të gjeni
vetë një zgjidhje të problemit. Nëse nuk e
gjeni dot vetë një zgjidhje për problemin,
Zgjidhja e problemit
Rivendosni orën.
kontaktoni shitësin tuaj ose Qendrën e
Shërbimit.
Instalimi
560
2
570
594
50
in
550 m
560
÷57
580
• Përpara se të ndërfutni në mobilie pajisjen,
sigurohuni që përmasat e zgavrës janë të
përshtatshme.
• Sigurohuni që për instalimin të ketë një
mbrojtje anti-shoku.
• Në përputhje me rregulloret në fuqi, të
gjitha pjesët që sigurojnë mbrojtjen nga
goditja elektrike, duhet të shtrëngohen në
mënyrë të tillë që të mos hiqen dot pa
ndihmën e veglave.
• Kjo pajisje mund të vendoset me pjesën e
saj të pasme dhe me një anë afër pajisjeve
ose mureve me lartësi më të madhe. Ana
tjetër duhet të vendoset afër mobilieve ose
pajisjeve që kanë të njëjtën lartësi.
• Njësia e qëndrueshme duhet të
përmbushë standardin DIN 68930.
• Furrat inkaso dhe sipërfaqet inkaso të
gatimit janë pajisur me sisteme të
posaçme lidhëse. Për arsye sigurie, duhet
të kombinoni vetëm pajisje nga i njëjti
prodhues.
540
20
590
Paralajmërim Vetëm një person
kompetent e i kualifikuar duhet të kryejë
instalimin e pajisjes. Nëse nuk
kontaktoni një person të kualifikuar ose
kompetent, garancia bëhet e
pavlefshme nëse ka ndodhur një
dëmtim.
0
electrolux 15
A
593
in
550 m
8
560
00
1
0÷
B
-570
Lidhja elektrike
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar dhe kompetent duhet të
kryejë instalimin elektrik.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse ju
nuk ndiqni masat paraprake të sigurisë.
• Tokëzoni pajisjen sipas masave paraprake
të sigurisë.
• Sigurohuni që voltazhi i vlerësuar dhe lloji i
fuqisë në etiketën e karakteristikave të
përputhet me voltazhin dhe fuqinë e
furnizimit lokal me energji.
• Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike pa spinë.
• Çdo komponent elektrik duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
Shërbimit ose nga personeli i kualifikuar i
shërbimit.
• Gjithmonë përdorni një prizë të instaluar si
duhet kundra dridhjes.
• Mos përdorni spina shumëqëllimëshe,
lidhës dhe kabllo zgjatimi. Ka rrezik zjarri.
• Sigurohuni që spina elektrike të jetë e
arritshme mbas instalimit.
• Mos tërhiqni kabllon elektrike për të
shkëputur pajisjen. Gjithmonë tërhiqni
spinën elektrike.
• Lidheni pajisjen me ushqimin elektrik duke
përdorur një çelës kryesor bipolar që ju
mundëson ta shkëputni pajisjen nga
ushqimi elektrik, me distancë midis
kontakteve në gjendje të hapur, prej 3 mm,
përkatësisht lidheni me automatin
mbrojtës, me një rele diferenciale
(salvavita) ose me siguresë.
• Të dhënat rreth tensionit janë dhënë në
pllakëzën e parametrave (referojuni
paragrafit "Përshkrimi i produktit").
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet paketuese janë të
padëmshme për ambientin dhe mund të
riciklohen. Komponentët plastik
identifikohen nga shenjat, p.sh. PE, PS,
etj. Flakini materialet e paketimit në
kontenierë përkatës në vendet e
16 electrolux
përcaktuar të flakjes së mbeturinave të
komunitetit.
Shërbimi pas blerjes
Për t'ju ardhur në ndihmë sa më parë, ju
këshillojmë të shkruani të dhënat e
mëposhtme:
• Përshkrimi i modelit ............
• Numri i produktit (PNC) ............
• Numri serial (S.N.) ............
Këto të dhëna i gjeni në pllakëzën e
parametrave (referojuni paragrafit
"Përshkrimi i produktit").
Nëse nuk e keni përdorur siç duhet
pajisjen, ose nëse instalimi nuk është
kryer nga një inxhinier i licencuar, vizita
nga tekniku i Qendrës së Shërbimit nuk
do të jetë falas, edhe pse brenda afatit
të garancisë.
electrolux 17
18 electrolux
electrolux 19
www.electrolux.com
397121757-A-022009

advertisement

Was this manual useful for you? Yes No
Thank you for your participation!

* Your assessment is very important for improving the workof artificial intelligence, which forms the content of this project

Related manuals

advertisement